ARKIVI:
20 Nëntor 2024

“Sali Çekaj” në Zvicër, ndihmon popullin e nderon kombin!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Adem Lushaj

Shoqata humanitare kulturore “Sali Çekaj” në Zvicër, tashmë e njohur, jo vetëm në Kosovë, por anekënd trojeve shqiptare. Kjo, nuk ka të bëj vetëm për emrin që e mbanë të heroit Sali Çekaj, por edhe për veprimtarinë e saj në promovimin e kulturës dhe historisë sonë, shërimin dhe rehabilitimin e njerëzve në nevojë, për ndërtimin e infrastrukturës për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe të projekteve tjera të natyrave të ndryshme.
Vendimi për themelimin e shoqatës, e kishte një arsye, ngase bëheshin dallime në mbrojtjen dhe trajtimin e dëshmorëve, luftëtarëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve…që ishin të rreshtuar në vijën institucionale të Republikës së Kosovës, të Presidentit Ibrahim Rugova.
“Duke pasur parasysh formimin e shumë shoqatave të pas luftës, të cilat thonin se ndihmonin dhe mbronin familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, e në fakt përjashtonin personat dhe familjet e atyre që ishin të rreshtuar në institucionet e Republikës së Kosovës, të udhëhequra nga Presidenti Rugova, lindi ideja e formimit të kësaj shoqate. Qëllimi kryesor i themelimit të Shoqatës me emrin e heroit dhe atdhetarit Sali Çekaj, ishte të ndihmohen familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe ushtarët e vijës institucionale të Republikës së Kosovës, të cilët u anashkaluan nga shoqatat tjera”, është shprehur Bashkim Nitaj, anëtar i Kryesisë i Shoqatës humanitare kulturore “Sali Çekaj” në Zvicër.

Në bazë të këtij arsyetimi, shoqata u themelua më 6 shkurt 2010, në klubin “ILIRIA” në Menzinge (Ag)-Zvicër. E, që nga themelimi, kjo shoqatë e zgjeroi aktivitetin dhe kontributin e saj financiar në shumë fusha. Anëtarësia e saj është vënë në përkrahje të shumë projekteve dhe kërkesave të qytetarëve. Në ndihmë të popullit dhe nderim të kombit.

“Prej themelimit të saj, shoqata ndihmoi shumë familje dhe individ. Ndihmoi në ndërtimin e shtëpive në mbarë territorin e Kosovës, dhe në Shqipëri.  Ndihmoi invalidët e luftës dhe të tjerët. E ndihmoi këtë kategori me karroca elektrike, mekanike dhe pajisje tjera të nevojshme. e ndihmoi Qendrën rehabilituese me seli në Pejë, për kompletimin me pajisje moderne, për terapi speciale për riaftësim të invalidëve. Ndihmoi në operimin dhe shërimin e pacientëve, brenda dhe jashtë vendit, e në veçanti të fëmijëve. Ndihmoi me bursa studentët, kryesisht fëmijë të dëshmorëve. Ndihmoi i spitalin e Gjakovës dhe të Bajram Currit. Ndihmoi skamnorët me pako ushqimore dhe higjienike”, ka treguar Nitaj, sipas të cilit anëtarët e kësaj shoqata, në asnjë rast nuk hezitojnë të derdhin mjete për të plotësuar sadopak, kërkesat dhe nevojat e adresuara në kryesi.
Pos projekteve infrastrukturore dhe shërim të pacientëve, është ndihmuar edhe në realizimin e dokumentarëve për heronjtë tanë, Ahmet Krasniqi dhe Rrustem Bruçi. Po ashtu, është ndihmuar në realizimin e dokumentarit që i kushtohet pajtimit të gjaqeve. Nga kjo shoqatë, përkatësisht anëtarësia e saj, janë financuar edhe botimet e librave të natyrave të ndryshme. Është ndihmuar në botimin e: “Pajtimi i Gjaqeve” të Cen Deskut; “E vërteta për FARK-un” të Agim Mehmetit; “Masakra e Gjakovës, Burgut te Dubravës dhe Lipjanit” të Afrim Caka; “Gjenocidi serbo -malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999 – I II II” të Rrustem Berisha; “Monografi për Sali Çekaj” të Frashër Demaj, “KOSOVA” e Jusuf Buxhovit-përkthimi në frëngjisht; “Krimet serbe ne Deçan” të Adem Lushaj, etj. Gjithashtu janë mbështetur financiarisht edhe shumë projekte si: Memorialit për Presidentin Rugova në Malaj-Rugovë, Ekspozita për Heroin Sali Çekaj në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, Akademitë përkujtimore për heroin Sali Çekaj dhe “Darkën e Lamës”, aktivitete që tashmë janë bërë tradicionale.
Kontributi i kësaj shoqate është shumë dimenzional. Është i vazhdueshëm. Është për admirim!
Zoti i bekoftë, gjithë anëtarët e saj!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu