ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Rreth hapjes së ekspozitës për bamirësi “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistemcës dhe Shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Don Lush Gjergji, Prishtinë 

Me titull “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistemcës dhe Shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”, është hapur ekspozita për bamirësi, e cila mbahet në ditët e Shën Nënës Terezë. 

Kjo ekspozitë ka për qëllim të kujtojë sfidat dhe rezistencën e popullit shqiptar në vitet e 90’ta, nga agresioni serb. 

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, Bardh Rugova tha se përmes librave e fotografive po mundohen të kujtojnë vlerat që kishte qysh atëherë populli ynë. 

“Kushdo që i kujton vitet e 90’ në Kosovë, do të kujtojë shoqërinë shqiptare e cila nën një trysni pushteti do të bënte një jete të solidaritetit… Përnjëherë brenda një shoqërie të caktuar ekzistonte një tjetër lloj prestigji, jo ai i hapur i vlerave të zakonshme, paraja, makinat e shtrenjta, luksi, por ishte një prestigj i mbuluar në të cilën ekzistonte një tjetër sistem vlere. Jemi mbledhur për të kremtuar atë epoke, ata periudhë në të cilën ishte një sistem tjetër i vlerës, një sistem i cili mbështetjeje në bamirësi, humanitet e solidaritet. Është një sistem i vlerës, në të cilin përmes ekspozitave të tilla si shoqëri tregojmë se nuk duam ta harrojmë, duam ta kujtojmë si një epokë në të cilën ishte periudhë e vështirë për të jetuar, por ishte një vlerë që kemi mbijetuar”, tha Rugova. 

Ndërsa, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, derisa ka kujtuar vitet e rënda që ka hasur populli shqiptar, tha se ishte solidariteti që i mbante gjallë. 

Gjergji shtoi se si model i gjithë këtyre vlerave ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Terezë. 

“Ne prej viteve 1981 dhe 89’ e kemi pas një dhjetëvjetor i cili na ka vënë në sprovë të gjithëve, ata që atëherë ishin në jetë, dhe atëherë kemi gjet damarin e komunikimit të posaçëm, pikërisht për çështjet jetësore. Të vëllazëruar e të bashkuar kemi krijuar një popull i cili dalëngadalë vetëdijesohet dhe përcaktohet. Prej 89 heqjes së Autonomisë së vogël dhe më tepër deklarative deri në 89’ ka qenë sprova vendimtare kush jemi, çfarë duam dhe si duam të realizojmë gjithë këtë. Dhe prej vitit 1990-të në ngjarjet e mëdha të popullit tonë, që e kemi quajtur edhe Pranvera e Madhe, me pajtime të gjaqeve, me sistemin paralel shkollor dhe shëndetësor ju kemi përgjigj vetvetes, por edhe miqve e armiqve se ne nuk heqim dorë prej vetvetes. Si model i përsosur i gjithë kësaj ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Tereza”, tha Gjergji.

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku ka treguar më shumë për këtë ekspozitë. 

“Ne këtë ekspozitë po e bëjmë për ditën e bamirësisë që është nesër. Dita e Bamirësisë është dita që lidhet dhe datën e vdekjes dhe shkuarjes në amshim së Shën Nënë Terezës…Tani këtë vit është vendosur si prioritet t’i vëmë në pah gjithë kontributin e njerëzve të Kosovës dhe jashtë saj për të rezistuar pushtetit serb nëpërmjet institucioneve paralele atëherë, apo ndërtimit të sistemit të arsimit, shëndetësor e social, si një lloj rezistence kundër pushtimit serb”, tha Gajraku. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu