Fahri Xharra, Gjakovë
Vajet serbe për “autoktoninë” e tyre në Kosovë , tashmë janë si një refren i ndonjë kënge monotone për një dashuri të shpifur e cila kurrë nuk ka ndodhë. Kur t`ia shton asaj monotonie edhe krimet ndaj asaj “ dashurie “ atëherë edhe bota fillon të qeshet dhe stërqeshet me ëndrrat serbe në pike të vapës përcëlluese të dështimit të tyre .
Në treg , nga “malli “ për token e “ humbur “ së cilës deshën t`ia mbyllin gojën përgjithmonë na paska dalë një libër plotë e përlotë me rrena historike , të zakonshme për historiografinë serbe , “Српска улица у Ђаковици “ ( Rruga e serbëve në Gjakovë ) e Millorad D. Gligorijeviq-it . Para se të kaloj aty ku desha , i kam nja dy fjalë për këtë farë “historiani , etnologu “ dhe vajtuesi për Gjakovën se ky paska harruar që na dimë shkrim -lexim , i kemi arkivat , e njofim historinë , e lirinë e të shprehurit dhe e kemi mbamendjen në rregull.
Milloradi i Gligirijeviqve e di “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?
Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë ortodoks. Ata flitini shqip ndërveti dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bësh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceremonitë e tyre ortodokse. Gjatë luftës se dytë botërore deshën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të vërtetën e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .
Pastaj , tani nuk jemi në frikën dhe ndërsyemjen turke që pjesën shqiptare ortodokse ta quajmë ashtu si ata dëshironin.
E di shumë mirë , përkundër asaj që turkut nuk iu është nënshtruar Gjakova asnjëherë , por prapë ne Gjakovë e kishim hangër karremin dhe i kishim dy rrugë , njëra “ Muhalla e Kaurrëve “ dhe tjetra “ Rruga e shkijeve “ . Dy rrugë banorët flitnin dhe frymonin shqip , ishin të pak si të veçuara nga përkatësia fetare , njëra katolike dhe tjetra ortodokse ; por prapë se prapë ndër veti flitnin shqip .
E tërë kjo histori ishte me dëshirën dhe tradhtinë turke dhe më vonë edhe serbe.
Në libër shkruan : “Према подацима који се могу наћи у опширном турском попису становништва из 1485. године, Ђаковица, која је у то вријеме имала статус села, бројала је 67 породица, а сва пописана лична имена су искључиво српска. “ ( Sipas defterëve turq te vitit 1485 Gjakova e paska pasur statusin e fshatit e cila i paska patur vetëm 67 familje dhe të gjithë me emra serb ) .
Zotëriu Gligorijeviq e harron që atë defter e kam edhe unë në duar ; prandaj të kotë e ka manipulimin.
Më duket shumë e kotë të përkthej diçka nga ai libër , por vetem dua t`ia shtoj se në Gjakovë e rrethinën e saj kishte vetëm kolonistë serb , të ardhur që nga 1912 e deri në vitet e vonshme të Jugosllavisë.
Serbëve duhet t`iu bëhet e qartë , por ata dinë se shkijet nuk janë serbët se serbet ishin kolonistë kurse shkijet shqiptarë ortodoks të këtyre anëve e të llomitur nga stuhitë historike.
Sa për njoftim :
“Dëshmi të shumta ndriçojnë se toka u merrej në tërësi familjeve shqiptare bujqësore, e u jepej atyre, që nuk merren me bujqësi. P.sh në një raport të Konsullit të Përgjithshëm të Mbretërisë Shqiptare në Shkup, nr. 320.C.III, datë 8.VIII.1930 thuhet: është marrë toka e Sokol Hajdarit nga Janoshi i Gjakovës, i cili ka mbetur në rrugë me 30 anëtarë të familjes dhe i është dhënë sekretarit të Bashkësisë së Gjakovës, malazezit Jovo Joksiq. Është marrë toka nga disa fshatarë të fshatit Nec të Gjakovës dhe i është dhënë anëtarit të bashkësisë Boko Tomoviq dhe drejtorit të shkollës fillore në Gjakovë Vojiq Tomoviq. Këta tokën në fjalë, e përdorin si çiflig dhe të zotët e tokës – shqiptarët i përdorin si bujq. Marrja e tokës edhe të familjeve të tjera si në Cërmjan, Bec etj.[28] Arkivi Qëndror i Shqipërisë, dok. nr. 320 C.III, 8.08.1930, F. “Komiteti i Kosovës”, Mikrofilm në Arkivin e Kosovës”
Kolonët serbë, që merrnin tokën ishin të liruar nga tatimi. Ndërsa, shqiptarët ishin të detyruar që të paguajnë taksat për 5 vjet për tokat shqiptare të marrë para 3-4 viteve. Duke mos pasur të holla për t’i bërë ballë pagesave, autoritet jugosllave i nxirrnin rrobat në mënyrë arbitrare e të çuditshme në ankand, i shisnin me çmime të lira si edhe teshat e nuseve.[31] Në një referat të një deputetit T. Diniq, të marsit 1938 – në mes tjerash shkruan: Ngarkimi me tatim në mënyrë jo të drejtë. Pagesa e tatimit edhe për tokën, të cilën shteti e ka marrë. Dhënia me qesim e tokës për të cilën paguajnë tatimin. Shkatërrimi sistematik i bujqve, nga shtëpiaku krijohen persona pa strehë dhe proletarë. Shkatërrimi i amvisnive shtëpiake. Pasojë e një pune të tillë është që bujku po ik nga toka, shtëpiaku po shndërrohet në proletar dhe punëtorë të vrazhdë të papunë.[32] AJ B., F. M. Stojadinovic, 37, f. 3
Edhe diçka, lerëni Gjakovën se ne dimë edhe më shumë se sa ju mendoni ;
Ju kujtohet kjo : Serbet me prejardheje shqiptare dhe vllahe : Neki Srbi tog porekla su: Jovan Sterija Popović (književnik), Marija Trandafil (dobrotvorka), Jovan Jovanović Zmaj (pesnik i lekar), Vladan Đorđević (lekar i književnik), Nikola Pašić (političar), Dimitrije C. Marković (oficiri političar), Lazar Paču (političar), Stevan Sremac (književnik), Branislav Nušić (književnik), Aleksandar C. Marković (političar), Dragiša Cvetković (političar), Aleksandar Vučo (književnik), Konstantin Koča Popović (književnik, oficir i političar), Borislav Pekić (književnik), Toma Fila (advokat), Taško Načić (glumac), Ljubiša Ristić (pozorišni reditelj), Srđan Šaper (muzičar i menadžer) i dr. ?