ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Ruajtja apo bjerrja e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Shqiptarët e Zvicrës janë një pjesë e diasporës shqiptare jashtë atdheut. Ata ndodhen pothuajse në çdo kanton të Zvicrës dhe kanë ardhur këtu fillimisht si punëtorë stinor në vitet në vitet ’60-të -70-të, kur Zvicra kishte nevojë për krah pune.
Vala e dytë e mërgimit shqiptar në Zvicër lidhet me shkaqet e shtypjes e dhunës së madhe të regjimit serb në Kosovë. Pjesa më e madhe e mërgimtarëve janë vendosur këtu në vitet ‘90 të shekullit që lëmë pas, kur në Kosovë sundonte Sllobodan Millosheviqi (1989-1999).
Shqiptarët në Zvicër janë më shumë nga Kosova dhe Maqedonia V e më pak nga Shqipëria, nga viset shqiptare në Malit të Zi, dhe Kosova Lindore.
Numri i shqiptarëve në Zvicër është i konsiderueshëm, janë qindra e mijëra që punojnë dhe sigurojnë kafshatën e bukës për vetveten dhe fëmijët e tyre. Numri i mërgimtarëve vjen duke u rritur me të rinj e të reja që vazhdojnë të vijën nga Kosova e vende tjera shqiptare përmes martesave dhe lindjeve të reja.
Statusi gjuhësor i shqipes në Zvicër, natyrisht, është ai i shumicës së diasporës shqiptare: shqipja si gjuhë e zemrës, por me përdorime kryesisht në gjirin familjar, në komunikim me të afërmit në vendlindje, në ndeja nder shqiptare, kurse gjermanishtja, frëngjishtja apo … si gjuhë pune, si gjuhë buke dhe me përdorime në të gjitha funksionet kryesore.
Gjuha shqipe që flasin shqiptarët në Zvicër është një e folme që përfshihet në dialektin e gegërishtes dhe më hollësisht, në grupin e të folmeve të gegërishtes veriperëndimore dhe verilindore. Tek kjo e folme dallohen qartë tiparet e dy varianteve a llojeve të të folurit, variantit tradicional, ku spikat ruajtja e elementeve të qëndrueshme të sistemit të vjetër të gegërishtes dhe variantit të ri të folmes së normëzuar shqipe. Pra, e folmja e brezit të vjetër të mërgimtarëve shqiptarë është ruajtja, por nuk ka mbetur e paprekur nga ndikimi i gjuhëve të mjedisit zviceran. E folmja e brezit të mesëm është pak a shumë e normëzuar, por nuk është standarde. Porse të rinjtë e të rejat e flasin më pak shqipen dhe vetëm pak prej tyre njohin shkrim -leximin shqip. Gjuha amtare shqipe është një faktor i rëndësishëm i identitetit shqiptar.
Braktisja e gjuhës shqipe është dukuri shqetësuese tek fëmijët e moshës fillore. Përkundër që shkollat shqipe funksionojnë në shumë kantone zvicerane, vetëm një përqindje e vogël ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Pjesa dërrmuese e fëmijëve shqiptarë nuk shkojnë në mësimin shqip. Ata me të hyrë në shkollën fillore mësojnë mirë gjermanisht, frëngjisht apo italisht ( njërën nga gjuhët e vendit pritës), ndërsa flasin keq shqipen. Ata krahas gjuhës së shkollës duhet të vijojnë mësimin shqip, është me rëndësi që fëmijët të zhvillojnë të dy gjuhët që të bëhen dy gjuhësor të mirë.
Të vjen keq që shqipja çdo ditë po i humb folësit e vet burimor. Brezi i ardhshëm do ta njoh edhe më pak gjuhën shqipe.

Me 08.03. 2024

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Nexhmije, ky shqetesim mjerisht eshte kudo, me shume ose me pak.
    Nexhmije, urime 7 e 8 marsi ty, vajzave e grave qe bashkepunojne me revisten Drini, e dalloj . Ritn e cila ka humbur po edhe te gjitha nenat shqiptare ne Shqiperi, Kosove e ne … Mergate!
    Sinan Kastrati, Suedi

  2. Përshëndetje koleg, ju falënderoj për vlerësimin dhe urimet që keni pasur mirësinë të na dërgoni.
    Mërgimtarët e sotëm duhet të frymëzohen nga diaspora arbëreshe, që ditën ta ruajnë gjuhën shqipe për 600 vjet.
    Humbja e gjuhës shqipe është një humbje e madhe kombëtare.

    Nexhmije Mehmetaj

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu