Gani I. Mehmeti
Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga UBT, 2025.
Unë jam shumë larg Kosovës dhe librit në fjalë. Mirëpo, për librin u informova gjatë bisedës së autorit në studion e RTK në emisionin « Mirëmëngjesi Kosovë », sot, më 10 janar 2025, që jipet nga ora 7:00 e deri në orën 9:00.
Autori i librit për mua ishte njeri i panjohur, por ai ishte i njohur mirë në Kosovë si punëtor i shquar i arsimit universitar, çka edhe titulli i librit të tij, më shtuan interesimin ta përcillja bisedën e tij në RTK. Pavarësiosht nga kjo, autori Musa Sabedini, është Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues dhe redaktorëve të profesionalizuar.
Më ka rënë të përcjellë edhe autorë të tjerë librash, por nuk më kanë lënë përshtypje kaq të lartë dhe nuk jam ndarë kaq i kënaqur sa me bisedën e autorit të këtij libri, edhe me shprehjet e fjalët tejet etike të një njeriu me etikë të lartë. E them këtë me plot të drejtë, sespe aty ku ishte ky, them se jam edhe unë.
«Etika, mburojë e gazetarisë profesionale». Etika nuk vlen vetëm për gazetarinë, ajo vlen për njeriun në përgjithësi, po autori arsyetohet, se fjalën e ka për gazetarët, duke përfshirë etikën personale edhe jashtë gazetarisë.
Njeriu, nëse nuk e ka etikën e tij personale, ai ndodh të mos jetë njeri. Diçka njeriu duhet të ketë edhe nga lindja – mirësjelljen e tij dhe edukatën. Këto janë me të cilat njeriu shquhet si njeri, dhe mungesa e tyre tregon se nuk është njeri.
Musa Sabedini tregonte se si duhet të sillet dhe të shkruajë një gazetar, mbasi këtu fjala ishte për gazetarin.
I sjellshëm, ngadale, pa ton të ngritur, fliste si një edukator për librin dhe për gazetarin se si duhet të jetë ai. Me sa tha ai, kishte marrë shembuj nga portale e televizione për jogjindshmërinë e tyre si duhet në jetën gazetareske dhe për lame e ngjarje të shkruara, ndoshta të paverifikuara mirë dhe për shfaqje fotografishë të njerëzve të vrarë apo të pêrfshirë në aksidente të ndryshme, të cilat do të ishin shumë të rënda për familjarët e të prekurve në këto ngjaqrje të rënda, nga që familjarët ishin të papërgatitur têëmarrin lajme tê hidhura ku, ndoshta, do të jetë pêrfshirë në aksident apo të jetë privuar nga jeta prej dikujt tjetër, kur familjarët do duhej të lajmëroheshin nga njerëz kompetent zyrtarë për raste të tilla e jo të lajmërohen nga mjetet e informimit, nga portalet e ndryshme joetike, që për qëllim kanë vetëm kush po shkruan më përpara, kush po del i pari.
Autroi i këtij libri, ashtu siç i ka vënë titullin librit, dukej të ietë edhe vetë – i edukuar edhe si gazetar, edhe si profesor universitar, edhe si njeri.
Autori thot se libri i radhës, “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, po vjen në një kohë kur media kosovare në përgjithësi është e mbuluar dhe e përcjellë me shumë gabime e të meta, që shkojnë në dëm të etikës gazetareske.
Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMSHK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”.
“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike.”
Profesori dhe publicisti Musa Sabedini ka thënë se në libër ka shtjelluar e trajtuar rolin e etikës në gazetari, në media, rolin e etikës në jetën e përditshme, në shkrime e tekstet tona, që i plasojmë çdo çast.
Uroj të ketë sa më shumë lexues të këtij libri, e autorit suksese të tjera!