ARKIVI:
6 Prill 2025

Rikthimet nuk janë të mira 

Shkrime relevante

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, Kalë Troje i shërbimit inteligjent Serbo-Rus !

Nga: Lirim Gashi, Prizren ___ (në shqip dhe serbisht) ___ Historia na mëson se perandoritë...

Ftesë për takimin e madhërueshëm kushtuar ditëlindjes së Kryeheroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë

Në foto: Pamje nga vendosja e përmendores së Gjergj Kastriotit me...

Seksi fetar sipas përshkrimit në një poemë nga Lirim Patrioti

Foto nga artisti Sak Muji, (Sylë Mujaj) ... Shkruan e këndon: Lirim...

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Shpërndaj

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Tironsja grindavece apo vuajtjet e dy të rinjve”, Drini.us 

16 Korrik 2022 në rubrikën ” Dossier, Kujtime, Kulturë 

Dramë në tri pjesë e me vetëm dy personazhe 

(Pjesa dytë) 

Letra, biseda e zënka 

Pjesët nga ditari I Sylës i quajta dramë 1*) sepse ishin ngjarje dramatike që u zvilluan shpejt dhe kishin kthesa dramatike. 

Për “dramën” ose poezinë dramatike që njihet që nga antikiteti, thuhët se zanafillën e ka nga “ditiramb” që këndoheshin e luheshin në festa nga kori (“Z. Rr.). Prijësi i grupit “korifeu”, ishte aktori i parë. 

Në shek. V p.e.re në Athinë filluan shfaqjet teatrale me Eskilin, Sofokliun. Euripidi dhe më vonë Aristofani e Aristoteli (në veprën“Poetikën”) thoshte se Sofokliu i paraqiste njerëzit si duhët të ishin kurse Euripidi, siç janë në të vërtetë. 

Drama, poezia, dramatike paraqet një konflikt jetësori cili duhet të zgjidhet dhe përfundimin e dramës, shpesh e gjejmë në mënyrë jo të rëndomtë, në konflikte, në tragjedi e në komedi. 

Prandaj, unë ”ditarin”, letrat, bisedat e Sylës me tiransen dhe bisedat që flet me vetvehten (monologjet), i quajta dramë jetësore me kthesa të papritura dhe të shpeshta. Një herë tiransja i thot Sylës ”Rikthimet” nuk janë të mira.   

Dikur e gjithë letërsia që njohim shkruhej në vargje, vjershë 2*). Veprat kapitale në letërsinë e përbotshme janë shkrua në vargje jo vetëm në letërsinë greke e latine por edhe në Mesapotominë lashtë, Persi e Indi. Edhe në letërsinë shqipe, kryeveprat letrare i kemi në vargje, “Bagëti e bujqësinë” e N. Frashërit, “Lahutën e malisë” të Gj. Fishtës po edhe andej Adriatikur, De Rada, G. Dara i Ri etj, janë vepra të shkruara në vargjr. Në fjalorin e Gj. Shqipe, fjala “Vjershë” shpjegohet kështu: VJERSHË f. 

Krijim i vogël letrar në vargje; poezi. Vjershë satirike. Tufë vjershash Vëllim me vjersha. Shkruan (bën) vjersha. Recitoi një vjershë.” 

Në të vërtetë fjala “Vjershë” vjen nga fjala latine “versus” që do thotë “varg”. Kjo mënyrë e të shkruarit quhet vjershërim. 

Fillet e Metrikës (vargëzimit, vargënimit) i gjejmë qysh herët, te ”Poetika” e Aristotelit. Pas Aristolit kemi edhe autorë të tjerë, të huaj e shqiptarë që na lanë vepra madhore për metrikën dhe teorinë e letërsisë:  

Luigj Gurakuqin, ”Vargnimi në gjuhën shqipe”,  

  1. Xoxe. ”Hyerje në shkencat e letërisë”,
  2. Spasse ”Elementet e para të terisë së letërsisë”,

Dh. S. Shuteriqi ”Metrika shqipe”, 

Eqrem Çabej ”Për gjenezën e literaturës shqipe 

Por shumicën e këtyre librave, derisa u ribotuan në NGBG ”Rilindja”, studentët po edhe studjuesit në Kosovë nuk i kishin prandaj, deri vonë jemi shërbye, edhe unë kur isha student letërsia përdornim ”Teorinë e letërsisë” me autor të Gani Lubotenit, ish profesor i Teorisë së letërsisë, botim i Beogradit, më 1964, ”Teorija knizevnositi”, Zagreb (Shq. ”Teoria e letërsisë”, Prishtinë, Milivoje Solar etj. 

Këtu dua të tregoj një anomali që ndodhte ndoshta vetëm në UP. Teorinë e letërsisë e ligjeronin dy profesor, Gani Luboteni, ligjëronte Teorinë në degën e Letërsisë dhe Gjuhës shiqpe dhe, Ali Aliu, ”Terinë e letërsisë” e ligjëronte në degën e ”Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”. Kjo ndarje, në ”Letërsi” dhe ”Gjuhë”, nga ”Albanalogji”,  ishte bërë për studime më të thella, në vitin shkollor 1973/1974. 

Ali Aliu, nuk “lejonte”, nuk dëshironte që studentët e gjuhësiesë të shërbehen me librin e Gani Lubotenit për shkak të ”konkurencës” dhe inateve që kishin në mes veti. Ngjashëm ishte me të tjerët. Shefqet Pllana, kishte një armiqësi me Demush Shalën, dy ish professor të Letërsisë, njëri në SHLP e tjetri në në Fakultetin (atherë) Filozofik.  

Agim Vinca, nuk fliste me Ali Aliun, Enver Gjerqeku, një “akademik” dhe poet i ”Tingëllimës”, ligjëronte “Realizmin” (Historia e Letërsisë Shqipe, pjesa e dyte¨). Studenti kur hynte në provim te Enveri, duhej gjetur ndonjë fjalë që ai e ka thënë psh për L. Poradecin, nëse doje të merrje një note të mire. Enveri ka shkruajt “Sonetë” (Tingëllimë në shqip) edhe J. B. Titos, “Akrostik”, lloj soneti me 14 vargje (rreshta), dy strofat e para nga 4 vargje e dy strofat e fundit me nga 3 vargje. 

Sa i përket zënkave e polemikave që kishin Demush Shala e Shefqet Pllana, sebep ishte kënga që i kënduan Salih e Feriz Krasniqi  J. B. Titos në ish Radio Prishtinën “Malshall Titan n` kali t`bardhë”, këngë e cila më pare iu kishte këndua “Dan Zatriqit”, udhëheqësit të Luftës së Nishit më 1978. Fabula ishte marrë, thuaja komplet nga ajo këngë. Pra të bëmat e Dan Zatriqit, i mveshen ”Titos”, në variantin e ri. Kjo këngë më nuk këndohet por do të ishte me rëndësi nëse ka mbetur ”gjallë” a ruajtur në Arkivën” e ish Radio Prishtinës. Unë e kam kërkua pas vitit 2000 kur shkova në Kosovë, e kur Baki Jashari ishte redaktor i folkolit në RTK., por s`kishte mbetur gjë sikur të kishte ndodhur tërmet e vullkan. 

Edhe në I. A. (Institutin Albanalogjik) u takova me Adem Zejnullahin, shef i sektorit të folklorit, në vend të ish profesorit të madh, Anton Çetta, por sipas tij, në bisedën tepër miqësore që bëmë duke pirë kafe në ”Amaro”, pushteti serb, ka vjedhur e ka shkatërruar çdo gjë që ka gjetur si dhe kartotekat me emrat e autorëve (edhe në ish RTP), i ka hjek e humb që të mos gjindet asnjë gjurmë e kulturës tonë kombëtare. 

Unë di edhe ate se disa puntorë të ish Institutit Alb. (ndoshte edhe në ish RTP-në), në emër të ruajtjes së vlerave kulturore e kombëtare, kur janë vendosur masat e dhunshme, me drejtorë të dhunshëm proserbë ose serb, kanë marrë nga Institituti disa BOBINA me këngë (të S: e F. Kr.) dhe më vonë kanë bërë tregti me to. 

Një nga studjuesit e zellshëm të kësaj fushte, në një takim që kisha me te, n¨q qershor të vitit 2000, në pyetjen time: 

-A ke ndonjë këngë të S. e F., ai më tha: 

-Po, kam 4 bobina dhe kushdo që don me i blerë, unë ia shes për 15. 000 D.Marka  

Bisenën me ish studjuesin e zhvilluam në një ambëltore, afër banesës së tij. 

Kjo ishte ajo ”drama” tjetër, pas perdeve që zhvillohej e në vend të dobisë, ajo i bënte veç dëm letërsië, kulturës, folklorit dhe shkencës shqiptare. 

 

Drama  

Ngjarja zhvillohet në vende e kohë të ndryshme 

 

-Po, them, sepse vertetë dukesh e bukur me këto rroba 

Tir. ditën ! 

-Kujdes në tv, mos shaj ! 

-Diten e mire Sulo! 

Sulo ishte ftuar në një emision shqiptar të fliste për jetën, punën dhe aktivitetin e mërgimtarëve. 

Këto i kishte marrë vesh tiransja prandaj i kishte shkruajt Sylës ”kujdes”! 

Tironsja e njihte udhëheqësine e emisionit A. B.  

-Tir ke qenë dhe do të mbetesh në zemren time. Fizikisht, me trup jam larg por jam në zemrën tënde. Mundohem të futen në syte e tu, në gojën tënde e në barkun tënd. Dua të bëj ashuri që vetëm ti din të më dhurosh. 

Mendja ime është te ti, në Tiranë, në banesën tënde, në dhomën tënde e në krevatin tend. Dua të mbulohem me jorganin tënd, me ty. Të ….  Të rrije me ty. Ti kedhatoj flokët e tua të arta e ta puth gojen tënde të vogël…. 

-O Sulo, edhe unë të dua se kam nevojë për fjalët e tua të dashurisë që asnjeri tjetër nuk i thotë si ti. Je burimor. Rrjedh si Mirusha . 

Sa i mirë (shikon foton e Sylës). Jemi plakur pak këto dy vjet që nuk jemi parë… 

-Shpresoj së shpejtë shoh Yllin shqiptar, të bukurën tironse, të mençurën … 

-Po dje mire dole në emision?    

-Besoj se po. Ishte emisioni i gjatë. Të tregoj kur të kam kohë të lirë e ndoshta edhe flasim.    

-Sulo, tani ne jetojmeë me fëmijët në një shtëpi me dy dhoma gjumi, një dhomë ndeje e një gatimi. Kemi 7 muaj. Prandaj mundësia për të folur është shumë e vogël. 

-Tir, shumë, shumë më merr malli. I mbyll sytë dhe të shoh ty duke ecur nëpër kuzhinë ,  në S., duke shetitur nëpeë rrugët me kalldrëm në Prizren, ulur para Shtëpisë së Lidhjes,  Urës së dashnorëve që kishte me mijëra dryrë të mbyllur, e duke ecur afër lumit “Lumbardh” deri te Kalaja krenare. Keto janë kujtime që mu kane ngulitur në mendje, me tir afër meje, me trupin si selvi e gjoksin e vithet e trasha me bellin e hollë. 

-Të kam xhan pikëisht për këtë ngrohtësi që ta jep pa hanxhinë. Kemi kaluar kohë të bukura.. Edhe unë kujtoj Sulon, të qeshurën e duart shulake që nga nuk futen, si fle, si të përqafon dhe si të shikon me deshireë e plot kujtime të ëmbëla 

-Dhe do të kalojme edhe kohë të tjera, edhe më të bukura . 

-Jam në rruge për një punë por me mendje jam te ti. Nuk ngopem me ty e nuk ndahem nga ti ! Mire u pafshim në muajin … në Tiranë ! 

Të kujtohet gishti i dytë i këmbës që ishte më i gjatë se gishtri i trashë, lythi (puqrra) në mes të dy …  në gjoks oj e bukura, tir ! 

-Sulo., dje ishte dita më e gezuar në dy vitet e fundit, që fola me ty, që më shkruajte ti. 

-Fjalet janë te pakta dhe nuk mund ti pershkruaj nga emocionet kur të pash ty, qe e kishe hapur këmishën e gjoksin e bardhë e kishe zbuluar… Më cmende moj tironse. Fytyra e jote, qeshte e flokët tua ma mbuluan kokën time. Ishte si nje ëndërrr që e shihja tironsen, më të bukurën: me faqe si bukë gruri Turjake, me sy që të shponin, por mua më shikonin  dhëmshëm e me …. trup që se ka ka asnjë femër në botë, e as në art, film e teatër, vetëm në këngët baritore, me trup peshku si troftat e krapi i lumit  Mirushë.. Nuk ngopeëha duke të shikua. O Zot, sa i mëshirshem që je, që edhe njeherë e pash tir, e degjova, zërin e saj, trupin e saj që nga këmbët e deri në maje të kresë e flokë, ashtu qysh edhe e ënderroj tirnasen. duke shetitur në netët e virgjërta të Turjakës, tironsen e pashme e të pastër si uji i Mirushem, të ëmbël e të kthjelltë … Më përtrive, më bëre më të ri, sepse ti ishe ajo tironsja. që e njoha dhe e desha. Rrobet, të kishin hieje, si nuse, qe nuk ka dhe nuk do të ketë tjeteë pas teje, së pakut jo per mua e jo në Turjakë. Si ti, s’ka grua tjetër e as femër me flokë, sy, bel e vithe. Rrobat tua, edhe të vjetra, të rrinë mirë e të kanë hije, se ti je e hishme, se ti je e mirë e bukuroshe. Te dua oj tir. që askush s’është as si thembra e këmbës tënde. Ti je e imja … 

Edhe pse jam plakur e jam lodhur. Kur flas me ty pushoj, rinohem.  

-Hahahahaha      

Sa i mirë. Të çmend ky Turjakasi që shkruan: Kthehu tiranse, ” Do të më djeg malli përjetë për Turjakën e Tiranën”, shkruan ky Sulo.  Eh mor Sulo. 

-Po, kështu kam shkruajtur: Kethehu tiranse sepse nuk mund të jetoja pa ty! 

Sa dashuri kemi bërë ne të dy. I paske lexua, që në prill të …8 

-I lexoja nga dy herë se më dukej se lidhesha me ty. Por ti shkruaje gjëra të ndryshme dhe unë thoja: çka bën tash Sulo.? 

-Edhe ato i lexoj. Po kemi që në korrik që nuk shkruhemi 

-Je në shtepi ? 

-Pashe një foto tënden tek M. Me një grua që rrinit si dashnore. Thash: Ky turj. nuk ndreqet. 

-Jo, jo oj tir. Nuk ka e nuk do të ketë grua më pas teje. Isha i ftuar në një promovim të librit të saj.që kisha me mbajt edhe fjalën kryesore, një referat. 

-E di por poza ishte shumë alla turjakqe. Flirton edhe me mizën.. Po ishte femër Hahahaha Më merr ! 

-Pershendetje!     

Mbrëmë fjeta më mirë por përsëri gjumi më doli në orën 02:25 min. Të mendova kur do të të takoj, shpresoj së shpejti. Do të flemë bashkë e do të bëjmë dashuri, do te puthemi e … çka jo tjetër. Gjithë natën do rrije zgjuar duke të shikuar ty. Nëse ti fle, përsëri sytë e duart nuk do ti largoj nga ti, e bukura tironse. Je si Ylli i Sabahit që del në Turjakë. 

-Sulo., vetëm ideja që do të të takoj më gëzon. U bëneë gati dy vjet, në korrik që nuk jemi parë nga afër. Unë jam me fëmijët, kemi dalë për një çaj. 

Ketu është një diell i madh por shumë po ndrit e pak po ngroh, ka thënë dikush i madh ! 

-Ne mbrëmjen e … shkurtit, të premten udhtoj me avion K.- Sh. Pastaj do te vije në Tirane. Ne K. dhe në Tirand do te jem disa ditë, deri me …shkurt . …22, pas më shumë se … vjet që nuk isha në Tiranë. 

Jam vetëm në një sallë ku mbahen mbledhjet e po mendoj për ty. 

Koha dje ishte ktu ishte pranverë tiranse ndërsa sot është e vranët. Po pi një kafe me ëmbëlsirë. Në vendin e punës kemi kafe por unë pi. Shumë rrallë pi sepse nuk më pihen, 

Atje në Tiranë, kafenë do ta pije e në vend të ëmbëlsirave, do të të puth ty në sy. 

Po ti dergoj një ose dy foto që më fotografoj një spanjoll. 

-Në foto dukesh mirë. Unë kam shtuar nja dy kg. Do ti heq. Do të vish vetëm për një javë? Shpresoj bileta është e lirë. Takon edhe ata kushot në T. (?)e ndonjë mik në Prishtinë e Prizren. Me mua në Tirane nqse vjen vetëm se ndryshe nuk vjen dot, si në  korrik të … 

-Nëse je e lirë, mund të marr 1 min.e nqse jo, flasim herë tjera. 

-Ok 1 min tani 

-Po ky është artikulli që ta dërgova? 

-Ata janë të dalë nga binarët fare. Seks duke punuar bëjnë shumë por jo me figurë e me zë 

-Tir. tash po dale në kuzhinë e po ha darkë. 

Çfareë po ha !  Të bëftë mirë Sulo ! 

Faleminderit bukuroshja tiranse, nusja Turjakes! 

Pasul me mish e ve te zierë, bukë dhe lëng pjeshke. Pastaj do pi kafe turku me ëmbëlsira të shishme. Duke i henger të kujtoj ty do të hamë ëmbelsira. 

-Ta dërgova një foto me ish kolegun tënd të punës, tash ambassdor në …dhe e dashura ime e vockël. 

Tir. pershendetje. Q nga ora 12:00 (00:00), mesi i nateës, gjumi më doli e më nuk fjeta por kisha ra herët, që në orën 07:55, para orës tetë të mbrëmjes, kur isha duke i degjua lajmet kryesore në një televizon shtetor vendës. 

-Miremëngjes Sulo !  

-Une tani u zgjova po gjumin e bëj me copa . Fotot ishin shumë të mira. 

Virgjili eshte 70 vjeç por kur ishte i ri ka qenë simpatik..Ishte shumë i ditur. Di nja 6 gjuhë. 

Gruaja i ka vdekur që para 10 vjetësh. Ishte vajza e R. M. anëtar i Byrose Politike. Vdiq 59 vjeç. Kishte tumor. Ishte doktoreshë.  

-Disa dhurata, kujtime të shtrenjta nga Tir (libra) 

-Sulo, edhe unë kam kujtime nga ti, të shtrenjta e me vlerë ! Kështu do të rrojmë me kujtim deri sa te ikim nga kjo botë. 

-Disa libra të tjera, studime, dhurata nga tir.  

-Edhe unë i kam në disa rafte të improvizuara në dhomën e pritjes.  

Je tek shtëpia e re? Po Rregulloji librat simbas gjatësisë, veri me rradhë! 

Hahaha sa i mirë. 

-Po, tash jam në një banesë më të madhe, dhe me një dhomë të vogël të punës e me dy banjo. 

-Po pra Apt i ri. Ke dy vjet afër detit. Me pemë e fole zogjsh që ikën, hahahaha. 

-Librat e tir. i mbaj në dhomën e punës, ti shoh, ti kam afër zemrës.  

Po zogjt kanë ikur… 

-E di se ti i shkruan të gjitha.  

-Por shpresat që edhe zogjt këthehen bashkë me tir. 

-Ke shkruajtur për çdo gjë. Ehhhh kthehen po të ishte foleja akoma. 

-Mundohem çdo detaj nga ti ta ruaj. Mundohem tironsen ta fus ne bark që askush mos të ma sheh e as prek me dorë sepse ajo është si një lule ”Lule mos më prek” që posa e prek dora e njeriut, ajo vyshket e i bien fletët. Tironsja është vetëm e imja. Ate e dua më shumë se çdo gjë. Ajo për mua është si vllaga, flladi e ajri i mëngjesit (turjakas), uji i Mirushës e buka e Arave të Molla. Ajo, tironsja, është rrita e jeta ime. Ajo është dhunti nga Perendia për mua. Është MUZA ime, frymëzimi im, është krenaria ime, gezimi im … 

-Sulo, edhe unë të dua… përpiqem të iki prej teje kur e kuptoj që ti ke jetën tënde e unë timen, kur ti nuk më ke në qendër të vëmendjes sepse ate kam nga ti por më merr malli e kthehem …siç duket -mendoj unë – ka akoma dashuri e interes për njëri tjetrin. 

-Edhe thonjet e tir. i dua dhe me duken mua, jane si Ari, sepse ajo eshte e artë. 

-Hahahaha 

Po plakemi Sulo, me vjen keq që u njohem … vonë por kjo moshë është e bukur, vetëm se dashuria nuk ka lidhje me asnjë uri tjetër as për s. e as për gjë. Ne jemi të ngopur, nuk jemi budallenj 20 vjeçarë…. 

Oj tir., te unë je gjithnjë në zemër e të kam në mendje por e kam të pamundur me të pershkrua se sa të dua e sa vuaj, kur ti mendon se je ”në rendin e dytë o të tretë”. 

– Jo tir. jo. 

-Ti ke qenë, je e do të mbetesh i vetmi njeri, e vetmja femër që s’kishte mundur asnjë poet me të pershkua ty, as Petrarka, as …. piktorët e Renesances. Je më e bukur se Mona Liza e me e mençur se …. H. Kl. (polit.), S. Lagerlöff, shkrimtare sued (nobeliste). Je e papërsëritshme, e përkryer dhe e pranoj se jam i vlgël para teje ama, ti je gjitnjë te unë në mendje. Mundësitë janë këto që janë e ndoshta nuk mund të shkruaj e të jem afër teje, kur ti ke nevojë por: Unë jam me ty, e ti ’je në mendjen.time. 

-Falemnderit Sulo! Edhe ti je në mendjen e zemrën time që më … 8 kur u njohëm 

Pra … vjet, pa shkëputje. Edhe pse nuk jemi shkruar, nuk mendoj njeri tjetër ashtu siç ndjej e mendoj per ty, Jo!. Ty te dua vërtetë se je i vërtetë: katundar Turjake, qytetar australian dhe shqiptar në thelb. 

-Oj tir, ti je si deti: e pasur me peshq, si mali me fletë e fushat me barë…. 

-E dua tir. e ”vogel”. E puthi foton e saj.  

Ehh sikur ta dija kur isha në Tiranë se rron tir. do të prisja deri në vitin … e të martoheshim. Do të bënin fëmijë sa një skuadër futbolli. 

-Femije si rrush … me sy të bukur e të zgjuar. 

-Tash mendoja: ku është ajo voglushja e vogël e zonja e nadhe, tir. ? 

-Këtu në Tiranë … larg 

-Larg syve, afër zemrës 

-Hahahahaha 

Shkova tek një takim për kafe me një ish kolege pune. Pastaj bëra pazar. Takova fëmijët në kthim dhe tani sa mbarova drekën 

-Tash je në banesë? 

-Po, u shtriva në krevat. 

Tir., deri sa shkruaja letrën, faqet i kisha larë me lot kur të shikoja ty në fotografi. Tash jam shtrirë në fotele dhe po shikoj lajmet s. e E. po pin kafe. 

Koha është e mirë ndërsa unë po ”kenaqem” duke shikua nga dritarja detin e qetë 

Fatkeqesitë, që nga S. kur ishim, nuk po më ndahen. Edhe vitin …, kur isha në Tiranë, nuk isha mirë. U detyrova ti ndërprej pushimet dhe u ktheva prap. Para kësaj, në mars të vitit …0, kur i kishim prere bilj. e avionit për Tirane, 3 dite para kohe MPJ- e Diaspores na lajmeruan qe nuk mbahet konferenca, është anulua shkaku i një sëmundje ngjitëse që sapo kish fillua. 

Gjendja shëndetësore më keqësohej. Nuk e dija se ku më çel sabahi e zë akshami. Ne fund pas shume rigjave shkova te mjeku. Kishte qenë një miku im, mjek dhe kur me pa u gezua duke mendua se kam shkua ta vizitoj.  

….  

Tash jam shumë më mirë 

Shpresoj se vikendi më ndihmon që ta marre vehten. 

-Sulo i dashur më vjen shumë keq për ketë gjë që ëe ka ndodhur. I mbaj mend peripecitë e tua më shëndetin dhe më mërzisin shumë. 

Mosha bën të veten. Emocionet për mirë a për keq, ndikojnë. Kohët kanë qenë të vështira, sëmundjet etjerë. Por edhe ti nuk e ke mendjen atje ku ecën dhe nxiton. Në këtë moshë duhet të shikosh me kujdes ku shkel dhe të eceëh me ngadalë që të kesh kohë të kontrollosh. 

Kjo nuk të duhej po shpresoj që është një dhembje që do të të kaloj për disa ditë apo javë. Rëndësi ka të përmirësohesh. Të shkuara. Sëmundja e mortajës, zgjati më shumë se e menduam. Ne e kaluam të gjithë në ditët e vitit të ri të cilin nuk e festuam se nuk ishim në gjendje dhe 10 ditë ishim të mbyllur në shtepi. 

Të shkuara Sulo ! Kujdesu për veten. Shiko përreth me kujdes. Nje dite te mbare e kujdes shendetin Sulo !. 

Shpresoj të ndjehesh më mirë dhe të mos të të ndodhin aksidente si këto. Duhet marrë me qetësi jeta sepse jemi të vjetër në moshë. 

-Faleminderit shumë për keshillë. Tir të jam mirënjohës . 

-Dua që kur të “jemi bashkë ” edhe kaq larg, të jesh vërtetë i gezuar e jo me probleme aksidentale. 

Ok…zbrit me imagjinatë 

Po a je me mire ?  

-Nuk kam dhimbje? 

-Shyqyr që shpëtove. 

-Ti si kalove sot ? 

-Mirë, dola pak. Këtu është ftohtë. Tani hëngra drekë. Jam shtrirë e po çlodhem 

-Ndërsa te ne është pranverë sot 

-Jo, këtu nuk ka diell 

-Lumja ti moj bukuroshe. S’po më pritet deri kur të të shoh 

-Hahahaha,. Bukuroshe 

-Me e mira je. 

Dergoma një foto, çfardo, ta ruaj. 

-Ja një si budallaqe (foton) 

Hahahaha. Më puth fytin! 

-Po, në fyt 

-E mo Sulo. Sulo qejfliu. 

-Edhe unë po ta dërgoj një foto 

-Ehhh, edhe mua më ka marrë malli 

Dua të….  

Sa do te doja kur … 

-Ika se vdiqa…Më çmende 

-Të marrë ? 

-Joooo!  

Sot më ke kënaqur por edhe me çmende kur i dëgjova ato fjalë ”puls…” 

-Te dua edhe une … 

-Vdes kur ti më flet fjalë dashurie …Ti dërgova disa foto.  

-Më shikon të gjithën 

-Sa me paska marr malli … 

-Edhe mua shumë 

-(Nipi) 

Tir, ku je? 

-Në shtëpi, pastaj do dal, do shkojmë në ndonjë restorant për drekë. 

-Ne foto je njësoj. Nuk jemi parë që në 13 korrik …0 Pra nuk je plakur hiç. I lexova shkrimet 

Ate të ushtrisë e kam lexuar më parë. Ai eshte si film horrorr. Nuk më besohet se çfarë mund të heqë njeriu 

-Cili? 

-Në ushtri. Me atë kapitenin e ndyrë. Por është e vërtetë dhe historinë me pushkën. 

-Kjo mua më ka ndodhur 

-Që është e vërtetë por shumë e rëndë. Të kesh frikë për jetën në kohë paqe duke i shërbyer vendit tend. Nuk ka të poshtër si serbët. Por tmerri më i madh janë shqiptarët që ju shërbenin atyre. Trishtim, ata janë kafshë, Serbët. Popuj të egjër por të kamufluar se janë shumë të mirë.. E di, shqiptaret për të mbijetuar, bashkëpunojnë me UDB-ën. 

-Dhe i kam denoncua publikisht pasi që gjykatat në K. janë në shërbim të politikës. 

-E kuptoj. Prandaj është kjo botë. Vende të kalbura që nuk ecin dot përpara dhe tash më kërcënojne që ta mbyll gojën e të mos shkruaj. 

-Duhët të shkruash dhe kërcënimet janë të frikshme Por duhet të dalë e vërteta 

-Politika e poshtër, i prish njerëzit 

-Sulo turjakasi, do të të shqep e shqyej….hahaha. Je rrugaç qejfli 

-Rrugaç? Kam me u kënaq me ty, por përsëri nuk ngopem 

-Më mirë që nuk ngopesh 

-Rri rehat 

-Je me fëmijët? 

-Po,pastaj do të shkëputem se do të bëj pak pazar 

-Ti ke dale? 

-Në mbrëmë e kmi pasur furtunë, me erëra të forta 

-Kishte një furtunë të tmerrshme edhe një New York e Boston, dëborë dhe erë shumë e fuqishme. 

Janari është muaji më i veshtirë i vitit. Një grua këtu, 66 vjec vdiq nga i ftohti .Edhe një plakë në Francë, rrëshkiti në Senë dhe ngriu ,9 orë as e pa njeri ta ndihmonte. 

-Rri ne shtepi! 

Çlodhu !    

-Po jam shumë më mirë. 

-Mos u rrëzo më kurrë! Shiko me kujdes e mos u nxito! 

-Do ti hapi sytë. Do te rrezohem vetëm mbi TY 

-Ate ok se nuk vritesh, sepse ashtu kam deshirë edhe unë, sepse të dua. E di që ke një deshire të vogël si kjo, hahaha, të rrëzohesh mbi mua 

-Edhe unë kam shumë dëshira 

-Sulo, shumë nuk ke, I ke ëndërra jo dëshira 

-Të rri me ty. 

-Se dëshirat plotësohen, kur i ke të forta. 

Jam vetëm në rruge, me merr ! 

-Faleminderit shumë për bisedën, diten ! 

-Sulo, më kenaq që mban mend aq shumë gjëra. Ke memorje të fortë megjithë moshën. 

-Do të hame drekë 

Çka keni dhe kush e pregatit. drekën ? 

-Unë e pregatis. Bëj gjithmonë një sallateë me domate e qepë e gjëra jeshile dhe gjellën. Sot kemi speca të mbushur me mish e oriz. 

-”Tir.” është protagonistja kryesore në baletin e famshëm (k.) “Vajza me flokë të thinjura”. Unë isha e para shqiptare që kam lindur në …  K. Në k. emri im do të thotë ”lumturi, një vajzë që sjell lumturi në familje.. 

Ç. E. L. kryem. i kohes i përgëzoi prindeëit e mi që ja vunë emrin k. vajzës së tyre. 

Kjo është për ty dhe për asnjë tjetër Sulo. 

-Shume faleminderit! E puth tir. e vogel ! 

-Sa i mirë, e puth tir. e vogël! 

…. 

-Tir. Faleminderit peër letrën me shpjegime për emrin Tironse (”S.”) dhe për bisedën ! 

-Sulo i dashur, po çlodhem pak. Sot folem plot. E realizuam normën ditore, hahahaha 

Të puth edhe unë. Të pashë me pizhame 

-Sa i mire je Sulo 

-Tash nuk po mund te qetësohem se me mori malli për ty. Shko Tir.! 

-Edhe unë do të doja të isha atje, afër teje 

 

-Unë isha pakëz në breg të detit dhe përsëri hyra brenda.  

-Mbase dobësohesh pak nga kosi, hahaha 

-Jam ulur e po mendoj.  TV-enë e kam fikur. 

-Unë nuk dobësohem dot dhe as nuk ha shumë. Por qetësia dhe mosha. 

-Ti je normale.  

-Jam pak më shumë se çfarë duhët, ti më do. 

-Edhe po të kishe edhe 5 kilo më shumë mish, nuk është tepër 

-Dhe të dukem mire. Tash jam duke parë një film 

….   

-Do të të shqyej… si bishë. Mua më pëlqen shumë djathi. Ha çdo ditë. 

Nuk mund të premtoj këssaj radhe por po gjeta, kam me marr por kohën e kam të kufizuar e makinë timen nuk kam. 

-Jo! Mos merr asgjë të lutem! Shiko gjërat që duhet të bësh. Koha e shkurtë. Turjaka besoj është e e bukur, po ajo që ishte para disa dhjetëra vjetëve. Nipi të ngjan shumë, goxha bandill. 

-Po Turjaka, Tiransja dhe nipi turjakas- Ama ti tir. je më e bukura.  

-Je ti i dashur prandaj të dua 

-Ajo foto u bene gati … vjet, Qershor …8. 

-Kemi pasur edhe disa foto nga Prizreni por unë asnjë s’e kam asnjë e ti, a ke ? 

-Jo! Kam vetëm ate urën me drynj 

-Kishim foto tek shtëpia e Lidhjes së Prizrenit.dhe duke shëtitur perkrahu në park 

-I kanë hequr drynjët se po e meremetojnë urën. 

-Sa keq por unë e kam ruajtur një fotë të urës. 

Eh çfarë mbrëmje e sheti bëmë. Pastaj kur hanim darkë e drekë në katin e dytë dhe pastaj shkonim e shtriheshim në krevat … Mëngjeset i hanim aty ku flinim..Unë haja e të shikoja ty.  

-Ai Prizreni ishte udhëtim i bukur por ti ishe i çuditshëm, nuk ishe si ne S. S. ishte udhëtim i bukur. Edhe në Tiraneë ka patur momente të bukura. 

-Zogu, dashuria, çerdhja e prishur. 

-Po pra. Natën afrohemi afër njeri tjetrit e ditën laheni në lum. Unë blej ushqim e pije, birra për ty e lëng pjeshke për mua. Ti më fal buzët e unë të puth. Ti më flet e unë te degjoj. Hym në lum e …. bejme dashuri sepse nuk na pritet tderi sa të shkojnë në qerdhen tonë, si zogjtë. 

-Të dalldisur. 

-Ka më shume se 6 diteë që nuk kam lexua as shkrua, sepse më erdhi nusja tiranse. 

-Hahaha. As unë, asgjë nuk kam bërë. 

-Ta dërgova një foto joserioze duke qeshur. 

-Hahaha. Kur të takohemi, do të bëjmë një foto të bukur të dy kësaj rradhe. Që ta mbajmë si kujtim 

I preja me gershere fotot tua që të mos dallohet tir dhe i beja gati shkrimet per Tir.Tiranën e për Turjakën, për Sylën.    

 -Jo me fotot e tir. plaese se do të na marrë historia. 

-Mashkulli (zogu) shkonte për ushqim e femra kujdeset për bebat. 

-Po siç është, sot kemi tërë ditën bashkë. Ndejtëm sa për 6 muaj që nuk folëm 

-Jo, jo por e hiçja foton ku ishte tir. Hiqe Tir.se po të martoheshim bashkë ok 

-Por ne do të mbajmë këta që kemi prandaj mos na qit bojën! 

-Të kuptova 

-Ishte këshillë sepse në disa vende … kurse tëndin … ? 

-Një javë të mbarë ! 

-Janari mbaroi sot, nesër fillon një muaj i ri plot energji të reja e pozitive, pra muaj te mbare ! 

Ndoqa emisionin “Ura”. Më pëlqeu , megjithese A. kishte kolle shumë dhe më bezdiste. Duhet të kishte marrë karamele nga ato për fytin. 

M.i foli shumë mirë. Edhe ti fole shumë mirë, por ti kishe disa fjali extreme si ato që i ke ti stil ,te tipit ” ja vdekje ja liri”, hahahaha.. 

Por më pelqeve. Fole mirë dhe i vertetë. Përshendetja për tiranset mu duk e ëmbël. 

Sulo, sapo u ktheva nga dentisti. Nuk më ndahet dhembja e dhëmbit. 

 

Shtete të pasura ato. Mendo kanë mësues qe ju mësojnë femijëve gjuhën amtare me rrogë 

Asnjeri nuk e bën këtë. Janë të zhvilluara por janë të frikshëm.nga zhvillimi dhe nga klima. Aspak të dashur dhe racistë 

-Klima po ndryshon e sa për racizëm, nuk besoj. 

-Racistë janë ata se kanë qenë ashtu gjithmonë por janë të kamufluar. 

U zgjova se kam nje takim për një pervjetor ditelindje. Njeë shoqja jone e grupit vdiq në … sot do të kishte 80 vjetorin e ditëlindjes. 

-A ke pasur dhimbje të dhëmbit natën ? 

-Jo! Dhembi ok 

E kujtojmë sot në 80 vjetorin e saj dhimbshëm, përmallshën e në mungesë. Suzin e mirë, fisniken, gojëmblën, të urtën, të mençurën, njerëzoren e bujaren, miken e dashur të të gjithëve ne. 

E jetoi jetën urtë e butë, në paqë me veten e botën…dhe ashtu u largua prej saj … .në heshtje, në paqë e pa munduar akënd…. e paharruara Suzi. Do të mblidhemi në 11 tja festojmë ditëlindjen në mungesë 

Mbase flasim nqse jam e lirë,mbas 12. 

Unë bufe, … vjeç, nuk lufton dot me kohën 

-Kjo ështe bukuroshe! 

-Hahaha 

Sa i mire. Të do ky edhe bufe. 

-Unë jam i lirë, e ti ? 

-Jam me g. se po ngrohemi në ballkon…Diell fantastik 

-Kalofshit mire ! 

-Gezojeni jeten ! 

-Faleminderit, edhe ti !Hahaha. 

Më fal. 

-U meka. Të kam fal 

-Nuk po më pritet. Po i numeroj ditët sikur kur isha në … 

-Sa i mirë. Ka edhe 20 ditë 

-Dreka ime: Bukë të gatuar, qofte, peshk, ve te ziera, sallate me domate, qepe, sallata dhe lëng pjeshke 

-Të bëftë mirë ! 

Ne kishim ushqim indian me qiqra e erëza dhe pita sot. E gatuajnë g. këto gjellët internacionale Por dreka tënde shumë e mirë! 

Kenaqu! 

-Sa do të doja të haja me ty e te kenaqesha me ty, Tir. 

-Edhe unë …prandaj doja të isha afër teje diku …atherë, e here pas here të takoheshim fshehtaz 

-U zgjove? 

-Po! Jam zgjuar nga ora 9. Po rrija kot. Ngrohtë në krevat. 

-Këtu koha sot është me shi. Rri brenda ngrohtë dhe shiko tv e fol në cell! 

-Te puth  ”BUZËT ” 

-Double buzët. 

-Po se janë gati të ngjashme dhe janë gati për ty për tju ngjitur buzëve te tua 

-Po ! 

-Unë i dua, nuk dua të mi ndash 

-Ato janë shumë të ndara por ok 

-Po por nëse me pyet : cilën ose cilat … ? Une do te përgjigjesha: -të dyjat 

-Ashtu është korrekt peëgjigja. Edhe unë të dy tuat. 

-Më shkruaj po pate kohë më vonë por nuk dua të bëhem i mërzitshëm . 

-Te ha të gjithin…. si kanibal 

-Jo! Si një grua shtatëzenë. Të të ushqej me korde dhe ti të rrish urtë. 

 

-Unë të hënen mund të të takoj dhe rrimë, nqse ke ti mundeëi. 

Por të shkruaj sepse unë i thash të rrim 2 netë e 2 ditë në Tiranë 

-Aha. Shpresoj se rrini të hënen në darkë 

-Unë vije të dielën dhe të hënen, me të parë ty 

-E kuptova 

– Tir? ke ngrënë darkë ? 

-Nuk ha darkë Pij ndonje gotë me wiski ose raki. Ha drekë të mirë. 

-Poqese ke kohë …. edhe mund të flasim e nëse i ke g. flasim ndonjëherë tjetër. 

-Mund të flasim pak. Jam në dhomë vetëm. Pashe Sanrremon, festival kenge deri në 2 të natës. 

-S’më plas … mua për San … po për Tir. 

-Bytha nuk të plas 

-Ka ndonjë gjë të re, kur vjen në Tiranë apo nuk vjen?  

-Athere, po pate kohë, me shkruaj. Deri ne 13:30 jam ne banese pastaj shkoj në punë, në ndërrimin e dytë jam. 

Po, po, do të vije në Tiranë. Në 20 … niseni për Tiranë. Hotelin ose restor. ku do të flem, nuk e kemi caktua, por të lajmëroj. 

-Ok. Hotele ka plot Tirana, të mirë e të pastër. 

-Mendoj me u nisur të dielen, më … 

-Ok. Good 

-Jemi gjithsejt 9 veta por unë vije me M. e M. e të tjerët, nuk e di, me autobus apo taxi udhtojnë të hënen, një ditë pas neve. 

Ky ishte propozimi im dhe ata u qeshën sepse e dinin qe dua të takoj ty, sa më parë 

-Ok por të dielën unë nuk të takoj dot, të hënen po 

-Për çdo ndryshim, nëse ka të lajmeroj por tash për tash kemi vendosur që të dielën në mbrëmje të jemi në Tiranë. Nëse nuk mundesh të dielën, takohemi të hënen. Kur të flasim mirremi vesh 

-Po. Të hënen dhe nqse fle të hënen këtu, mundet të flemë bashkë nqse ti do dhe ka mundesi. 

Te puth Sylo K. Mbase takohemi të dielen kur vjen dhe të hënen për ndonjë kafe. Shikojmë. Nëse nuk mund të dalësh të dielën, ka mundësi as unë nuk vije të dielën por, ti si të më thuash! 

Kemi dy ditë vizita në Tiranë por unë vije një natë përpara. Unë doja të vija një natë peëpara, shkaku që të takoj ty, e tjerët vijnë të hënen. 

-Sulo, unë mund të të takoj të dielën por jo erdhe vonë sepse nuk dal dot natën nga shtëpia se nuk kam çfarë të them sepse nuk dal kurrë natën.  

Më thuaj se si e qysh kur vjen, të dielën dhe vij të të takoj etjerë. Mos ndrysho planet çdo ditë! Mi thuaj të qarta që të mos gënjej unë kot. Por më thuaj saktë se kur mund të vini të dielën. Kaq dua unë që të them dicka ketu paraprakisht Lexoje me vemendje se kjo ka rëndësi. Fjalët kot. Kur vjen të dielen në Tiraneë, në mbrëmje, kur ??? 

-Saktë nuk e di sepse jemi me makinë, 3 veta dhe nuk i dihet rrugës e në dogana, sa na ndalin. 

-Po erdhe në 9 të darkës, nuk të takoj dot të dielën por të hënen. Po erdhët me heret, po. 

-Kur te nisem nga …, të lajmeroj. Kur ta kolojme kufirin, afër K.. të shkruaj dhe kur të mbërrij në Tiranë, gjithashtu, të shkruaj. 

Varet edhe nga moti (borë, shi e mos e bën Zot ndonjë fatkeqësi e pengesë tjetër por ajo që unë kam planifikua, është: Të dielën. M. shkon e merr M. në P. dhe bashkë vijnë në T. më marrin mua. 

-Sulo a ke 4 min kohë se jam vetëm për pak? 

-Jo nuk mundem të marr se kam njerëz afër. Nese bën pas 30 ose 45 min. të marr e nëse nuk ke kohë të lirë atherë, flasim tjetër herë. 

-Ok herë tjetër. 

-Tash dola, nëse je ende vetëm, mund të marr. 

-Më merr ! 

-Nuk dëgjohesh. 

-Nuk ka valë, shko!. Nuk bëka sot. 

…. 

Nuk kam asgjë me ty, po nuk kam deshirë të të përshëndes sot Mbase edhe në ditët në vazhdim. Më dukesh jo i besueshëm. Pra je genjeshtar. Për gjëra kot. 

Ika. 

-Tir po më habit. Qysh mund të më thuash ”Nuk kam asgjë me ty, po nuk kam deshirë të të përshëndes sot, mbase edhe në ditët në vazhdim”? Me dukesh jo i besueshëm, pra gënjeshtar, për gjëra kot? 

Tir. nuk më duket e drejtë kjo. Ti mund të mos më përgjigjesh dhe unë nuk mund të detyroj por nuk bën mirë. 

Unë, do të vije në Tirane, e deri atherë, prit e duro! 

Të jam shumë mirenjohës ti lexosh fjalët e mia dhe të më besosh, se pakut deri te dielën, dt. … kur të takohemi në Tiranë. Më beso se kam me të degjua me shumë vëmendje për çdo fjalë, vrejte, keshillë e kërkesë tënden. 

Punën e kreva, po deshe më merr ! Nuk don të më flasësh ? 

-Jo sot, deri ne 21, besoj se flasim. Zëre se kam lënë celularin diku tjetër e nuk të shkruaj dot. deri në 21. 

-Aha, dmth pse unë nuk të kam shkruajtur ti nuk më…. Do të doja të pershendesja por pasi nuk dëshiron të flasesh, unë nuk kam se çka të të them. Megjithate, respektoj vendimin tënd tir. 

-Ti flet ko por hajt. Rikthimet nuk janë të mira 

Ne duhet të ndahemi por mbas 21, besoj. 

1’) DRAMË f. 

  1. let. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve dhe të dialogëve e të monologëve të tyre; lloj i gjinisë dramatike që përfshin vepra të tilla me karakter serioz (ndryshe nga komedia), por jo heroik (ndryshe nga tragjedia); vepër letrare e këtij lloji, zakonisht në prozë; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Drama shqiptare. Dramë realiste. Dramë lirike (baritore). Dramë historike. Historia e dramës. Tema e dramës. Autori i dramës. Personazhet e dramës. Premiera e një drame. Konflikti i dramës. Shkruan një dramë. Shfaqi një dramë.
  2. Ngjarje e rëndë a tronditëse, ngjarje dramatike; fatkeqësi që shkakton vuajtje a dhembje të madhe shpirtërore. Dramë familjare. Drama e jetës së tyre. Pati një dramë.

2*) VJERSHË f. 

Krijim i vogël letrar në vargje; poezi. Vjershë satirike. Tufë vjershash Vëllim me vjersha. Shkruan (bën) vjersha. Recitoi një vjershë. 

POEZI f. 

  1. Gjini e letërsisë artistike, në të cilën mendimet e ndjenjat shprehen në vargje; krijimtari letrare sipas kërkesave të kësaj gjinie; tërësia e veprave të kësaj gjinie. Poezi epike (lirike, humoristike, politike, qytetare). Poezia popullore. Poezi gojore. Poezia antike. Poezia dhe proza. Arti i poezisë. Merret me poezi.
  2. Vjershë. Poezi e bukur (e gjatë). Poezitë e shkrimtarëve të Rilindjes. Recitoi një poezi. Bën (shkruan) poezi.
  3. Ndjenjë e ngrohtë, frymë lirike, lirizëm. Në vepër ka poezi.
  4. fig. Diçka e bukur e fisnike, që ndikon thellë në mendjen, në zemrën e në ndjenjat dhe që të frymëzon e të rrëmben; frymëzim. Poezia e punës ndërtimtare. Poezia e jetës sonë të re.

 POEMË f. 

  1. let. Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. Poemë lirike. Poemë epike. Poemë satirike. Poema e Naimit «Bagëti e Bujqësi». Shkroi një poemë.
  2. muz. Vepër muzikore me formë të lirë, zakonisht me karakter lirik. Poemë muzikore. Poemë simfonike. Poemë për violinë.

*) EPOS m. 

  1. Tërësia e krijimeve epike të një populli, në të cilat tregohen ngjarjet e mëdha historike ose bëmat e trimëritë e heronjve të tij legjendarë. Eposi popullor. Eposi heroik. Eposi i kreshnikëve.
  2. let. Gjini tregimtare zakonisht në vargje, lloj i poezisë tregimtare që dallohet nga lirika dhe nga drama.

*) EPOPE f. 

let. Lloj i letërsisë epike, poemë e madhe epike ose vepër e madhe tregimtare ku përshkruhen ngjarje e punë legjendare historike, që kanë të bëjnë me jetën e një populli a të një kombi. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope. 

fig. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli. Epope e lavdishme. Epopeja e Krujës. 

Vazhdon 

Sinan Kastrati 

18 korrik 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu