ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Riza Salihu, urdhëron vrasjen e Jusuf Gërvallës

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Në fillim të janarit 1980 Hysen Gega më bëri vizitë të pa paralajmërua në Bochum (rreth 450 km distancë nga Esslingen ku jetonte ai). Deri kur erdh në vizitë të unë ai i kishte bërë shumë vizita Jusufit. Në të shumtën e rasteve bashkë me Maksut Saramatin. Bile edhe festën e Vitit të Ri 1980 e kishin kaluar bashkë, në banesën e Bardhoshit në Ludwigsburg.
Në prag të Krishtlindjes së vitit 1979, me ftesë (telefonike) që më bëri Bardhosh Gërvalla shkova në vizitë njohëse, në Ludwigsburg (edhe pse ka pak rëndësi, gabimisht JG ka shkruar se për herë të parë me ka takuar në janar 1980). Ishin edhe Hysen Gega e Maksut Saramati të pranishëm.
Qysh në atë takim njohës u shfaq dyshimi, si e kishte marrë vesh Riza Salihu arratisjen e JG, para secilit, dhe përse menjëherë publikisht shpifte: “Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për ta përça Grupin Komunist…” Hyseni tha: “Riza me ka thënë që e kishte informuar Amnasty International (AI).” Me atë rast, pata sqaruar se AI nuk përfol këso informatash. Për këtë u bind menjëherë secili, sepse i telefonuam Zonjes Melani Anderson, kompetente në AI qëndrore në Londër për të burgosurit politikë në Jugosllavi. Unë kisha një marrëveshje me AI. E patëm bërë kur Zonja Anderson më kishte ftuar në vizitë në Londër, dy ditë mysafir në shpënzime të AI. Zonja Anderson më udhëzoj si duhet të bashkëpunonim. Në bisedë telefonike (në serbisht) Zonja Anderson tha se nuk kishte informim për arratisje të JG, por kishte informim për burgosje të Hysen Gërvallës. Gjithashtu tha se nuk kishte njohje e komunikim me Riza Salihun. Pra, u bindem se RS e kishte nga dikush tjetër informacionin për arratisje të JG, por jo nga AI. Të gjithë e dëgjuan, meqë hapëm parlofonin të dëgjohej çfarë thoshte ajo.
Shpejt rezultojë se Hyseni ishte ardhë në Bochum për ta diskutuar me mua urdhrin që ia kishte dhanë kryetari RS, “në emër” të Grupit Komunist: për ta vra Jusuf Gërvallën. Por nuk e tha menjëherë. Pas bisedave të gjata, mezi e binda HG të shkonim të JG, t’i tregonim dhe ta bisedonim me te, si duhet të veprojmë. Vetëkuptohet, Hysenit tashmë i vinte keq pse nuk ia kishte thënë Jusufit qysh në momentin kur Rizai ia kishte komunikur urdhrin.
Jusufi informimin e priti me qetësi e urtësi, pa alarmim. U morëm vesh se duhet të taktizojmë për një kohë, që të mund të zbulojmë, nga kush ishte urdhëruar Rizai, ishte në gjendje t’i ofronte Hysenit armë e financa, meqë arma e re i duhet për ta krye me sukses atentatin, ndërsa financat do t’i duheshin për Familje, nëse do të zbulohej e burgosej. Etj. Këtë lloj taktizimi e bënin mes tyre kryesisht Jusufi, Hyseni, Bardhoshi, meqë unë jetoja larg prej tyre dhe nuk kisha mundësi për të shkuar shpesh te ata.
Në maj 1980 koordinuam ballafaqim me Rizain, meqë ai kishte lënë takim me Hysenin në banesë të Hysenit, për finalizimin e atentatit. Shkuam në banesë të Hysenit Jusufi, Bardhoshi dhe unë. Aty i gjetem duke na prit dibrani Qemal Bajrami, zhuriani Maksut Saramati dhe dy shokë tjerë të Hysenit (emrat e të cilëve nuk po më kujtohen). Rizai nuk e dinte se në po e prisnim aty. Kur erdhi në orën që kishin dakorduar, sapo hapi derën e dhomës dhe i pa në dhomë edhe Jusufin me aq shumë veta, ulëriti: “Tradhti!” Bëri të ikte, por Bardhoshi dhe unë ishim pozicinuar në kuzhinën kolektive të konviktit, që të mos e lenim të arratisej, nëse do të provonte.
Riza Salihu: Nuk i vrava unë vëllezërit Gërvalla - Telegrafi - Telegrafi
Bëmë debat ballafaques rreth dy orë. Në ndërkohë, Jusufi ndjeu frikë se mund ta vrisnim Rizain, prandaj me zë të përvajshëm e sy të përlotuar na luti: “Ma falni mua kësaj radhe Rizain, sepse e ka shpërdoruar UDB-ja…”
Rizai premtoi se nuk do të sorollatej më për t’i dezinformuar bashkatdhetarët: “Kujdesni, UDB-ja ka dërguar UDBashin Jusuf Gërvalla…” Por, prapë ka vazhduar. Bile edhe sot po të pyetej, këmbëngul se Jusufi ishte njeri i UDB-së. Këtë mund ta dëgjoni edhe në intervistën e tij që e ka emetuar TV Klan Kosova, në vitin 2012 (dezinformon edhe për atë ballafaqim):
Fatmirësisht Hysen Gega nuk ishte nga ata që lehtësisht shpërdoreshin në organizime “ilegale”, nëse ato organizime ishin pjellë e veprimtarisë divesioniste të shërbimeve policeske të Jugosllavisë, siç duhet të jet shpërdor edhe Jusuf Gërvalla. Pra, ai, para se ta zbatonte naivisht urdhrin për vrasje, u përcaktua të krijonte bindje personale, nëse ishin të vërteta akuzat që ia kishte bërë Rizai Jusufit.
Fal besimit të ndërsjell që kishim krijuar, Hyseni u konsultua më mua dhe ai krim mbeti në tentativë.
(ibrahim Kelmendi)
[vijon / shkrimit i mungon korrektura drejtshkrimore]
***
Fotoja ilustruese është publikuar nga policia gjermane, kur e ka shpall në kërkim përmes mediave
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

K O M E N T E

11 KOMENTE

  1. Autori , I.Kelmendi , i ndjeri J.Gervalla ,R.Saliu ishin antare aktive te Sigurimit Shqiptar te Shqiperise. Ate kohe UDB dhe Sigurimi famekeq kishin marrëveshje per shkëmbim personash kur arratiseshin ,per bashkpunim dhe cdo plani tjeter te zi .Shkurt ishin una facca ,una racca si thote shprehja italiane. Mjere ata ,vajtim i perhershem per familjet e viktimave qe u prene ne bese ,qe rane kurthin e politikes shqiptare dhe Yugosllave bashke.

  2. E nderuara Ritë, pershendetje!
    Jane te rralla, ama shume te rrala ”komentet” tua qe une nuk pajtohem.
    J. Gervallen e njoh. Ne vitin shkollor akademik 1978/1979, shpesh i kemi degjua ligjeratat bashke. Edhe profesoret qe vinin nga Shqiperia, ndodhte qe ulesha afer J. Gervalles. Ne Rilindje, ku ai punonte, shkoja shpesh dhe i takoja Y. Shkrelin, redaktor i Ril. per femijë, Xh. Mustafen, S. Zogajn, N. Rrahmanin … V. Kikajn etj.
    Ata qe e njohin (me) mire se une Jusufin thone se ai nuk ishte enverist. Ne vitin 1977 apo 1978 kur nje grup gazetaresh nga Rilindja kane shkua ne Shqiperi, Jusufit nuk iu ka dhene viza. Keshtu me ka thene Frrok Kristaj, nje ish gazetar i Rilindjes dhe miku im.
    Ne nje bisede private qe kisha me Premtonin (djalin e madh te Jusufit) ne shtepine time ne pyetjen time:
    -Pse Jusufi nuk ishte ne Shqiperi dhe a e dinte ai se Shqiperia (pushteti, koha e Enverit), nuk ishin ashtu qysh ne kemi mendua?
    -Po tha ai por por Jusufi nuk ka dashur me e pranua.
    Me Premtonin kemi punua 5 vjet ne Språkcentralen, ai si shef i seksionit e une si mesues.
    Mbremje te gezueshme!
    Sinani, Suedi
    sinankastrati09@hotmail.com

  3. Miku Sinan cfaredo te thuhet per patriotin, Gervadha nuk ja ul vlerat qe kishte .A po e lexon me lart kur shkruan per grupin komunist , per takimet etj. Pyes thjeshte .Per cfare lloj komunizmi flitet me siper ? Per ate kinez , Kubanez apo Titist ? Po ky grup udhëtonte ne krejt Gjermanine ,Austrinë, Zvicrën e ku nevojitej me makinat personale duke jetuar dhe me ndihme sociale shumëkush .A e dini se kush nuk ishte enverist para 1990 ? Ata qe demonstronin per Shqiperine e Lire ku shqiptaret e tipit te Kelmendit ndërhynin duke ja prishur e u përleshur me demonstruesit.Skena te tilla kane ndodhur me dhjetra ne europe dhe Amerike .Rradhe te kete ndodhur ne ndonje shtet tjeter qe demonstruesit te te njëjtit popull te përleshen mes tyre kur bëheshin demonstrata.jashte atdheut, ne emigracion.Vetem shqiptaret e Shqiperise dhe ata te Kosoves..Po te mos ishin enveriste emrat e mesiperm nuk hynin ne Ambasadat shqiptare sidomos ne Vjenë.J.Gervalla ishte dhe do te mbetet hero ne historine e Kosoves.Une kam nderuar personalisht me 1998 ne kodrën e Shtutgartit mbi pllakën si varr ,shume pak e ngritur, gati rrafsh me token qe shkruhej emri i tij. Familja ,motra e jema e dijne me mire se kushdo te kaluarën me përvojën e sa e sa viteve qendrimi ne Tirane. Pse sot Enveri ka dale lugat e përmbi lugat e verteta duhet te thuhet ..Sikur Gervalla €
    i ndjeri te rronte sot ,viti 1997 do t’ a gjente ne jug te shqiperise duke udhëhequr hordhite e ushtrisë se vjeter enveriste per te riardhur ne pushtet femijet e persekutoreve .,si autori Kelmendi qe e permend pa dhene shpjegime se me cfare posti e detyre ndodhej prane hordhive ish ushtarake te rregjimit te shkuar. Ai dhe shume e shume te tjere u mashtruan nga propaganda enveriste .Por ky besim e mashtrim i udhëhiqte ,i frymëzonte ata ne idealin e lirisë per popullin e Kosoves .Ky ideal shfaqeson ate e te gjithe brezin e tij .E verteta duhet thene ,ashtu sic ishte. Ajo ideollogji e enveriste ne bashkpunim me UDB vrau rinine kosovare , zhgënjeu popullin e Kosoves .Per ne te Shqiperise ,histori e jona qe mos me e nga me shume.Miku Sinan ju pershendes dhe ju uroj nje fund jave te mire .Sic duket harroni kur dikur kam thene se leximi eshte me i domosdoshëm per mua se sa shkrimi.Pra pauza eshte ne stilin tim privat .Rrij pa ngrenë me ore por pa lexuar s’kalon as nje ore.Si dhe kafe qe shyqyr gezoj shendet e tension te ulet qe me lejon shikimin e 5
    4, 5 kafeve ne dite..Natën e mire z.Sinan !

  4. Mikesha ime, znj Rite, une fola vetem per Jusufin. E them me pergjegjesi se Jusufi nuk ishte bashkepuntor i Sigurimit. Se ku do te ishte me 1997 po te ishte gjalle Jusufi?
    Ritë, faleminderit!
    Naten!
    P. S. Qe nga qershori, nuk kam publikua asgje. Jam lodhur nga politika. Kur lodhem duke lexua, komentoj se nuk me merr shume kohe.
    Shpresoj se para vitit te ri e botoj librin me anekdota, fjale te urta dhe me disa personalitete qe i njoha, ish mesues, (nje)drejtor dhe profesore e atdhetare.

  5. Ju kuptoj drejt .Per aq kohe sa ju njoh përmes shkrimeve ,per 100 vjet nuk do te grindeshim ne te dy.Kundershti mendimesh ka dhe do te kete kurdoherë. Mos t’a zgjas shume sepse dhe s’ka vlere por dhe ne se nuk pranojnë t’a quajne enverist le ta quajne si emri i Ministrit shefit te Sigurimit te Jashtëm shqiptar ,Mehmetist .Eshte e njejta gje
    .Koicidence qe u eliminuan te dy brenda muajit ??? Aspak .Per librin e ri gëzohem e shpresoj te t’gjej ne tregun shqiptar .Bravo shkrimtar !

  6. Rite, po ta dergoj nje bisede, interviste te Sazanes, grua se Jusufit e cila flet se me kend ishin, me Enverin apo me Saliun, dmth me PPSH-ne, pasardhesen e saj, Partine Socialiste apo te djathtës, Partine Demoktatike.
    Nuk dua te keqkuptohem e aq me pake kjo shperndarje te mos mirret si propagande kunder dikujt, asasi.
    Faleminderit!
    https://epilogu.com/suzana-gervalla-jusufi-e-ka-qite-tri-here-prej-shtepise-ibrahim-kelmendin-ishte-spiun-i-rrezikshem/

  7. Se pari ju pershendes miku Sinan . Te pergjigjeni ne nje moment kur shpreheni se jeni i lodhur nga politika e shof sakrifice Per kete po mundohem te shkruaj nje koment sa me te shkurter . Intervistën e vejushës se Y.Gervalles e kam pare e degjuar ne mos gaboj nuk ka as nje vit me pare .Ajo i referohet marredhenieve acaruese ne grupet e atehereshme me gishtin drejtuar nga autori i artikullit ( I .,Kelmendi ) kritikat e mendimin e saj .Vijon pergjigja i te akuzuarit qe jo vetem mohon cdo gje por dhe kercenon se do t’a hedhe ne gjygj znj.Gervalla per shpifje.Ma tutje nuk e dij se sa e ka realizuar kete kunder akuze . Miku Sinan ju përmendni dhe te birin e Jusufit si dhe biseden me te .Cfare mund te dije nje femije per aktivitetin e te jatit ne nje veprimtari te fshehte e klandestine ? Ai dhe e motra ,sot nje Ministre e suksesshme u kthyen ne Shqiperi kur ishin as 10 vjece .Per ate qe thote se Shqipëria nuk ishte sic e dinim e konstatoj vete me qëndrimin 15 – te vjecar ne mos gaboj ne Tirane. Ate historine e grindjes se autorit ne Ambasaden Shqiptare ne Viene tregon ( sajon ) me qellim qe te tregoje se me te vertet nuk kam qene ne sherbim dhe i paguar per shërbimet si antar i shërbimit sekret .Antaret ne kete sherbim ishin te ndare ne kategori ,poste ,sherbime e pagesa te ndryshme. Ata qe hynin e dilnin ne Shqiperi inkonjito ose si “turiste ” ishin ne poste te larta .I ndjeri Gervalla nuk arriti sepse e vrane shpejt ,ne fillim te vitit 1982 por ne shpërndarjen ,ruajtjen e propagandes enveriste ( filma te kinostudjos Tirana , vepra te tij e fotatografi te Hoxhes i shpërndanin nga Hamburgu ne München ) ishte aktiv pasi besonte ne drejtesine e asaj ideollogjije .Do te thoni se dhe une me kenaqsi do te beja te njejten gje , po te ishit me 1980 ,81,ne Gjermani e gjetke .E besoj sepse shumica ishin marru e mashtru nga ajo propagande qe roberonte , sundonte popullin e vet me shume se cdo pushtues i huaj.Per keto fakte ,( Antar , ,vullnetar , rrogtar ) shume qarte do te flisnin dosjet personale te te dy shteteve reciproke e sidomos te Tiranes. ,Sa i perket Tiranes punimet nen rrogoz te krejt sistemit qeveritar tregojne per manipulim dhe zhdukjen e mundshme te dokumentave ” djeges ” , qe nuk jane ne nje linje me historine e thurrur vite me pare. Pra i nderuar Sinan them t’a mbydhim kete diskutim pa fund sepse nuk kemi “Dosjet ” ne dore e as qe do t’i kemi ndonjehere .E domosdoshme duhet qe te jene sa me te shumte ne Kosove , analiste ,gazetare, historianeve, politikane, njerez te thjeshte rinia ne nje linje , te demaskimit , dënimit ,distancimit te figures se diktatorit .Do te thoni se ai ka cof ketu e sa dekada . Vertet por mjerisht ,familja e tij , femijet e bashkpuntoreve te tij kane nje sublim ne jeten e tyre .Te vazhdojnë mashtrimet e vjetra e te rehabilitojne diktatorin. Ne mbydhje ju uroj gjithe te mirat , shendet e gezim ne familje !!

  8. Faleminderit shume.
    Nuk dyshoj fare ne Ty. I njeh aq mire njerezit dhe ngjarjet sa te duket sikur je rritur me ata, oj Maksore! Edhe shtatin e ke rritur ne Kosove e je ushqye me Buke Kosove.
    Te deshiroj te gjitha te mirat Ty e me te dashurve!
    Shendet e gezime paq Ritë!
    Sinan Kastrati, Suedi
    P. S. Ritë, pasi po shkruan me Rite, kjo ma kujton ”Mesharin”, qe nuk e dim titullin e vertete por pasi gjithe libri bene fjale e flet per pef meshën, studjuesit e quajnë ”Meshar”

    sinankastrati09@hotmail.com

  9. .Vepra e priftit Gjon Buzuku u quajt ,Meshar pas gati 2 shekujsh nga Imzot Gjon Kazazi qe e gjeti ne gjendje jo te mire me disa flete te hequra.Jane bere shume ribotime. Eshte e vetmja dhe e para e shkruar ne gjuhen shqipe me germa Latine.Ju thoni se nuk dijme titullin e librit .Thjeshte ishte nje perkthim nga italishtja ne shqip te liturgjise Katolike .Per ne mbetet libri i pare ne gjuhen shqipe ne shek. XVI .Eshte minus i madh te flasesh nje gjuhe e te mos shkruhet .Gjynafe te historise me pak fjale . Pershendetje !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu