Shkruan : Reshat Sahitaj
____
Sot, e lexova një postim ku kërkohej nga qeveria : » … Çdo anëtar aktiv, veprimtar e drejtues i LPK-së është veteran themelues i UÇK-së … Kjo për ta ditur të vërtetën njerëzit sot dhe brezat që do të vijnë».
____
Këto dy fjali i veçova, ngase deshëm apo jo, botërisht dihet se LPK-ëja është themeluese e UCK-së dhe po të mos kishte ekzsituar LPK-ëja më organizimin e celulave si brenda në Kosovë edhe kudo në diapsorë, një pjesë e madhe e shqiptarëve filluan të pajtohen më sistemin okupues që Serbia e kishte shtrirë në te gjitha territoret e banuar më shqiptarë : Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë.
Askush nuk mundët ta kontestojë që LPK-ëja ishte themeluese e UCK-së. Mirëpo qëllimi im nuk është ta kontestoj LPK-ën dhe themelimin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, por mendoj se LPK-ëja po e ngushton hapësirën e të gjithë atyre që e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës para se të ekzistonte LPK-ëja dhe në anën tjetër po injoron edhe luftëtarët tjerë gjatë luftës në Kosovë të cilët luftuan pa qenë anëtar i LPK-së.
Lufta për çlirimin e Kosovës nuk kafilluar nga LPK-UCK, se rrënjet i ka shumë më heret, e unë do i permendi vetëm disa emra të cilët luftuan kundër pushtuesit serb e që nuk ishin të organizuar as nga Adem Demaçi e as nga ndonjë organizatë tjeter ilegale e atyre kohërave.
Kemi shumë trima të cilët vranë zyrtarë serbë për t’u hakmarrë për prindin apo djalin e tyre vrarë si Muharrem Thaçi, djali i Musli Dumoshit etj etj. Në këtë valë të trimërisë do ta fusja edhe njê shok timin të fëmijërisë Nuhin nga fshati Grejkovc, i cili në moshën 18 vjeçare kishte vra një oficer serb dhe Serbia e zhduku siç do ia vrasnin edhe vêllaun e tij që sot nê varrët e Grejkovcit janë dy varre njëri i zbrazët sepse Nuhiut ia zhdukën kufomën e në tjetrin pushojnë eshtrat e vellaut të tij. Nuhiu nuk ishte i LPK-së e as i asnjë organizate patriotike.
Ndonjëri që ka dëshirë të kufozojë fushëveprimin duke e perqendruar vetëm në LPK, do më pergjigjet se ata vranë zyrtarët serbë nga hakmarrja dhe nuk ishin të organizuar në LPK.Për habinë më te madhe asnjëri prej tyre ende nuk është shpallur dëshmor, luftëtar, e as veteranë.Pas tërë atyre trimërive në skenë dalin familja Meha në krye më Tahir Mehën e që këta as qe e dinin se kishte LPK.
Për të mos shkuar largë ne të kaluarën, t’i afrohemi themelimit të LPK-së dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare.
Më Jusuf Gërvallën, Sefo Bejta Krasniqin, Teki Dervishin e të tjerë kemi vperuar sa ishim brenda në Kosovë, kur ende nuk kishte LPK. Tash mundën të rrejnë tjeret se kishte , por asokohe ne në Prishtinë kishim dëgjuar më shumë për Enver Hadrin në Bruksel, Luan Gashin në SHBA, e jo për LPK.
Për shkak të ngushtimit të hapësirës për te vazhduar aktivitetin, Sefën e kidnapojnë policia sekrete dhe pas tri ditesh e lirojnë ku bashkë më Sefen u detyruam të largohemi nga Kosova e që pak më vonë do të ikte edhe Jusufi. Në kohën sa Jusufi ishte instaluar në Gjermani na shkruan letër në Bruksel, që ato ditë do të na bashkangjitej edhe Teki Dervishi më dy shokë tjerë tanë Resul. SH. dhe Xhabir A.që të dy profesorë universitar. Tekiu pas një jave qendrimi në banesen time dhe në Hotel pak kohë do te kthehen perseri në Kosovë.
Më fillimin e demonstratave të vitit 1981, në Frankfurt do të takohesha më Jusuf Gervallën dhe ata që merrnin fotografi gjatë atij manifestimi do të shohin se unë, Beharja dhe Jusuf Gervalla ecnim krah për krah. Në sallë, ku u dha një program artistik ku ishte Syzana, Donika e femijet e Jusfit do të dilnim në skenë Jusufi dhe unë.
Dy ditë më vonë në Bruksel do të vinte Ibrahim Kelmendi i shoqëruar më Hyzri Rekën e që do na ftonte në një bisedë që e zhvilluam në shtepi të Ali Ipekut për më shumë se pesë orë.
Revolta e 11 marsit 1981, ishte spontane pavarësisht që disa perpiqën me çdo kusht të marrin primatin së ishin të organizuar ose pavarësisht Azem Vllasit i cili vazhdimisht deklaron se ato ishin të nxitura nga Beogradi. Më vonë kjo revoltë do të shnderrohej në manifestime gjithëpopullore, dhe ngadalës nxori edhe liderët tanimë të njohur për opinion.
Pse të injorohën ata që shkrepën pushkën e parë në diasporë ?
Në bazë të dy fjalive të cituara më lartë nga LPK-ëja, i mohohot e drejta e veteranit apo dëshmorit secilit që nuk ka qenë anëtar i LPK-së. Jam i vetëdijshëm se menjëherë do të reagojnë LPK-ëja e do thonë se nuk e ngushtuam hapësirën por ti e ke keqkuptuar. Nuk do habitëm edhe sikur ndonjëri prej tyre të më etiketon si LDK-istë ose udbash, sepse kjo është formula magjike për te hedhur dyshim dhe injoruar çdo kë tjetër që nuk pajtohët më një lëvizje, parti ose gup.
Në vazhdim do t’i numëroj disa bashkêveprimtarë me të cilët kam bashkëpunuar deri ne plagosje ose vdekjen e tyre e të tjerë qe ende janê gjallë.
Aktivitet që janë zhvilluar nê diasporë dukshëm e kanë penguar Serbinë dhe për këtë, Sherbimi Sekret i Serbisë respektivisht i Jugosllavisë do të perhapte dezinformata kundër veprimtarëve dhe disa prej tyre do t’i vriste për t’i frikësuar tjeret.
Jemi në kohën e themelimit të Levizjës, por organizatat tjera djathtiste veçse ishin të organizuara. Shërbimi Sekret Serb kishte përgatitur kurthe si për palën e djathtë, po ashtu edhe për atë të majtën.
I pari që do e përjetonte plumbin e këtij Shërbimit ishte Rasim Zeneli, i cili nga një atentat plagosët rendë (ende sot e kësaj dite ka mbetur invalid i përjetshëm). Më 14 maj 1981, me 8 plumba u shti mbi Rasim Zenelin nga një femër serbe e quajtur Zorica Aleksiq punëtore e Ambasades Jugosllave në Gjermani. Rasimi i mbijetoi atentatit, por mbet invalid i perjtshem, ndersa Zorica Aleksiqi u arrestua nga policia gjrmane në momentin kur Aeroplani i “JAT-it” po bëhej gati të nisët për Beograd.
Rasim Zeneli nuk ishte i aktivizuar në LPK, por ishte shqiptari i parë qe derdhi gjakun e tij për çlirimin e Kosovës. Të injorohet Rasim Zeneli siç po injorohet qe nga 1981 e deri sot askush nuk ia permend emrin e madje as një rrugë nuk e kanë emëruar me eme te tij ?!
Në shenjë hakmarrje për Rasim Zenelin pak javë më vonë më 14 korrik 1981, në Ambasadën e Jugosllavisë në Bruksel dikush do të vrasi recepcionistin e ambasadës dhe dy zyrtarë të tjerë e që në varret e Beogradit do të percillën me nderime më te larta ushtarake.
Nga Shërbimi Sekret serb, më 10 tetor 1981, në Bruksel në korridorin e shtëpisë se tij do të vritet Vehbi Ibrahimi, i cili vetëm tre muaj më parë ishte takuar më Jusuf Gërvallën. Asnjë rrugë, nuk është emërtuar me emrin e Vehbi Ibrahimit, sepse nuk i takonte partive politike por isht bir i Kosovës, ishte deshmori i parë në tërë diasporën shqiptare që e dha jeten për çlirimin e Kosovës.
Një djalosh tjetër por trim i rrallë që quhej Hysen Karaliu, nuk bënte pjesë në LPK, por Hyseeni ishte betuar në gjakun e babit të tij të vrarë nga serbët, që tërë jetën do ia kushtonte çlrimit të Kosovës.
Gjersa Hysen Karaliu, po punonte në njê restaurant nê Bruksel (Rue Progrés) , tre serbë do t’i shkonin dhe do i kërkon : « Albansku glavu ! ». Hyseni përveç që ishte trim ishte edhe i shpejt nê manipulimin e armës. Tre serbêve që i kërkuan Hssenit « Kokë shqiptare » nuk patën kohê t’i nxrrnin revolet e tyre, sepse krisma e revolës se Hysen Karalisë ua la duartë e kryqëzuara mbi revole te tyre.
Edhe pas 23 viteve në çlirim, ende Hysen Karaliu nuk njihet as si trim e as deshmor, sepse nuk ishte në asnjë parti e as lëvizje. Në Kosovë ka emertime të rrugëve me serbë e me spiuna të UDB-së , po rende nuk gjendet asnjë rrugë me emer të Hysen Karaliut !
Musa Hoti që më 1981, vrau tre zyrtarë te Ambasadës Jugosllave, nuk ka ende njê rrugë nê Prishtinê apo qytete tjera perveç Mitrovicës.
Kemi edhe shumë të tjerë për të cilët nuk po shkruaj tani, por qe e meritojnë të jenë në piedestalin e emrave që jeten ia dhanë Kosovës.
Të gjithë luftëtarët e UCK-së a ishin nga LPK-ëja?
Janë njê numër i shumtë të luftëtarërve të lirisë nga diaspora dhe nga brenda, të cilët iu bashkuan UCK-së pa e ditur dhe pa i intersuar që LPK ishte themeluese e UCK-së. Të gjithë keta iu bashkangjitën UCK-së për ta çliruar Kosovën e jo për ta ngritur një parti poltike ose LPK-në.
Lidhur më luftëtarët që nuk i takonin as LPK-së e asnjë partie politike ka shumë por unë po ua permendi disa si: Gani Kastrati ose Komandant Blini nuk ishte as më LDK e as mê LPK por me tërë vëllezerit e tij luftoi kundër ushtrisë serbe. Ganiu më vëllezerit e tij nuk perfituan asgjë: as emër e as privilegjë. Sot, e gjejmë duke punuar punê të renda fizike edhepse në moshë tanimë të thyer.
Sheqir Podvorica, luftëtar i ditëve te para dhe i plagosur nê vijën e frontit. Sheqir Podvorica kurrë nuk e ka ditur çka është LPK-ëja, mirëpo mos harroni Sheqiri bashkë me babain e tij Isa Podvorica ia ka shkrepur pushkën i pari në Kosovë kundër forcave ushtarako-policore serbe. Nuk e dini, apo e keni harruar ose injoruar, që në korrikun e 1990-tës në Ternavë te Bisianës ose në Ternavë të Podujeves për spiuna te UDB-së babë e bir, kusherinj e fshatar e bllokuan njê tog të ushtrisë serbe. Ndoshta ju kujtohet kur në ternavë të Sheqir Podvorica do te shkonte Fehmi Agani dhe Zekeria Cana për ta zhbllokuar gjndjen e rrethuar te forcave serbe.
Sheqir Podvorica ish luftëtar i lirisë, sot e gjejmë duke punuar punê te rënda fizike edhepse i plagosur.
Askujt nuk do i kujtohet luftëtari Fetah Krasniqi i cili nga Brukseli do të niset për t’iu bashkangjitur UCK-së. Fetah Krasniqi do të vritet ne ditet e para të daljes se tij nê front kundër forcave serbe. Fetah Krasniqi nuk e bënë dëshmor,sepse nuk i perkiste asnjê partie e asnjë levizje. Krijuesi dhe ish luftëtari Ramadan krasniqi do të shkruajê një monografi për Fetah Krasniqin, ndërsa emertimet e rrugëve të Kosovës janë stërmbushur aq sa për Fetahun nuk ka vend.
Xhelal Rexhepi bashkêluftëtari i Fetah Krasniqit, kur unë i përcollapër nê luftë nuk e dinin që ekzistonte LPK e as LDK por u nisën te luftonin kundër forcave serbe që po vrisnin vëllezerit tanë e po i dhunonin motrat e nuset tona.
Artikulli i tyre vazhdon edhe më tutje e sidomos kjo fjali: “Militantët e partive (ajo pjesa e tyre e prapambetur) duhet të rrinë urtë e të mos bëjnë “politikë” – fushatë me çështjen e veteranëve dhe me frytet e Luftës Çlirimtare Antipushtuese qe solli lirine… « .
Pajtohëm pjesërisht edhe këtë fjali, por nuk pajtohem kur kerkon heshtjen e partive tjera për kontributin dhënë çlirimit të Kosovës.
Këtë do ta përmbylli më disa fjalë : Anëtarët e secilës parti ka dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës. Në kêtë rast duhet denuar, ose gjykuar shefat e ndonjê partie për pengesa që i ka bêrë luftës çlirimtare, nëse ndonjëri ka bërë, e jo të përfshihen të gjithë anëtarët e tyre. Sa ka pasur spiuna në LDK ka pasur edhe nê LPK e UCK. Pra, duhet bêrë se pari kush ka kontrubue e kush ka sabotue.
Unê personalisht njoh disa që ditë e natë kanë bashkëpunuar më Serbinê dhe deri në momentin kur i kanë shkue në shtëpi me pushkatue ai ka qenë sherbetor i tyre. Pse e varnë kêtë bashkêpunëtor besnik ?! Mendoj se përgjigja do ishte se ky ka ditur sekretet e tyre dhe ata e kanë vra per t’i shlyer gjurmet e krimeve. Mirëpo ky jarani sot e ka permendoren dhe është dëshmor.