Naza Krasniqi, juriste, Prishtinë
____
Opinioni im personal dhe profesional rreth aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Zyrtarëve Publikë lidhur me nenet e kontestuara.
____
Gjykata Kushtetuese në periudhën 3 vjeçare rrëzon dy herë radhazi Ligjin per Zyrtarët Publikë. Pra, në qershor të vitit 2020 Ligjin Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, dhe në gusht të vitit 2023 Projektligjin e Ri për Zyrtarët Publikë.
Kjo tregon qartë, se projektuesit dhe votuesit e ligjit duhen të jenë të kujdesshëm sa i përket këtij ligji, e sidomos të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të bëjmë eksperimente me zyrtarët e administratës së shtetit, në të cilën tash e një çerekshekull është investuar dhe është punuar intesivisht, si nga vendoret ashtu edhe nga ndërkombëtaret.
Me punën dhe profesionalizmin e kësaj administrate, vlerësohet progresi i Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, e te cilat mekanizma përmes raporteve dhe performancës të nxjerrura për Kosovën, si një vend, që ka arritur të ketë një performancë të shkëlqyeshme në zhvillimin dhe progresin e arritur, e ky zhvillim dhe progres i arritur është falë punës profesionale te kësaj administrate.
Te dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në një periudhë 3 vjeçare, rreth Ligjit për
Zyrtaret Publikë duhet të jenë alarm dhe vetëdijësim për politkanë dhe institucionin përgjegjës, që mos projektojnë dhe votojnë ligje sipas dëshirave dhe bindjeve të tyre….!
Reformën në administratë ta zbatojnë duke përdorur mekanizmat te shkëlqyeshme të vendeve që kanë përfunduar këto reforma dhe kanë rezultuar në përformacë të lartë.
Akgjjykimi i gjykatës Kushtetues për mandatet aktuale të përhershme për pozita menaxheriale të nivelit të ultë dhe te mesëm ka shfuqizuar dispozitat kalimtare të Nenit 99 nga Paragrafi 1 deri 7.
Aktgjykimi konstaton që Neni 99 i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me Nenin 46 të Kushtetutës së Republikes së Kosovës në lidhje me Nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.
Aktgjykimi tutje sqaron, që në rrethanat e Nenit 99 të Ligjit të kontestuar, nuk është kontestuese që ka kufizim/ndërhyrje të të drejtave dhe lirive themelore të zyrtarëve aktualë të administratës shtetërore, të cilët ushtrojnë detyra menaxherial të nivelit të ultë dhe të mesëm drejtues, por zbatimi i këtij neni, jo vetëm që humb funksionin që ushtron, por edhe marrëdhënien e punës, mungon e drejta e ankimit dhe është mohuar në tërësi e drejta në ankesë për sa i përket sistemimit në pozitën përkatëse profesionale, futjes në “Listën e Pritjes” ose lirimit nga shërbimi civil sipas nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës Kosovës.
Me shfuqizimin e nenit 99 pengohet shpallja e pozitave për nivelin menaxheral të ultë dhe të mesëm që janë të plotësuar, sepse nuk është në përputhje me Nenin 46 Kushtetutës në lidhje me Nenin 1 të Protokollit nr 1 të KEDNJ-së.
Paragrafi 6 i Nenit 67 të Ligjit për Zyrtarët Publikë është në kundërshtim me Paragrafin 1 të Nenit 3 dhe Paragrafit 1 të Nenit 7 të kushtetutës, nuk është paraparë qe “Lista e Pritjes” të sistemohet sipas Nenit 66 të Ligjit për Zyrtarët Publikë, duke mos përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat e zyrtarëve perkatës, por duke i deleguar të njëjtat, që përcaktohen nga qeveria me Akt nënligjor pas propozimit të Ministrisë përgjegjëse për Administratën Publike në konsultim me Ministrinë përgjegjëse për Financa.
Paragrafin 3 dhe 4 te nenit 88 Ligjit per Zyrtarët Publikë, aktgjykimit gjykates Kushtetues thekson, që një përcaktim i tillë ligjor është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës dhe vet Ligjin për Inspektoratin e Punës, i cili të njëjtit nuk i përcakton kompetencën për të zgjidhur konteste nga marrëdhënia e punës dhe për më tepër, me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të përcaktuara në Nenin 4 të Kushtetutës.
Sipas aktgjykimit në rastin KO27/21, të publikuar më 16 dhjetor 2022, nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është konstatuar, se në rastin e krijimit te marrëdhënies së punës, vetëm gjykata është kompetentë për zgjidhjen, e jo edhe inspektorati i punës, siç parashihet me paragrafin 3 dhe 4 te Nenit 88 LZP.
Ndërsa te Neni 9 i Ligjit për Zyrtaret Publike i Gjykates Kushtetuese e ka shfuqizuar, me këtë arsyetim: Në aktgjykim shtjellohen kriteret e përgjithshme, që një person duhet t’i plotësojë në procedurën e rekrutimit, për t’u pranuar si zyrtar publik në cilëndo kategori apo nivel, pavarësisht përcaktimeve në Paragrafin 1, nënparagrafët 1.1. dhe 1.3. të këtij neni. Të huajt, pjesëtaret/ët e diasporës dhe shtetaset/it nga vendet, me të cilat Republika e Kosovës ka marrëveshje, të cilat/ët posedojnë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës, mund të pranohen si zyrtarë publikë. Qeveria, me akt nënligjor përcakton funksionet shtetërore në të cilat këto kategori mund të pranohen si zyrtar publik. Gjykata ka vlerësuar, që përcaktimi i kriterit të “përshtatshmërisë” është i papajtueshëm me garancitë kushtetuese, sepse ligji është përcaktuar, që të udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë, meritës, transparencës, profesionalizimit, paanësisë partiake dhe mosdiskriminimit.
* Autorja e shkrimit është Ma.sc. i shkencave Juridike-Kushtetuese Administrativ-
E drejta dhe drejtësia
E drejta dhe drejtësia