ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Sadik Blakaj më preu në besë e vrau me mohë 

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Nga Arkiva ime  

Sadik Blakaj më preu në besë e vrau me mohë*) mua dhe e keqpërdori mikëpritjen e muahabetin e nderin që ia bën mysafirit, në odën e Mustafë Jashar Durmishit- Majancit nga Stanofci i Ultë (Stanofci i Qerkezëve).  

Sot, më 7 prill 2024, kur e hapa kompjuterin, rastësisht hyra në në portalin ”Pashtriku” dhe për habinë time edhe më të madhe pash një opinion timin me titull.   

”SI I REKRUTONTE TË „BURGOSURIT POLITIK“ SIGURIMI I SHTETIT – UDB?! SADIK BLAKAJ I “BURGOSURI POLITIK” I UDB-ës!” në rubrikën ”Histori”.  

NGA EDITORI, 26 SHKURT, 2024 

5 MINUTA PËR TË LEXUAR dhe 4 komente 

Shkruan: Sinan Kastrati 

Është ndoshta e pabesueshme por gazetat e portalet e majta (Epoka e re, Kosovapress …) asnjëherë nuk më kanë publikua as komentet apo ndonjë reagim të shkurtër. Nuk po e zgjas e as nuk pe lodhi lexuesin me llafe por po i them edhe unë dy-tri fjalë për ”Pashtrikun”. 

Disa nga ata që i shkruajnë, në Pashtrik që i hijeshojnë e rritin ato ngjarje të atyre viteve, 1979- 1999 sa bjeshkët e Rugovës e malet e Sharit, sa maja e Gjeravicës e malet e Korabit, i njoh.  

Ata iu kanë këndua odje e himne ish marksitë-leninitëve e enveristëve, Enver Hoxhës, Adem Demaçit e … Jusuf Gërvallës deri te Fatos Nana, Klosi e Edi Rama. Përdornin pseudonime në kominikim, në letra dhe si autorë shkrimesh, trashëgim që iu lanë dhe vazhduan edhe më vonë, më … 1998, 1999, ”çlirimtarët”. Ata flejnë me ”Manifestin …”  

Me Pashtrikun bashkëpunojnë një shumicë e kalemlinjëve të ish organizatave marksiste-leniniste-enveriste e nanoiste dhe të tjerë për ”Mbrojtjen dhe lirinë e luftëtarëve, politikanëve e komandantëve të luftës” që ende sot e gjithë ditën qajnë me lot krokodili vitet 1979-1985. Krejt me vend se Kosova kishte nevojë për ”shtyp të lirë”, ”shtyp të kuq” e ”shtyp të verdhë” , jashtë Kosovës, ish antarë e përkrahës të Lëvizjeve komuniste, Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare (LNÇKVSHJ – LRSHJ) me më tepër se revista, me fjalë kallaballak, pamflete, me simbolet, me ”Grushtin”, që simbolizonte ”bashkimin”… ”Drapërin e…*), parulla e këngë,  

Editori, Sheradin Berisha (pronari i portalit PASHTRIKU) kishte zgjedhur një fragment nga një fejton i imi i hershëm me 20 vazhdime të publikuar në Bota Press, në Shqiptari.eu dhe revista e portale tjera të para e pas vitit 2015. 

Dy foto si ushtar në Doboj (B e H)

Por për lexuesin opinioni ”SI I REKRUTONTE TË „BURGOSURIT POLITIK“ SIGURIMI I SHTETIT – UDB?! SADIK BLAKAJ I “BURGOSURI POLITIK” I UDB-ës!” është ”In medias res” (lat. në mes të ngjarjes) *) 

Për ta kuptua më mirë këtë pjesë të shkëputur, unë për lexuesit po i paraqes më poshtë 7 pjesë të fejtonit ”Jeta në burg, në ushtri dhe si i izoluar”. 

Pas (ri)pubkimit të fejtonit që ishte bukur i gjatë, periudhën 1981-1999, në vitin 2017 e unë isha i shtrirë në spitalin në Malmö të Suedisë, më shkruante në inboxin tim privat (në fb) e më kërcënonte një familjar i Sadikut se ai do të më gjej kudo që jam, do të vije në Suedi e do të më kidnapoj për shkakun se po shkruaj të pavërteta për Sadikun. Ai person edhe tash është aktiv por nuk jam i sigurtë a është edhe ai i kuq si Sadiku, a është ”isis” apo është konvertua në ”demakrat”. 

Burgu i Prishtinës, tash muze: Katër fotografi, Isha vetë e vizitova burgun dhe fotografove më 14. 08. 2022 Prishtinës

Emrin nuk e kam bërë publik atëherë e as tash nuk po e tregoj por ai trimi, në portalin ku publikohej fejtoni në vazhdime me titull ”A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuar dhe kush ishin organizatorët”, me nëntituj për ”Jetën në burgun hetues të Prishtinës e Ferizajit, Jetën si ushtar dhe izolimi në Tuzëll” dhe jetën pas ushtrisë, jetën në ”liri”, pjesë të fejtonit ku ishin të lidhura si mishi me ashtin, me Sadik Blakan, Fadil Alia (Aliun) nga Drenica.  

Oda e Mustafë Jashar Durmishit-Majanci në Stanofc ku ”mysafir” ishte edhe Sadik Blakaj në prill apo fillim të muaj. maj 1981. Nuk është më në këmbë kjo odë burrash.

Ai, sigurisht familjar i Sadikut më kërcënonte mua dhe të gjithë ata që shkruajnë për Sadik Blakajn. Rastin nuk e kam lajmërua në polici, jo nga frika por kam mendua që edhe tash ai trim me fletë do të ma gjej shumë lehtë adresën që unë e shkruaj në fund të çdo publikimi: sinankastrati09@hotmail.com (fb e instgram, nuk kam) e do të më kërkoj falje. 

Sadik Blakaj ishte i burgosuri më i “autoritetshëm” në dhomën e burgut, në burgun hetues në Ferizaj, në prill të vitit 1981. Në krahasim me të burgosurit e tjerë ai ishte pak më i vjetër, rreth 32-tave, djalë dylber. Të tjerët ishin më të rinjë dhe të dënuar për vepra të tjera kundërvajtëse me nga 15, 30, 60 ditë, deri në 3 muaj, për vjedhje, fjalosje e rrahje. 

Mustafë Jashari- Majanci (me marhamë) e vëllai i vogël Duli, me kapuç të zi, këmishë (e zemër të bardhë), tash të ndjerë. Baca Mustafë e ka pritur Sadikun. Ka ndejtur e ka folur me Sadikun më 1981

Po mosha e vjetërsia nuk ishte ajo që e dallonte Sadik Blakajn nga të burgosurit e tjerë. Ishin “Hallet” për Kombin Shqiptarë dhe Kosovën, arsyet që ai ishte në ”burg”. Për këtë, si ”i burgosur politik” Sadiku gëzonte respekt nga të burgosurit dhe nga disa gardianë shqiptarë të burgut. 

Burgu i Qarkut Prishtinë, Procesi Verbal, nr 32/IV, 27/03 1981 ( I shkruar serb. para shqipes). I burgos. Sinan Kastrati

Atë e nderonin të gjithë të burgosurit sepse, thoshin ata:  

-Sadiku është qe 5 vite në burg. Kështu iu kishte thënë Sadiku shokëve të dhomës në burgun e Ferizajit. Sadiku ishte i vetmi që kishte libra, laps, fletore e ndonjë gjësend që ne të tjerët nuk e kishim. Ne, dhe unë nuk kishim të drejtë ta lexojmë shtypin ditor, gazetën Rilindja. Nuk kishim as Televizor e Radio. Jetonim në dhoma pa dritare që të mos shohim dritën e diellit as oborrin e burgut. Dritaret që ishin, shikonin vetëm në koridoret e burgut. Në një dhomë, që në kushte normale mund të flenin 4-8 të burgosur, ne ishim afro 30-të burgosur. Ditën e natën e kalonim të ngujuar. Krevatet i kishin largua e ne flenim në tokë në dyshekë sungjeri, nga 2 e tre veta. Pasi e “kreu burgun” Sadiku, unë fleja me Enver Mehmet Shaqirin, ish student mjekësie nga Shtimja, tash mjek specialist i syve në Ferizaj, djalë i vendosur e trim. 

DSHSSH (Dega Shërb. Sigur. Shtet. Prsishtine, numër 381/04, 27.03.1981

Të burgosurve të tjerë, nuk iu interesonte politika e as nuk dinin, po ti pyesje kush është kryetar i komunës, e jo më të kishin libra, fletore e lapsa. Dhe as kjo nuk më mjaftoi mua që ta njoh e kuptoj Sadikun. 

Mua sapo më kishin tranferua nga burgu i Prishtinës në burgun hetues të Ferizajit, në fillim të prillit 1981, shkaku se më 1 e 2 prill kishte pasur përsëri demonstrata në Prishtinë, pas atyre të 11 e 26 marsit 1981 e burgu i Prishtinë nuk kishte vend të lirë prandaj edhe shumë të burgosur me kamionë si në kohën Hitlerit, në masa të rrepta policie na shprendanin nëpër burgjet e qyteteve të Kosovës. Unë, u gëzova shumë që e “gjeta” një të “burgosur politik”, si Sadik Blakajn sepse pas gjithë atyre vuajtjeve, edhe pse jo kohë të gjatë, mu duk sikur të kisha shkua në shtëpi. Pastaj, me gjithë respektin që kisha për të burgosurit e tjerë, shokët e dhomës, Rexhep Dabërdolin e Tahirin dhe një të riut që erdhi në burgun e Prishtinës, për hajni sa isha unë atje, bisedat ishin ndryshe në Ferizaj, më “të sinqerta”, më “serioze” dhe më me kuptim me Sadikun. Pra të burgosurit që unë kisha qenë në një dhomë në Prishtinë, ishin për vepra të tjera dhe nuk na shkonin llafet, përveç mahive dhe lojës së shahut, në kohën “e lirë” që ata bënin edhe pse ishin të dënuar me vdekje, për vrasje (Rexhepi dhe Tahiri). 

Disa nga revistat ilegale, ”Zëri i Kosovës”, ”Liria” etj. I mora nga interneti se në arkivën time, nuk munda ti gjej.

Sadiku mu afrua mua posa shkova në dhomën e burgut në Ferizaj. Nuk e di pse. Ndoshta pse isha më i ri apo pse punoja edhe unë në arsim, sikurse ai që kishte “punuar” në arsim si ”profesor”. Sadiku më afroi afër vetes dhe mua mu duk sikur ndjeva një lehtësi, një siguri më të madhe e mbrojtje më të sigurtë me të. U ndjeva i privilegjuar që Sadik Blakaj, ”i burgosur politik shumëvjeçar” më “pranonte” mua të flas e të shoqnohem me te. Sadiku u “interesua” me dijt çka ka ndodhur “jashtë” burgut gjatë kohës sa ai ishte brenda. Unë në fillim i tregova shkurt, në formë të një kronike të thatë, sikur lajmet e RTP-së, për atë që kishte ndodhur në Prishtinë, për protestat e demonstratat e 11 e 26 marsit `81 deri në ditën që më arrestuan, 26 mars 1981, ditën kur vinte Stafeta e Titos në Kosovë, ”simbol i rinisë”… Edhe Sadiku më tregoi pse dhe kur ishte burgosur në Pejë. 

Vërtetim numër 22/81, dt. 06.04.1981: 1. 109 copë fotografi, 2. Katër traka të magnetofonit (kanë qenë Katër bobina, jo traka)

”Punoja si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Pejës dhe para nxënësve në orën e mësimit, iu thash nxënësve se veprat e Sinan Hasanit*) nuk vlejnë asgjë, janë rrena, filloi rrëfimin e tij Sadiku. Ai mu “hap” por edhe unë përveç që u gëzova, fillova me i tregua çka kishte ndodh më 11 e 26 mars të vitit 1981, gjerësisht. Kishim kohë të mjaftueshme prandaj fillova me ia tregua Sadik Blakajt historinë time, që nga koha kur isha nxënës i gjimnazit … kur isha burgos, si nxënës maturant për herë të parë, më 1974, pse u përjashtova nga shkolla, kur dhe pse isha në Shqipëri, për herë të parë dhe dytë, më 1974 e 1979 e ndodhi që mua më kishin ndodhur mua e që mendoja se Sadik Blakajt do ti pëlqejnë e ai do të më besoj më shumë. Demonstratat ia përshkruajta si është më së miri, hollësisht krejt ngjarjen që e kisha parë unë dhe ia tregova emrat e të gjithë shokëve, studentëve, njerëzve që i kisha njohur dhe takuar më 11 dhe 26 Mars dhe më herët. Nuk e besoja që ai ishte punëtor i sigurimit shtetëror. 

Nga besimi që kisha (u mashrova, më mashtroi) pasi ai më tregoi se pas disa ditëve e kryen dënimin, unë iu luta që të shkoj deri te Xhevat (M.) Durmishi, ish shok i studimeve dhe i konviktit e ai të shkoi në Turjakë, katundin ku unë jetoja me prindër e të mi largojnë gjithë librat, gazetat, revistat, fotografitë dhe materialet tjera nga shtëpia. 

Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Kp. nr. 22/81, dt. 27.03.1981. Procesmbajtës: Branimir Aleksiq. Kryetar i Gjykatës-Kolegjit: Lubomir Popovič

Ai më tha dhe më bindi: 

-Sinan, do të ishte mirë që ti ta shkruajsh një letër që ata të mos dyshojnë. Mi dha dy fletë të fletoreve dhe një stylplaps dhe i shkruajta Xhevatit … 

Ia përshkruajta në detaje edhe adresën e shtëpisë ku jetonte Xhevati. 

Ai letrën time e kish pas dërgua në SHSSH të ish SPB-së në Ferizaj e ata, pasi e fotokopjojnë, ia japin Sadikut e ai shkon në Stanofc dhe ia jep letrën n`dorë Xhevatit. 

Burgu i Prishtinës, tash muze: Katër fotografi, Isha vetë e vizitova burgun dhe fotografove më 14. 08. 2022 Prishtinës

Letrën që e kisha shkrua unë, në izolim ma ka përplas në fytyrë Aleksandar Aca Vasiljević*) në Tuzëll, pasi unë nuk pranoja të përgjigjesha në pyetjet që mi bënin dh isha i akuzuar nga ish oficerët e Sigurimit Ushtarak Efendić e Drlić, kapitenë të Klasit të Parë, me katër yje. 

Aca më pyeti: 

-Kush e ka shkrua këtë letër? 

-Unë!  

Isha unë që e kisha shkrua. Ishte letra ime, shkrimi dhe nënshkrimi im. 

Tash e kuptova se deri ku paska shkua puna. Më nuk frikësohesha. Ai, Aca u mundua me dredhua bisedën duke më thënë me një gjuhë ndryshe ”Se Organet e Sigurimit në Kosovë ia kanë gjetur letrën Sadikut”, që nuk ishte e vërtetë sepse po të kishte qenë ashtu, Sadiku i kishte tregua Xhevatit, e ku ishte edhe plaku, baca Mustafë, baba i Xhevatit se letra mu ka zënë, në besë … por Sadikun ata e kanë pasur mashë. 

 

Kam bindjen që edhe sot po të kisha qenë me Sadikun në burg, prapë do ti besoja e tregoja ato që i pata thënë atëherë. Nga natyra Sadiku ishte shumë i qetë, dhe nuk tregonte shenja të një njeriut të pabesë, që s`e mban fjalën, që është njeri i keq, spiun, kriminel e sadist, siç në të vërtetë kishte qenë ai. Nga veshja ishte i thjeshtë, modest e elegant që te unë lente përshtypjen e një intelektuali të madh, punëtori të zellshëm arsimor e patriotit të devotshëm. Pamja e tij e jashtme, djalë i hijshëm, “për syret” siç thuhet në popull “syni i keq mas e paftë” e fjalët shiqer! Sjelljet i kishte shumë të matura me të burgosur ndërsa fjalët i përdorte me “karar”. Edhe kur e “qortonte” ndonjë të burgosur, na bindëte se ka shumë të drejtë. Të gjithë përuleshim para tij, e ia “hiqnim kapelën” për nder e respekt si i vetmi i burgosur politik në dhomën me afro 20 të burgosur. Kur folte, ”ishte mehlem e nga goja qitke mjaltë”. 

Por, Sadiku nuk kishte qenë ai që unë e kam mendua dhe i kam besua. Sadiku kishte qenë punëtor i fsheftë, spiun i SHSSH (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) të Jugosllavisë për Kosovë i cili mua më ka sjellur shumë probleme, që edhe ashtu nuk i kisha të pakta. 

Pas këtij rasti, kur Sadiku që e kishte dorëzuar letrën time SHSSH, mua më thirrnin më shpesh në zyrat e SPB-së në Ferizaj inspektorët e Sigurimit shtetëror që vinin nga Prishtina dhe më pyesnin mua, Lutfi Ajazi, Faik Nura, Muharrem Dana, dy drenicakë e një gjakovar por kurrë nuk më shkonte mendja se Sadik Blakaj e kishte dorëzuar letrën time në SHSSH, në SPB-në e Ferizajit. Unë dyshoja mos janë burgos Xhevat Durmishi, Skënder Gashi, Izedin Krasniqi, Haki Berisha, Nuhi Syla, Behxhet Krasniqi … dhe Milazim Krasniqi, tash profesor universiteti, Nexha, e fejuara ime etj. sepse për këta më pyesnin më shpesh inspektorët, emra që i kisha përmend në letrën time… Më pyesnin edhe për Jusuf Gërvallën, aktivitetin e tij në Gjermani e revistat ilegale që dilnin jashtë e ne, edhe unë i shpërndanim te të besueshmit në Kosovë. 

Frikësohesha edhe mos Izedini ka pranuar që unë ia kam dhënë revistat ilegale për Milazim Krasniqin me i lexua, të cilit ia kisha premtuar. Frikën e kisha mos po gjinden ato revista ilegale e edhe Milazimi po burgoset. Pasojat dihen. 

Kjo letër më vonë më ka nxjerr shumë telashe, probleme e dyshime edhe tek të afërmit, miqt e mi… dhe shkaku i saj është izolua e burgos Xhevat Durmishi, ushtar në Bihaq të Bosnjës nga faji im e ndoshta edhe Skënder Gashi, mjekë, ish shokë të studimeve që kishim shkua ushtarë të njëjtën ditë me mua, 4 korrik 1981. Ata, sa më kujtohet, i kishin prua në Tuzëll, në izolim. Por unë nuk e dija se edhe ata i kam pas shumë afër, me “banesë”, një muri në mes na ndante. Pas e kam kryer shërbimin ushtarak, më ka tregua Xhevati.  

Haki Berisha nga Komarani ishte burgos dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë iu kishin gjetë edhe disa libra që unë ia kisha dhënë për me e përgatit provimin e Letërsisë së Sotme, Poezi dhe Prozë të profesorët Agim Vinca e Isak Shema (Historinë e Letërsisë Shqipe- Realizmin Socialisht, me autor K. Bihikun), poemën “Nënë Shqipëri” të Dritëro Agollit, ”Dimri i vetmisë së madhe “të Kadaresë e disa fotografi, si studentë me studentë të tjerë në Kosovë e në Shqipëri. 

Mua me “liruan” nga burgu i Ferizajit, me 26 Maj 1981… 

Xhevat Durmishi e Skënder Gashi 

Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashi njiheshim … Të dytë studionin mjekësinë e përgjithshme në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Prishtinë. Xhevati e Skënderi banonin bashkë me një dhomë dy krevetëshe, në konviktin nr. 3. Për konviktin nr. 3 kam shumë mbresa e më lidhin gjithashtu shumë e kujtime të paharrueshme për ngjarjet e personalitetet e kohës, si studentë banues. 

Xhevati e Skënder Gashin, banonin në dhomën nr. 307, ndërsa unë me Ali Lajqin, në dhomën nr. 206, një kat më poshtë, si studentë të letërsisë. 

Skender Gashin e njihja më herët, qysh kur ai ishte gjimnazist, si aktivist në kryesinë e rinisë së gjimnazit “Ramiz Sadiku” në Rahovec. Skënderi ishte nga Drenofci i Zatriqit, fshat afro 8 km në veri-perëndim të Rahovecit, fshat i njohur për rrush, pjeshka, pemë tjera e perime. Ishte nip i Selman Zatriqit, i shpërngulur në Damanek, afër Turjakës. Selmani ishte kushëri i pleqve tanë nga Zatriqi, me fis Kastrat. Skënderin, mund të them se e kisha edhe si nip. 

____________ 

Shtojcë e pashtrikut 

SADIK BLAKAJ SIPAS IBRAHIM KELMENDIT „JE I PASTËR SI LOTI“! 

Nga Xhafer Durmishi  

https://pashtriku.org/xhafer-durmishi-sadik-blakaj-sipas-ibrahim-kelmendit-aeurzje-i-paster-si-lotiaeuroe/  

https://pashtriku.org/si-i-rekrutonte-te-burgosurit-politik-sigurimi-i-shtetit-udb-sadik-blakaj-i-burgosuri-politik-i-udb-es/  

https://revistadrini.info/sadik-blakaj-me-preu-ne-bese…/  

“Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit” 

Shkruar nga Sinan Kastrati  

https://www.ballikombetar.info/vehbi-ibrahimi-e-hysen-terpeza-ibrahim-kelmendit-do-tia-kerkonin-lulen-e-ballit/  

Pse më arrestuan si ushtar në Doboj të Bosnjes e Hercegovinës?”, Drini.us, 1 Nëntor 2021  

https://www.drini.us/pse-me-arrestuan-si-ushtar-ne-doboj-te-bosnjes-e-hercegovines/  

“Arrestimi i dytë, tash si ushtar, në stacionin e trenit në Sarajevë dhe Fadil Alija i Drenicës, spiuni i parë, në ushtri …!” Nga Drini.us, 2 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, pjesa e dytë (2)  

https://www.drini.us/arrestimi-i-dyte-si-ushtar-ne-stacionin-e-trenit-ne-sarajeve-dhe-fadil-alija-i-drenices-spiuni-i-pare-ne-ushtri/ 

“Bajram Mavriqi, ushtari i parë shqiptar që burgoset në Doboj” 

Drini.us, 3 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, pjesa e tretë (3)  

https://www.drini.us/bajram-mavriqi-ushtari-i-pare-shqiptar-qe-burgoset-ne-doboj/  

“Prej spitalit të Sarajevës, në burgun hetues-izolim në Tuzëll” 

Drini.us, 3 Nëntor 2021. Nga Ditari im i ushtrisë, libri në proces, pjesa e katërt (4)  

https://www.drini.us/prej-spitalit-te-sarajeves-ne-burgun-hetues-izolim-ne-tuzell/  

Me Xhevat Durmishin e Skënder Gashin na ndante një muri në dhomat e policisë ushtarake në Tuzëll, por që ishte si Muri “Kinez”! Drini.us, 4 Nëntor 2021. Nga Ditari im, pjesa e pestë (5)  

https://www.drini.us/me-xhevat-durmishin-e-skender-gashin-na-ndante-nje-muri-ne-dhomat-e-policise-ushtarake-ne-tuzell-por-qe-ishte-si-muri-kinez/  

Në Doboj e kisha adresën, kurse në Tuzëll isha i izoluar, pa asnjë vendim gjykate!”, Drini.us, 4 nëntor 2021, pjesa e gjashtë (6)  

https://www.drini.us/ne-doboj-e-kisha-adresen-kurse-ne-tuzell-isha-i-izoluar-pa-asnje-vendim-gjykate/ 

Aleksander Vasiljević-ACA, ma përplasi para syve, letrën që ia kisha dhënë Sadik Blakajt!”, Drini.us, 5 Nëntor 202, pjesa e shtatë (7)  

https://www.drini.us/aleksander-vasiljevic-aca-ma-perplasi-para-syve-letren-qe-ia-kisha-dhene-sadik-blakajt/  

Kur e dëshiroja vdekjen, më shumë se sa që e doja jetën …!” Drini.us, 6 Nëntor 2021, pjesa e tetë (8)  

https://www.drini.us/kur-e-deshiroja-vdekjen-me-shume-se-sa-qe-e-doja-jeten/  

*) Më preu në besë kur dikush të pret në besë, shkel fjalën, premtimin, zakonin shqiptar. Vrau në mohë, kur vrasësi ose vrasësit vrasin fshehtas natën e nuk zbulohen. Nata e hasmi nuk kanë besë (shprehje zakonore popullore shqiptare)    

*) In medias res (latin, sued. ”i händelsernas mitt”) är ett berättargrepp som innebär att en historia börjar mitt i handlingen, vars helhet blir tydligare efter hand. Att en berättelse inleds under en pågående händelse innebär inte nödvändigtvis att den inletts in medias res, sett till berättelsens centrala eller övergripande handling.  

Man kan använda sig av så kallade presuppositioner. På svenska innebär detta till exempel att man förutsätter eller låtsas att läsaren vet genom bestämdhet; substantiv står i bestämd form och med attribut (bestämningsord).  

In medias res (latinisht, shqip ”në mes të ngjarjes”) është një pajisje narrative që do të thotë se një histori fillon në mes të veprimit, tërësia e të cilit bëhet më e qartë me kalimin e kohës. Fakti që një histori fillon gjatë një ngjarjeje të vazhdueshme nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo është iniciuar në medias res, lidhur me komplotin qendror ose mbizotërues të historisë. 

Ju mund të përdorni të ashtuquajturat presupozime. Në anglisht, kjo do të thotë, për shembull, të supozosh ose të pretendosh se lexuesi e di nëpërmjet definitivitetit; Emrat janë në formë të caktuar dhe me atribute. (Përkth nga sued. me google translate)  

Për fund: Për 7 prillin e vitit 1939, qysh si nxënës filloreje kisha lexua librin e Sh. Musarajit ”Para agimit”, dy pjesë dhe nga ai mësova për mos me harrua se ditën e premte, më 7 prill 1939 Italia fashiste pushton Shqipërinë. 

Nuk ishte vetëm Sadik Blakaj spiun, por në ushtri (në Doboj e në Sarajevë) ndër më të njohurit ishte FADIL ALIA (Aliu), nga Drenica. Shkaku i Fadilit burgoset Bajram Mavriqi, tash i ndjerë dhe mua më ndali e më mori në pyetje në stacionin hekurudhor në Sarajve, derisa erdhi PU (Policia Ushtarake) e më arrestuan. Më priste ACA. Me mua ishte ish nxënësi e kusheriri im, Nazmi Sefer Kastrati, kadet në Rajllovac afër Sarajeve.  

Falenderoj ish ushtarët: Musa Behramin, Mustafë Magjunin, nga Akrashtica e Novosella e Magjunit, Vushtrri, Shemsedin Hajdarin, ish eprorin tim (potporučnik) e shumë të tjerë që mu gjetën sa isha ishtar, më përkrahën e më ndihmuan. 

Me Musanë e Mustafën edhe tash flasim në telefon e takohemi kur të shkoj në Kosovë  

*) Drapëri dhe çekiçi 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Drap%C3%ABri_dhe_%C3%A7eki%C3%A7i  

*) Sinan Hasani, jeta dhe vepra, shkurtimisht 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Sinan_Hasani  

*) Aleksandar Aca Vasiljević – Šef kontraobaveštajne službe u SFRJ  

https://www.youtube.com/watch?v=RgCeKP-7feA  

Malmö, 7 prill 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu