Afrim Caka, Gjakovë
Ndiej një mërzi të pafundme, si një humnerë brenda vetes. Kur vetja tjetër të sjell fatkeqësi. Në realitet, sa më shumë ish politikanë mbajnë nga egërsia e kaluarës korruptive, aq më pak të aftë janë të reagojnë drejt të tashmës, sepse e tanishmja e Albinit dhe e Vjosës nuk është përseritje e së kaluarës, ajo është gjithnjë e re, gjithmonë – gjithmonë e re. Abini dhe Vjosa nuk janë asnjëherë të vjetër. Ndonjëherë ata mund të duken të vjetër si pretendojnë opozitarët, por në fakt nuk janë të vjetër – në të ka gjithnjë ndryshime thelbësore dhe gjithnjë në kërkim të rrugëve të reja… Mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e vetëdijisimit. Nuk jam profet, por me shumë modesti ju them se mund të “parashikoj” nëse një politikan shqiptar ka fuqi ta ndryshoj gjenjen e kombi, kur ai ndryshon, së pari, natyrën e besimit që ka ndajë kombit e atdheut. A ju tigëllon e vërtetë kjo gjë, ashtu siç tingëllon për mua? Shumë herë jemi bërë armiku më i madh i vetes sonë dhe pa pasur nevojë e kemi lënë veten peng te politikanët e shitur e shitblerë në munges të vetëbesimit. Kjo ngjizje turpi.
Atëherë, a mos jam duke thënë se shkaku i të gjitha telasheve është ngjizja e harresës dhe e kujtesës për këtë ndarje dhe për atë se çfarë nënkuptojmë ne me fjalën korrupsion e krimi të organizuar apo – pështjellim e kështu me radhë. Kjo është vetëm një pjesë, dhe një pjesë mjaft e dukshme e ish politikanëve shqiptar – e të qenit i vetëdijshëm. Ekzistenca e kësaj harrese e kujtese e ndarjeje nga vetëdija kombëtare, të qenët i vetëdijshëm për të dhe dhënia fund e saj, janë pjesë e mos vetëdijesimit. Kur ndodhë kjo gjë, nuk është njësoj si një ide që duhet të ndodhë për të arritur një vetëdijësim më të madh – sepse vetëdijësimi tek shqiptarët nuk është në rritje. Kohët e vështira, katastrofat e ish pushtetarëvë na detyruan ne ta kuptojmë realitetin politik, të tillë siç është. Jeta e shqiptarëve është shumë e brishtë, të gjithë ndodhemi në rrezik të vazhdueshëm coptimi e asimilimi. Në këtë kohë të zakonshme ne jemi duke bërë gjumë të thellë litargjik, prandaj nuk jem duke parë këtë katandisje si komb. Por në momentin kur rreziku është afër, ne, papritmas, e kuptojmë se të ardhmen për ne mund të mos ketë, e nesërmja mund të mos vijë dhe ky moment është për ne i vetmi. Prandaj në katastrofat e tilla – është koha e zbulesës. Ato nuk sjellin asgjë të re për ne, por ajo na “ndihmon” që ta njohim si të tillë litargjin siç është.
Ato nuk na zgjojnë. Ne është më mirë ta ushqejmë jo vetëm kujtesën, por edhe harresën. Disa vuajnë sepse nuk e kanë ushqyer sa duhet kujtesën, prandaj ajo braktisë, ndërsa të tjerët vuajnë se nuk e kanë ushqyer sa duhet, apo s’e keni ushqyer fare harresën, këtë mbretëreshë të sherimit të plagëve tona. Çdo shqiptar të koltivuar kombëtarishtë, që do ta bëntë në atë kohë këtë lundrim, do t’i kujtohet patjetër diçka nga historia ose, së paku, diçka nga perandoria e errët turko e serbomalazeze dhe nga ajo e bashkëpunëtorëve shqiptar, trysnin e të cilave, Dardania, e gjendur midis të keqës shqiptare dhe asaj serbe duke i lanë anashë krimet shumë herë më të mëdha të cërnagortë, e kishim provuar shumë kohë përpara. Ajo trysni kishtë lënë gjurmë në fytyrat e çdo shqiptari, në fytyrat e çdo qytetari dhe fshatari dhe në psikikën e tij, ishtë trashëguar si fatalitet nëpër shekuj, e tani së fundi edhe nga disa shqiptarë injoranta e rimohues të Atdheut, që mohuan gjuhën, flamurin dhe çdo gjë. Shkuan edhe më largë duke e njollosur edhe historinë dhe nënën Shqipëri… Kur përpiqem t’i përfiturojë të këto se nga se duhet të pastrohet njeriu, është shumë e vështirë të heqësh dorë nga ë ashtuquajtura fuqia e krimt të organizuar, nga pushteti, qoftë ajo qytetar apo shpirtëror. Sipas mendimit tim, të tillë njerëz janë, para së gjithash, të gatshëm ta shpërthejnë gjithë botën, sat ë heqin dorë nga pushteti i tyre. Po, kështu është. Politikanët janë aq të pavetëdijshëm, saqë janë gati të shkojnë drejt çdo gjëje, vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre, pozitën e tyre. Ata janë gati të rrezikojnë cilindo, vetëm që të mbrojnë egon e tyre (sikur opozitarët në parlament).
Dhe këta deputet, të cilët, zakonisht, mbajnë poste udhëheqëse, priren drejt misticizmit, sepse vetëm të tillë njerëz mediokër synojnë dhe vrapojnë drejt pushtetit. Kjo deshirë lind ngaqë ata nuk e njohin veten dhe që deshirojnë ta dinë se nuk e njohin veten. Ata kanë frikë ta pranojnë mungesën e njohurisë, në të cilën zhytur vetë qenia tyre. Dhe këta i lagohen kësaj teme, duke përdorur metoda të ndryshme – vrapojnë pas parave, pas pushtetit, respektit, nderimeve. Mirpo politikani, i cili brenda vetes ka errësirë, është i aftë për veprime të ndryshme shkatërruese. Unë e kuptoj logjikën e tyre – megjithëse ata, ata mbase, nuk e kuptojmë atë. Logjika e tyre është e tillë: kryesorja është që që këta të mbesin në pushtet deri sa jenë gjallë. Kjo sjelljeje është çështje moraliteti, por edhe çështje karakteri i dobët. Në kohën tonë, duket, se politikanët flasin si hoxha, hoxhallarët sillen si politkanët. Mos vallë a nuk ka ndarje të misticizmit nga pushteti? Ministrat dhe deputetët – nuk janë njerëz të ndryshëm. Ata i përkasin të njejtit tip shqitarësh – kanë të njejta dëshira, të njejta synime drejt pushtetit. Vetëm se ata kanë zgjedhur sfera të ndryshme të veprimtarisë korruptive. Ish ministrat ishinnë komploy të fshehtë me deputetët e tyre.
Prandaj këta i sulmojnë vazhdimisht politikanët e pozitës – sapo politikani e humbet pushtetin, ai fillon ta humbas arsyen edhe shëndetin politik. Politikanët janë të fiksuar pas etjes për pushtet, dhe nëse ata duan të marrin pushtetin, atyre u duhet bekimi i votuesve dhe i oligarkëve tjerë, sepse oligarkët, me siguri, do të votojnë për këtë politikan. Ky është një komplot reciprok: poltikanët lavdërojnë oligarkët, punën e tyre, ideologjinë e tyre. Dhe mes këtyre dy grupeve të fuqishme – qëndron e gjithë shoqëria, e cila shtypet, prej së cilës ia shtrydhin të gjitha energjitë.