ARKIVI:
4 Shkurt 2025

Rreth librit të shkrimtares Ervina Toptani në gjermanisht

Shkrime relevante

Rreth librit të shkrimtares Ervina Toptani në gjermanisht

Nga Alisa Velaj ___ ERVINA TOPTANI ME LIBER PER PUBLIKUN GJERMAN ___ Quhet Ervina Toptani,...

Lufta hibride mediale, një “makiavelizëm” i ri politik në zgjedhjet e vitit 2025

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina ___ 1. Që nga viti 2017-2021, në...

Për moralin Turko – Arab që banon nën brekë, lëpihet si akullore dhe hahet si burek !

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prizreni (Autor : Lirim Gashi ___ Bukuroshja turke...

Shpërndaj

___
ERVINA TOPTANI ME LIBER PER PUBLIKUN GJERMAN
___
Quhet Ervina Toptani, profesoreshe ne nje kolegj ne Vjene dhe ka fare pak qe ka botuar librin e saj të pare ne gjuhën gjermane. Prej Ervines kam lexuar teper shpesh miniprozat apo poezite qe hedh ne rrjetet sociale, por jo liber me vete. Dje u gezova shume kur pashe se nje tjeter simotër shqiptare dhe letrare imja, ka nisur nje rrugetim te mbare.
Ne Vjene eshte mesuese dhe kjo tregon shume per te. Shqiptaret shesin mend per arritjet e tyre jashte, po per mua qe kam kaluar ne procedurat e njohjes se diplomes a marrjes se liçences per punen me femije ne Gjermani, e di se sa e veshtire eshte te jesh mesuese. E di dhe se sa e veshtire eshte te botosh nje liber ne gjuhe te huaj. Me jane dashur vite per librin tim ne Carvena Barva Press ne USA. Prandaj dhe gezohem shume qe nje shqiptare eshte mesuese ne Vjene dhe mberrin para publikut gjermanishtfoles, qe nuk te fal per asgje kur vjen puna te meritat.
Jemi mesuar te tundim flamujt per shqiptare qe çajne jashte nga kontaktet me Shqiperine, qe kudo levizin me shtet perdore, apo te trumbetojme per perkthime veprash letrare qe i ben te mundur QKLL-ja. Vepra qe nuk gjenden ne librarite jashte, emra te establishmentit qe u jane bere te lodhshem te gjitheve dhe kur bejne promovime ne Perendim, kane te pranishem punonjesit e ambasades e ca veta nga fisi.
Diktaturat e çfare do lloji jane perhere marrafrymese, kurse librat si ky i Ervines, apo ai I Ardita Jatruse, qe botohen fale pelqimeve te nje botuesi te huaj, pa asnje nderhyrje shqiptare, jane nje fllad i bukur per gjuhën shqipe.
Suksese Ervina Toptani! Na i bere me te bukur Shqiperine e njerezve qe e duan artin fale empatise shpirterore, e asgjeje tjeter pertej kesaj.
Paç shendet, qofsh grua e lumtur ne çdo dimension e krijimtari te begate!
***
Me emocionoi Alisa Velaj me çfarë sinqeriteti e ka percjellë këtë shkrim/njoftim të saj mbi librin tim. Nuk është aspak e lehtë t’i bësh vend vetes askund sidomos në shtete të mëdha ku konkurenca e pse jo dhe xhelozia e shfaqur herë hapur herë e nënkuptuar nuk lenë shumë vend për përparime, por kur mirësia është motoja e çdo pune të kryer, e çdo sakrifice, ajo herët a vonë shpërblehet.
Të falenderoj shumë për këtë letër të hapur e dashur Alisa e të uroj suksese pafund në fushën tënde e në jetë po ashtu.
Të përqafoj nga Vjena në Hamburg.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Suksese të mëtejshme i uroj atdhetares , shkrimtares znj. Toptani ! Vec gëzim e krenari përcon krijimtaria dhe emri i saj ! I lumtë dhe prapë suksese të mëtejshme i uroj !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu