ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Rreth solidarizimit panturk e panislamik të shqiptarëve të Kosovës e myslimanëve të Bosnjes, që sipas Nexhmedin Spahiut u dashka ta kenë me Turqinë!

Shkrime relevante

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Shpërndaj

Në foto: Medresa e Madhe “Mbreti Aleksander” e Shkupit, (Velika Medresa “Krala Aleksandra”), e ngritur në Shkup në fillim të shekullit të kaluar, disa vite pas pushtimit të viseve shqiptare nga Serbia .
Serbia largpamëse për interesat e veta, mendonte që përmes Islamit ti mbante Shqiptarët (por edhe boshnjakët) të lidhur me Turqinë si me “vendin e tyre”, në mënyrë që ti dëbonte e shpërngulte më me lehtësi atje në kohë e rrethana që asaj i shkonin përshtati. Në shpërnguljen e shqiptarëve rol të madh kanë luajtur shumë hoxhallarë të kësaj “fidanishteje” (agjent të shërbimit sekret serbomadh të kohës), me përjashtim të nxënësit të kësaj medreseje Mulla Zekë Berdynajt nga Radaci i Pejës, filozofit popullor të anëve tona e të burgosurit të njohur të “Goli Otok-ut”, njëherit udhëheqësit të kryengritjes për mbrojtjen e Masbjeshkës (Sanxhakut). Zekë Bërdynaj, ka mbetur, pos tjerash, në mbamendjen popullor me fjalën: “Ta jep dinin, por nuk ta jep Drinin!.
Do të thotë, ta jep fenë islame po të jetë nevoja, por nuk ta jep kombin.
Krejt e kundërta është duke ndodhur sot nga ana e disa islamistëve politik, kryesisht mercenarëve e mendjevasalëve, të cilët për hirë të “kombit turk” vazhdimisht e shprehin gatishmëri ta japin kombin (popullin e vet), por jo dinin, fenë!
Gjergj – Bajram Kabashi
Nexhmedin Spahiun e njoh qyshkur, diku që nga fundi i viteve të ’90-ta. Në të kaluarën jam pajtuar me shumë mendime e angazhime të tij, sidomos nga koha kur jetonte në Tiranë. Ky shkrim i tij , Vazhdojnë skandalet e Nexhmedin Spahiut: “Boshnjakët janë më europianë se Shqiptarët!” – DRINI.us , të cilin mbrëmë ma dërgoj që ta botoja në www.drini.us teologu nga Shkupi, Tim Shkupi, që dikur ka qenë imam (hoxhë), ka shumë gjëra që nuk ndërlidhen me asnjë realitet, por janë vetëm paragjykime të nxitura më shumë nga qarqet serbomëdha, sesa nga ato boshnjake dhe shqiptare, qofshin të Kosovës apo të Shqipërisë.
Identifikimi fetar i boshnjakëve dhe ky i Shqiptarëve (të Kosovës, kryesisht), është anakronik dhe nuk ndërlidhet me asnjë kulturë europiane.
Në fakt, thotë profesori Nexhmedin Spahiu, dallimi mes boshnjakëve e shqiptarëve është se boshnjakët janë më europianë se shqiptarët, ngase shqiptarët e kanë kompleksin e të qenit myslimanë, kurse boshnjakët nuk e kanë këtë kompleks.
Si erdhe deri tek përfundimet e tilla “shkencore”, Nexhmedin i dashur …?
Në të vërtetë qysh përpara luftës së Bosnjes, Akademiku boshnjak Muhamet Filipoviq ka qenë kundërshtari më i madh i fetarizimit të shoqërisë boshnjake nga ana e Alija Izetbegoviqit. Alija Izetbegoviq në historinë e Bosnjes do të mbetët praktikisht njeriu që ia ka bërë dëmet më të mëdha shoqërisë boshnjake, duke e futur në humnerën e ngatërresës botërore myslimane.
Muxhahedinët që erdhën nga pjesë të ndryshme të globit ku jetojnë popujt me përkatësi fetare islame për “ta ndihmuar Bosnjën”, sot janë pjesë e shoqërisë “muslimane” të Bosnjes, pasi që luftuan për “fenë e Allahut e Muhamadin” dhe ata tashmë janë integruar duke u martuar me boshnjake dhe ndihen si pjesë e muslimanizmit të porositur boshnjak.
Madje, “muxhahedinët” më të tmershëm ishin serbë, të përgatiur nga vet Serbia që ti jipnin pamje (imazh) tjetër luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Nexhmedin Spahiu nuk duhet të bije në nivel të shpjegimit të gjërave në këtë mënyrë, duke mos e kuptuar thelbin e islamizimit në Gadishullin Ilirik, sidomos pasojat e tij pas vitit 1912 në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni etj.
Jo vetëm informatat e hidhura nga ky shkrim i gazetares Diana Rexhepi nga Zagrebi, por edhe shumë e shumë të tjera (“Muxhahedinët” e parë që morën pjesë në Luftën e Bosnjes ishin serbë, të trajnuar në poligonin ushtarak-policor të Nishit – DRINI.us), e tregojnë të vërtetën ashtu sikurse që është ajo, e jo ndryshe.
Duhet të jesh i painformuar apo qëllimisht të mos kesh dashur ta kuptosh pjesën e historisë rreth islamizimit të detyrueshëm të shqiptarëve e të tjerëve qysh nga koha e periudhës së Mbretërisë së SKS (Kralevina Srba, Kroata i Sllovena), e ti ikësh të vërtetës së njëmendt se është mu Serbia ajo që me plan-programet e saj shtetërore i ka dhënë zjarr islamizimit institucional të shqiptarëve, boshnjakëve, shqiptarëve të Masbjeshkës etj. Dihet që Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Shkup , qysh në fillim të shekullit të kaluar është ngritur jo vetëm që ti ofroj e mbaj në lidhje shqiptarët e boshnjakët me Islamin, por parasëgjithash që islami të jetë “indi” që këta popujj të Gadishullit Ilirik (Ballkanit), ti mbajë të lidhur me Turqinë.
Madje kjo medrese ka qenë edhe “fidanishte” e komunistëve jugosllav, që po ashtu sikurse që e dokumenton edhe historiani Hakif Bajrami nga Prishtina, në krye me vet Josip Broz Titon dhe Aleksander Rankoviqin, kanë dhjetëra plane e programe si dhe marrëveshje me Turqinë për shpërnguljen e “arnautëve”, “turqve” e të tjerëve nga hapësirat e shtetit ish jugosllav.
Historiani dhe krijuesi nga Bjelo Polje e Malit të Zi, Edin Smailović , në studimet e tij e pohon qartë se “Velika Medresa kralja Aleksandra u Skoplju bila rasadnik komunista”, (Medresa e Madhe Mbreti Aleksandër, ka qenë fidanishte e komunistëve.)
Për të qenë ironia dhe cinizmi më i madh, është se edhe vet Mbreti Aleksander Karagjorgjeviq , ka qenë me origjinë shqiptare prej fisit Kelmend.
Që do të thotë se i asimiluari i dikurshëm nga shqiptar në serb, Aleksander Karagjorgjeviqi, përdorej nga serbomëdhenjt e fshehur pas lloj-lloj ideologjie, për islamizimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e veta të sërlashta!
Sikurse Dje, ashtu edhe Sot!
Përpos shumë mendimeve të gabuara , për shkak se bazohet e mbështetet vetëm në përkatësinë religjioze të një pjese të shqiptarëve, Nexhmedin Spahiu e bënë edhe këtë gabim të paimagjinueshëm për një person që thirret në aq shumë shkolla e studime të kryera.
Ja se çka thotë:
“Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të ishte në unison me boshnjakët, jo për faktin se boshnjakët janë myslimanë, po për faktin se janë viktima të të njëjtit agresor. Do të duhet ta kenë aleat strategjik Turqinë, jo për faktin se Turqia është një vend mysliman, por për shkak se është fuqia më e madhe në rajon, kjo për t’u mbrojtur nga Serbia, që është fuqia më e madhe pas Turqisë.”
Boshnjakët (apo myslimanët e Bosnjës, siç ke dëshirë ti quash), janë pjesë e një shteti të përbashkët që përbëhet edhe prej kroatëve dhe serbëve dhe ata nuk mund të sillen qysh t’ua merr mendja islamistëve të atjeshëm, kuptohet nëse e duan shtetin e përbashkët me dy entitetet e tjera.
Shqiptarët, Nexhmedin, nuk janë viktima vetëm të serbëve nga e kaluara jo aq e largët historike, por janë viktima edhe të Perandorisë Osmane për shumë shekuj, madje edhe të vet Turqisë së re, e cila duke e përdorur islamin si fe për ti asimiluar e afruar me idetë turkomëdha, në disa periudha të shekullit të kaluar shqiptarët e rrahur e ndjekur nga ish-Jugosllavija, i ka (keq) përdorur për ti vendosur në tokat e kurdëve e armenëve në Turqinë e sotshme.
Tjetra, sigurisht që e din (apo do të duhej ta kishe në dijeni!) se marrëdhënie shumë të mira me Turqinë erdoganiste ka madje edhe Milorad Dodik nga Republika Srpska!
Për marrëdhënjet e shkëlqyera të Serbisë së Aleksander Vuçiq me Turqinë e Rexhep Taip Erdoganit, nuk kemi se çka të flasim më shumë, pasi e dijmë të gjithë ne që patëm sy me pa e vesh me dëgjuar se si Erdogani në Serbi ndihmoj që të forcohet ekonomija serbe dhe ushtria serbe , e cila nesër-pasnesër mundet sërish të hyj në luftë me Kosovën dhe në anën tjetër ç’farë investimesh të pandalshme religjioze islamike bëri në mbarë hapësirat e “Arnautllukut”, sidomos në Kosovë, me qëllim e synim të rritjes së ndikimit turkomadh ndër një pjesë të shqiptarëve dhe të kalbjes së ndërgjegjës kombëtare shqiptare përmes investiemeve të tilla me prapavijë gjeostrategjike neoosmane.
Edhe fotoja me të cilën u ilustrua shkrimi, Vazhdojnë skandalet e Nexhmedin Spahiut: “Boshnjakët janë më europianë se Shqiptarët!” – DRINI.us ,  është pjesë e “trendit global” për ta shfytyruar shoqërinë boshnjake, duke e shndërruar atë në “shoqëri myslimane”. Aty shihen vehabistët e Sarajevës, që protestojnë “për të drejtat e tyre”. Ka ardhur puna pikërisht aty ku ka dashur Serbia me projektet e saj prijëtare për ta fetarizuar boshnjakizmin e Bosnjes, pasi si boshnjak ata do të ishin lidhur historikisht me atë vend që u ka takuar në gjithë rrjedhën e historisë.
Si shoqëri e muslimanizuar ata janë problem për vetvetën, parasëgjithash për identitetin kombëtar boshnjak.
Miku im i hershëm Nexhmedin Spahiu, bën gabime me disa prej pikëpamjeve të tij të shfaqura publikisht, që më parë se shkencore janë paragjykime fetariste.
Në të vërtetë, Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e të Luginës së Preshevës, duhet gjithmonë të jenë jo vetëm të ndruajtur e mosbesues, por të mos e pranojnë kurrë identifikimin fetar mysliman që u ofrohet si një “Dhuratë Danajsh” nga dashakqinjt e Shqiptarizmës gjithandej.
Të gjithë ne, pra edhe ti, jemi vetëm Shqiptarë, Nexhmedin Spahiu …!
Andaj, dije se në asnjërin vend europian nuk i intereson kujt përkatësia apo jopërkatësia fetare e tjetrit. Mua qe 22 vite sa jetoj në Norvegji, kurrë askush nuk më ka pyetur se cila është përkatësia a jopërkatësia ime fetare.
Ngarkesat e tilla shoveniste religjioze mund ti gjesh vetëm tek ndonjë shqiptarë i Maqedonisë, që parasëgjithash do të jetë Musliman apo tek BIK-u i Kosovës, vatra infektuese turkomadhe e islamizimit të Shqiptarëve.
Nexhmedin,
Diije se une nuk kam pasur kurrë paragjykime ndaj teje, pasi siç theksova më lartë, dikur ke bërë shumë punë të mbara, të mira e të vyera, por qëkur ia nise të preokupohesh e të shndërroheshe në një si pionier i “kombit kosovar”, isha mosbesues ndaj përpjekjeve të tilla të kota.
A e din, mik, pse po shprehem kështu …?
Pikësëpari asnjë “komb” (popull), nuk mund të bëhet a emrohet i tillë apo i atillë me porosi të ngjashme, siç mund ti shkoj mendja e teket dikujt.
Them përpjekje të kota , sepse “kombin kosovar” nuk e pranon pikësëpari asnjë serb i Kosovës, që në rastin më fatlum për të mirën e tyre duhet të jenë vetëm: Serbë të Kosovës, pra shtetas lojal të saj, si gjithë të tjerët.
Edhe po ta pranonin serbët e Kosovës përkatësinë “kombëtare” të “kombit kosovar“, ata nuk do t’i lejonte Serbia, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë.
Për Sanxhakun – Masbjeshkën, për të cilin e kanë dhënë jetën shumë shqiptarë, (në mesin e të cilëve babai im ështe plagosur rëndë për mbrojtjen e popullatës së tij) dhe qëndrimin e pakuptueshëm inferior të Shqipërisë e Kosovës ndaj tij, ti Nexhmedin Spahiu ke bukur të drejtë.
Mirëpo, nuk ke të drejtë kur preokupimin për të e ndërlidhë me përkatësinë fetare të sanxhakasve. Përkatësia fetare e sanxhakasve është përdorur e keqpërdorur nga Serbia qe më shumë se 100 vite. Më së shumëti kur i ka shpërngulur në Turqi, duke i vrarë e rrahur me dajak. Përmes keqpërdorimit të fesë islame, si gjithmonë, Serbia i ka sjellë gradualisht sanxhakasit në gjendjen e harresës së madhe.
Ata tashmë e kanë humbur gjuhën Shqipe, paravarësisht që janë shqiptarë me origjinë.
Ndikimi i Turqisë në Sanxhakun e Novi Pazarit, është katastrofal për sanxhakasit, megjithëse asaj popullate të pa krah e mbrojtje nga askush, i duket e mirë e në favorin e tyre ai ndikim. Atyre u duhet qoftë edhe një fjalë e mirë, pavarësisht që mund të jetë e helmët në brendinë e saj. Herën e fundit kur erdhi Erdogan në Novi Pazar, Vuçiqi e ka bërë talljen më të madhe të mundshme, duke e mburrur Erdoganin para mediave në Novi Pazar, se: “Më shumë po të duartrokasin ty, se sa mua …”.
Sjellje tipike e cinizmit serbomadh …!
Pasi arriti ta shkëpuste me luftë mizore të ashtuquajturën “Transverzalja e Gjelbër”, duke e futur në mes krijesën gjenocidale Republika Srpska, Serbisë gjithsesi i duhet “lidhja” e emocionale e Sanxhakut me Turqinë, vetëm e vetëm që Masbjeshka (Sanxhaku) të mos rilidhet me Shqiptarët, vëllezërit e saj të vërtetë që i ka në kufi.
Ndërtojua “boshnjakëve” të Sanxhakut ndonjë hamam apo xhami të Isa Begut dhe ata mbesin të stërlumtur …
Banorët e Masbjeshkës (siç quhet në popull Sanxhaku), gjithmonë duhen mbrojtur e përkrahur nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë, mirëpo përkatësia fetare e tyre nuk ka se çka të hyj në këtë “mes” , pasi as Shqipëria e as Kosova nuk e kanë ndonjë “çështje muslimane” për ta zgjidhur me Bosnjen apo në Sanxhak, por të kujdesen me ngulm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore të atyre shqiptarëve (shumicës së tyre me origjinë shqiptare, siç e thekson me të drejtë Nexhmedin Spahiu), duke mos u ndalur për asnjë çast.
Nexhemdin Spahiu …, nuk dua ti jep vetës të drejtë me të mësue duke i shprehur disa mendime rreth shkrimit tënd, por po të them miqësisht e hapur se e ke gabim që kërkon solidarizim të tillë islam me boshnjakët e Bosnjes dhe “boshnjakët” e Sanxhakut, kur ne nuk jemi popull që identifikohemi me fe, pra popull i pa rrënjë në tokën e vet ashtu siç janë boshnjakët e mashtruem, por secili prej nesh është pjesëtar i popullit Shqiptar.
Për fund. Nëse nuk e din, po të njoftoj se “bishti i ngritur turkomadh”, është ulur e futur “nën bark” pas ngritjes së bazës së madhe ushtarake të Greqisë kohëve të fundit, pra mu në kufirin me Turqinë dhe atë bazë nuk e kontrollon vetëm Greqia , por bota perëndimore që Turqinë neoosmane tashmë është duke e parë si aleatin më të pasigurtë e ngatërrestar të NATO-s.
____________
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe
SPAHI m. hist.Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Timari i spahiut. Ushtria e spahinjve. Fshatarët vuanin nga bejlerët, pashallarët e spahinjtë. I pinte të gjallë spahiu.
SPAHILLËK m. hist.1. Shërbimi spahiut dhe të drejtat e tij; sistemi i sundimit të spahinjve. E drejta e spahillëkut. Heqja e sistemit të spahillëkut.
2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë të dhjetën fshatarëve; e dhjeta dhe taksa të tjera që u merreshin me detyrim fshatarëve nga bejlerët. U kërkonin spahillëkun. Bejlerëve iu prenë spahillëqet.
3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtronte të drejtat e tij një spahi. Të ardhurat nga një spahillëk.
__________
Duhet të theksohet se asnjë Shqiptar/e , Sot, nuk e ka ndonjë detyrim ndaj Perandorisë Osmane (të dikurshme) e as ndaj Turqisë së sotshme, neoosmane, pasi periudha e pushtimit turk-osman ka përfunduar në vitin 1912, së bashku me privilegjet që i kishin nën atë pushtim hoxhallarët,- si njerëzit më përgjegjës për asimilimin e popullit shqiptarë, sadriazemët (kryeministrat me origjinë shqiptare), pashallarët, vezirët, spahinjt, qaushët, bejlerët, agallarët, etj. 
Marrëdhënjet ndërshtetërore me Turqinë gjithsesi duhen forcuar sa më shumë që të jetë e mundur, si me cilindo shtet tjetër, por marrëdhënjet me kaq shumë investime religjioze turke si deri tash, pra investimet me bazë religjioze islame, duhen Ndaluar dhe cilido investim i tillë duhet konsideruar jolegjetim, i paligjshëm dhe fundja armiqësor, pasi i prekë interesat kombëtare shqiptare dhe e cënon kulturën, traditën, doket, zakonet dhe historinë kombëtare.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. E lexova shkrimin. I qarte, problemor dhe prek nje teme me interes kombetar. Afro 110 vjet pas Pavarsise ta mbash shpresen akoma tek Turqia e Islami politik eshte anakronike e per me teper e demshme. Kam respekt per Nexhmedin Spahine, por per mendimet qe rrejshem e gjejne shpetimin ne krijimin e kombit kosovar dhe aleancat fetare Islamike jane zhgenjyese. Heret a vone Nexhmedin Spahia, ky burre i ditur por here-here edhe konfuz, duhet ta dije shprehjen se ndonjehere duke dasht me rregullue vetullat i nxjerr vetes syte, prandaj ti shohe punet me realisht. Feja eshte ceshtje vetjake, e ndrrueshme, ndersa kombesia çeshtje e perbashket me prioritet. Hallakatja pas feve na le pas, na perçan dhe kesisoj mbetemi me te dobet se fqinjet qe ne rrethana te volitshme do te kishin deshire te na zhbijne si shqiptare nga trojet tona. Te pergezoj per kthjelltesine atdhetare i nderuar Bajram Kabashi.

    Kolec P. Traboini
    16 dhjetor 2021

  2. Nexhmedin Spahiu eshte me perkatesi kombetare Rome dhe per kete aresye e ka kompleksion e te qenunit Rom, por mundohet te konvertohet ne Kosovar ose Musliman e kursesi SHQIPTAR.

  3. Nexhmedin Spahia ka patur parasysh idene e TITOS kur bente Censuset ne Jugosllavi kishte vendosur kategorine popullsi myslimane me qellime te qarta politike:
    – se pari per te pakesuar popullsine shqiptre qe jetonte ne Jugosllavi duke i quajtur si myslimane ( pra duke hequr kombesine)
    – se dyti duke evidentuar se keto popullata me fe islame nuk jane vendalije pra mund tu merrej prona dhe te quheshin si qytetare te dores se dyte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu