Patrijarku i Serbisë Porfirije
Gani I. Mehmeti
APEL SHTETEVE TË QUINT-it, BE-së DHE NDËRMJETËSUESËVE NË BISEDIMET KOSOVË – SERBI
Lidhur me reagimin tuaj për moslejimin e vizitës së patriarkut serb në Kosovë.
Të gjithë ju që keni reaguar për këtë, unë do ju thërrisja: Merrni fjalorë çfarë të doni, shikojini se çfarë thonë për FENË se kujt i shërben ajo dhe kur, pastaj do të ishte mire të bëni reagimin ose jo.
Jo, pse nuk e kam ditur, por që të mos gabojë dhe që të ju bind juve, unë mora dy fjalorë freengjisht – frengjisht. I pari është i botuar për herë të parë në vitin 1967, herën e dytë më 1993 dhe herën e tretë në vitin 2003, prej 2950 faqesh, në faqet 2229 dhe 2230 shkruan se ç’është feja, që unë nuk do e japë këtu krejt atë çka shkruan për fenë, sado që e kam gati, por ngarkohet shkrimi, por vetëm po them se askund nuk shkruan se feja duhet të merret me politikë as individuale as shtetërore e as kombëtare. Se feja është një besim dhe është çështje krejt personale.
Fjalori i parë
Po kështu shkruan edhe në fjalorin tjetër frengjisht – frengjisht, botuar në vitin 1992 në Kanada e në Francë, në faqe 871, që e keni në foto, ka gjithsej 1680 faqe, pra është më i vogël, shpjegimet i jep më shkurt, por qartë. Edhe ky fjalor ka pothuaj të njëjtin shpjegim për fenë, ku në asnjë shpjegim nuk e ndërlidhë me çështje politike e as shtetërore e kombëtare.
Fjalori i dytë
Natyrisht, kjo kështu edhe i takon fesë të jetë, sepse të një besimi fetar a të një religjioni, mund të jenë (dhe janë) disa popuj, disa kombe apo disa shtete dhe fesë nuk i takon të fusë përçarje ndërmjet tyre. Ajo ka tematikën e vetë se si duhet të jetë njeriu i edukuar, si të besojë në Zotin dhe qëllimi është një vend I mire në botën e amshueshme.
Dhe, nëse nisemi tani nga ajo se çfarë predikon patriarku serb nëpër kishat ortodokse, do duhej shpallur luftë patriarkut serb. Kjo se, nuk ka ndodhur në asnjë ritual fetar që nuk ka mbjellur urrejtje ndërmjet kombeve e popujve ortodoks e joortodoks. Patriarku serb, si në Kosovë, si në Serbi kërkon luftë kundër popujve tjerë joortodoks. Ai nuk merret me fenë, me liturgjinë fetare që të përpiqet të afrojë popujt e kombet, por vetëm të fuse urrejtje e luftë në mes tyre.
Ky patrarku serb, sidomos në Kosovë kërkon të vijë për të vazhduar me urrejtjen e serbëve kundër shqiptarëve.
Në anën tjetër, vetë serbët kanë shkruar se përgatitjet për pushtime të tokave shqiptare, kanë dalë nga vetë patriarkët serbë dhe nga feja ortodokse qysh në luftën e beogradit më 1806 e këtej deri sot, duke trasuar planet e tyre pushtuese shtypëse deri në ndjekje të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Një plan të tillë e kanë marrë edhe akademikët serbë, po prej fesë ortodokse serbe.
Prandaj, mos u çuditni përse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës ia ka ndaluar vizitën Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije.
Është për t’u çuditur se si, QUINT-i, BE-ja e tjerët, nuk reaguan asnjëherë ndaj Serbisë me rastin e shkeljes së marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë, por po gjendet vetëm Kosova, e cila i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, ndërsa Serbia asnjë, përveç pranimit të targave dhe dokumenteve të identifikimit!
Mirëpo, Serbia ka njoftuar me shkrim BE-nëse nuk do të zbatojë pikat që nuk i shkojnë përshtati asaj nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është duke i shkelur ato edhe sot e kësaj dite, sidomos me lobimin për mospranim në Këshillin e Europoës, që, me sa po shihet, sot po përkrahet edhe nga vetë JU, me kërkesën e formimit të asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kusht që nuk ishte, deri sa tek ju ndërhyri Vuçiqi.
Pra, kisha ortodokse serbe nuk është një kishë fetare, ajo nuk merret me fenë fare, as me jetën e amshueshme, por është krejtësisht politike. E, politika serbe si përçarëse mes popujve e shteteve, duhet të ndalohet, të paktën jashtë Serbisë. Brenda Serbisë nuk do të ndërhynim, përkundër që e meriton, se nga aty del urrejtja ndërmjet popojve dhe shkohet deri në luftë.
Ankesave tuaja i ka paraprirë ajo e Petkoviqit, ditë më parë.
Po ua them edhe një se, Serbia është problem, jo Kosova, Kosova askujt nuk I kërcënohet me luftë, ajo është vetëm për mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve Brenda saj dhe të territorit të vet.
SHKRIM I NJIANSHEM JO OBJEKTIV.
Asht shume e drejte çka shkruhet per Kishen Serbe dhe moslejimi i vizitës së Patriarkut Porfirije në Kosovë per arsy se Kisha Serbe asht kundra Lirise se popullit shqiptar te Kosoves.
Por po per te njajten arsy duhet te mbahet i njajti qendrim edhe ndaj Kryemyftiut te Kosoves dhe klerit musliman te Kosoves per QENDRIM ANTISHQIPTAR. Kleri musliman feston pervjetort e sulltanve turq-osman, te cilet e masakruen per 500 vet rresht populli shqiptar te Kosove dhe krejte shqiptart. Kleri musliman i Kosoves ofendon dhe mohon vlerat e mdhaja te Heroi te Kombit Shqitar te madhit Gjergj Kastrioti . Skenderbeu.
Ajo çka vlene per ortodoksine sllave dhe sllavt ndaj shqiptarve, vlene edhe per turqit osman musliman dhe shqipfolsit musliman te Kosoves.
Per ma keq ky reagim per “moslejimin e vizitës së Patriarkut Porfirije në Kosovë” i asht dergu edhe SHTETEVE TË QUINT-it, BE-së DHE NDËRMJETËSUESËVE NË BISEDIMET KOSOVË – SERBI. Ky qendrim ne kete shkrim asht QENDRIM ANTISHQIPTAR I NJIANSHEM PROTURK ANTI SLLAV.
Ky reagim asht ne DAM TE POPULLIT SHQIPTAR TE KOSOVES DHE MBAR SHQIPTARVE.