Arlinda Sejda/ RTK
Rreth 8 mijë banorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u janë pasivizuar adresat, një masë e shtetit serb që po u pamundëson shqiptarëve pajisjen me dokumente pas skadimit të tyre.
Kjo është një nga mënyrat e presionit për largimin e shqiptarëve nga Serbia, duke u pamundësuar edhe qasje në pronat e tyre
Nexhat Ibrahimi, banor i fshatit Shoshajë në Komunën e Preshevës, tha për RTK se ka disa javë që ka mbetur pa dokumente të Serbisë, pasi atij i është pasivizuar adresa në shtëpinë ku jeton.
Edhe përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, për RTK, këto veprime të institucioneve serbe karshi shqiptarëve në Luginë i quan tendencë të shtetit për zvogëlimin e popullsisë shqiptare, teksa thotë se ekziston frika nga forcimi politik etnik shqiptar në këto treva.
Kryetari i Bujanocit, Nagip Afiri tha se nuk kanë statistika zyrtare për pasivizimin e adresave, por nga të dhënat e mbledhura jo zyrtarisht vetëm në Komunën e Bujanocit, janë pasivizuar afro 2 mijë adresa të banorëve shqiptarë.
Nga këshilli për të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës , thanë se pasivizimi i adresave është zbatim selektiv i ligjit për vendbanime .
Pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë në Luginë, është një ndër pabarazitë që po u shkaktohet banorëve shqiptarë. Shumë nga ta, përmes pasivizimit që Serbia e bën duke zbatuar ligjin njëanshëm, po mbesin pa qasje në pronat e tyre
Bazuar në shtrirjen gjeografike Presheva,Bujanovci dhe Medvegja duhet të quhen Kosovë lindore.
Bujanovci dhe Presheva gjenden në rrugën kryesore të Moravës,kurse Medvegja ka pozitë periferike dhe shtrirje në rrjedhën e lumit Jabllanica, e distancë të vogël me vendbanimet e Gallapit.
Medvegja ka 524 km2. Në kuadër të Metvegjës gravitojnë mbi dyzet fshatra dikur puro shqiptare. Presheva ka 264 km2 Ndërkaq, Bujanovci 461 km2 . Trevat e fundit lidhen përmes Moravës së Binçes me Krahinën e Anamoravës së Republikës së Kosovës.
Nëse studiohet e folmja e këtyre regjioneve shqiptare shohim se ajo e Medvegjës është identike me atë të Llapit.
Prandaj emërtimi Lugina e Preshevës është i gabuar . Këto troje shqiptare të shkëputura nga ish- Jugosllavia me forcë nga trungu i Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet të quhen gjithsesi Kosovë lindore.
Madje përpara shpërnguljes së madhe të shqiptarëve në vitet 1877 – 1878 vendbanimet e Sanxhakut të Nishit edhe vetë osmanlinjtë i kanë quajtur ” Arnautlluk” ( Shqiptari) kurse serbët ” Arbanashka zemla ( Toka shqiptare)
Mjerisht emertimin Lugina e Preshevës e hasim edhe në libra të Gjeografisë, çfarë është lëshim i pafalshëm .
Nga kushdo që studiohet shtrirja gjeografike e Medvegjës,Preshevës dhe Bujanovcit çonë në konkludim të saktë se këto vise janë të patjetërsueshme nga Republika e Kosovës dhe pjesë të ligjshme të saj. Shumë bukur një fshatar i Sjarinës në portalin ” “Medvegja sot” tha ” Në humbjen e këtyre vendeve të bukukura fajtorët më të mëdhenj jemi vet. I braktisim çdo ditë dhe shkojmë e i mbipopullojmë qytetet e Kosovës si Fushë – Kosovën e Prishtinën. Gjatë verës dhe ditëve të para të vjeshtës iligjia e Sijarinës vërshohet nga vizitorë të huaj, kjo bën me kuptua që me vepërimet tona të pamatura po i bëjmë një argat më tepër Serbisë “