ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Selatin Retkoceri: Të premteve xhamive ua mësyjnë edhe “shërbyes civil në organizata dhe agjencione shtetrore të sigurisë, zyrtar të AKI-së!”

Shkrime relevante

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt...

Shpërndaj

Falja e “xhumasë” në rrugë , në oborrin e xhamisë që e mbanë emrin e vrasësit të madh të shqiptarëve, Sulltan Mehmetit – Fatihut, (Të tmerrshmit) në Prishtinë

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan

Dje ishte ditë e premte “e xhuma” ku para lufte nëpër xhamitë e fshatrave dhe qyteteve shkonin vetëm nga disa pleq ndoshta në numër dy shifror, numri i frekuentuesve varej nga madhësia e fshatit apo lagjës në qytet. Numri i atyre që shkonin në faljen e “namazit të xhumasë” nëpër fshatra ishte nga 5 deri në 20 frekuentues, derisa në qytet në ndonjëren nga xhamitë më me emër ka pasur nundësi të shkojnë në falje nga 10 deri në 50 veta.
Kurse sot gati 25 vjet pas lufte le që janë ndërtu afro 1000 xhami nga fonde të dyshimta të ardhura nga Arabia Saudite, Kuvajti, Katari Emiratet Arabe, Serbia e shtetet tjera antishqiptare, por për qudinë time dhe të gjithë patriotëve shqiptar, këto xhami po frekuentohen nga një numër i madh i shqiptarëve të të gjitha kategorive.
Ditën e premte në xhami shkojnë të gjitha kategoritë e qytetarëve duke i numëru:
– deputetët e Kuvendit të RKS,
– Zyryarët e Qeverisë,
– Ministrat, zv. ministrat, këshilltarët dhe shumica e zyrtarëve tjerë qeveritar.
– Kryetarët e komunave, asambleistët dhe zyrtarët tjerë puntorë administrativ në komuna,
– Shërbyes civil në organizata dhe agjencione shtetrore të sigurisë.
– zyrtar të AKI-së,
– Polic të thjesht dhe zyrtar policor me uniformë e pa të,
– Komandant dhe ushtar të FSK-së,
– Puntor dhe zyrtar të lartë të ndërmarrjeve publike.
– Biznesmen e ndërmarrës,
– Profesor universitar, të shkollave të mesme, arsimtar e mësues të shkollës fillore.
– Në xhami më të rregulltit janë ish komunistët, udbashët dhe të gjithë ata që kanë burgosur, rrahur, gjykuar e keqtrajtuar shqiptarët për shkak të bindjes së tyre për pavarësi dhe ndarje nga Serbia.
– Kryetar dhe anëtar të partive politike, këtu nuk dim cilin subjekt politik ta quajmë plotësisht kombëtar dhe të majtë, përveq PSD-së e cila ka shtrirje të papërfillëshme në teren dhe ka pak antarësi, deridiku edhe AAK është parti kombëtare edhe pse shohim antarë të kësaj partie si Bekë Berisha i cili qohet e merrë pjesë në promovimin e librave të errësitës të antishqiptarit SH.K.
– Akademik dhe shumë intelektual që e humbin atributin e intelektualit duke shkuar në xhami për tu lutur e falur në drejtim të qiellit e lindjes që për mua paraqet rrezikun më të madh të shkombtarizimit dhe rrezikimin e identitetit kombëtar nëse vazhdohet me këte trend të devijimit dhe indoktrinimit me besimin apo religjionin që do të duhej ti takonte kohës së mesjetës kur njerzit nuk dinin dhe ishin total analfabet dhe ata i dallonte nga shtazët vetëm gjuha e komunikimit që përdornin varsisht në cilin regjion apo territor jetonin.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Në këtë shkrim sipërfaqësor shohim vetëm një përshkrim të asaj që e ka vrojtuar nga këndi i tij kalimthi Z. Ratkoceri .
    Nëse ai do që të dijë mbi të vërtetën e ndërtimit të xhamive të reja në Kosovë e vise të tjera të banuara me shqiptarë duhet të hulumtoj,nga kush dhe prej çfarë fondesh janë ndërtuar ato.
    Pastaj, duhet të vërtetoj se në ato xhami a bëhen thirrje antikombëtare që cenojnë qenien shqiptare.
    Është shumë e vërtetë që pas Luftës me Serbinë dhe dekokratizimin e vendit në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut ka depërtuar vehabizmi i frikshëm dhe sekte të tjera të dëmshme për kulturën dhe gjuhën tonë .
    Predikuesisit e këtyre rrymave me çdo kusht mendimet e tyre krejt të mprapshta janë munduar me ua imponuar të rinjve, të cilët më vonë nuk kanë qenë vetvetja.
    Ata janë bërë të rrezikshëm për veten dhe shoqërinë . Ky rrjet fatalist duhet të luftohet dhe asgjësohet .Kërkesa t’i ndalohet besimi tradicional një njeriu që nëpër breza është rritur në atë frymë është e padrejtë dhe çon në diktaturë.
    Pikërisht moslejimi i besimeve e ka bërë Shqipërinë vendin më të padëshiruar për Papatin-Vatikanin dhe vendet Perëndimit.
    Enver Hoxha i ka ndaluar besimet fetare dhe gjithçka ka orientuar kah Rusia e Kina .
    Ka ndaluar dhe anatemuar kryekokat e kombit shqiptar e në vend të tyre e ka promovuar idolin e tij gjakpirës Stalin të cilin përgjatë gjysmëshekulli ua ka imponuar dhunshëm shqiptarëve Kurse , Atdhetarët më të mëdhenj të të tria besimeve të katolikë,myslimanë dhe ortodoksë nga ai janë vrarë dhe burgosur.
    Gjergj At’ Fishta ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit, dihet që me profesion ka qenë teolog. Por, kontributi i tij karshi Atheut ka qenë i jashtëzakonshëm .
    Ngjashëm edhe Fan Stelian Noli. Në botë na bëri me famë dhe nderë nëna e gjithë njerëzimit Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza .
    Asaj sa ishte gjallë nga Enver Hoxha iu ndalua shkelja e tokës shqiptare.
    Gjithashtu pikë referimi në letërsinë shqiptare i kemi veprat e vëllazërve Frashëri .
    Ata kanë qenë bektashinj ashtu siç ishte Hoxhë Tahsini . Migjeni me aq pak vite jete ka qenë një shkrimtar i papërseritshëm . Ai dihet që i përkiste besimit ortodoksë.
    Diktatura dhe ndalimi i besimeve na kthejnë në anarki.
    Nuk është e vërtetë që para Luftës nuk është praktikuar feja . Ajo është praktikuar por nga imanë të ngritur profesionalisht
    dhe të edukuar në frymë kombëtare.
    Idriz Hoxha -Gjilani , ka qenë një luftar i Madh në mbrojtje të gjuhës dhe trojeve tona.
    Ashtu edhe kolegu i tij, Halil Visoka, alias Hoxhë Visoka ,që i pari e ka futur nga Shqipëria, në krahinën e Llapit, Abetarën në Gjuhën shqipe.
    Shkas përkushtimi i tij Atdhetar dhe vigjilenca në mbrojtje të tokave shqiptare më 1944, hoxhë Visoka ekzekutohet nga partizanët e Titos .
    Hoxhë, Zekë Bërdynaj poashtu një dijatar e atdhetar i njohur në mbarë Dukagjiin,dha shumë në mbrojtje të çështjes shqiptare.
    Mulla, Ramë Govori i cili vetëm pse bëri Apel në popull që Kosova të luftoj për bashkim me Shqipërinë u dënua me burg të përjetshëm.
    Ramë Govori në çdo ligjëratë të tij thoshte ” Pa Atdhe e Gjuhë feja është vetëm mallkim ”
    Rrugën e tij e ndoqi Idriz Bilallii i afërm i tij .Ai me ngulm e vendosmëri luftoi rrymat e reja që axhendë kishin tjetërsimin e islamit tradicional dhe destabilizimin e Kosovës.
    Gjatë viteve të 40- ta, edhe Mulla, Hamit Sejdiu – Pakashtica,një hoxhë e Arsimdashës i Madh, që jetoi në ilegalitet të thellë kishte telashe me pushtetin titisto – rankoviçian sepse ai e kishte denoncuar për krim mbi shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore një çetnik serb,që në Kërpimeh të Podujevës ishte sjellur si kolonë nga Serbia.

    Përkundër përndjekjeve dhe burgosjeve të katër djemtë e Mulla Hamitit kanë përfunduar Fakultete dhe janë pishtarë të Arsimit në Llap e Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.
    Ndërkaq, nipi i tij prof.dr.Fatmir Sejdiu ishte edhe President i Parë i Republikës së Kosovës.
    Në ngritjen dhe Arsimimin e fëmijëve të tyre punuan edhe Mulla Hajriz Bllaca dhe Emin Maloku,besimtar të devotshëm. Fëmijët e tyre janë profesorë Fakultetesh në Universitetin e Prishtinës dhe shkolla të Mesme.
    Djem e vajza të imamit Nazif Hoxha- Hertica janë poashtu mjekë,inxhinierë, profesorë fakultetesh e agronomë të njohur në Kosovë e më gjerë.
    Në Herticë fshat ngjtas me fshatrat malore të Gallapit shkollën e parë me Mësim në gjuhën shqipe e ka hapur Maliq Mahmuti – Sekiraça , po ahtu me profesion hoxhë.
    Në hapjen e shkollave shqipe në Ternavë e Grykë të Mavriqit ndihmuan edhe Imamët , Hashim Kuleta dhe Bahtir Azemi.
    Kjo temë duhet të shtrohet dhe të studiohet me gjaktëftësi .
    Ajo që e dëmton çështjen dhe ecjen përpara të Kosovës duhet të luftohet urgjentisht e jo të mendohet që në xhami hyjnë vetëm njerëzit e ” këqinj” dhe tash ato s’ duhet ekzistuar.
    Mund të thuhet janë të mjaftueshme e më tepër kemi nevojë për shkolla kombëtare , e jo të përgjithësohet si i dëmshëm besimi.
    Perandoria Otomane në mbarë Evropën ka lënë gjurmë me objekte kulti e të infrastrukturës.
    Vetëm ne përqendrohemi si tepër në këtë drejtim kur në atë periudhë dihet që e gjithë Evropa dhe një pjesë e Azisë, kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.
    Për këtë arsye ka të shkruara edhe libra të shumtë mbi Turqinë Evropiane. Brenda Perandorisë Otomane ka pasur popuj të ndryshëm.
    Kosova dhe Shqipëria kanë qenë të lidhura duarsh dhe këmbësh nga hemogjenizmi serbo – grekë,që nga Luftërat Ballkanike e deri në ditët e sotme.
    Gjymtimi i trojeve shqiptare u bë gjatë kësaj periudhe . Serbia një armike historike e shqiptarëve për ta ruajtur aleancën me Malin e Zi,ia dha atij Gjakovën,Pejën e një pjesë të Deçanit dhe ia pagoi të gjitha borxhet e jashtme.
    Shqiptarët e Pazarit të Ri , Ulqinit e Krajës nuk i asimiloi besimi, por mohimi i të drejtave për Arsimim në gjuhën e të parëve të tyre.
    Besimet fetare janë pjesë e Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut .
    Ato janë të garantuara edhe me Konventa Ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës secilit komuniteti fetar të Botës i lejojnë të drejtën e ushtrimit të besimit .
    Bile në Aeroplanët amerikanë është edhe vendi ky ata që besojnë mund t’i kryejnë edhe lutjet e tyre .
    Ashtu vepron edhe Zvicra . Në Gjenevë ekzistojnë të gjithë tempujt e besimeve të ndryshme fetare. Ka takime të shpeshta
    në mes të komuniteteve të ndryshme fetare .
    Në momentin kur konstatohet se po preket integriteti i Zvicrës ndërhyhet dhe ndalohet veprimtaria e cilit do besim që ka rënë ndesh me ligjet.
    Prandaj edhe në Kosovë ,duhet të luftohen dukuritë devijuese dhe të dëmshme,veçmas nëse hetohen tendenca për destabilizim të vendit.
    Tani për tani të gjithë ne duhet të na prekupoj kisha politike e ndertuar nga kryekrimineli Milosheviq në Kampuset e Unevirsitetit të Kosovës, e cila po u lejua të lëshojë rrënjë do të na kthehet në një të keqe të madhe,sikurse kisha e manastire tjera në Graçaniçë, Deçan e Deviç.
    Ato edhe pse në të kaluarën ishin të shqiptarëve dhe u ruajtën nga ata,sot janë kthyer në vende destablizimi të Kosovës.
    Besimet që reflektojnë mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenien e të gjithëve nga mendimtarë të njohur cilësohen begati.
    Mjerisht në Ballkan religjionet përdorën për nxitje e urrejtje e konfliktesh të armatosura në mes popujve.
    Kampione në këtë fushë është Kisha ortodokse serbe e cila në të gjitha fazat ka shkaktuar trazira të përgjakshme.
    Priftrinjt zhullanë të Serbisë me disa miopë malazezë e maqedonas edhe gjatë viteve 90- të, ishin telekomandë në duart e Millosheviqit ,dhe pagrimë nevoje u shndërruan në kriminelë ordinerë.

  2. Komenti i z. A. Ejupi pervec falënderimit i shtohet dhe ndjenja e respektit ! Cfare hallesh kemi perçara si popull shqiptar ne cilindo shtet reciprok te jetojmë nga gazetarucke pa shpirt e pa kurrfarë llogjike na imponohet me shkrime si i mesipermi qe te shkëputemi, t’i largohemi identitetit trashigimtar te ster ,ster gjysherve tane te kthehemi ne ATEIST ( mos e dhante Zoti Allah na rujt mend e kokës) , apo ne te Krishtere se ,,,,,,nuk na celet dera per ne Europe kur Europa vete ka me shume kulte fetare ( Xhamija ) se Kosova e Shqiperija bashke . .Kush eshte i Krishtere te mbetet i tille sa ka jete dhe respekt ndjej e jo antipati .Zoterija i nderuar Ejupi ka thene gjithçka me mjeshtri e çiltërsi . RESPEKT e vetem RESPEKT. per komentin e tij !!

    • Vet Islami si koncept dhe Dogmé asht anti-kombétare. Ka shkri alamet popuj ner shekuj! Çka don ma teper se ndértimi i 1000 xhamive per 20 vjet pér me te bindé se ky Popull nga ‘Shqiptar te rrobnuar u gdhinén ne musliman t’çliruar’! Bahet pyetja: Pêr çka paskem luftua!???? Nése njikta ‘Shqiptar’ nuk ja bajn si Spanjollt pas pushtimit nga Kalifatet Arabe ky popull ka me shkua per lesh! Nuk ka tjetér harroj ato pralla Arabe te 1001 netve, a tolerance fetare qi e kem rrejt vetin me shekuj. Islam=Mjerrim PIKÉ SHOKI

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu