ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Romeo e Zhulieta Kapeleti

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
Kush nuk ka dëgjuar për dramën e Romeo e Zhulietës , kush nuk është përlotur përpara asaj tragjedie , por askush nuk ka pyetur: “Nga ishte familja e Zhulietës, familja Kapeleti? Shekspiri shkruajti këtë tragjedi e ila u bë e njohur në tërë botën e atëhershme dhe erdhi gjer në ditët tona.
Mbiemrat e famigleve në këtë dramë janë të vërtetë dhe mbiemri Kapeleti i përket mbiemrave Stradiotë shqiptarë. Dihet shumë mirë kush ishin Stradiotët, mërcenarët shqiptarë që luftuan në gjithë Europër, për princër e për mbretëri të ndryshme. Shumë prej këtyre komandantëve stradiotë u pasuruan shumë duke mbjellë jo pak xhelozi me fisnikët vendas. I tillë ishte rasti i Kapeletëve stradiotë (shqiptarë) të Veronës që ishin në hasmëri me Montegët. Nuk dua të shtjelloj tragjedinë Shekspiriane por mbiemrin e kësaj familjeje që mbeti në histori për tragjedinë e tmerrshme.
Në një libër të vitit 1854 shkruhet: “Qytetet e Shqipërisë veriore janë: Albanopoli, Alesio Antivari, Croja, Ulqini, Durrësi , Vlora e Shkodra kryqyteti i tyre. Qytete e shqiplrisë së poshtme janë , Arta, Butrinti, Himara, Korfuzi e Preveza.
Shqipëria e sipërme ndahet në shumë territore : Dibra, Kelmendi, Pulti , Spaci, Shala, Iballa, Benda, Canovia, Mali i zi, Zenta , Zadrima, Zapa, Spetania, Musia.
Këta popuj ishin shumë luftëtarë, në veçanti i Kapelletti , të cilët ishin të gjithë të krishterë dhe i shërbenin Republikës së Venecias.
Janë dhjetë qytete dhe Shkodra është kryqyteti i tyre. …”
Dashur padashur jemi pjesë e kësaj vepre tashmë botërore, por asnjëri nuk kujtohet të thotë se familja Kapeleti kishte origjinë shqiptare. ” Gli stradioti albanesi di Venezia venivano chiamati anche “cappelletti” a causa dei piccoli capelli rosi che indosavano”(Folengo-Mullaney, 2008, fq.491)
Stradiotët shqiptarë të Venecias quheshin edhe “kapelet” për shkak të kapeleve të vogla , të kuqe që mbanin mbi krye!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu