ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Sakrifica e turpshme e shqiptarëve për “Shtetin Islamik!”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
__
100 shqiptarë të Kosovës janë ende në Siri, ndërsa 40 po luftojnë në anën e ISIS-it dhe Al-NUSRA-s .
Edhe pse shteti i Kosovës disa muaj më parë ka kthyer mbi 110 persona nga zonat e konfliktit në Siri, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës janë ende atje.
Rreth 100 persona nga Kosova aktualisht ndodhen në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.
Më shumë se 40 prej tyre qëndrojnë si luftëtarë të ISIS dhe AL-NUSRA.
Kështu kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Policisë së Kosovës. “Sipas të dhënave që disponon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht janë rreth 100 persona nga Kosova në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, ose së paku njëri prind nga Kosova ka lindur fëmijë në zonën e konfliktit, ndërsa vlerësohet se mbi 40 luftëtarë luftojnë me përkushtim për ISIS dhe AL-NUSRA-n”.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, informon se burrat, të cilët ishin luftëtarë të huaj dhe u kthyen në Kosovë, po gjykoheshin dhe aktualisht ndodheshin në burg.
Kjo për shkak se vlerësohet se përmbajnë një nivel të lartë rreziku. “Gratë janë paditur gjithashtu për udhëtimin e tyre në Siri dhe Irak dhe përfshirjen e tyre në luftime, dhe aktualisht janë në arrest shtëpiak. Ndërsa fëmijët u kthyen në familjet e tyre ose me nënat e tyre në familjet e tyre ku kishin qenë në të kaluarën. Në përputhje me moshën që kanë fëmijët, ata vazhdojnë ose çerdhen, ose shkollimin ose në raste të caktuara arsimin e mesëm”.
Dy krijesat e mëdha panislamike-terroriste të BIK-ut, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, që kanë rënë “shehid” për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, që sikurse pati thënë BIK-u në korrik 2013 ,”është aq e rëndësishme për Allahun” …
***
Riintegrimi dhe rehabilitimi i këtyre të kthyerve është sfidë për institucionet e Kosovës. “Nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën që shqiptarët të udhëtojnë për të luftuar në një vend të huaj për një qëllim fetar, kjo është hera e parë dhe riintegrimi dhe rehabilitimi i tyre kërkon mobilizim gjithë-institucional dhe social. Kjo kërkon edhe aftësi dhe njohuri se ky është një problem shumë kompleks dhe institucionet duhet të angazhohen për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Në prill të vitit 2020, 110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, përfshirë 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra të dyshuar si pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Mbi 1000 shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova morën pjesë në luftën në Siri, ndërsa mbi 190 gra shqiptare mbetën shtatzënë nga djemtë dhe nipërit e Bin Ladenit dhe Ebu Omarit.
Vetëm nga Kosova morën pjesë mbi 400 luftëtarë, që është numri më i madh në Evropë për kokë banori, madje më i madh se numri i luftëtarëve turq që iu bashkuan njësive guerile të Shtetit Islamik.
Për herë të parë në historinë kombëtare kemi një manifestim të fesë përmes fyerjes së Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezës, gjë që nuk ka ndodhur as në kohën e pushtimit serb.
Format provokuese të demonstrimit të islamit politik të përdorura nga deputetët e Vetëvendosjes, janë dëshmi e gjallë se bëhet fjalë për një formë shkombtarizuese të praktikimit të fesë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.
Meqenëse Islami politik financohet dhe kontrollohet nga Turqia, shtetet arabe dhe shërbimet sekrete serbe e ruse, atëherë kemi të bëjmë me një fenomen shumë të rrezikshëm që dëshiron t’i japë Kosovës imazhin e Kandaharit, ta largojë atë nga integrimi në BE dhe NATO dhe ta përgatisë për riintegrim në shtetin serb dhe si pjesë të Serbisë në Ligën Arabe.
Duke iu bindur fjalës së burrit, zonja E.Sekiraqa thotë se kur ishte vetëm 19 vjeçe u nis për t’iu bashkuar kampeve të ISIS’it në Siri. Por, pas 5 viteve qëndrim, në moshën 23 vjeçare, ajo u kthye në Kosovë bashkë me dy fëmijët e saj. Burri i kishte vdekur në frontin e luftës. Në Siri kjo 23 vjeçare i kishte pasur edhe dy martesa të tjera. Të tre bashkëshortët e saj kishin qenë shqiptarë. Nga tri martesa kjo 23 vjeçare ka dy fëmijë me të cilët tashmë është kthyer në Kosovë. Express ju sjell rrëfimin me deklaratat e tri të riatdhesuarave nga Siria për në Kosovë. Tregohet se si një 27-vjeçare tjetër e riatdhesuar burri e kishte gënjyer se po shkonin në Gjermani dhe e kishte çuar në Siri
Ishte 19 vjeçe kur e kishte marrë rrugën për në Siri, aty ku në vitin 2015 po zhvillohej një luftë e ashpër. Por, as lufta që bëhej atje nuk e ndali tashmë 23-vjeçaren E. Sekiraqa dhe burrin e saj nga Prishtina që të niseshin për të dhënë pak “kontribut” në Lindjen e Mesme.
Tmerri për të filloi në momentin kur ajo hyri në kampet e luftës. Aty 23-vjeçarja Sekiraqa e pa se Siria nuk kishte qenë siç ajo e kishte paramenduar. Andaj që nga java e parë kur ajo u fut në kampet e luftës, thotë se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që të ktheheshin në Kosovë. Por, kjo gjë kishte qenë e pamundur.
“Burri me thoshte po shkojmë në emrin e Allahut. Edhe nuk do të kthehemi”’, kështu ka deklaruar para avokates së saj, e rikthyera nga Siria për në Kosovë.
23-vjeçarja martohet dy herë në kampet e luftës në Siri
Por, pas disa muajve qëndrim në kampet e luftës së Sirisë, E.Sekiraqës i vritet burri.
Ajo detyrohet që të martohet me një person të dytë, i cili kishte nënshtetësinë shqiptare. Por edhe ai vritet në frontin e luftës. Burrin e tretë 23-vjeçarja e gjeti para pak kohe. Por, edhe ai u burgos para disa muajve. Këto dy martesa në Siri, E.Sekiraqa ka deklaruar se i ka bërë vetëm që t’i shmanget qëndrimit në kampet e ISIS-it, aty ku qëndronin vetëm gratë dhe ku kushtet kishin qenë të mjerueshme.
Këto detaje i dha sot, avokatja e të riatdhesuarës, Fatlume Korqa.
“Klientja ime qe nga vitit 2015 ka qëndruar në Siri. Ajo thotë se burri ia ka kërkuar që të shkojnë në Siri për një jetë më të mirë. Siç ajo ka deklaru atje kanë shku për praktikimin më të lehtë të fesë. Edhe po të donte të kthehej ajo ka thënë se nuk ka mundur”, shpjegon ajo.
“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front. Pastaj ajo është detyruar me u martua prapë, sepse nëse nuk do të martohej është dashur që ajo të jetonte në një kamp me shumë gra, aty ku kushtet kanë qenë shumë të këqija. Andaj ajo u strehua te Kurdët dhe nga aty u martua me burrin e dytë që është shqiptar. Me të e ka pasur një fëmijë. Edhe ai ka vdekur. Andaj burri i tretë, burri i tanishëm edhe ky është shqiptar dhe për momentin gjendet në burg”.
Sipas avokates, klientja e saj është penduar për rrugën që e ka marrë drejtë Sirisë. Ajo kërkon që në Kosovë të jetojë e lirë dhe t’i rrisë të dy fëmijët e saj. Njërin 1 e tjetrin 3 vjeçar.
“Kjo është penduar që ka qëlluar në vendin dhe kohën e luftës. Por, ajo thotë se nuk është penduar që e ka dëgjuar fjalën e burrit të vet.
“Kam ardhur në Kosovë që ndihna e lirë dhe për t’u ndier e lirë”, ka deklaruar e riatdhesuara, E.Sekiraqa para trupit gjykues, transmeton avokatja e saj.
27-vjeçarja e riatdhesuar: Burri nuk më tregoi ku po shkojmë, u detyrova të martohem atje
Por një histori tjetër kishte pasur 27-vjeçarja nga Prishtina. Ajo nuk e kishte ditur që po nisej për në Siri bashkë me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë.
Në deklaratat që kjo e riatdhesuar nga Siria i dha sot, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë se po shkojnë në Gjermani. Në kohën e nisjes për në kampet e luftës, kjo 27-vjeçare kishte qenë shtatzënë. Pas një kohe qëndrimi atje, asaj i vritet burri. Ndërkohë që detyrohet të martohet me burrin e dytë, i cili ishte shqiptar. Nga dy martesa kjo 27-vjeçare ka dy fëmijë.
Këto detaje i dha sot, avokatja e saj Saranda Beqiri.
“Ajo ka deklaruar se atje ka shkuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj. Faktikisht nuk e ka ditë se për ku është nisur. Ka mendu se po shkon në Gjermani për jetë më të mirë. Këtu të gjitha që i kanë pas i kanë shitur. Por në fazën e fundit ajo e ka parë që vetën në kamion e ka ditur që po shkon në Siri. Ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka shku me burrin e saj”, tregon avokatja Beqiri.
Avokatja thotë se klientja e saj është penduar për shkuarjen e saj në kampet e luftës.
“Ajo kur ka shkua atje ka kërkuar menjëherë me u kthye, por kjo gjë ka qenë e pamundur. Bashkëshorti i saj ka vdekur atje. Andaj ajo është martuar me një person tjetër që është shqiptar. Kjo tash i ka dy fëmijë me dy burra të ndryshëm.”, deklarohet për klienten e saj avokatja.
Klientja ime kërkoi që të kthehej në Kosovë
E versionin për klienten e saj e dha edhe Fortesa Mehmeti, avokate e njërës nga gratë që u kthye nga Siria të shtunën. Sipas avokates, kjo grua është kthyer me vetë dëshirë, madje kishte provuar të kthehet edhe më herët.
“Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, mendoj se ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shku atje. Rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm, nuk ka mundur të kthehet më. Ajo ka tentuar edhe më herët të kthehet por ka qenë i pamundur kthimi”, tha ajo.
E këto tri gra nuk janë të vetmet që u kthyen në Kosovë. Bashkë me to kanë qenë edhe dhjetëra të tjera.
Për shumicën prej tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim. Por, avokatet e këtyre grave janë duke kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’u zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.
32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të qytetarëve nga atje.
Gjykata lë në arrest shtëpiak 19 gratë e kthyera nga Siria
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak për 19 gratë e kthyera nga Siria.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.
Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.
Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
___
* Lirim Gashi është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu