ARKIVI:
11 Dhjetor 2024

Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Shkrime relevante

Si po e vjedh Qeveria djersen e pensionistëv!

Zeqir Bekolli Qeveria Kurti bashkë me partinë Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtime...

Baballarët e Serbisë, xhelatë të Shqiptarëve!

Në foto: Gjenerali Bozhidar Jankoviq Msc Belisar Jezerci Derisa shqiptarër perkrahnin Kryengritjen e...

Serbia dhe propaganda e rreme: Pse frika nga Erdogan është një iluzion politik…!

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur të gjitha syzet e diplomacisë...

Një fund i Tragjedisë së Sirisë, me çlirim Islamik…?!

Pirrro Prifti, Tiranë Largimi i diktatorit Bashar al-Assad nga drejtimi i Sirisë...

Shpërndaj

Skender Asani, Shkup
___

Modeli që përfaqësoi Rugova ishte për nga karakteri bogdanian, kurse për nga largapamësia i ngjante një  “çete profetësh” që vazhdon të na frymëzojë me urti, vizion dhe unitet brenda dallimeve

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me redaksinë e revistës “Drita” (organ i Ipeshkvisë së Kosovës) për tre vjet me radhë, organizon manifestimin kuluror-shkencor “Ditët e Bogdanit”, në nderim të figurës së ndritur të historisë kombëtare, Pjetër Bogdani, kjo edhe për faktin se veprimtaria atdhetare e fetare e Bogdanit ishte e lidhur me Shkupin, prej ku filloi edhe përpjekjet e tija çlrimtare në fund te shekullit te 17. Prandaj jorastësisht ky manifestim fillon më 05 dhjetor në Shkup, dhe përfundon më 6 dhjetor në Prishtinë, një datë kjo që përkon me 6 dhjetorin e viti 2019 kur  Imzot Pjeter Bogdani, simbolikisht u rivarros ne Kripten e Katedrales “Shën Nene Tereza” në Prishtine.

“Ditët e Bogdanit” organizohen për të sensibilizuar vëmendjen publike ndaj çështjeve e temave që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare, kulturore e teologjike të Pjetër Bogdanit, jo vetëm në kohën kur ai jetoi e veproi, por edhe në periudhat e mëvonshme kohore. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ne për çdo vit organizojmë edhe nga një tryezë shkencore që si lajtmotiv ka një figurë emblematike e dimensionit gjithëkombëtar, kontributi i të cilit i tejkalon kufijtë e kohës dhe hapësirës ku vepron ajo figurë. Nisur nga ky parim, vitin e kaluar, me pjesëmarrjen e disa studiuesve nga Tirana, Prshtina e Shkupi, e trajtuam figurën e Imzot Lazër Mjedës, Arqipeshkëv i Shkupit nga viti 1909 deri në vitin 1921, kontributi i të cilit ishte kolosal në ruajtjen e qenies shqiptare nga furtunat shkombëtarizuese që po i sillnin pushtuesit e huaj. Për rrjedhojë, revista ‘Scupi’, që posa ka dalur nga shtypi, në numrin e fundit  kushtohet kryesisht Imzot Lazër Mjedës, me punimet shkencore të studiuesve tanë të prezentuara në tryezën shkencore të  vitit të kaluar.

Sivjet “Ditët e Bogdanit” kanë në fokus një temë tjetër, që ndërlidhet me një personalitet të rëndësisisë së veçant për historinë e shtetndërtimti të Kosovës dhe kontributin madhor në çështjet kulturore e letrare. “Personaliteti  Ibrahim Rugovës – nga studiuesi i letërsisë te burrshtetasi vizionar”, quhet tryeza e sivjetme shkencore, që i kushtohet kryesisht liderit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe ndikimit të tij në mendimin dhe veprimin politik modern tek ne.
Rugova promovoi filozofinë e rezistencës jo të dhunshme dhe dialogun ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ai kontribuoi në njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe krijimin e institucioneve të para të saj.
Në veprimtarinë  e tij shkencore-letrare, Rugova shquhet me vepra që studimeve letrare te ne iu ka dhënë një dinamikë të avancuar. Duke e trajtuar letërsinë si hallëkën më të fuqishme në ndërgjegjësimin kombëtar e politik, Rugova një kohë të gjatë u mor me studimin e figures së Pjetër Bogdanit.  Ai e trajton Bogdanin jo vetëm si shkrimtar të shquar, por edhe si figurë themelore në ndërtimin e identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar. Në studimet e tij, Rugova e ka vlerësuar Pjetër Bogdanin (1625–1689) si autorin e parë që krijoi një vepër monumentale në gjuhën shqipe, “Çeta e Profetëve” (1685). Ai e konsideroi këtë vepër si një pikënisje themelore për letërsinë shqipe, jo vetëm për përmbajtjen fetare dhe filozofike, por edhe për rëndësinë kulturore që ajo pati në ndërtimin e një tradite letrare kombëtare. Rugova e përshkruan Bogdanin si një figurë që ndërthur elementet e religjionit, filozofisë dhe artit, duke krijuar një model të letërsisë që bashkonte universalizmin evropian me identitetin shqiptar, sidomos me rolin që luajti si formues i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes kombëtare.

Në veprën e tij historiko-letrare, Rugova analizoi aspektet estetike dhe filozofike të “Çetës së Profetëve” si dhe gërshetimin e ideve fetare dhe filozofike Vepra e Bogdanit është një përpjekje e Rugovës për të përçuar vlera universale, por gjithashtu përmban një reflektim mbi historinë dhe kulturën e kohës.

Përpos dimensionit filozofik e telogjik, Rugova  në veprën e Bogdanit gjeti dhe një pejsazh të pasur gjuhësor cili e  afirmoi identitetin kombëtar shqiptar në kohë më të errëta nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar.

Ibrahim Rugova e sheh Bogdanin si një model intelektuali dhe lideri të rezistencës kulturore. Në frymën e Bogdanit, Rugova gjeti një lidhje mes krijimtarisë letrare dhe përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar. Kjo është e dukshme në mënyrën se si ai vetë e përdori kulturën dhe letërsinë si mjete rezistence ndaj represionit serb.
Në studimin e tij  Rugova insistoi që figura e Bogdanit të njihej dhe të vlerësohej më gjerësisht si një simbol i hershëm i identitetit kulturor shqiptar. Ai kontribuoi në nxjerrjen në pah të rëndësisë së Bogdanit për të treguar kontinuitetin e përpjekjeve për afirmimin kombëtar, kurse studimin dhe promovimin e figurave si Bogdani e shihte si pjesë të projektit të tij më të gjerë për të integruar kulturën shqiptare në traditën europiane.
Ngjashëm si Pjetër Bogdani që përfaqësonte ndërthurjen e misionit fetar dhe atdhetar, edhe Ibrahim Rugova gjithë kauzën e tij e ndërtoi duke e gërshetuar kulturën dhe rezistencën politike në funksion të shtendërtimit të Kosovës.
Modeli që përfaqësoi Rugova ishte për nga karakteri bogdanian, kurse për nga largapamësia i ngjante një  “çete profetësh” që vazhdon të na frymëzojë me urti, vizion dhe unitet brenda dallimeve. Ky pra ishte Rugova….

 *Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian, kurse për nga largpamësia i ngjante një “Çete profetësh”

(Fjalë e mbajtur në Prishtinë në kuadër të “Ditëve të Bogdanit”,  06 dhjetor 2024)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Skënder Asani!

    Në këtë portal, të cilin e moderon i respektuari Gjergj Kabashi, lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj vendosa te jap komnt.
    Nga shkrimi i juaj veçova këtë fjali, po citoj:

    “Përpos dimensionit filozofik e telogjik, Rugova në veprën e Bogdanit gjeti dhe një pejsazh të pasur gjuhësor cili e afirmoi identitetin kombëtar shqiptar në kohë më të errëta nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar. Ibrahim Rugova e sheh Bogdanin si një model intelektuali dhe lideri të rezistencës kulturore. Në frymën e Bogdanit, Rugova gjeti një lidhje mes krijimtarisë letrare dhe përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar.”
    Dhe shkrimin përfundoni me fjalët, po citoj:
    *Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian, kurse për nga largpamësia i ngjante një “Çete profetësh”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
    Shkrimi i juaj më rikthej kujtesen në këto të dhëna historike:
    1) Pëe Madhin Pjetër Bogdani ka disa të dhena: se ka linur rreth vitit 1630, të tjerat na mësojnë se ka lindur në vitin 1627-të, kurse të fundit, më të saktat janë se ka lindur në vitin 1625 në Gur të Hasit në fshatin Gjonaj të Hasit,dhe se ka vdekur në vitin 1689, ka jetuar 64 vjet; ka lënë pas vetës vepra të mëdha e të mira…
    2) dr. Ibrahim Rugova ish-President i Kosovës, ka lind me 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërcë (Isog), ka jetua 62 vjet, ka vdekur me 21 janar 2006, është varrosur në Prishtinë, më 26 janar 2006; pas vetës ka lënë shum vepra të botuara e të pa botuara…
    *
    Komentin po e përfundoj me këtë citat:

    ËSHTË MADHËSHTORE kur nga një vend i vogël lindin njerëz, të cilët kur të rritën krijojnë vepra të mëdha e të mira, të cilat i bëjnë të mëdhenj e të njohur, po këta – vendin ku kan lindur e janë rritë, i bëjnë të mëdhenj e të njohur.

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu