ARKIVI:
12 Janar 2025

Rusia Putiniste po tronditë themelet e rendit dhe të paqesë botërore

Shkrime relevante

Treni i fillimshekullit !

Nga: Fadil Dervishaj OPINION Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes...

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Xhevat Gjini, Viti

Rrethimi rus, me mbi 180 000 ushtarë dhe me mjetet e armët shkatërruese, kulmoi me agresion në kufijtë dhe tokën e Ukrainës. Me sulmin ushtarak ndaj Ukrainës Rusia putiniste po trondit themelet e rendit botëror dhe po kërcënon paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e botës.

Lufta Rusi – Ukrainë është prova më e mirë se shtetet nuk konfrontohen e nuk luftojnë për arsye ideologjike, fetare e kulturore, por për arsye ekonomike, gjeopolitike e territoriale. Ukraina dhe Rusia kanë sistem të njëtë ekonomik (ekonomi kapitaliste), kanë të njëtën fe – religjion dhe i takojnë familjes së popujve sllavë… e, megjithatë, jo vetëm nuk merren vesh, sepse Rusia nuk dëshiron marrëveshje, por do të luftojnë për jetë a vdekje!

Nuk është rasti i parë që provon se kapitalizmi është i pashpirtë, në natyrën e tij është i egër dhe vrastar… Kapitalizmi është armiku më i madh i natyrës dhe kërcënimi më i madh i jetës në tokë. Shtypja, shfrytëzimi, pabarazia, pangopësia, konflikti dhe lufta janë në natyrën e tij. Rusia putiniste nuk është më socialiste. Megjithatë,  mosmarrëveshjet, konfliktet dhe krizat deri në luftë të armatosur janë shpeshtuar. Rusia e sotme kapitaliste po kërkon t’i rikthejë vendet dhe rajonet e ndikimit të saj të dikurshëm… T’i rikthejë republikat dhe rajonet që kishte “humbur” pas shpërbërjes së BRSS – së. Rusia putiniste po këmbëngul ta rikthejë pozitën e humbur prej superfuqie, që kishte dikur. Dhe, për ta rifituar statusin e një superfuqie (xhandari) në botë, me mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës, po tregon se është e gatshme ta rrënojë rendin dhe paqen botërore dhe ta kërcënojë e rrezikojë, si asnjëherë pas LDB, sigurinë globale…

Themelet e këtij trimërimi rus duhen kërkuar te armët e saj bërthamore dhe te fuqia e tyre shkatërruese në përmasa planetare. Rrënjët e këtij trimërimi duhen kërkuar edhe te njëfarë hezitimi dhe pavendosmërie e vendeve Perëndimore dhe e NATO -s. Vendosmëria e Perëndimit (kryesisht e SHBA – ve) dhe e NATO -s për ta mbrojtur Ukrainën (të joshur prej tyre) me të gjitha mënyrat dhe mjetet, edhe ushtarakisht, i dha zemër Putinit të Rusisë. Jo më kot e testoi ai gatishmërinë dhe vendosmërinë e Perëndimit gjatë këtyre muajve të një rrethimi të hekurt që i bëri Ukrainës dhe popullit të saj. Testime të këtilla Rusia putiniste kishte bërë edhe me aneksimin e Krimes dhe me konfliktin që “sponzorizoi” dhe ndezi më vonë në Ukrainën Lindore…

Sigurisht që Fuqitë e Mëdha, si vetë rendi i tyre kapitalist e imperialist, nuk udhëhiqen në politikat e tyre nga morali dhe nga logjika e paqesë, sigurisë dhe prosperitetit të popujve e të njerëzimit përgjithësisht… Ato, për interesa të tyre ekonomike dhe gjeostrategjike e gjeopolitike (për ndarjen e botës në zona interesi e influence), edhe nxisin konflikte dhe luftëra sa në një rajon e sa në një tjetër. Për këto qëllime antihumane, por jetike për to, ato përdorin vendet e vogla – satelite sa për të nisur një “bela” që do t’u hapte rrugën për ndërhyrje e prezencë, deri ushtarake… Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ndoshta i interesonte edhe Fuqive Perëndimore për ta angazhuar Rusinë në një luftë afatgjate dhe sfilitëse për Federatën ruse… Ndoshta?!

Burim i këtyre konflikteve dhe konfrontimeve midis popujve dhe shteteve janë padrejtësitë e mëdha që kanë bërë Fuqitë e Mëdha, sidomos gjatë shek. XIX e XX me kufijtë që u kanë imponuar padrejtësisht popujve… Megaburim tjetër pakënaqësie është pabarazia e thellë ekonomike (e përmasave kriminale e gjenocidale!) midis popujve, shteteve – rajoneve dhe kontinenteve. Për “administrimin” e këtyre megapadrejtësive dhe pakënaqësive shpërthyese, Fuqitë e Mëdha nxisin e “sponzorizojnë” konflikte e luftëra të “kontrollueshme” në vende e rajone të ndryshme të botës, kudo ku ka “kushte”!…

Mirëpo, lufta në Ukrainë është e një karakteri dhe përmase tjetër… Ukraina është shkasi, por shkaku i vërtetë i luftës në Ukrainë është testimi dhe konfrontimi Rusi – NATO (SHBA). Prandaj, kjo luftë, nëse përfshihet edhe NATO -ja ose SHBA – ja nuk dihet ku, kur dhe si përfundon… Sidoqoftë, Perëndimi dhe bota duhet të jenë në anën e Ukrainës dhe t’i thotë një ndal Putinit të Rusisë sot, sepse nesër edhe mund të jetë tepër vonë…

Popujt e vegjël e të copëtuar si populli shqiptar dhe shtetet e tyre të vogla nuk duhet të përkunden në ëndërrat e tyre të një mbrojtjeje dhe sigurie të “huazuar”… Por, duhet të mos i zërë gjumi, të kenë mendjen dhe të “shtrëngojnë rripin” fort e më fortë në këtë kohë tronditjeje e pasigurie globale. Sot, asnjë luftë nuk dihet konsideruar larg pragut të shtetit ose shteteve tona… Tirana (sidomos) e Prishtina zyrtare nuk do të duhej të bënin gjumë e të “shlodheshin” me konfrontime e budallallëçe të brendshme shterpe, duke shpenzuar energjitë e kombit e duke shthurrur kohezionin kombëtar!…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu