ARKIVI:
17 Tetor 2024

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës dhe thirrjet e Glauk Konjufcës për qetësi dhe shmangie të tensioneve

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti seancën e radhës.

Gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës, për shkak të mopajtimeve dhe tensioneve ndërmjet pozitës, opozitës dhe kabinetit qeveritar, punimet e kësaj seance u ndërprenë për të vazhduar pas një pauze disa orëshe.

Seanca vazhdoi me fjalimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për mos përsëritje të veprimeve, të cilat e dëmtojnë imazhin e institucioneve dhe demokracinë e vendit.

Duke theksuar se Kuvendi i Kosovës ka pasur imunitet të mirë në rezistencën ndaj përleshjeve fizike, imunitet ky i vlerësuar pozitivisht edhe nga bota demokratike, kryeparlamentari Konjufca potencoi se sjelljet e mëhershnme s’do t’ia dëshironte askujt, dhe se si të tilla do të gjykohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona, ne i kemi papajtueshmëritë tona të thella, por ato mospajtime duhet t’i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm të institucioneve tona demokratike, të cilat monitorohen nga qytetarët e republikës sonë, por edhe nga bota”, tha kryetari Konjufca.

I pari i Kuvendit gjatë fjalimit të tij, bëri thirrje po ashtu që të merrët me qetësi puna e përbashkët që e bëjnë për Kosovën dhe të bëhen përpjekje për tejkalimin e kësaj dite të vështirë dhe këtyre momenteve të vështira për vendin.

Duke potencuar misionin fisnik që e shoqëron pozitën e deputetit, kryetari Konjufca, ftoi që të vazhdohet me pyetjet parlamentare dhe të vazhdohet me pika të tjera të rendit të ditës, ashtu siç presin qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kryeparlamentari Konjufca kërkoi për hapje të një kapitull i ri pas veprimeve të papranueshme që ndodhën sot në Kuvend, duke tejkaluar situatën dhe duke mos u bërë përgjegjës në përballjen e situatave të paparashikura për vendin, në rast të mostejkalimit të situatës.

Por, meqë disponimi i grupeve parlamentare ishte që të deklarohen për situatën e krijuar në Kuvend, u vazhdua me qëndrimet e përfaqësuesve të partive politike parlamentare.

Si rrjedhojë, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për fjalën e tij, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së u deklarua deputetja Eliza Hoxha.

Ajo pasi përshkroi situatën që ndodhi në Kuvend, ndër të tjera tha se ka dy pyetje lidhur me atë se a përfaqësohet kryeministri i Kosovës dhe pozita parlamentare nga deputetja Mimoza Kusari, në bisedat, të cilat i ka zhvilluar me Radoçiqin dhe Simiqin.

Ndërkaq, nga Grupi Parlamentar i LDK-së, fjalën e mori deputeti Arben Gashi, i cili duke iu referuar situatës së sotme të krijuar në Kuvend, tha se nuk ka pasur asnjë situatë tjetër sulmi në të kaluarën.

Deputeti Gashi kërkoi që punimet e kësaj seance të vazhdojnë në një ditë tjetër.

Tutje, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, u deklarua deputeti Bekë Berisha, i cili tha se reagimet nga ngjarja e sotme kanë qenë të pahijshme për vendin.

Ai tha se përkundër asaj që ndodhi, duhet të bëhen përpjekje që me mirëkuptim të vazhdojë puna e Kuvendit.

Ndërkohë, Kuvendi mbajti seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputetë.

Mes tensioneve ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës, Kuvendi pas shmagies nga afatet procedurale, miratoi në lexim të dytë Projektligjin nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, si dhe votoi për formimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdoi punimet e seancës së rregullt me pikat tjera të rendit të ditës.

Në mungesë kuorumi nuk pati vendimmarrje për Projektligjin nr.08/L-212 për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor dhe as për Projekligjin nr.08/L-207 për Tekstet Shkollore.

Po ashtu, në mungesë kuorumi u bartën për seancën e radhës pikat si në vijim: Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Ngrohtorja Solare e Prishtinës”; Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar; Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze;

Më pas, Kuvendi miratoi me 61 vota në shqyrtim të dytë këto projektligje: Projektligjin nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118; Projektligjin nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore; Projektligjin nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë; Projektligjin nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor; Projektligjin nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore; Projektligjin nr.08/L-190 për Zhvillim Rajonal të Balancuar; Projektligjin nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, si dhe Projektligjin nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-081 për Energjinë.

Tutje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paraqiti dhe arsyetoi Projektligjin nr.08/L-227 për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh, i cili më pas u miratua me shumicë votash.

Edhe Projektligji nr.08/L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, i cili u prezantua dhe u arsyetua nga ministri Hajrullah Çeku, i deleguar nga ministri i linjës, u miratua me shumicë votash.

Në emër të Qeverisë, ministrja Artane Rizvanolli, paraqiti dhe prezantoi Projektligjin nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky projektligj rregullon mënyrën e qeverisjes së fondit me pavarësi funksionale, operacionale dhe funksionale, si dhe vendos rregullat për menaxhimin e aseteve për investime dhe mënyrën e financimit të fondit. Ky projektligj u miratua me 61 vota.

Kuvendi në vazhdim e miratoi raportin me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim, si dhe raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-156 për Kontrollin e Duhanit dhe të Ligjit nr.08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Kurse, në mungesë të grupeve parlamentare, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptar në Komisionin e Pavarur për Media, u bartë për seancën e radhës, sikurse edhe zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Tutje, Kuvendi mori vendim për emërimin e kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe zgjodhi dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Po ashtu, Kuvendi votoi për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe zgjodhi Ahmet Ismailin Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me 56 vota.

Në fund të kësaj seance, Kuvendi votoi për miratimin e Propozim – Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin Kimete Gashit nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu