ARKIVI:
25 Tetor 2024

Sava Janjiç është shpifës dhe nxitës i urrejtjes 

Shkrime relevante

Mbahen takimet e radhës në kuadër të dialogut në Bruksel

Bruksel, 24 tetor 2024 Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe...

Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës

Gjergj - Skender Jashari  Me fillimin e agresionit të Terror-rusisë kundër...

Datat serbe të ripushtimit të Maqedonisë së Veriut, inspirojnë kryetarin e Kumanovës, Dimitrievskin

Emin Azemi, Shkup Më 24 tetor 1912, rreth orës 15.00, Divizioni i...

Gjëja më e rrezikshme për shqiptarët është miti se Rama është i përshtatshëm për të qeveris

Aurel Dasareti Një krijesë nuk mund të shpëtojë krijesat e tjera. Shpëtimi...

Shpërndaj

Në këtë foto shihet Sava Janjiç së bashku me paramilitarët dhe policinë pushtuese të Serbisë gjatë luftës së viteve 1998/1999.
MSc. Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” në Deçan 
Sava Janjiç, si një politikan i shkathtë, pse jo edhe të ndonjë shërbimi me detyra të veçanta, e paska quajtur Lidhjen e Historianëve si një grup “të vetëquajtur”, duke i akuzuar edhe për nxitje të urrejtjes.
Kolegët e “Ali Hadri”, nuk janë të vetmuar as të vetëquajtur, por kanë përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyer me “Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur”, në shumë çështje me interes për Deçanin.
Sava Janjiqi po dezinformon dhe po “rrenë”, se manastiri i Deçanit nuk ka qenë e nuk është i rrezikuar nga deçanasit. Por, është i rrezikuar nga vetvetja dhe shërbimet serbo-ruse.
Politikani i fshehur nën petkun klerik, Sava Janjiç, le të tregon se:
– Kush e ka djegë objektin i Fabrikës së mjaltit APIKO (këtë e dijnë mirë policët e Kosovës që ishin në rast hetimi)
– Kush ka rrënuar shtëpinë e një familjeje malazeze dhe një familjeje rome
– Kush i shkroj grafitet ISIS
– Pse u mbyll pishina e notit dhe pse nuk lejohen hetime për varrezë masive
– Kush i vrau Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuçi.
– Kush i vrau dy pleqtë e Isniqit, Rexhë Pajazitaj dhe Bajram Osdautaj
– Qysh u mundove ta mashtrosh Bashkësinë ndërkombëtare duke mbyllë dyert, kinse të kanë sulmuar terroristët. Ata terrorist tuaj, ishin të zgjedhurit e deçanasve
– Si reagove kur Kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta, i treguam për fytyrën tëndë të vërtetë. Njëjtë edhe me Gjeneralin e KFOR-it Figliulio
Nëse duhet ndokush të dënohet për shpifje dhe nxitje të urrejtjes, jeni Ju Sava Janjiç! Ju thirreni në vendimit e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, por ju jeni personi se nuk e njihni shtetin e as Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ju, Sava Janjiç, nuk e quani shtetin tonë me emër Kushtetues, por Kosovo i Metohija. Ju jeni personi që pengoni zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Historianët e Deçanit janë shtresë intelektuale, e nuk janë shpifës. Përkrahë tyre jemi edhe ne si Shoqatë e Intelektualëve, edhe pse më keni shpallur “non grata”, ngase nuk pajtohem me krimin dhe kriminelët!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu