ARKIVI:
6 Mars 2025

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, 3.8 mld lekë për 15 km gjatësi

Shkrime relevante

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, 3.8 mld lekë për 15 km gjatësi

Me 06-03-2025 Tashmë të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë bregdetin...

Për të gjithë ata që nuk i dinë akoma këto të vërteta të “fesë së paqes”

(Folësja nr 1) Islami për nga natyra e tij është xhihadist. Islami...

Marrëdhëniet e SHBA me Kosovën janë të tjera, në shumë aspekte, krahasuar me ato me Ukrainen

Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 06.03.2025 Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë janë...

Riciklimi i sforcuar i deputetëve, zvetnon cilësinë e Parlamentit!

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Nga të dhënat e KQZ, kemi mësuar se 39...

Shpërndaj

Me 06-03-2025

Tashmë të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë bregdetin nga Shëngjini deri në Velipojë, do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë rrugë më shpejt dhe të kenë qasje në zona që deri më sot nuk mund të kalohej.

Kjo falë investimit të kryer prej disa vitesh në këtë zonë, me një vlerë prej 3.8 miliardë lekë.

Përveçse do të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm, do të ndikojë edhe tek banorët e zonës dhe ekonominë e tyre. Ata banorë që jetojnë përgjatë këtij aksi shprehen të kënaqur që më në fund kjo rrugë mori jetë.

Ardhja e turistëve dhe aksesimi i zonës, do të shtyjë ata që zhvillojnë bizneset lokale. Dikur për të shkuar nga Shëngjini në Velipojë, duheshin 1 orë e 20 minuta, ndërsa rruga e re zgjat vetëm 20 minuta, ku gjatësia e saj është vetëm 15 km.

Në të gjithë gjatësinë e saj, aksi panoramik përshkon zonat e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke bërë që vlera e pronave të rritet dhe të nxiten investime të reja në fushën e turizmit, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu