ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Rrëfim i imagjinuar dhe i personalizuar për Bekim Berishën- Ab-ean

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Autor i fotos: Stanislav Delić nga Zagrebi
Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
___
Graboc, Kosovë, 16. 06. 2021.
___
Je këtu Abei, përfundi kësaj pllake. Athu je përfundi kësaj pllake, ner dhe…? Je mishru me dheun dhe dheu me Ty. Athu…je ner dhe, mëmëdhe të Gjergj Kastriotit. Je mishru me dheun e Kastriotit, i mluar me flamrun e qëndisur të Marigones, Gjergjit?
Athu…? Kujt me ja uru Ditëlindjen Tënde, kujt? Nanës së Gjergjit, nënës Tënde, Kastriotit, shqiptarëve, vehtes sime… Historisë, ZOTIT? Cka ishte Historia… cka ishte? Hapje-Mbyllje e shkurt e syrit, përjetim i imagjinuar i joni, apo Vullneti dhe Vendimi i Zotit, e i Perjetësuar??! Athu Abei qe me mu vdesin ato momente me Ty, apo mbesin vetëm te Zoti.
Ne Bebzë të Syrit të Zotit si Vullnet i Tij, Zotit. I personalizuar. Vullnet i Zotit. E na e shkrujmë në gurë, në letër, dhe në fund ato përjetime tona kthehen te Zoti, si Pikë Inicuese e Vullnetit të Tij, Zotit, Dëshira, Jetësimi dhe Përjetimi vetëm të Atij, Zotit.
A do të shkrihen në Bebzë të Syrit të Zotit, ditët dhe vitet kur ishim bashk, edhe ndër vite edhe ajo ditë në Zagreb, kur ishe i shtrimë në dhomë të ditës në atë shtëpi te une në Vodnjanska , në Zagreb, kur ta lexova vjershën e Tin Ujević “Svakidašnja Jadikovka”. Dhe kërkove nga une të Ta lexoj edhe një herë atë poemë, vargje të Ujevićit. Kur ndiva dikun që pe ndjen Ti që ai fati i Ujevićit, i shënum në vargje, është dhe do te jetë vetëm në një pjesë, simbolikisht, edhe fati Yt. Sikurse që Ti ke ditë dhe thanë atë ditë që ai fati i paraqitun në këtë poemë të Ujevićit është pikërisht edhe fati im.
Bekim Berisha – Abei
E që të thashe që e kam ndi, që e dij, e nga mosha 19 vjeqare, që është fati im pikërisht fati i personazhit në këtë poemë. Dhe kemi heshtë të dytë, Ti dhe une, ma shumë se një orë. Kemi heshtë. Ti i shtrimë në kauq, e une e ulun në fotele, me libër në dorë, tu mendu që pikërisht kësi fati i personazhit nga poema e Ujevićit do të jetë fati i imi, e jo i Yti, në hapësirë dhe kohë e që maten vetem me një hapje dhe mbyllje të Syrit te Zotit.
A po e ndien Zoti vajtimin tim pse mu më la të jetoj kaq gjatë me kësi fati, e Ty të mori, Të ndau nga une, të Mishëroi me Vehtën e Tij, e në Lavdi të Tij. I Madh Eshtë Zoti, I Madh. E i Mëshirshëm. Kush jam une të i perzihem Atij, Zotit, në Dëshirë të Tij, e Ti them që është dashtë të jetë ndryshe. Qe une të jem ndër dhe, e që e dashura jote Lilly dhe fëmijë Tuej të gëzohen me Ty sot, në Ditëlindjen Tënde.
Kush jam une… jeta e së ciles do të jetë e harruar, e shndërruar në pluhur, e Ylli Yt, Bekim Berishës – Abeit, do të Shkelqen në PERJETESI!
I Madh eshte Zoti.
I Madh…
I MADH!!
Augustin Josip “Tin” Ujević    
Poezi
Vajtimi i përditshëm
Sa shtirë me kanë i brisht’,
sa shtirë me kanë vet,
e me kanë i vjetër, tuj kanë i ri!
E me kanë i brisht’, e i pafuqishëm,
e i vetëm pa kund kërkan,
edhe i shqetsum e i dëshprum.
E tu u rropatë udhve,
e i shkelun n’lloç,
pa shkëlqimin e yjeve n’qiell.
Pa shkëlqimin e yllit t’fatit
që shkëlqejke përmi djep
me ylberat e me mashtrimet.
–Zot, o Zot, kujto
krejt premtimet prrallore
që mu m’i ke hujdisë.
Zot, o Zot, kujto pak
edhe dashni, edhe fitore
edhe dafina edhe dhurata.
Edhe dije që Biri yt po rrugton
luginës t’botës t’zymtë
mbi therra e mbi gurë,
Prej fatkeqes te fatzeza,
e kambët i ka t’përgjakuna,
e zemrën e ka t’lëndume.
Dhe eshnat i ka t’lodhuna,
e shpirtin e ka t’pikllu’m,
e asht’ fikall vet e i rrënu’m.
Dhe s’ka as motër as vlla,
e s’ka as babë as nanë,
e s’ka as t’dashtun as shok.
E kun’ kand s’e ka
veçse gjembat n’zemër
e gacat n’duer.
Dhe vetëm e i vetmu’m udhton
nër kaltërsinë e mbyllun,
pranë horizontit t’errsuem,
edhe kujt me iu kajtë?
Po kërrkush s’e ngon,
as vllaznit qi enden.
O Zot, djeg fjala jote
e ngusht e ka n’fyt,
e asht’ e etun për me klithë.
Ajo fjalë është një turrë zjarri
dhe m’duhet me e bërtitë,
ose me cungun kallem.
Po le t’jem xixë n’kodra,
po le t’jem nji frymë n’flakë,
kur nuk jam piskamë prej çative!
O Zot, veç le t’maron
trishtueshëm kjo endje
përfundi kupolës qi nuk ngon.
Se po m’nevojitet fjala e mujshme,
se po m’nevojitet përgjigja,
dhe dashnia, ose vdekja e shejtë.
E idht asht’ kunora e pelinit,
e errt asht’ kupa e helmit,
unë e bërtas korrikun e nxehtë.
Se e kam t’munimshme me qenë i brisht’,
se e kam t’munimshme me qenë vetem,
(kur kisha mujtë me qenë i fortë,
kur kisha mujtë me qenë i dashtun),
po asht’ e munimshme, ma e munimshmja
me qenë aq i vjetër, e qaq i ri.
Përktheu: Dardan Velija, Prishtinë
Tin Ujević- Svakidašnja Jadikovka
___
Kako je teško biti slab,
kako je teško biti sam,
i biti star, a biti mlad!
I biti slab, i nemoćan,
i sam bez igdje ikoga,
i nemiran, i očajan.
I gaziti po cestama,
i biti gažen u blatu,
bez sjaja zvijezde na nebu.
Bez sjaja zvijezde udesa
što sijaše nad kolijevkom
sa dugama i varkama.
–O Bože, Bože, sjeti se
svih obećanja blistavih
što si ih meni zadao.
O Bože, Bože, sjeti se
i ljubavi, i pobjede
i lovora i darova.
I znaj da Sin tvoj putuje
dolinom svijeta turobnom
po trnju i po kamenju,
Od nemila do nedraga,
i noge su mu krvave,
i srce mu je ranjeno.
I kosti su mu umorne,
i duša mu je žalosna,
i on je sam i zapušten.
I nema sestre ni brata,
i nema oca ni majke,
i nema drage ni druga.
I nema nigdje nikoga
do igle drača u srcu
i plamena na rukama.
I sam i samcat putuje
pod zatvorenom plaveti,
pred zamračenom pučinom,
i komu da se potuži?
Ta njega nitko ne sluša,
ni braća koja lutaju.
O Bože, žeže tvoja riječ
i tijesno joj je u grlu,
i željna je da zavapi.
Ta besjeda je lomača
i dužan sam je viknuti,
ili ću glavnjom planuti.
Pa nek sam krijes na brdima,
pa nek sam dah u plamenu,
kad nisam krik sa krovova!
O Bože, tek da dovrši
pečalno ovo lutanje
pod svodom koji ne čuje.
Jer meni treba moćna riječ,
jer meni treba odgovor,
i ljubav, ili sveta smrt.
Gorak je vijenac pelina,
mračan je kalež otrova,
ja vapim žarki ilinštak.
Jer mi je mučno biti slab,
jer mi je mučno biti sam
(kada bih mogao biti jak,
kada bih mogao biti drag),
no mučno je, najmučnije
biti već star, a tako mlad!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Brenge , dhimbje , trishtim ! E frymezuar nga poema e mesiperm apo nga kujtimet me te ndjerin , deshmorin B. Berisha .Dheu i qofte i lehte ! Dhe e sigurte qe i eshte i lehte se Kosova eshte e lire , eshte shtet . Kur nje jete nderpritet shpejt i shkon shprehja se trendafilt e gezimit jane te perkohshem .Deshire e vullnet i Zotit !

  2. Pershendetje Diana…

    Noam Chomsky ne veprat e tij te njohura “Psikologjia Politike” dhe “Psikologjia e Politikes”, pos tjerash vecon faktin e njohur sipas te te cilit: Narrativa dhe komponenta kryesore e ndjenjes (ndijimit), respektit dhe empatise shpirterore, emocionale, personale (interpersonale) ose kognitive ndaj dikujt tjeter, e sidomos ndaj figurave ose personaliteteve te vecanta ( si komandant Abei etj.), ne radhe te pare qendron ne aftesine ose zgjuaresine e njohur intelektuale dhe profesionale ne paraqitjen ose prezantimin linear, kontekstual, suplementar ose superlativ te jetes dhe vepres se tyre. Respekte per Ju ne kete kontekst.

    Ndaj, gjithenje sipas kesaj tematike sfiduese dhe teper interesante: Me intereson te mesoj nga ti (ju) se cili ka qene ose mund te kete qene roli dhe misioni i Komandant Abeit ne Shepurine te Kroacise, gjate vitit 1994, kur nen komanden ose doktrinen e njohur politike dhe ushtarake (luftarake) te Dr. Franje Tuxhmanit dhe Gojko Shushakut etj., u ngrite ose formua Kampi ose “Llogori special” i Elites ushtarake ose luftarake te Kroacise ( lexo: ” Dan kada su narednici pobjedili pukovnike”) te Darko Hudelist etj.

    Uroj te jesh mire!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu