ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Rrënimi i imazhit të kombit dhe shtetit, duhet të ndalohet urgjentisht me ligj sa nuk është vonë!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Iftar politik antishqiptar në Kamenicë (Dardanë) të Kosovës.
Lirim Gashi, Prishtinë
Për individët që nuk e dinë dhe nuk duan të dinë se cila është e vërteta, nuk ka rregulla në jetë, ndaj mos i respektoni.
Sepse për ta e vërteta nuk vlen as sa kafeja e mëngjesit.
Prandaj, prodhojnë vazhdimisht gënjeshtra, gjysmë të vërteta, mashtrime dhe manipulime për t’u dukur interesant dhe për ta tërhequr vëmendjen e të tjerëve, ndërkohë që talentin e tyre për mbrapsht e keqpërdorin si mjegull mbi ligësinë e tyre.
Pse e bëjnë këtë?
Për t’u dukur si engjëj shpëtimi në sytë e naivëve.
Mirëpo nëse ata nuk e meritojnë respektin tuaj, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet t’i mbani në sy, sepse ata mund të shkatërrojnë jetën e njerëzve në çdo kohë dhe kudo në botë.
Imagjinoni sikur njerëzit që nuk respektojnë rregullat e jetës, familjes, shoqërisë, kombit, shtetit dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore e ndëretnike, të luajnë një rol të rëndësishëm në politikë, çfarë ndodh?!
Ndodh një anarki e kontrolluar dhe e dëshiruar që shërben si mjegull mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe tradhtinë.
Dhe për ta bërë tragjedinë sa më të hareshme, respektivisht për ta kthyer atë në një komedi argëtuese, ata atë mjegull e quajnë patriotizëm dhe e keqpërdorin si mbulesë mbi të gjitha të këqijat që u bëjnë njerëzve të pafajshëm.
Prandaj rivendosja e paqes, harmonisë, barazisë, drejtësisë dhe përparimit do të ndodh vetëm kur këta njerëz të shpallen parimisht dhe ligjërisht të padëshirueshëm (non grata) në politikën vendore dhe ndërkombëtare.
E vërteta më e hidhur këto ditë, të cilën duhet ta mbani patjetër dhe veçanërisht në sy, është fakti që Sputniku atdheun e tij të parë jashtë Rusisë e ka gjetur në Serbi, ndërsa atdheun e tij të dytë në Shqipëri.
Në fakt Sputniku i ka gjetur në Shqipëri bashkëpunëtorët e tij më të besueshëm, të cilët jetojnë nga paratë e tij të pista si Zoti në Paris.
Ndaj mos ju besoni njerëzve që i frekuentojnë vazhdimisht zyret e Sputnikut, edhe nëse i shihni të veshur me petkun e engjëjve, klerikëve, turistëve, intelektualëve, shkrimtarëve, biznismenëve, piktorëve, poetëve, akademikëve, artistëve e kështu me radhë.
Dhe meqë vigjilenca është parandalimi më efikas i tragjedisë individuale kombëtare dhe universale, mbani në sy sidomos njerëzit që e keqpërdorin tragjedinë e viktimave të pafajshme në Ukrainë, për ta promovuar pafajësinë e Rusisë.
Pse po e them këtë?
Sepse shqipfolësit që publikisht e promovojnë pafajësinë e Rusisë, në tërë periudhën e pasluftës e kanë promovuar fshehurazi pafajësinë e Serbisë dhe na kanë sjellur në një situatë aq paradoksale, saqë shumë diplomatë nga Uashingtoni dhe Brukseli, nuk e dinin më, se kush ishte agresori e kush viktima.
Edhe një fenomen tjetër paradoksal duhet ta mbani patjetër dhe veçanërisht në sy.
Iftarin katër kilometërsh.
Sepse nuk është manifestim i besimit të çiltër në Zotin e bekuar, por demonstrim i besnikërisë politike ndaj armiqve të jashtëm, që e duan më shumë se sytë e ballit ç’kombtarizimin e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe shndërrimin e shteteve të tyre laike në shtete fetare.
Ndaj nuk bëhet fjalë për promovim të besimit të sinqertë intim, spiritual dhe paqësor, por të besimit kalkulues, publik dhe politik.
Sepse besimi i vërtetë, intim dhe paqësor në Zotin, e ka vendin në zemrat e njerëzve dhe në objektet fetare, por asesi në institucionet politike dhe sheshet publike, ngaqë ne jemi një shtet laik që pretendon të bëhet anëtar i Unionit Evropian dhe i NATO-s, e jo anëtar i Unionit Aziatik dhe i Liges Arabe.
Këtë që do t’ua them në vijim, ju lutem ta mirëkuptoni njëherë e përgjithmonë :
Lufta Speciale e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi, suksesin më të madh e arrin kur i dëshmon miqve tanë amerikanë dhe evropianë , që ne shqiptarët e të gjitha trevave etnike, nuk i (mirë) njohim, pranojmë, respektojmë dhe dëshirojmë vlerat e tyre, por vlerat e armiqve të tyre.
Ndaj rrënimi i imazhit të kombit dhe shtetit duhet të ndalohet urgjentisht me ligj sa nuk është vonë, ndërsa mashtruesit, manipuluesit, rrënuesit dhe shkatërruesit politik dhe fetar duhet të demaskohen dhe të përgjigjen urgjentisht para organeve të rendit dhe ligjit.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu