ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Rilexime nostalgjike: Piktori i madh Gjelosh Gjokaj

Shkrime relevante

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Algjeria refuzoi dhjetë herë të ndërmarrë veprime kundër terroristëve, Franca premton reagime

Burri mendohet se quhet Brahim Abdessemed. Document.no Algjeriani (37) që sulmoi dhe vrau...

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Shpërndaj

 


Nga Bajram Sefaj

Rilexime nostalgjike

Shënim e pikëllim (kurrsesi i vonuar)
Porosi malesh: ai nuk do të vdes kurrë*!
(Ribotohet me rastin e pesë vjetorit të vdekjes se piktorit dhe njeriut të mirë)

Jo vetëm Mileshi , por gjithë fshatrat e Malësisë (“Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana. Komuna urbane e Tuzit përfshin fshatrat Arrëz, Bardhaj, Bënkaj, Budëz, Camaj, Cemi, Delaj, Dinosha, Dresha, Gurreci, Helmnica, Koja, Kodërbudani, Ksheva, Llofka, Lekaj, Mileshi i Ulët, Muzheçku, Nabomi, Nënhelmi, Nikmarrashi, Omerbozhaj, Pankali, Pikala, Prifti, Rudina, Selishta, Skorraqi, Spija, Stjepohu, Sukruqi, Shipçaniku, Shtëpia e Rakiqëve, Traboini, Trieshi, Tuzi, Vllana, Vrana”, por, sikur edhe fushat e gjëra, malet e larta, kodra e kodrina…, sikur gur e dru bashkë me liqenin e Shkodrës vetë…, në ditën e parë të këtij muaji (1 tetor), e lanë një porosi: të shënohet ndonjë fjalë më shumë për një nga këto fshatra, pikërisht për fshatin Milesh të Tuzit. Pse pikërisht për këtë fshat e jo për ndonjë tjetër, kur të gjithë si një kanë emta të bukur me nga një simfoni shkrepash, brenda tyre. (Shqiptoju emrat edhe një herë e provo t’i mbash në mëndë, kushtoju nga një poezi, këndoju një këngë!). Atë ditë në fshat, në fshatin Milesh, në fshatin e lindjes, për herë të fundit aty u kthye biri i tij më i shtrenjtë dhe më i njohur nga kjo anë, Gjelosh Gjokaj, djalë i këtij katundi të vocërr, si të harruar, atje midis shkrepash e kodrinash, ia qiti zërin e bardhë në “shtatë e Evropa”, por edhe në mbarë botën e madhe e të pafund të artit, atij pamor “cette fois ci”, siç thonë francezët. Gjeloshi erdhi në Mileshin e tij, për të mos u kthyer më, për të mbet aty, për të vazhduar jetën e përmotshme (të amshueshme) nën dheun e tokës mëmëdhe të lindjes… Toka (dheu) i lehtë i qoftë! Ndonëse ishte ditë e lame me një diell të kuqërremët të vjeshtës së parë në Milesh, egjithatë, ajo ishte ditë zie e pikëllimi, jo vetëm për këtë katund Malësie, por ishte ditë dhimbje e krenarie, për mbarë botën e madhe, për të gjithë shqiptarët, kudo e ngado, qofshin ata: atë ditë të shtunë, një tetor 2016, botës tjetër, asaj të ftohtës, të errëtës, të përjetshmes, ia falnim dhe ia lenim amanet dheut të qetë të njeriut tonë të urtë e fisnik, të gjeniut tonë të arteve pamore, të Picasso-s se maleve tona, një fyell ndër male… sikurse ishte Gjelosh Gjokaj. Tokës, dheut të shenjtë të Mëmëdheut ia dhamë trupin e gjeniut tonë që të na e ruaj me xhelozi, por, në anën tjetër, as tokës (dheut), as akujt tjetër, nuk ia dhuruam veprën e tij të madhe artistike.

Vepra(t) e tij, do t’i ruajnë fondet e galerive të famshme kudo (në)për botë, do t’i ruajnë koleksionistët e pasionuar ngado qofshin ata, e, ata janë të shumtë… Vepra kolosale e Gjeloshit, që, mbase, shumë shpejtë, do të shpallet thesar i trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore, ose një pjesë e atij, thesari të ruhet në shtëpinë e të ndjerit në Milesh, që ndoshta shumë shpejt edhe do të shpallet Shtëpi muze. Pse jo! Mileshi i vocërr i Malësisë se Madhe, atë ditë të bukur vjeshte plotë ngjyra (si të huazuara nga mijëra e mijëra pëlhura (telajo) të Gjeloshit tonë), për një çast ishte qendër e madhe të botës se madhe shpirtërore dhe artistike shqiptare, ishte luginë lotësh, ishte pistë mode e veshjes me të zeza, burra e gra, malësorë e malësore vendas dhe nga të gjitha trevat e tjera shqiptare… Ditë e pikëllimit të madh, na bashkoi! Të gjithë, si një, pjesëmarrësit në çastin e ndarjes prej Gjeloshit tonë, nxituan të hedhin nga një grusht dhé mbi çatinë e tij të amshueshme. Kjo ishte përshëndetja, lamtumira e fundit, me Gjeloshin tonë, atje, në atë Milesh. Bashkë me z. Ganiun (Gashin), piktor akademik, student i dikurshëm dhe mik i dashur dhe i përjetshëm, mik shtëpie i të ndjerit, me pikëllim të madh, për të dytën herë përbirohemi sot nëpër kufirin ndër-shqiptar, Hani i Hotit dhe Morinë…Për të satën herë shijuam pelinin e hidhur e përsëritët. deri kur më!?!, mallkuar qofsh ore kufij që na ndanë gjithnjë… Rruga është e gjatë, pikëllimi është i madh. Ani, kemi kohë që Gani Gashi, të shpalos disa, vetëm një pjesë, të atyre përjetimeve më të thella gjatë shekullit të shoqërimit me të pa vdekshim kurrë, Gjeloshin tonë, modest e gjeni tok…
(Milesh, e shtunë, 1 tetor 2016).

mockups-design.com

Sqarim i vocërr:
*(Sot, po pikërisht sot, (më 25 shtator 2021) bëhen pesë (5) vjet të ndarjes nga jeta të piktorit malësor, me famë botërore, Gjelosh Gjokaj. Këtë shënim të shkurtër e shkrova, të nesërmen e varrimit me solemnitet të merituar, të këtij piktori të mirënjohur shqiptar, në vendlindjen e tij, në fshatin piktoresk Milesh, afër Tuzit).

(Gaillard, 24 shtator 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu