ARKIVI:
9 Janar 2025

Rreziqet dhe shansat e Kosovës

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë

Vazhdoj të mendoj, sado që dukem naiv ndoshta, se fjalia miqtë ndërkombtarë e ridegjuar mijëra herë në diskursin tonë publik është fallsiteti më i rrezikshëm që kemi plasuar në opinion.Kuptimi që i kemi dhënë kësaj shprehjeje e ka maskuar në maksimum rrezikun real duke e koncentruar vemendjen tonë në rreziqe dytësore.Në mendjen time Serbia është armik dytësor i Kosovës e kurrë armiku kryesor i saj! Armiku i parë i Kosovës është mosfunksionimi i saj.Mosfunksionimi i Kosovës si shtet e detyron Bashkësinë Ndërkombtare të vë në lëvizje diplomaci, aparate dhe metoda tjera të zgjidhjeve , dhe përfundimisht na ekspozon para armikut të njëmendt.

Historia tregon se Përandorinë Osmane e ka shkatërruar Bashkësia Nderkombtare kur ajo nuk funksiononte dot më!

Historia tregon se Përandorinë Austrohungsreze e ka ndarë kur nuk funksiononte më ! Historia tregon se Bashkimin Sovjetik e ka shkatërruar kur nuk funksiononte më! Historia tregon për Çekosllovakinë, Jugosllavinë, Të gjitha këtyre u doli armike Bashkësia Nderkombtare sepse nuk funksiononin. Pra cila është garanca që ka Kosova kur vendos të mos funksionojë nga-~ miqtë ndërkombtar ~?Ajo garancë nuk egziston! Bashkësia Nderkombtare nuk ka shkatërruar kurrë shtete funksionale, dhe Kosova e ka vetëm këtë shans.Duhët të funksionojë! Për të funksionuar Kosova duhët të koncentrohet të nxjerrë një elitë të mirëfilltë politike, e cila e kupton që ligji i jetës thot se ajo gjë e cila nuk rritet, nuk zgjerohet, nuk zhvillohet është e gjykuar të shuhet.Në këtë kuptim ne jemi para një testi të rëndë, testimin para të cilit na sollen gjenerata veprimtarësh , luftëtarësh e dëshmorësh shqiptarë.

Sinjali ku treguam kalimin e këtij provimi ishte kur ndryshuam me votë të lirë e demokratike nomenklaturën e budallallepsur politike dhe u ekspozuam të egzaltuar duke pritur ndryshimin! Pyetja që shtrohet është; a është ky ndryshimi? Pa dyshim që jo.Ndryshim është emancipimi politik i popullit dhe krijimi i stabilitetit politik!Por jo ndryshimi i cili na garanton notën kaluese në testim! Shenja e parë e mosrespektimit të votës qytetare ishte vazhdimi i traditës sonë të keqe të themelimit të Qeverive të Shokëve, qeveri e tarafeve, qeveri e klanit.

Qeveritë e tarafeve janë deshmitë kryesore që vendin tonë e ekspozojnë para rrezikut ndërkombtar.Qeveritë e tarafeve nuk funksionojnë. Prisja të shihja afër Kryeministrit Kurti menagjerë e teknikë ,në shembullin e Ministrit Armend Mehaj, vizionarë e punëtorë , por pamë shokë e shoqe prej të cilëve as ai nuk shpëtoi dot . Në qarqe të ngushta akademike , dashamirëse të Kryeministrit tonë në Tiranë, kam argumentuar frikën time të madhe, e cila fatkeqësisht doli të jetë e vërtetë .

Politikanët tanë vazhdon ti përcjell femijëria dhe rinia e tyre edhe në vendimarrje politike.Rugova ishte i ndrojtur, sepse ishte i rritur jetim, Demaçi ishte i rrembyshëm sepse ishte rritur si revulucionar.Ndërsa Kurti me rininë e kaluar burgjeve ka frikë të dalë nga rrethi i shokëve!Përjashto njërin, të tjerët i ka veq për hise!

Sidoqoftë Kosova është ende në kohë për të shpëtuar.Pragmatizmi i shoqëruar me guxim për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe kombit shqiptar, dhë për të ndërtuar strategji zhvillimi e bashkimi, duhët të bëhët prioritet.Ne jemi ende në kohë të rishikojmë interesat e përbashkëta shqiptaro amerikane dhe të koncentrohemi në vetëm dy matrica veprimi që duhet të studiohen;

1) ekonomia zhvillon ushtrinë , apo

2) ushtria zhvillon ekonominë .

Të dyja këto shpëtojnë Kosovën duke e bashkuar me Shqipërinë !Tjerat janë llafe tarafesh!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu