Nga: Paul Tedeschini, Milano
E lexova me vemendje këtë shkrim analitik të Zotni Rrezart Kalaja.
Un personalisht këtë problem e shof në nji kand tjeter dhe e ndaj në dy pikëpamje.
Nga pikpamja fetare:
Në fakt PERÇARJA FETARE në trojet shqiptare ka fillu qyshë mbas pushtimit turk-osman, i cili me mjetet dhe format e veta bani këthimin e të krishterve shqiptar në musliman, apo siç quhej atëher turq-elahamdulilah. Kjo asht trashigimia e damshme perçarse e pushtuesit turk-osman, që i la popullit europian shqiptar turku. Hec e rregulloje tesh.
Nga pikpamja kulturale:
Besimi apo Feja në fakt asht nji pjesë perbase e kultures së nji populli. Ndryshe asht besimi fetar në Kinë si pjesë perbase e kultures së kinezve, ndryshe asht në Indi, ndryshe asht në Japoni, ndryshe asht në Lindjen e Mesme dhe disa vendeve aziatike, ndryshe asht ne Boten Prendimore e kështu me rradhë.
Muslimanizmi i perket kultures se popullit aziatik arab, i cili bartë me vedi kulturen e këtij populli. Muslimanizmi nuk ka pothuejse asgja të përbashkët me kulturen europiane kristjane, së ciles i perkitte popullit europian shqiptar para pushtimit turk-osman. Simbas mendimit tim kjo diference e madhe kulturale perban PERÇAMJEN KULTURALE TȄ POPULLIT SHQIPTAR TȄ SOTEM.
Fakti, qe mbi nji milion shqiptar nder tre miljon shqiptar te Shqipnise (musliman dhe kristjan) , nuk kan emigru në vendet muslimane arabe simbas perkatësisë fetare, por kan emigru shumica dermuese në vendet prendimore kristjane, pra ky fakt tregon PRIRJEN E POPULLIT SHQIPTAR per heqjen dorë nga kultura arabe e trashigueme nga pushtuesi turk-osman. Ky asht nji PLEBISHIT I LIRE i SHQIPTARVE per rrugen, që kan gjedhë të ndjekin shqiptart per te miren e vet.
Tungjatjeta zotni Paul Tedeschini!
Shkrimin e juej me titull: “Rreth shkrimit te Zotni Rrezart Kalaja – për efektin përçarës të lëvizjës për rikëthim në kristianizëm” të publikuem këtu në portalin Fjala e Lirë – të cilin portal e moderon i nderuemi Arben Çokaj, e lexova me kujdes, më bani përshtypje dhe shiqova a mos ka dhanë koment Rrezart Kalaja, mbasi ju thirreni – reagoni në shkrimin e tij dhe në emnin e tij?! Por ai nuk ka dhanë koment deri me tash, ndaj vendosa që unë të jap koment në shkrimin e juej dhe po theksojë këtë:
Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë. Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkosisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.
*
Respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi
P.S:
Shkrimi juej asht publikue ne DRINI-us, të cilin portal e udhëheqë i nderuemi Gjergj Kabashi, e jo siç e kam shkrue unë në komentin e parë “se shkrimi juej asht publikue në Fjala e lirë”, ndaj kërkoj falje për këtë gabim.
me respekt,
Ismett M. Hasani, Suedi