Florim Zeqa
Shkaqet e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë tashmë janë të qarta. Ajo, pra Serbia nuk është e kënaqur vetëm me themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive siq i garantojnë marrëveshjet e nënshkruara më 2013 dhe 2015 në Bruksel, por ajo po dëshiron diçka më shumë se kaq, po e synon ripushtimin e Kosovës me luftë.
Ultimatumi i 1 Qershorit, kërcënim serioz i Serbisë
Nga marrëveshjet paraprake dhe këto të fundit në Bruksel dhe Ohër, Serbia ja ka arritur qëllimit për krijimin e mini-shtetit serb në Kosovë, në njërën me Asociacionin dhe në tjetrën me kompetencat e zgjeruara territoriale dhe administrative të Kishave dhe Manastireve serbe.
Meqë ajo tani këto i ka në ‘grusht’, po bën obstruksione politike për të vazhduar tutje me agresionin e saj politik ndaj Kosovës, i cili shumë lehtë mund të kthehet edhe në agresion ushtarak.
Ultimatumi që serbët lokal i dhanë Albin Kurtit deri më 1 Qershor 2023, duket se është një paralajmërim i rrezikshëm për veprime terroriste në veri.
Që i bie se pas 1 Qershorit mund të ketë ripushtim me forcë të objekteve komunale, bllokim të sërishëm të rrugëve dhe sulme terroriste ndaj organeve shtetërore, gjegjësisht ndaj njësive të Policisë së Kosovës në veri.
Përveq grupeve të armatosura serbe që gjenden në veri të Kosovës, jo shumë largë kufirit me Kosovën, Serbia ka traslokuar aeroplan ushtarak, tanke dhe artileri të rëndë luftarake, të cilat e presin vetëm sinjalin nga Beogradi.
Qëllimet pushtuese të Serbisë po i ndihmon edhe Albin Kurti me miopinë e tij politike
Dihet mirëfilli që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke e nuhatur mirë që nga takimi i parë në Bruksel papjekurinë politike të Albin Kurtit, e zhvendosi atë nga dialogu politik në atë teknik. Dhe kjo ndodhi praktikisht, që Albin Kurti nga kërkesa bazike për njohje reciproke rrëshqiti në dialog teknik për ‘Targat’ e makinave, e cila u bë pretekst që policët serb t’i hudhin uniformat e Policisë së Kosovës dhe bartësit e institucioneve komunale serbe u tërhoqën nga vendet e tyre të punës, të prirë nga Lista Serbe e cila u largua nga Parlamenti i Kosovës.
Evropianet me politikë hileqare ndaj Kosovës dhe Amerikanët më interes të madh në këtë pjesë të Ballkanit, po kërkojnë normalizim të marrdhënjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke ushtruar presion vetëm ndaj Kosovës!
Pse ndodhë kështu?
Ndodhë pikërisht kështu për faktin se, pala jonë që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë ka lëshuar pe në çdo gjë që i është kërkuar, duke e humbur nga dialogu në dialog nga një pjesë të integritetit dhe sovranitetit politik.
Duke qenë se kjo është e vërtetë e pakontestueshme nga askush, asnjëherë BE-ja dhe SHBA-të nuk e kushtëzuan më Serbinë për asgjë.
Madje agjendën e dialogut në Bruksel nuk e kanë caktuar asnjëherë ndërmjetësit e BE-së në dialog por vetë Serbia, duke vendosur në tavolinën e bisedimeve atë që i duhej asaj për momentumin politik.
Sikur të kishte qenë qëllimi i mirë i palëve ndërmjetësuese në dialog që moti do të ishte zgjidhur “Nyja Gordiane” në veri të vendit dhe Kosova e pavarur do ta kishte marr të barën e zhvillimit ekonomik, të barazisë qytetare dhe progresit shoqërorë në përgjithësi.
Imitimi i “Zelenskit” në Ballkan, fatale për Kosovën
Pa u zgjatur në historikun e gjatë të dialogut të Brukselit, vetëm një herë është permendur ‘shkëmbimi i territoreve’ me Serbinë nga ana e ish kryeministrit Hashim Thaçi, e cila hasi në kundërshtime të fuqishme nga ish opozitarët apo pushtetarët aktualë, të cilët asnjëherë në agjendën e tyre nuk e patën Luginën e Preshevës apo shqiptarët e Kosovës lindore.
Nuk ka përparime në dialog sepse nuk ka alternativë serioze nga lidershipi aktualë i Kosovës. E duke e parë këtë verbëri politike të krerëve shtetërorë të Kosovës, pse të mos merrë Serbia territore pa dhënë asgjë!
Dualizmi i deklarimeve dhe i qëndrimeve të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbine është me rreziqe të mëdha për vendin. Albin Kurti në njërën anë pajtohet në dialog me Vuqiqin dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, siq ishte rasti i dakordimit për Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit në Bruksel dhe në Ohër, kurse në anën tjetër kur është në pyetje implementimi i marrëveshjeve të arritura del kundër me deklarime bombastike para qytetarëve të vendit.
Kjo lojë e dyfisht e Albin Kurtit mund ta ketë edhe anën tjetër të medaljes të cilën nuk e dëshiron askush nga ne, e cila do t’i kushtojë shtrenjt Kosovës në fazen finale të dialogut dhe çdo imitim i Zelenskit nga ana e Kurtit mund të jetë fatale për shtetin tonë.
“Defender 23” janë ushtrime ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejt 24 mijë ushtarë në të cilat po merr pjesë edhe FSK-ja. Nuk janë këto ushtrime të rastësishme, por për qëllim kanë parapërgatitjen për mbrojte nga ndonjë sulm eventual i Serbisë ndaj Kosovës.