ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Ruajtja e gjuhës shqipe detyrë parësore e shkollës dhe e prindërve 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

 Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) ” Naim Frashëri “ e nisi veprimtarinë e saj pikërisht duke pasur si shtyllë kryesore të programit dhe statutit të saj ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër. 

Duke pasur në gjirin e saj mësimdhënës/e, prindër, intelektual të përkushtuar, ka arritur më së miri ta kryej dhe të vazhdojë misionin e saj mbi 30 vjeçar. 

Synimi i këtij misioni është që çdo fëmijë shqiptar të mësoj gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij  në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij krahas gjuhëve të shtetit zviceran. 

Shkolla në gjirin e saj përfshin fëmijët e moshave 6 -16 vjeç të ndarë në tri cikle, shkollimi zgjat nëntë vjet, në përputhje me sistemin mësimor të shkollës zvicerane. Mësimi mbahet një herë në javë, gjatë ditëve të lira kur fëmijët nuk kanë mësim ose pas mësimit të detyrueshëm.  

Mësimi zhvillohet me Plan – program dhe me tekste shkollore të hartuara nga Ministria  e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, duke zënë kështu një kapitull të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe arsimit shqiptar. 

Viti i ri shkollor (2022/2023) për fëmijët që duan të mësojnë se si shkruhet e lexohet në gjuhën shqipe tani më ka filluar në shumë kantone. Si çdo vit, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës mblidhen tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitin pjesëmarrjen e fëmijëve në ketë cikël të përvitshëm mësimor. Rritje të numrit të nxënësve kanë disa kantone shënuar si Gjeneva, Cyrihu, Berni, Vaudi, Arau etje. 

Shqetësimet për më shumë nxënës në shkollat shqipe bëhen çdo vit e më tepër të dukshme. Kjo edhe si pasojë e mos organizimit të Këshillave Kantonale të LAPSH, në disa kantone nuk ka fare as kryesi. Aty ku ka organizim të mirë të mësues – prindër shkolla funksionon më mirë dhe ka numër të shtuar të nxënësve. 

Nxënësit shqiptarë, që nuk ndjekin këto shkolla, por vetëm shkollat e huaja, po e humbasin nga dita në ditë shkathtësinë e të folurit rrjedhshëm në gjuhën amtare. Pa dashur të bëjmë përgjithësime, por rastet kur gjuha e huaj ka zënë vendin e parë dhe janë të shumta rastet kur shohim shqiptarë të arsimuar, të integruar mirë në shoqërinë zvicerane por, fatkeqësisht nuk dinë gjuhën shqipe.   

LAPSH u bën thirrje prindërve: dërgoni fëmijët në shkollën shqipe të mësimit plotësues! Vendi ku më së miri mësohet gjuha është shkolla. LAPSH është midis ndryshimit dhe vazhdimësisë. Është fokusuar në drejtim të modernizimit të sistemit tonë arsimor dhe përdorimit sa më të gjerë të teknologjisë së informacionit duke i kthyer  shkollat e mësimit plotësues në mjedis të përshtatshme dhe miqësore. Vështirësia e regjistrimit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe tani është zgjedhur përmes teknologjisë dixhitale shih në kantonin e Gjenevës. www.lapshgeneve.com 

Mësimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm dhe u vjen në ndihmë fëmijëve në shumë aspekte gjuhësore si: 

  • Në mësimin plotësues shqip fëmijët përvetësojnë drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i kanë disa gjuhë tjera. 
  • Pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, përvetësojnë strukturën  gramatikore, të folurit bëhet më i kuptueshëm dhe i lehtë me prindër dhe rrethin familjar. 
  • Fëmijët arrijnë aftësi të mira në shkrim – lexim në gjuhën amtare. 
  • Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar. 
  • Gjuha dialektore e folur nga prindërit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde. 
  • Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe të dytë fëmijët krijojnë një dygjuhësi të lehtë shqip dhe një gjuhë tjetër. 
  • Në shkollë fëmijët për veç njohurive gjuhësore,  mësojnë letërsi shqipe, histori kombëtare, gjeografi të trojeve shqiptare, kulturë muzikore dhe figurative.  

Pedagogu dhe albanologu zviceran Prof dr dr Basil Shader duke folur për “Rëndësinë e mësimit plotësues në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe të suksesit shkollor“ , nder të tjera ka vënë në dukje se : “…, mësimi plotësues forcon jo vetëm themelet në gjuhën amtare, por e mbështet gjithashtu integrimin (apo socializmin) shkollor në një kuptim më të gjerë” ). Po ashtu shpjegon: “Arsyen e këtij efekti e shohim në faktin se mësimi plotësues i përkrah nxënësit jo vetëm në gjuhën dhe kulturën shqipe, por edhe në kompetenca kyçe, si teknika e të punuarit apo strategji të të mësuarit “ ). Vazhdon ”Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota (pak) më të mira edhe në lëndën “gjuha gjermane”. Notat e nxënësve që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht kanë notë më të larta sesa ato të nxënësve që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.” 

LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër beson se në diasporën shqiptare është e nevojshme të bëhet zëri ynë një forcë e madhe për të arritur qëllimet tona…një jetë më të mirë, të barabartë, një shkollim më të mirë për fëmijët tanë, ku të qenit shqiptar është krenari, ku arsimi dygjuhësh të mbi zotërojë! 

Gjenevë, 02.09.2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu