ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Sali Berisha është politikani i vetëm në Shqipëri që ka shkruar histori, ashtu si Ibrahim Rugova në Kosovë dhe Albin Kurti tash e tutje

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
SALI BERISHA ËSHTË PATRIOT QË Ç’KE ME TË DHE JO TRADHTAR SIÇ E ETIKETOJNË NJERËZIT DASHAKEQ
Ata që thonë se Sali Berisha i ka shitur interesat nacionale të shqiptarëve sa ka qenë Kryetar dhe Kryeministër i Shqipërisë, ose nuk e njohin politikën sa duhet, ose fshehin edhe lidhjet edhe gjurmët e lidhjeve të tyre me tradhtarin Fatos Nano dhe pasardhësit dhe paraardhësit e tij të Partisë së Punës.
Sikur Sali Berisha të ishte i tillë, ai kurrën e kurrës s’do të guxonte ta çonte kokën prej Udbes dhe BIA-s, e lërë ma të dilte haptas dhe të ishte aq këmbëngulës kundër shitjes së territorit të Kosovës, Mini Shengenit, Open Ballkanit dhe sloganit “Bota Serbe”.
Por njerëzit naivë sa dinë aq flasin. Sepse janë të manipuluar nga propaganda e rrezikshme profesionale dashakeqe dhe perfide e agjentëve të vërtetë të Udbes, që e kanë bërë strokullin gjithandej në politikë, media dhe organet e sigurisë.
Edhe një gjë :
Pa Ibrahim Rugoven në njërën anë dhe Sali Berishen në anën tjetër, ne kurrën e kurrës s’do ishim asokohe aq të suksesshëm në diplomaci dhe lobiim as në Bruksel, as në Uashington, as në Vatikan dhe as në Tel Aviv.
Natyrisht që UÇK është e pazëvendësueshme, por për ta arritur stadin e nevojshem diplomatik dhe lobues, saqë fuqitë e mëdha ta mbështesin rezistencën e saj të armatosur dhe të drejtë është dashur paraprakisht ndryshim i kahjes ideologjike të rezistencës paqësorë dhe asaj të armatosur.
Dhe jo vetëm kaq, por harmonizim i saj me vlerat demokratike evropiane dhe amerikane.
Pse USA dhe Brukseli nuk e përkrahën kurrë Avdullah Oçalanin liderin Partisë Komuniste te Kurdistanit dhe rezistencën e popullin të shtypur kurd që është trefish më i madh se ai shqiptar?
Jo pse kurdet nuk kishin të drejtë, por sepse ideologjia e rezistencës së tyre ishte e natyrës komuniste dhe sidomos për Uashingtonin e papranueshme.
Pra është dashur shumë punë paraprake, për ta fituar besimin dhe përkrahjen e aleatëve tanë.
Dhe këtë punë e kanë kryer në mënyrën më të mirë të mundur Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha.
Natyrisht që janë bërë herë pas here edhe gabime gjatë rrugëtimit, por Partisë së Punës së Shqipërisë (përjashto Ramiz Alinë) populli i Kosovës lërë ma që kurrë nuk ia ka parë hajrin, por sherrin me tonelata.
Prandaj Sali Berisha i tillë siç është më të gjitha cilësitë dhe dobësitë, është deri më tani politikani i vetëm në Shqipëri që ka shkruar histori, ashtu si Ibrahim Rugova në Kosovë dhe Albin Kurti tani e tutje.
Albin Kurti për dallim nga Ibrahim Rugova do ta ketë më lehtë, sepse përveçse është Kryeministër i një shteti të pranuar ndërkombëtarisht, është në sasi të njëjtë mendjehapur.
Dhe si njeri i UÇK-së natyrisht edhe urë-lidhës ndërmjet opsionit të dikurshëm paqësor dhe atij ushtarak.
Prandaj ai jo rastesisht bashkëpunon ngushtë me Vjosa Osmanit pasardhësen e vetme të Rugovës që e meriton këtë epitet.
Në anën tjetër Albini është politikan i pa korruptuar dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë.
Ndërsa biografia e tij është një thesar që nuk blihet me para, por që arrihet me shumë mund dhe sakrificë.
Në anën tjetër me Donika Gervallen në diplomaci jo vetëm që nuk do të ndodh asnjë gabim kardinal, por do të vijnë aq shumë ditë të mira për popullin dhe shtetin e Kosovës, saqë njerëzit dashakeq do ta vizitojnë veç e veç nga një psikolog para se të dërgohen nga populli me vota në bërllog.
E për Glauk Konjufcen s’kam çka të flas. Ai është një margaritar që nuk ia gjen shoqin në këto troje.
E di që shokut Ibrahim Kelmendi do t’i ngritët tensioni, por pikërisht ky është qëllimi im, pra që ai të plas dhe të kryhet emisioni.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Eshte vlere burri salih berisha

    Rrite familja dhurate per fisin
    deget e shnosha e rritin lisin
    Mate fjalen pa qite prej gojes
    gjithe eshte thane nmalesi tGjakoves
    Kah Juniku e nato ane
    seshte hiq leht shqiptare me kane
    Kah Tropoja ne thepa te gurit
    bjeshke qe sluen eshte fjala e burrit
    Nmalesi te shkodres te jesh taman
    tradite tmire brezit duhet lane
    Femij ne shkolle salihu Shkoj
    Familja e mesuesi parime i mesoj
    Bujarine mire e ndertoj
    Si shqiptar kryet lart e qoj
    Forcee dije ti bashkoj
    I bashkoj force e dije
    Me e shlirue kosoven prej serbije
    Pa kursye ndihmoj kosoven
    idealin ndau me Rugoven
    Me mjeshtri tue ia zgate doren
    RRiti lidhjet me Europen
    Rriti lidhjet me amerike
    Demokracine kurr pa e korite !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu