ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Senatori republikan – antikomunist Marco Rubio, në krye të diplomacisë amerikane?

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Frank Shkreli

Dy ditë pas fitores së ish-presidentit Donald Trump dhe republikanëve, në përgjithësi anë e mbanë vendit, në zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar spekullimet mbi emërimet e mundëshm në detyrat e larta të administratës së ardhëshme republikane.  Burime të ndryshme mediatike por edhe nga qarqe të afërta politike me Z. Trump dërgjohen zëra mbi emrimet e ardhëshme në administratën e re të figurave të njohura politike të Partisë Republikane dhe jo vetëm.

Një prej këtyre e personaliteteve është Senatori Marco Rubio që përflitet si një kandidat i mundëshëm në krye të diplomacisë amerikane, si Sekretar Amerikan i Shtetit. Emri i tij po përmendet sot nga disa media, përfshir rrjetin televiziv amerikan, FOX, i përafërt me Presidentin Trump.  Disa media të tjera flasin për zgjedhjen e Senatorit Marco Rubio si Kryetar i shumicës Republikane në Senatin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.

Senatori Marco Rubio sipas faqes së tij zyrtare në internet është në mandatin e tij të tretë si Senator që përfaqëson shtetin Florida. Ai mbetet i angazhuar në misionin e tij për t’i shërbyer banorëve të shtetit Florida dhe për të garantuar se Amerika vazhdon të jetë një vend i fortë dhe i qëndrueshëm përball krizave për të gjithë brezat e ardhëshëm amerikanë. Në faqën e tij zyrtare thuhet se për Senatorin Rubio, kjo nuk është një çeshtje partizane ose partiake. Z. Rubio konsiderohet si ndër senatorët më të mirë që bashkpunon me senatorët e palës opozitare, ndërsa ekspertiza e tij – edhe si anëtar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Punët e Jashtme — është politika e jashtme dhe promovimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Në biografinë e tij thuhet ai është interesuar në politikë nga influenca e gjyshit të tij, i cili ishte dëshmitar i shkatërrimit të Kubë nga komunizmi — vendlindje e familjes së Senatorit Rubio.

Kush është Senatori Marco Rubio: Ai është 53 vjeç, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Florida nga viti 2000 deri në 2008, dhe është zgjedhur Senator i Shteteve të Bashkuara nga ky shtet, në vitin 2010.   Në biografinë e tij, Senatori Rubio thotë se, besimi i tij në Amerikën dhe rpemtimet e saj është formula shumë heret nga prindërit e tij, të cilët kanë emigruar nga Kuba më 1956 dhe pasi diktatori komunist Fidel Kastro kishte soldifikuar regjimin e tij. Si përfundim, ata ata nuk u lejuan të ktheheshin kurrë më në atdheun e tyre. Ishte përvoja dhe kujdesi brenda familjes, thotë ai, që e ndihmuan të formonte jetën e tij si person dhe si politikan.  Ai falënderon prindërit e tij për punën e rëndë të tyre për të siguruar që ai dhe vëllezërit e motrat e tij të kishin mundësitë për të shkuar përpara, mundësi të cilat ata nuk i patën kurrë në jetën e tyre.

Duke shprehur filozofinë e tij konservatore të qeverisjes, ai shprehet se, “ishte angazhimi i Amerikës për një qeveri me kompetenca të kufizuara, si edhe liria ekonomike, që hapën dyert e suksesit për mua”, thotë ai.   Ai shton se, si anëtar i Senatit Amerikan, ai ka përkrahur me krenari ata që kanë hapur vende të reja pune, dhe ka mbështetur prindërit amerikanë, misioni i të cilëve në jetë është që për fëmijët e tyre, të ndërtojnë një Amerikë të fortë e të begatë.  Përsa i përket politikës së brendshme, ai ndër të tjera është në favor të balancimit të buxhetit federal dhe për shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale. Sa i përket politikës së jashtme dhe diplomacisë ndërkombëtare, Senatori Marco Rubio, është dalluar gjatë viteve në debatet e forta mbi politikën e jashtme amerikane, duke përmbledhur qëndrimet e tija, në këtë fushë, duke thënë  se, “me krenari ka artikuluar qëndrimin tim në lidhje me interesat e Amerikës për të kundërshtuar tiranët e rrezikshëm,  dhe në mbështetje të luftëtarëve të lirisë”, dhe ka theksuar se vazhdimisht ka ngritur zërin e tij në “përkrahje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, anë e mbanë botës.

I vetëdijshëm për popullaritetin e tij në rritje, Senatori Rubio ka mbajtur një numër fjalimesh në të cilat ai ka prononcuar qëndrimet e tija, duke dhënë hollësi, nga pikëpamja e tij, mbi një numër çështjesh aktuale për Amerikën dhe për botën. Ai ka theksuar qëndrimet e tija konservatore mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Amerikës, përfshirë politikën ekonomike dhe financiare, që sipas tij, duhet të krijojë taksapagues të ri dhe jo të imponojë taksa të reja; dhe të merren masa mbarëkombëtare për të siguruar që shekulli 21, të jetë një “Shekull tjetër Amerikan”.  Senatori Rubio ka folur mbi rolin që duhet të luaj qeveria në Amerikë dhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në botë.  Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në politikën e jashtme, pasi shumë njerëz, anë e mbanë botës, “gjithnjë brutalizohen dhe skllavërohen nga qeveritë e tyre”. Në një intervistë të ditëve të fudnit, Senatori Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjohen nga gjumi përball kërcënimeve që paraqet sot Kina për Amerikën dhe botën.

Sa i përket spekullimeve nga qarqe mediatike dhe politike rreth emrimit të tij të mundshëm në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Administratën e ardhëshme të Shteteve të Bashkuara, tha se ky vendim është i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe se është ende heret për të folur për një një emrim të tillë. Unë nuk kam folur me ta për këtë. Tani, për tani, puna ime, është në Senatitn Amerikan, tha Senatori Rubio, duke mos thenë asgjë më shumë, veçse shtoi se administrata e re do të ketë një “politikë të jashtme pragmatike”.

Mbetet për tu parë, në ditët dhe javët e ardhëshme, nëse Senatori Marco Rubio, bir i prindërve antikomunistë nga Kuba e Fidel Castros, do të emrohet në krye të Diplomacisë së Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhëshme të Donald Trumpit.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ismeti
    I respekttuari z. Shkreli!

    Në portalin DRINI.us – të cilin e udhëheqë i respektuari Gjergj Kabashi, lexova shkrimin e juaj nga i cili veçovaza këto fjalë, po citoj:
    “…Një prej këtyre e personaliteteve është Senatori Marco Rubio që përflitet si një kandidat i mundëshëm në krye të diplomacisë amerikane, si Sekretar Amerikan i Shtetit. Emri i tij po përmendet sot nga disa media, përfshir rrjetin televiziv amerikan, FOX, i përafërt me Presidentin Trump. Disa media të tjera flasin për zgjedhjen e Senatorit Marco Rubio si Kryetar i shumicës Republikane në Senatin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.”

    Dhe shkrimin e përmbyllni e fjalët, po citoj:

    “Mbetet për tu parë, në ditët dhe javët e ardhëshme, nëse Senatori Marco Rubio, bir i prindërve antikomunistë nga Kuba e Fidel Castros, do të emrohet në krye të Diplomacisë së Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhëshme të Donald Trumpit.”
    *
    Ju lumt mendja dhe dora!
    *
    “Ne duhet të refuzojmë idenë se çdo herë që një ligj është shkelur, shoqëria është më fajtore se shkelësi i ligjit. Është koha për të rivendosur rregullin amerikan që çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij.” – ka thënë Ronaldd Regan -ish President i SHBA-ve.

    Ndërkaq, Presidenti i posazgjedhur i SHBA- Dnald Trump ka thënë:
    “Unë përsëri do ta bëjë Amerikën të madhe!”

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu