ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Riinterpretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Nga Ramadan Musliu
___
-Jusuf Buxhovi: “KOSOVA” VI, VII dhe VIII, boti “Jalifat Publishing” Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018
___
Projekti kapital, “Kosova”, përkatësisht historia e Kosovës, u plotësua edhe me vëllime VI,VII dhe VIII, duke e rrumbullakuar dhe përfunduar një histori të shtetësisë, por edhe etnisë. Pesë librat e mëhershëm trajtuan në kontinuitet çështjen shqiptare të Kosovës që nga antikiteti, duke kaluar nëpër mesjetë, periudhën e sundimit osman, pavarësinë dhe periudhën e pasluftës së Dytë Botërore, ku u bë një sintezë të dijeve, duke hapur edhe perspektiva të reja të interpretimit të faktografisë të historike së këtij vendi, por edhe të plotësimit të kësaj faktografie.
Tre vëllimet e reja, Libri i VI, Kosova 1999-2001 (Lugina e Preshevës, Maqedonia); Libri i VII – Kosova 2002-2008 dhe VIII – Dokumente, Kongresi i Berlinit 1878, Lidhja shqiptare 1878-1881 – përmbyllin këtë projekt kapital për historinë e këtij vendi
Tre vëllimet trajtojnë periudhën më të re, që nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, 1999, domethënë nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, që nënkupton ndërprerjen e statusit të Serbisë si okupuese e territoreve shqiptare, vetëm se kësaj here me një ndryshim kualitativ, pezullimin e sovranitetit serb mbi Kosovën dhe krijimin e një subjektiviteti fillimisht jo të qartë, ashtu siç ishte edhe gjendja me Marrëveshjen e Rambujesë, e pranuar vetëm nga pala kosovare, për ta përmbyllur më shpalljen e pavarësisë të 17. Shkurtit të vitit 2008 dhe aprovimin e kushtetutës së shtetit të ri.
Libri i gjashtë fillon pikërisht më ndërhyrjen e NATO-s, krijimin n e gjendjes së protektoratit ndërkombëtar, gjendje e legjitimuar me Rezolutën shumë të njohur të OKB-ës, 1244., përmes të cilës operacionalizohen edhe përgjegjësitë ndërkombëtare dhe kompetencat vendore. Përgjegjësitë ndërkombëtare shtrihen në përgjegjësinë e administrimit, që i takon UNMIKU-ut, kurse çështja e sigurisë, KFOR-it, që të dyja me imunitet ndaj çdo qëndrimi të institucionet vendore.
Është kjo faza e parë protektoratit që fillon me ndarjen e sektorëve ushtarakë, nga e cila pasojnë edhe shumë probleme të tjera, çfarë është edhe ndarja e Veriut të Mitrovicës. Po në këtë pjesë trajtohet edhe problemi i trupave ruse, të cilat ishin një nga shkaktarët gjendje kaosi, të cilën shqiptarët e paguan shumë shtrenjtë. Në vijim autori merret me vakuumin institucional dhe përpjekjet për mbushjen e tij me të ashtuquajturën Qeveri e përkohshme, e cila legjitimoi dhunën, mafiozitetin dhe kaosin që na përcjell deri në ditët tona. Duke qenë kritik ndaj zhvillimeve politike doemos se trajtohet edhe roli i strukturave ndërkombëtare dhe partneriteti i tyre ma klanet politike mafioze vendore.
Në librin e gjashtë në mënyrë shumë analitike Buxhovi i qaset të gjitha dukurive, veprimeve dhe metodologjisë së qeverisje së te dy palëve duke definuar shumë çështje, veçmas duke tipizuar stadet e qeverisjes së UNMIK-ut . Autori bën një zbërthim pothuajse shterues jo vetëm të dy pushteteve paralele, atij ndërkombëtar dhe vendor, por analizon edhe sjelljen e faktorit vendor, duke trajtuar shumë çështje, që nga demilitarizimi i strukturave të UÇK-ës, shndërrimi i saj në formacione të SHPK dhe TMK, por edhe të strukturave klandestine, çfarë ishin shërbimet sekrete partiake, të cilat kishin funksione specifike, që ndikuan në erozionin gradual të mekanizmave të shtetit, duke mos lënë anash edhe rolin stimulues i të ndërkombëtare në këtë proces, falë imunitetit që kishin me Rezolutës 1244.
Një pjesë e librit i kushtohet përpjekjeve për ta rikëndullur këtë vend të rrënuar ekonomikisht, por edhe fizikisht nga barbaria serbe.
Një hapësirë të madhe në libër zë trajtimi i çështjes shqiptare në territorin më të gjerë etnik. Autori i qaset problemit të Luginës së Preshevës dhe lufta e UÇPMB-ës, si problem të pazgjidhur shqiptar.
Po kështu edhe problemi i Maqedonisë është i trajtuar gjerësisht, duke prekur çështjen shqiptare të Maqedonisë dhe suksesivitetin që nga antikiteti e deri më tani si problem etnik shqiptar. Këtu trajtohet edhe lufta e fundit e Ushtrisë Çlrimtare Kombëtare, fillimet e saj, sukseset në front, duke u bërë pala fituese e luftës, por edhe dështimet në politikë dhe në diplomaci, çështje që përmbyllet me Marrëveshjen e Ohrit, joefektive dhe e pazbatuar deri në fund.
Ndërkaq libri i shtatë (7) i Kosovës, që përfshin periudhën2002-2008, trajton zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, pas instalimit të qeverisjes së UNMIK-ut,duke veçuar dy etapa të qeverisjes, të cilat shpijnë nga definimi i statusit final të Kosovës, me shpalljen pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008.
Autori trajton të gjitha zhvillimet, madje në mënyrë paralele, institucionalizimin e jetës shtetërore, por edhe dukuritë, siç janë: siguria dhe problemet etnike, krijimi i strukturave kriminele,problemin krimit të lidhur me politikën. Po ashtu një hapësirë e dukshme i është kushtuar sjelljes së ndërkombëtarëve, të cilit nuk mund të gjenin një zgjidhje optimale për Kosovën për shkak se nuk ekzistonte një koncenzus i gjerë rreth statusit të ardhshëm, prandaj edhe vetë ndikonin në zvarritjen e statusit, duke shpikur kushte të ndryshme dhe duke shantazhuar faktorin vendor. Ndër këto kushte pa dyshim si ishte projekti i standardeve para statusit, për të cilin e dimë se si u shfaq befas ashtu edhe humbi. Në këtë kohë shfaqet edhe Serbia si faktor zhantazhues me të gjithë aleatët e vet, duke ofruar version pas versioni lidhur me statusin, të gjitha sipas kutit t saj.
Statusi i pazgjidhur është edhe shkasi kryesor i trazirave të marsit (17-18 mars) të vitit 2004, të cilat u bënë gur në qafë për shqiptarët shqiptarëve si inicues të dhunës kinse etnike.
Gjatë kësaj kohe shfaqen edhe opsione të ndryshme,të cilat shkonin në disfavor të palës kosovare, duke e vënë në rolin e fajtorit kujdestar. Një nga këto projekte ishte edhe ai i decentralizimit, me të cilin sikur thuhet koncepti i një shoqërie multietnike ngase krijohen komuna etnikisht dominuese serbe. Të cilat marrin funksion të penguesve të marrjes së vendimit për një status përfundimtar të Kosovës.
Po gjatë kësaj periudhe, fjala është për vitin 2003 dhe zgjedhjet e dyta, sikundër edhe që edhe Tribunali i Hagës fillon të merret edhe më shqiptarët, duke minimizuar fajin serb. Me këtë rast ndodh edhe arrestimi i kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pas këtyre ngjarjeve të bujshme ndodh edhe një konfuzitet në skenën politike për shkak të sëmundjes së presidentit Rugova, i cili ishte orientues i proceseve politike në planin ndërkombëtar. Është koha kur hapen negociatat për statusin e Kosovës dhe kur bashkësia ndërkombëtare fillon të merret më seriozisht më statusin e ardhshëm. Krijimi i Grupit të Unitetit, të cilin e përbente spektri politik parlamentar, nxjerr shqiptarët si një faktor politik, i cili megjithatë, përkundër krizave të shumta, në një situatë historike diti të krijojnë unitet rreth çështjeve vitale për vendin. Në këtë kohë zhvillohen bisedimet e Vjenës, ku shtrohen në tryezë të negociatave shumë probleme të pazgjidhura. Ndër këto probleme, për të cilat shqiptarët dalin si pala e humbur, është ajo e trashëgimisë kulturo-historike, kur Serbisë jo vetëm se i falen objektet kulturo-historike, të cilat për shkak të politikës ekspansioniste serbe ishin shndërruar në objekte të kultit, çfarë ishin kishat ortodokse dikur që të gjitha shqiptare, por i falet e drejta e rreme historike ndaj Kosovës. Rreth këtij problemi ndërkombëtaret marrin qëndrime radikale, duke ua dhënë këto objekte serbëve dhe duke e faktorizuar pa nevojë, më herët përmes decentralizimit e tani përmes kishave, të cilave u jepen toka si zona mbrojtëse, të cilat nuk i kishin pas kurrë as në kohën monarkisë serbe.
Një vend të dukshëm në trajtim zënë zhvillimet që vijnë pas zgjedhjeve të treta qendrore, me ç’rast fiton PDK dhe Pushojnë shantazhet rreth kohës së zgjidhjes së statusit final. Gjatë kësaj kohe vazhdon operacionalizmi i Pakos së Ahtisarit, krijimi i rrethanave për shpalljen e Pavarësisë, e cila u bë më 17 shkurt të Vitit 2008. Është koha edhe e aprovimit të Kushtetutës së shtetit të ri, procesi i njohjeve dhe periudha e mbikëqyrjes ndërkombëtare.
Libri i tetë sjell dokumentet më relevante që lidhen me historinë e etnisë dhe të shtetësisë shqiptare, por edhe të subjektivitetit shtetëror të Kosovës. Në këtë vëllim kemi Vendimet e Shën Stefanit, Protokollet e Kongresit të Berlinit dhe të Lidhjes së Prizrenit. Më këtë rast duhet theksuar se në ky libër paraqet matricën historike për studimet e ardhshme historiografike që lidhen me një periudhë shumë të rëndësishme për kombin. Vlera e këtyre dokumenteve është se jepen në gjuhën e origjinalit dhe të përkthyera në shqip, gjë që ua lehtëson punën studiuesve tanë të ardhshëm, duke i liruar nga citatomania e autorëve serb dhe shtrembërimeve në interpretimin e dokumenteve, të cilat, pa asnjë qëndrim kritik, janë plasuar dhe janë shndërruar në të vërteta të pa kontestueshme kur është shkruar për këtë periudhë.
Në fund të themi se këto tre libra përmbyllin një projekt gjigant, çfarë është historia e shtetësisë së Kosovës dhe e popullit shqiptar, si banorë autokton të këtyre hapësirave. Botimi i këtij projekti kapital historiografik ndërprenë traditën e shtruarjes kolektive të historisë, çfarë ka ndodhur më herët me projektet analoge që ishin prodhim i instituteve shkencore dhe akademive, botime që mund të kishin vetëm funksion të librave mësimor, por jo edhe të historive kritike, çfarë është tipologjikisht historia e Buxhovit, Kosova në tetë libra, ku bëhet edhe sinteza e informacionit më të hershëm, kësaj herë shumë të gjerë për shkak të mundësive të mëdha të vjeljes së informacionit, por edhe të interpretimit e veçmas të riinterpretimit të një procesi historik.
(Prishtinë, 2018))
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu