ARKIVI:
6 Janar 2025

Selatin Retkoceri rreth analizës së Shkelzen Gashit, ku ai i mbështetur në argumente thekson se në Kosovë kanë përcaktim si musliman 15% e popullsisë

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri , Llugaxhi, Lipjan

Shkelzen Gashi ka publikuar një shkrim pas publikimit të rezultateve të censusit të publikuar nga ASK. Në shkrimin e tij të mbështetur në disa argumente e prova ai ka ardhur deri te shifra se në Kosovë jetojnë apo kanë përcaktim identitar si musliman 15% e popullsisë.
Shkrimi i z.Gashi ka nxitur një debat të fortë nëpër studio televizive e në portale të ndryshme. Mendime për rezultatin e censusit proetcontra kanë dhënë shumë teolog, filozof, shkrimtar, analist e imam të shumtë anekënd vendbanimeve shqipëtare.
Meqë ky rezultat u publikua mu në vigjile të festave të fundvitit, atëherë domosdo që u hapën diskutime të shumta që pranojnë e mohojnë këte rezultat.
Hoxhollarët u entusiazmuan tej mase kur doli ky rezultat prej 93.68% të deklaruar si musliman, mirpo këtu pasuan reagimet e menjëhershme të shumë shoqatave me orjentim e program kombtar, pastaj analist, publicist, shkrimtar, filozof, historian, gjuhëtar e intelektual të tjerë që mohuan dhe e quajtën këte rezultat si të manipuluar nga regjistruesit në teren por edhe nga pyetja e cila nuk ishte përpiluar di duhet.
Debatet janë ndezur sidomos pas publikimit të shkrimit të Shkelzen Gashit i cili ka mohuar në tërsi një rezultat të tillë mbi përcaktimin fetar të shqiptarëve të Kosovës.
Shumë hoxhollarë janë mobilizu në prag të festave të fundvitit për të bërë thirrje që muslimanët nuk duhet të festojnë Vitin e Ri dhe sipas tyre është “gjynah-haram” me ua uru krishtlindjet vëllezërve shqipëtar të besimit katolik. Ata kanë thirrë të gjithë muslimanët e “deklaruar” që të mos organizojnë asgjë për festimin e vitit e ri. Duke i lutur prindërit që mos të blejnë dhurata për fëmijët, të mos rregullojnë bredhin nëpër shtëpitë e oborret e tyre, të mos dekorojnë shtëpitë me drita e drunjë të cilat sipas tyre qenkan “produkt dreçi”!
Këto thirrje të hoxhollarëve sikur nxitën shqiptarët në masë të madhe për të festu si kurrë më parë festën e gjithë botës demokratike, duke shku deri aty sa Dubai që është i tëri musliman e pati një festim glamuroz të kësaj feste.
Bazuar në ate që pamë natën e vitit të ri në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës pati festim fantastik me ndezje të fishekzjarreve dhe rregullimit të shesheve si kurrë më parë. Kjo ngjarje e këtij viti demanton ASK-në dhe kjartë tregon se këtu kemi pasur manipulim duke mos i pyetur fare qytetarët për përcaktimin e tyre fetar.
Dje dhe sot kanë qarkullu disa video në rrjetet sociale ku hoxhollar në zë si kryeimami i Pejes, ai i Prizrenit e qyteteve të tjera janë ankuar në xhematin e tyre që kanë panu që “namazin” e mëngjesit por edhe vaktet tjera përveq faljes së “namazit të xhumasë”, në krejt qytetin e Pejes me 100mi banor nuk falen ma shumë se 100 persona edhe prej tyre 11 janë imam dhe të tjerët iu takojnë moshave të vjetra që shumë shpejt edhe ata nuk do të jenë në gjendje të frekuentojnë xhaminë duke mbetur vetëm hoxhollarët të vetëm pa asnjë xhematë.
Shqetësimi i hoxhollarëve është argumenti më i mirë se shqiptarët nuk janë fanatik fetar dhe aplikues të fesë as 15% sa thotë z.Gashi, por kjo shifër sillet diku nga 5 deri 8% në nivel vendi.
Rroftë shqiptaria dhe kombi shqiptar që gjithëmonë kur e sheh rrezikun në mënyrë spontane dhe pa organizim tregon nivel të lartë të përgjegjësisë ndaj kombit e atdheut!
https://www.youtube.com/watch?v=L6b3Fa3EmXI&si=ElShuZPc2RMrCqjU&fbclid=IwY2xjawHmiZZleHRuA2FlbQIxMQABHVgSrfMq6Aozk79dVmzKnnm_Rq48SKxljJswe5-q2FraKliCzch8jUgKEg_aem_9VKvZuJhAXvzZs2AvzMrCw

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Nje analiz shum te mir paska ba autori.
    Shkelzeni me tan ato te ligat e tina prap vendosi te qendroj i vetvetja edhe ne pragun e zgjedhjeve ndersa disa tjer jan shnedru ne musliman folklorik.

  2. Pergjigjen ma te mire ne vertetimin e pohimit te Sh. Gashi rreth perqindjes se myslimaneve te devotshem e dha populli gjate nderrimit te moteve ne mesnaten e 31 dhjetorit 2024/ 1 Janarin 2025. Shqiptaret ndjekin rrjedhat e tyre kulturore mu si shtrati i lumit natyror qe rregullohet nga rrjedhja e ujit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu