Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar, ”Të bukurave e të bukurve çdo gjë u falet, edhe gabimet!”, Drini.us – 22 Gusht 2021
”Miqtë e vërtetë qajnë kur ti ikën, miqtë e rremë ikin kur ti qan” (pop.)
Nga Ditari im (11)
Autori i shkrimit për Sylën e Turjakës, çobanin turjakas dhe tiransen apo, ndoshta tepelenasen, nuk ka ndërhye të ”mes të tyre”, që në momentet ë caktuara, kur ata ziheshin, ti ”pajtoj”.
Jo, ky ishte fati i një çobani, më vonë partizan e i kur në Shqipëri dhe dikund në perëndim që pasi kishte ikur nga Prizreni, diku pas viteve 1945-1949, jeta e Sylës ishte bërë edhe më edhe më e vështirë. Nuk dihej se a ishte i martur por dukej se nuk kishte krijuar familje e nuk kishte pasur grua as fëmijë.
Jeta ”idilike” që e gjejmë në letrat e një gruaje nga Tirana apo Tepelena, mësojmë se ata e kishin dashur njëri tjetrin, për disa vjet por nuk ishin martua. Në përgjigjet që i gjejmë në letrat e tepelenases, ajo ishte e martuar por nuk ishte e kënaqur
Kishin ikur kohërat kur ajo ishte joshur 1) nga ai, burri i ardhshëm me çokolada e çamçakuza. Pasi nuk e kishte gjetur kënaqësinë me burrin e parë ”Y”, ajo vetëm kishte notua në ujra të turbullta pa e ditur se ku do të dalë.
Siq do të shohim më vonë, ajo jo vetëm që arrin të dalë në dritë por futet edhe më thellë në ”ujin e turbullt” të ujit duke e futur edhe Sylën.
Por autori sigurisht se ka simtati e dhëmshuri për të dytë.
Disa nga bisedat dhe letrat e tyre
Tep. -Të puth qafën e mirë të ushqyer me qumësht .
Sulo, je i dashur e di të japësh dashuri. Prandaj dhe jemi aty ku e filluam. Je me zemër të mire, me vullnet e besim tek vetja e njerëzit .
Është e vetmja mënyrë e bukur e të jetuari, të japësh e të marrësh dashuri.
Pa ate, është errësirë. …
Turj. -Sot mora një letër 2*) nga ky njeri që nuk e njoh, letër si dikur por të shkruar me makinë shkrimi e të nënshkruar me dorë e me ngjyrë të kaltërt.
Më kishte marrë malli për një letër si kjo.
Tep. -Po, ashtu ishin letrat. Dhe ishin të bukura sepse ti i shkruaje me dorë dhe shkoje i postoje në postë. Kishin një vlerë të madhe.
Unë kam patur shumë leyta por kam bërë disa herë seleksionime dhe kanë mbetur vetëm pak dhe ato më të rëndësishmet. Sepse duke lëvizur nëpër botë, humb plot gjëra.
Letra e atij mikut të panjohur ishte shumë e mirë dhe pa të njohur. Qenka burre i mirë e nga ata që kanë mbetur pak nëpër botë. Shumica e kanë mendjen tek vetja nga mëngjesi deri në darkë.
Turj.- Mua me qindra letra më kanë humbur bashkë me dokumentationin tjetër dhe shumë dorëshkrime.
Tep.- Kjo letra e këtij ishte shumë e bukur. E shkruar bukur dhe koncize e pa asnjë gabim. Vërtet letër me vlerë . Ruaje!.
Turj. – Faleminderit për bisedën!
Tep. -Uroj të shërohesh shpejt e të kesh mbarësi, këtej e tutje. Te dua Sulo !
Po duhet të pish nga ato gjërat për dhimbje.
E po shyqyr, sh. të paska pritur e fol mirë. Mos bëjë llafe me te! Me ate mbaje mire! Zihu me të tjerë se ti e ke dëshirë kontradiktën.
Turj. – Nuk flisja me askënd dhe asnjëherë nuk e kam hapur celularin por sot më erdhi keq nga ajo dhe e hapa celularin.
Tep. -Po shefes hapja! Edhe me mua! E mërzitesh që shkojmë mire. E fillon numrat hahaha. Më shkruaj kur të duash ti, jo nga detyrimi se nuk dua ti detyroj njerëzit ato që nuk e ndjenë si dëshirë e obligim.
Nuk ka si TI!
Turj. -Tir. miremjes !
Me shkruaj po pate kohë!
Tep.- Miremengjes Sulo!
Sot jam në shtepi sepse kam dalë përditë dhe … nuk dua ta teproj. Jeta është bërë më se e mërzitshme në kuptimin e rutinës. Lum si ti që mbetesh vetëm herë pas here.
Një ditë më të mirë se dje shkove të blesh bukë e ike përgjithmonë….hahahahaha
Humor se kot, çfarë mund të bësh ti ?
Buka të duhët më shumë se unë.
Turj. Buka dhe Tep. Po të pyetesha, nuk do ti ndaja. Do ti shtoja edhe ujin (e Tepelenës dhe ndonjë pije, lënge pjeshke.
Tep.- Mjaftojnë them, për një jetë të shëndetshme. Edhe ajri e një krevat.
Turj. – Eh, sa mirë që ma kujtove krevatin: Krevati, Ajri e … E kishe harruar….Hahahahaha
Tep. – Nuk ka më mirë se krevati:
Atje fle
Atje lexon
Atje shikon ëndërra
E atje bën dashuri me Sulon.
Turj. -Jo, veç kur të vdes e harroj por sipas prioriteteve. Mos ma permend fjalën “ëndërr” . Dashuri e Sulo është e mjaftueshme.
Tep.- Sulo, njeriu nuk ngopet kurrë, por e mjaftueshme është…
Turj. -E kjo besoj se mjafto, apo don më shumë?
-Cka don tjeter?
Tep.- Asgje Sulo,asgje …ti më thuaj ato që do ti…. Unë e di se çfarë dua.
Turj. -Unë dua shumë nga TI
Tep.- Unë nuk dua shumë nga ti , sepse e di që nuk ndodh. I jam dorëzuar jetës e rutinës, këtu.
Të dua Sulo çobani!
Turj. -Miremengjes!
Ke fjetur mire?
Tep. -Po, për standartin tim
Turj. -Me vjen mirë.
Tep.- Se gjumin nuk e kam mik si ti. Po ti mirë je? Mirë kalove?
A, po më bëre të qesh.
Turj.- Kur ta ktheja …. shpinën e fleja e p., thoje ti. Po, sytë i mbaja shtrembër, njëri nga krushka e tjetrin nga mushka
Tep.- Zgjoheshe në dy të natës kur mua sapo më kishte zënë gjumi. Sulo zgjoheshe si gjelat e fshatit për të shtuar zogjtë.
…
Turj.- Të shtunën në mbrëmje, më 28 Nëntor, do të vije edhe ambasadori i Shqipërisë.
Tep.- Shumë mirë. Ambasadorin e kam mik, V. K.
Turj. -Unë kam pirë një kafe dhe lexova shtypin e i degjova lajmet e mëngjesit
Tep. -Edhe unë tani do të ngrihem të ha mëngjes e të filloje ditën.
Turj. -Nuk jam i sigurtë për V. K. a do te vije. Ka mundësi, që vjen ambasadori.
Ndërsa unë jam ende në pizhama.
Tep. -Edhe unë jam në pizhama.
Nuk e di por ai ka deshirë për aktivitet, V. ?
Ka qene drejtori i T. në kohën time.
Tep. -Po në pizhama e pa sytjene jam.
Turj.- Pa sytjena?
Tep.- Por jo pa brekë se nuk kam pse ti heq.
Po ti pa breke apo me brekë?
Ti me duket se fle pa brekë.
Hahahahaha
Turjak. -Tep.?
Tep.- Po Sulo. Edh Unë të dua ty pa b. më shumë por edhe me b., kur je i mirë
Shko Sulo se ne pastaj ….ika…
Turj. – Jo, une deri në dreke jam i lire e pastaj kam me shkua te f.
Por s’ka gje, shko ti e ha mengjesin
Tep.- Munda të marr në cell nga banja më vonë megjithese ti e ke të ngrefur në mëngjes, ushtarin.
Turj.-Nëse lirohesh, mund të flasim
Tep.- Më vone mbase
Turj. -Kur me merr?
Tep.-Nuk e di, ti shiko punët e tua.
Unë të shkruaj dhe flasim për dashurinë e turjakasit.
Hahahaha
Dua të më rrish sipër ose anash po ti je larg. E pastaj, ti do të ktheheshe e do të më puthje …. e do të shkonim në krevat.
Do të pregatisja ushqim të shishëm. Do të të bëja ca speca të mbushura me mish se jam e famshme për to. Edhe mamaja ime nuk i bënte më të mira se unë.
Ti do merrje erën e tyre e do te me falenderoje duke më puthur në ballë.
Turj. -Tep. jam skuqur në fytyrë e … balli më është djersitur .
Tep. -Unë po të prek … që të jesh gati…
Do të të shqyeja
Hahahaha
Po ku të të gjej ?
Të ha me goje bosh?
Sulo, une nuk dua të më shkruash 7 herë në ditë, as që e mendoj e as kam ndonjë nevojë për
kaq shumë herë.
Mua më prek kur nuk shkruan dy ditë rresht asnjë fjalë dhe unë e kam më kollaj të iki se te “luftoj” me ty për këte. Ashtu e kam trurin. Të hap krahun se e di që nuk do vdes e as ti nuk vdes.
Të dua Sulo !
Turj. -Tep.. nuk e kam të lehtë kur nuk të shkruaj e të mendoj gjendjen tënde shpirtërore. Më beso se nuk ndihem mirë kur ti pret e unë ”humbi”, një e dy ditë.
Tep. -Mos e bejë për mua, Sulo…si gjithmone e si te gjithë ….bëje për vete ….dhe ai tjetri të përgjigjet sipas ndjeshmërise….të puth !
Turjak. – Tep. të dua ty, shpirtërisht e me krejt qenien time. Nuk gaboj, nëse e perseris: TË DUA !
Tep. -Edhe unë të dua, përderisa ti më do e më fale dashuri. Ne rrimë me ata që na duan, me ata që na hahet muhabeti, me ata që kanë më shume të mira se te këqia, me ata që tërhiqesh fizikisht e mendërisht dhe për mua, në këto gati …vjet, ky ke qene ti dhe vetem ti.
Turj. -Aq sa të dua tjetër. Jo vetem që nuk ka fjalë shqipja por as dushk e barë nuk ka në male, fusha e grurë në ara sa kam unë fjalë dashurie për ty.
E di se nuk ka vend për emocione, por nuk mund te mos kem mocione kur flas e të shkruaj ty. Nuk mund të jem një kronist si gazetar radio për lajme e kronika ditore. Ti je
më e thellë dhe pikërisht thellësia jote e bukuria e jashtme jote, më jep forcë sikur në muajin prill e maj dielli e nxehtësia, kur natyra ngjallet, del bari e drunjet mugullojne, ashtu shpirti im mbushet plot dashuri e nganjeherë, qaj edhe me zë, kur jam, larg teje.
Tir., me kupto drejtë, e me prano me këto “dobësi” që kam e ty të dua!
Tep.- Faleminderit Sulo
P.S. sa për të qarën, edhe unë kam qarë shumë herë për ty …
Turj. -Faleminderit!
Po iku, jo nga ti!
Tep.- Shko!
Turj.- Tep. të puth dy buzët ! Më kupto drejtë, edhe kur nuk të shkruaj, ndoshta edhe dy e tre ditë e netë, edhe atherë, të kam në mendje ty, të dua ty !
Duhet të më besosh ose … çka të bëjë tjeter, nëse nuk mundem … ?
Mos lejo që të udheheqin emocionet, por arësyeja. Nese e bënë me deshirë e dashuri, jeta jonë e bashke me te edhe dashuria e deshira dhe nevoja për njëri tjetrin do të shtohet, në të kundërtën, jeta jonë bëhet me e keqe, më e zymtë dhe nuk mund ta marre me mend e as ta them, çka do të më ndodhte mua, pa ty!
Nje ditë të mire !
Tep.- Sa i mire, çfarë shkruan. O Sulo !Të kuptoj …por këto gjëra kur kanë shumë arsye e pak emocione, nuk janë aq të bukura. Janë sikur ti ke dy gra dhe mua ajo nuk më pëlqen.Të jem e barabartë me gruan tënde ose të plotësoje ty ate pak që të mungon nga ajo.
Por të kuptoj. Unë do të rri me ty deri sa të ndjej që ti më do vërtet. Dhe të ndjehem mirë me ty. Deri tani besoj qe ti më do. Edhe unë të dua.
Ditën e mirë, Sulo!
Sulo, Unë kam dalë.
Jam në qytet me Y. Dolëm të bëjmë Pazar.
Të puth e rri rehat
Po të puth në cell.
Atje je ti…
Atje do të rrish
Por jo tek mua
Jemi një trup
Dy njerëz
Një mendje.
Jemi siamezë, binjake,
Hahahahaha
Do të të shqyej dhe shpresoj, nuk kemi me u ndarë. E ke ti në dorë. Të mos ndahemi. Unë jam këtu, me ty atje, përrjetë por po u mërzite, më thuaj!
Turj. – Të dua tepel.
Tep.- E di, edhe unë te dua ty
Turj. – Jam i lodhur dhe i merzitur. Kur te flasim, te tregoj me shumë. Këto gjëra kalojnë
Tep.- Kërko rrënjet e kësaj gjëje! Ka lidhje me ty që nuk e ke mendjen? Ka një arsye.
Çlodhu!
Pi një caj dhe dil pak
Kujdes nga ndonje grua aty. Se besoj për mua nuk bëhen merak se unë nuk jam aty. Gratë e ndjejnë instiktivisht kur burri nuk e ka mendjen tek ajo.
Bëje kujdes! Nuk ja vlen te zihesh. Bëje ato që do e shiko punën tënde. Ti je burre i mirë.
Turj. -Më lerë rehat ose mbylle!
Tep.- Unë të thashë për ato që mos dyshojnë tek ty. Unë e di. Edhe po të prish punë unë, mbylle e mos më shkruaj më!
Unë nuk të akuzoj kurrë, të kuptoj ty
Mund të bëhen xheloze për këdo njeri që ke ti perreth.
Kaq.
Po të le rehat, më fal por nuk e kisha akuzë kësaj rradhe.
Të përqafoj me mall!
Mos u mërzit , ato duhet të sillen mirë me ty dhe ti me ato.
Nuk të shkruaj më, Sulo
Shiko punët tua e familjen!
Të uroj çdo të mirë!
Ditën e mirë e lamtumirë !
Sepse ti nuk di se si ti dëgjosh gratë e as´ke ekuilibër.
Ika
Ika
Të gjitha do të rregullohen për ty, mos u mërzit.
G. tënde të do ty, sepse asnjë grua nuk bën, 2, 4, 6 a më shumë femijë me një burrë po nuk e deshi. Por ajo do të të kontrollojë.
Tjetra është që gocat anojne gjithmonë nga nëna dhe burri duhet të mbahet mirë me fëmijet që të të kuptojnë më mirë ty e nevojat e tua .
Keshilla ime për ty është që degjo me vemendje çfarë thonë epse të kundërshtojnë dhe nqse nuk të sulmojnë ty personalisht, si moral apo për financa, ti duhët tju hapësh rrugë dhe të luftosh me qetësi e logjikë.
Këtë këshille po ta jap si shoqe, jo si asgjë tjetër.
Çlodhu.
Turjak. -Tep. “Largësia nganjëherë e bën miqësinë më të shtrenjtë, mungesa më të ëmbël.”
1*) JOSH kal.
E tërheq, e bëj që të më vijë pas, e afroj me dhelka; ia marr mendjen, e magjeps me fjalë të bukura, me naze etj. e bëj për vete; vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) më tërheq me bukurinë, me të mirat etj., më pëlqen. E joshi me dhelka (me fjalë, me premtime, me bukurinë, me nazet). Më josh zemrën më bën ta dua, e dua. Më josh fshati (deti, fusha). Më josh puna. E josh muzika. E joshin kërkimet shkencore. E joshnin shëtitjet (qejfet, dëfrimet).
(Çamcçkeza arab (?), për me mbet shtatzëna grate. Përshëndetje nëna a keni dëgjuar ju për çamçakeza arab që ishin për grat me i ndihmu me mbet shtatzëna? nese keni dëgjuar si I perdorni ju ato ato? Duke e kërrkuar fjalën “çamçakez”, pasi nuk e gjeta në fjalorin e gj. Shqipe, në Google gjeta këto, për”çamçakez” (Shën. imi)
2*) Letra e mikut “të panjohur”
”I nderuari miku im …. !
Adresën tuaj e e gjeta dhe nuk di nëse kjo është e saktë, por shpresoj se kjo letër do t’ju bjerë në dorë. Unë jam T. P. nga Zl./Kl. e që nga viti 19… jetoj në …
Kam lexuar disa pjesë nga kujtimet e juaja në Revistën Kombëtare ”… ” dhe e kam pa se jeni perballë me sfida dhe vështirësi të shumta në jetë, prandaj ndjeva detyrim që me pak fjalë t’ju shpreh mirënjohen time. Ju shoh si një njeri shumë të fortë e ia ia keni dalë të mbeteni i pathyeshëm përkundër përndjekjeve dhe rreziqeve të përheshme me të cilat jeni ballafaquar. Vuajtjet dhe mundimet nëpër burgjet politike të (tash”ish”) Jugosllavisë nuk ju kanë ndryshuar. Ju keni një karakter teë fortë. Familja juaj dhe të gjithë duhet të mburren se jeni i tillë si jeni. Sa herë që lexoj diçka nga ju, vërej se jeni i sinqertë dhe korrekt. Ju çmoj për këto dhe për shumë virtyte të tjera morale e njerezore që keni. Ju vleresoj lart për faktin qe ju nuk jeni rreshtuar në krahun e atyre që luftojne për pushtet.
Ju jam falenderues dhe mirënjohës për gjithçka që keni bërë e po bëni për çështjen kombëtare dhe ….për lirinë e …Kosovës. Keni sakrifikuar shumë. Zoti jua shperbleftë!
Nga zemra ju dëshiroj shëndet dhe gjitha të mirat! T.P. “
Vazhdon
Malmö, 25 gusht 2021