ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Rreth protestës së “veteranëve” që meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, pas luftës ia lanë vetës!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

FOTO Protesta në Kosovë, veteranët e UÇK-së hyjnë me forcë në oborrin e Kuvendit, ndërhyn policia

Lirim Gashi, Prishtinë
Unë kam parë dhe përjetuar shumë gjëra të këqija në jetë, por kurrë nuk kam besuar se njëzet e dy vjet pas gjenocidit të paparë të ushtrisë dhe policisë klerikale-fashiste serbe ndaj civilëve shqiptarë, do të shoh me sytë e mi se si disa ish-pushtettarë të korruptuar organizojnë protesta të veteranëve, të cilëve ua cenuan më së shumti dinjitetin njerëzor kur frynë listat me emrat dhe mbiemrat e veteranëve të rremë për përfitime personale.
Ndërkaq e bënë këtë pavarësisht faktit se u pasuruan paraprakisht në mënyrë marramendëse jo vetëm nga grabitja e pronës publike, buxhetit të shtetit, donacioneve, fondeve per zhvillim, thesarit dhe doganave, por edhe nga privatizimi mafioz, manipulimi i tenderëve dhe abuzimi me falimentimet mafioze.
Pra, këta janë po të njëjtët njerëz, që menjëherë pas luftës, meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, fillimisht i kthyen në merita ekskluzive personale dhe menjëherë më pas në monopol personal mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe tregtinë me territore shteti.
Është e mahnitshme se sa ma kujtojnë këto protesta skenarin dhe qëllimin e atyre protestave të turpshme të serbëve vendas në vitin 1987 në Fushë Kosovë, të cilat e sollën në pushtet kriminelin dhe xhelatin më të madh të pas Luftës së Dytë Botërore, Sllobodan Millosheviqin.
Pyetja është; pse këta komandantë i organizojnë këto protesta?
Natyrisht për t’i justifikuar listat e fryra me veteranë të rrejshëm që në mënyrën më të turpshme shkelin dinjitetin e veteranëve të vërtetë.
Pse i frynë listat?
Për t’u pasuruar edhe më shumë, thuajse nuk kishin çfarë të hanin.
Pangopshmëria e tyre e mallkuar, pavarësisht se vodhën dhe grabitën gjithçka që panë dhe arritën për njëzet vjet me radhë, i detyroi ata të organizojnë protesta pikërisht në kohën e krizave të njëpasnjëshme lokale dhe globale, që kulmuan me luftën në Ukrainë dhe me fushatën e paprecedentë të Sputnikut rus, të cilës iu bashkuan shumë media lokale për para.
Një sjellje e tillë e turpshme pasqyron edhe një herë më shumë hartën e tyre mendore të helmuar, me virtytet, atributet dhe tiparet më të ulëta që mund t’i kenë vetëm personat e kalibrit të tillë.
Çuditërisht, Organizata e Veteranëve të Luftës kurrë nuk rebeloi kundër ish-komandantëve të saj që i frynë ato lista, por vazhdimisht rebelon kundër politikanëve që kundërshtuan aktin e tyre të turpshëm sa ishin në opozitë.
Pyetja është kush u pasurua nga ai akt i turpshëm?
Sigurisht jo politikanët që protestuan kur ishin në opozitë, por komandantët edhe ashtu të pasur.
Kush u varfërua?
Natyrisht veteranët e vërtetë të luftës, për të cilët sot derdhin lotë krokodili, pikërisht këta komandantë që ua cenuan më së shumti dinjitetin.
Pse po organizojnë protesta këta komandantë të kriminalizuar ?
Vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e opinionit të gjerë nga mizoritë, vjedhjet dhe manipulimet e tyre të panumërta përmes të cilave varfëruan dhe mjeruan luftëtarët e vërtetë të lirisë dhe shumicën e qytetarëve të vendit.
Në fakt ata duke abuzuar me ndikimin e tyre në Organizatën e Veteranëve të Luftës po e kthejnë këtë të fundit në mbrojtëse të tyre nga përgjegjësia ligjore.
A ka turp dhe krim më të madh se ky?
Lind pyetja?
A thu i shqetësojnë këto fakte të pamohueshme njerëzit që i mbrojnë këta kriminelë nga përgjegjësia ligjore ?
Deri kur duhet të bëhet jeta e qytetarëve, përparimi i këtij vendi dhe përmbyllja e shtetësisë së tij peng e interesave të ngushta e ish pushtetarëve të kriminalizuar?
Dhe pyetja e pyetjeve në të cilën nuk ka sot pothuajse askush përgjigje, është si në vijim :
Pse nuk flet askush në këtë vend për gratë e përdhunuara, për fëmijët e masakrar në barkun dhe jashtë barkut të nënave të tyre, për kufomat e pa kthyera nga varrezat masive në Serbi, si dhe për mungesën e kerikimfaljes dhe dëmshpërblimit?
A nuk e solli pikërisht terrori, gjenocidi dhe dëbimi masiv i shqiptarëve nga ushtria dhe policia klerofashistë serbe krizën e paparë humanitare dhe intervenimin urgjent të NATO-s?
Sa vlejnë në këtë vend kufomat e fëmijëve të masakruar dhe grave të përdhunuara në ?
___
* Autori është kryetar i Forca e Diasporës me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lirim, te lumt dora!
    Vertete e kishe arsyetua me çdo fjale veprimet e pamatura e pamend te udheheqesve te protestes.
    Pse anjehere ”veteranet” nuk protestuan ne qeverisjet kur ishte Hashimi e Ramushi ?
    Ata nuk e kundershtuan as asociacinin e formimin e gjyk. soeciale.
    Po tash çka po kerkojne veteranet?
    Kerkuan dhe i realizuan kerkesat per studime ne Univerzitete, duke i shperfillur rregulloret, u bene me shume veterane se ushtria e policia serbe ne Kosove. U sherbyen me rrena se ata e çliruan Kosoven etj.
    A nendojne veteranet qe pjesa tjeter e popullsise te perjashtohen nga çdo e drejte e ato te drejta ti marrin vetem ata?
    Pse nuk po protestojne kunder avokateve te Hashimit, Jadriut, Rexhepit, Jakupit qe buxheti i Kosoves iu pagoi afro 10 milion euro.
    Edhe familjareve te tyre iu paguhen rrugtimi, fjetja e ushqimi.
    Pse nuk e kundershtuan, kur shefatve tyre ”udhehiqeshin” kunder ”koorigjimit” te kufinjeve, kunder ”demarkacionit”, kunder vjedhje te deshmive ne polici …. arit etj.?
    Uluni ne toke e qitne gishtin ne toke!
    Sinani

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu