- Akademik Hakif Bajrami, historian
- Çka është gjenocidi?
- “Gjenocidi është vepër e kryer me qëllim të shkatrrimit plotë ose të pjesërishëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. Gjenocidi është vepër e vrasjës masive të grupit, shkaktim i lëndimit të rëndë trupor apo mental të antarëve, imponim i qëllimshëm i kushteve të jetesës së grupit, me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesërishëm, imponim i parandalimit të lindjeve brenda popullit, bartje me forcë e fëmijëve nga një popull në popullin tjetër”. Për ta kryer këtë detyrë shtetërore, kishtare pravosllave dhe politike serbiane, pushteti i Sllobodan Milloshevqit i solli në Kosovë në një siperfaqe prej 10 000 kilometra katror mbi 160 000 ushtarë dhe policë. Këto njësi vrastare ushtrake, policore dhe paramilitare ishin të drejtura nga: Kryekomandant Sllobodan Milosheviq, nga Shefi i Shtabit Përgjithëshëm të Ushtrisë serbiane gjenerali Dragolub Ojdaniq. Zavendës i tij ishte koloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovën ishte me detyrë vrastare nga aviacioni gjenral nënkoloneli Spasoje Smilaniq. Detyrën kryesore për të varë popullsinë shqiptare e kishte marrë Armata e Tretë, të ciën e komandonte koloneli Nebojsha Pavkoviq. Në vartësi ofoenzive ushtrake ishte Korpusi i Prishtinë që komandohej nga gjenreal majori Vlladimir Llazareviq. Ky korpus i kishte nën komandë GJASHTË brigada: 1.Brigada e 15 e këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandohej nga Mlladen Çirkoviq; 2.Brigada e 125 e motorizuar operative e stacionuar në Mitrovicë dhe Pejë, komandohej nga kolonel Dragan Zhivanoviq; 3. Brigada e 549 e motorizuar e kishte qendrën në Prizren dhe Gajkovë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq; 4. Brigada 243 e mekaniziuar operonte në terenin e Ferizajit dhe Gjinalit, ndërsa komandohej nga koloneli Krsman Jelliq; 5. Brigada e kombinuar artilerike 52 me qëndrim në Gjilan komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. 6.Birgada e policisë speciale ushtarake nr. 52 komandohej nga Prishtina përmes majorit Zhelko Petkoviq.
- Për veprim vrastar në Kosovë ishin edhe këto njësite
- Regjimneti 83 i aviaconit; Regjimenti 52 i inxhinjerisë me shtab në Krushefc; Regjimnti kundërajror 311 me komandë në Gjakovë; Bataloni i këmbësorisë nr. 53 me qendër në Gjakovë; Bataloni i këmbsorisë me qendër në Prizen; Btaloni i këmbësorisë nr. 57 me komandë në Ferizaj.
- Në operacione shfarosëse në Kosovë ishin edhe: Korpusi 21 nga Nishi, Brigada e blindur 211 nga Nishi me 1258 trupa, me 75 tanke dhe 13 topa. Brigada e Vrajës 150 me 1300 trupa dhe 72 topa. Brigada e motorizuar e Vrajës nr. 78 me 1316 trupa dhe 31 tanke. Brigada e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa. Brigada e motorizuar e Pirotit me 1600 trupa dhe 31 tanke e 18 topa.Në Koosvë ishte me detyrë vrstare edhe njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa. Aktive në luftë ishte edhe njësia e logjistikës nr. 85 nga Nishi me 1000 ushtarë.
- Në Kosovë kanë bërë mizori me komandë speciale edhe Korpusi 37 i Uzhicës me brigadën 37 të motorizuar me shtab në Rashkë. Ky njsit e përcillte situtaën politike dhe ushtrake në Sanxhak. I kishte në dispozicion 1695 ushatrë profesionist, 31 tanke, 18 topa. Këto njësi nuk kanë bërë lëvizje të mëdha të teknikës, por kanë diegë dhe plaqkitë popullin kudo që kanë shkuar.
- Me mision asanacioni në Kosovë ishin edhe
- Brigada e 19 e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa, Korpusi i 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80 i që i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Korpusi i Novi Sadit me brigadën nr. 18 i kishte 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë vranin e bombardonin edhe njësitet e Armatës Parë nën komandën e Gjeneral kolonel Srbolub Trajkoviq. Ky e kishte siellë në Kosovë edhe Brigadën nr. 252 të blindur nga Kraleva me 1121 trupa, 82 tanke dhe 12 topa, që lëviznin kudo dhe kahdo me detyra vrastare, sidomos vranin civilë nepër shtpia me qëllim frigpsimi për ta lëshuar Kosovën.
- Në Kosovë ishin edhe këto njësi që ushtronin gjenocid: Brigada speciale nr, 72 me 1189 ushtarë. Korpusi i Beogradit me brigadën e parë të blindur me 1184 ushtarë dhe 112 tanke dhe 12 topa. Brigada nr, 72 spseciale, brigada nr, 63 e parashutistëve me 460 ushtarë.
- Në Kosovë ishte me detyra vrastare edhe Korpusi nr. 2 i Podgoricës me brigadat: 1 N-4 dhe alpinistët me shtab në Kolashin. Ky njësit i kishte 350 ushtarë. Me detyrë varstare në Kosovë ishte siellë edhe Brigada e 4 e policisë ushtarake e Podgoricës me 359 ushtarë. (Për këto infirmata shiqo: H. R.Watch, Under Orders, N. Jork 2001, pag. 67).
- Në Kosovë këto njësite që u plasuan me kujdes janë përgjegjëse për gjenocid sepse 53% e popullsisë u detyra ta lëshojë Kosovën. Ndërsa 68% e popullsisë së tërësishme shqiptare ishte detyruar 2 e 3 herë për ta ndrruar vendstrehimin. Të gjithë këta përgjegjës të krimeve do të duhej të hetoheshin dhe gjykoheshin në Tribunalin e Hagës, duke nxier MËSIME për histori sikurse PROCESI I NYRENBERGUT për nazifashist më 1946. KS OKB do të duhej por HESHTI, me detyrim që ekskluzivishgt Serbia t` i paguaj DËMET E LUFTËS. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të vetdijësohej dhe do ta harronte teorinë se ndaj shqiptarëve duhet zbauar metodën e TOKËS SË DJEGUR.
- E pse mos ta themi se Kosova 1997-1999 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Por Kosova ishte edhe vendi më i dëmtuar në ekonomi, njerëz dhe kulturë historike në Evropë. ***
- Me këtë potencial ushtarko-policor, politik, rreligjioz e nacioanl, serbët janë shoqëria e parë që e prishi Jugosllavinë, duke e thyer Kushtetutën e vitit 1974, përmes suprimimit të autonomisë Kosovës më 23 mars 1989. Veprimtaria e shembjes së Jugosllavisë është manifestuar nga serbët përmes mitingjeve, kërcnimeve,bartje e eshtrave të princ Lazarit nepër shumicën e vendeve të shtetit deri në Lublan. E vërteta, ajo “shetitje” e kufomës “pa emër” ndodhte me prapavi për ta krijuar Serbinë e Madhe, me sistem centralist, në vend të federalizmit të decentarlizuar me kushtetutë më 1974. Lidhur me kët, për ata që e kuptonin momentin historik në vitet 80 –të të shekullit XX, hapur deshmohej se serbët (sidomso një sektë intelektuale e mykur në shovinizëm si: Kosta Çavoshki, Dobrica Qosiqi, Vasilije Kresiq, Dushan Kanziri etj. nuk patën lërë “guri” pa lëvizuar e pa i paraqitur serbët se: “janë viktima të kardelizmit’, që do të thot se nga viti 1918 kur u krijua katrahura Jugosllavi, serbët ishin masuar të maskohen pas politikës që të krijohet kombi jugosllavë, e që duhej të ishin ata vet.
- Në rrethana të tilla, 1929-1941, kur u prononcuan hapur për jugosllavë si popull, për tërë pozitën e popujve në Jugosllavi (nepër simpoziume), zakonisht pas vitit 1946, e special nga viti 1979 ishte në çarkullim një temë e cila fitoi erupcion më 15 maj 1985 në Beograd. Aty, dy autor fare të panjohur serbian që vinin nga stafi i policisë sekrete, kuptohet të seleksionuar me kujdes, do të lajmërohen me temën: “Ugnjetena i ugnejtaçka nacija u Jugoslaviji” ( Kombi shtypër dhe i shtypur në Jugosllavi). Nga ky sindrom i shovinizmit ekstrem do të vrehet të nesermen se shtypi i Beogradit (16 maj 1985) është i tërë i komanduar nga qarqet kishtare dhe politike, të cilat i siguronte grupi i gjeneralëve (Kadijeviq, Mamulla dhe Haxhiq), dhe me të ciët koketon një person fare minor (atëherë-1985) në pozitë e që quhet Sllobodan Millosheviq. E vërteta, Velko Kadijeviq dhe Sllobodan Millosheviq ishin në Simpoziumin e 15 majit 1985. Që të dy e kishin vënë në tavolinë nga një bllok dhe vetëm shënonin, duke e monitoruar se si po sillet Ivan Stambolliqi dhe një shqiptar që i rrinet pranë e që quhej Sinan Sahiti. Sidomos, me që simpoziumi ishte proklamuar me karakter ndërkombëtar, monitorim i posaqëm u bëhej pesë (5) historianëve shqiptar. Aty, në një qast do të paralajmërohet nga kryesuesi i punës tema: “Programi jugosllavë për Kosovën”, duke e lajmëruar si një dokument me shumë interes për zhvillimin ekonimik të Kosovës. Aty për aty, do të lajmërohet Dushan Kanzir duke thënë se: “Shqiptarët do t` i zbrapsen me kërkesa REPUBLIKË, vetëm duke e zhvilluar Kosovën. Për ndryshe Republika për ta është shpëtimtare dhe pashmegshme”.
- Ky paralajmërim do të bëhet edhe nga Kosta Çavoshki duke na përciell sigurimi shtetëror serbian, se si do të reagojmë ne shqiptarët. Po, Kosta Çavoshkin e kisha për ball dhe për një çast do të shpërthej se: “Në Kosovë çdo serbian e jep provimin nëse qëndron aty”, duke bërë me gisht kah unë. Dhe, pa e marrë fjalën do t` i drejtohem: Po unë jamë aty para 10 000 vjetëve, e ju jeni mësuar të lëvizni, prandaj askush sekend nuk po e lëvizë. Ju me këtë shovinizëm do të lëvizni por do të mbeteni në lëvizje”. Të gjithë (64 shkenctar i drejtan sytë kah unë që nuk i jepja pesë pare për atë gomillë të frustruar ‘shkencore”.
- Më duhet të deklarohem se ne nja gjashtë (6) historianët shqiptar që kishim shkuar në atë simpozium me progarm dhe me tema të aprovuara sipas standardeve më të larta shkencore, isha edhe unë (HB). Por serbët dhe malazezët e në një mënyrë edhe maqedonët dhe boshnjakët ishin të “një taborri”, dhke konfliktet historike të llojit tillë nuk ishin risi për historianët shqiptar. E vërteta, duhet të dihet se historianët shqiptar janë të partët që ua kthyen lapsin të gjithë sllavëve që ishin në një front kundër neve. Ndërsa ne shqiptarët prej tyre nuk konsieroheshin se jemi “komb i shtypuar”. Por ishte krijuar bindja hibride politike se vetëm në Kosovë ka shtypje ndaj serbëve dhe malazezëve, që prej kujt vetëm ata e dinin. E shqiptarët duhej ta dinin të fundit këtë propgramim, sepse të sillen në atë mënyrë i kishin mësuar pikërisht politikanët shqiptar pakurrizor dhe të mykur në fotele të idiocizmit. Si duket aty për aty në simpozium, një pjesë e sllovenëve dhe kroatëve e kuptuan të parët se kah po shknon “lokomotiva e quajtur Serbi homogjene dhe integrale”.
- E vërteta, termeti për Jugosllavinë, duhet të dihet se plasi më 15 maj 1985 në Beograd, për t` u ndier dridhja tektonike një vit më vonë në Novi Sad, ku pasoi konflikti në mes shkrimtarëve shqiptar dhe serbian, që natyrshëm shtypi dhe mjetet e infrimimit i patën dhënë publicitet të skajshëm, krahasuar me atë që kishte ndodhë një vit më parë (1985) në Beograd. E vërteta, në simpoziumin e Beogradit, do të lajmërohet një “historian” hebrej Henriko Josifi, i cili do të klithë këtë: “Ju serbët jeni mentor të krijimit të Jugosllavisë më 1918. Ju keni të drejtë të keni përparësi në parti pa Titon, në ushtri pa Ivan Goshnjakun, në diplomaci pa Kardelin dhe në UDB-e pa Vinko Hafnerin. Por, Jugosllavia nuk do të mundet të lëvizë tutje pa pushtetin CENTRALIST të Alkesandër Rankoviqin”! Të gjithë e patën injoruar jahudinë, por vetëm histirianët shqiptar jo! I njejti Jahudi (Henriko) do të kërcnohet së bashku me Spasoje Gjakoviqin (ishin ulur afër njëri tjetrit.Por Spasojen nuk e njihja fare!). Pa e mbaruar fjalën Josifi, kërkova fjalë që nuk ishte rregull shkencore. Desa Peshiq-drejtuese i simpoziumit, një historiane, më lejoi të flasi 3 minuta. Po e citoj vetën: Po iu drejtohem juve të pranishëm: Nuk është e mundur të bëhet tregti me shqiptarë dhe me Kosovën mbi cpirrat helmuse të ideologjisë Rankoviqiste. Ne jemi populli i tretë në Jugosllavi për kah numri; ne e kmi vendin më të pasur në Evropë, por i fundit për kah zhvillimi”. Do të ndërhynë Spasoje Gjakoviq ish OZNASH DHE UDBASH Malazez: “Me këto informata, ty nuk do të rrinë koka në qafë shumë kohë”. Aty për aty do t` ia kthej: “Qafat e jueja nuk do t` i mbajnë kokat, nëse nuk u ngjitni shtylla, sepse shovinizmi dhe urrejta të kanë drejtuar në njësitë çetnike më 1942 në Mal të Zi, të jesh aleat i tyre. Dhe mbaje në mend, se do t` u shembët deri në themel shovinizmi, sikuurse termeti Shkupin më 1962. Nuk të frigohem se nuk është më koha e janarit 1945 që në Drenicë t` i fusish 25 shqiptarë të masakruar me automat dhe kufomat t` ua fusish nën akull në lumin Drenica. I tillë ke qenë dhe paske mbetur. Ja atje poshtë në Institutin ushtark i ke dokumentet monstruoze, kopjet e të cilave i kemi edhe ne, sepse ti e ka inskenuar kthimin e Shaban Polluzhës nga Podujeva, sepse ia ke vrarë popullin parapa shpine. Po, ti ke punuar me Programin e Vasa Qubrilloviqit, Likvidimi i shqiptarëve në Jugosllavi deri sa të zgjasin opreracionet e luftës, nëntor 1944 ”. Do të nderhyn Pavle Iviq, duke cituar një vierrsh të J.J. Zmajit, me qëllim që konflikiti të mbyllët. Do të ndërhynë Ivan Stambolliq, Qubrilloviqi ka shkruar program më 1937, jo më 1944. Unë: Unë e di çka po flas. Është fjala për “Lividacija albanca dokle traju ratne operacije 3 XI 1944”, e që është dokument më fashist se ai i vitit 1937. Ivani heshti por Spasoja na sulmoi me polici në hotelin “Ekzelcior”në ora 03 të natës, më 16 maj 1985. Në lidhje me këto rrethana, për të cilat opinioni nuk dinte asgjë, serbët disi jetonin ende në atë “famën” që ua kishte falë Evropa, në nivel falso dikur dhe provonin të dhunojnë ndienjat kombëtare të shqiptarëve, me të cilët ishin mësuar, të vrasin e masakrojnë dhe mos të përgjigjën për asgjë. Me këtë psikologji e patën filluar luftën kundër neve, dhe me atë psikologji po manipulojnë disi edhe sot, duke patur për bazë se BE sidomos po i toleron.
- Tragjedia 1989-1999 nuk ishte vetëm shqiptare
- E vërteta, për tragjedinë që ngjau në ish jugosllavi me fajin ekskluziv serbian, duhet kërkaur edhe në neglizhencën e dëshmuar të KS OKB si dhe të KPS-it. Për ato rrethana nga niveli i informatave të sotme, çuditë fakti se disa politikanë shqiptar edhe kur u prish LKJ më 22 dhjetor 1990, ende mendonin se shteti i hienave do të shpëtohet me: parti ushtri dhe rreligjion fiktiv. Po kur e panë sidomos sllovenët dhe kroatët, që çdo gjë po digjej, serbt provuan të shpëtojnë katrahurën e tyre me ushtri dhe polici, kuptohet për ta themeluar Jugosllavinë e Tretë (skurse Rajhu i Tretë) dhe për ta “shpëtuar, së shpejti do ta gjejnë Hitlerin e tyre, Kasapin S. Millosheviq, të cilit Tribuali i Hagës ia mjegulloi “vdekjën”, për ta shpëtuar nazifashizmin serbian nga denimi historik.
- Duke u mbështetur vetëm në ushtri dhe duke nënçmuar çdo frocë popullore, Borisav Joviq dhe Sllobodan Millosheviq, do të mbështeten në treshën varrëmihëse të gjeneralëve: Kadijeviq, Mamula dhe Axhiq, të cilët do të provojnë të marrin instruksione nga Gjenerali Jazov (Rusia), prej kah do të marrin përgjegje se: “asgjë nuk premtojmë deri sa ta largojmë ideologun e Perestrojkës (Mikael Gorbaçovin) nga pushteti. Në lidhje me këtë me insitimin e Sllovenisë dhe Kroacisë që praktikisht ishin larguar nga federata, Hungaria do t` ua ndalojë hapësirën ajrore aerpolanëve të ushtrisë jugosllave të kalojnë për të shkuar në Rusi. Brenda shtetit B. Joviq (thonë dok.) do të provojë përmes Vasil Topurkovskit (maqedon) t` i bind sllovenët dhe kroatët, të mos largohen nga federata. Ishte e kotë, prangat e burgut të popujve po thyeshin copa copa, e dikush nga shqipfolësit nuk po shihte, se pa luftë nuk ka liri, se Evropa të kupton vetëm kur i folë me grykën e pushkës, pati klithur Bedri Pejani-Babushi më 1945.
- Rroli i Bogiq Bogiçeviqit në shpërbërjen e RSFJ
- Bogiq Bogiçeviq ishte antar i Kryesisë Jugosllavisë nga Bosnja dhe Hercegovina. Si serb që ishte, do të reagojë me këtë vrejtje: “…nëse përhapet lufta si që ngjan në Slloveni dhe Kroaci, le të dihet se Kuçani dhe Tuxhmani nuk janë pa faje, sikurse nuk është pa faje edhe udhëheqësia serbe, që më së shumti po zhurmon me kërcnime përmes ushtrisë. E kur të fillon lufta, e vërtetë ku popullsia është e përzier, pak do të ketë ndikim ushtria dhe policia, që ta pastrojë situatën. Do të kemi luftë vëllavrasëse…”.
- Pse shkoi Stpie mesiq në Gjermani dhe Vatikan
- Derisa sa Kuçani dhe Tuxhmani po e brazonin bilansin e ndarjes nga RSFJ, Stipe Mesiq si Kryetar i fundit i Kryesisë federative do të shkojë në Gjermani për t` u takuar me Gensherin. Atje do të prononcohet se Jugosllavia po shkatrohet, dhe se mundet të ruhet vetëm si konfederatë, sepse çdo segment i federatës është fundosë. Lidhur me këtë Stipe kishte shkuar në Gjermani vetëm për t` i informuar dhe nuk kërkonte kurrfar aporvimi sepse për çdo gjë në Gjermani dihej.
- Edhe në Vatikan Stipe Mesiq do të shkojë për ta informuar Selinë e Shenjët se popujt e Jugoslavisë po ndahen sipas rreligjioneve dhe se tash e tutja Vatikani do t` i ketë edhe dy shtete katolike në Ballkan. Në Vatikan Stipe do të ketë një lutje se SHBA duhet të njihen përmes Selisë Shenjët se shembja e komunizmit në Ballkan po përfundon në të gjitha format dhe se Serbia do të provojë pa sukses për ta ruajtur regjimin komunist, realitet ky që automatikisht SHBA ndryshonin qëndrim rreth krizës në Jugosllavi, duke ua mbajtur krahun sllovenëve dhe kroatëve, por jo shqiptarëve.
- Pyetja e shtruar para shqiptarëve më 1991
- Kur Sllovenia dhe Kroacia e pastaj Bosnja e Hercegovnia, nuk mund të ndaheshin pa lufta, në Kosovë mendohej se do të pasojë “çlirimi” me telefonata, deklarata fantome. Nga ajo kohë e deri me sot po vrehet se Perendimi disi po e PËRKDHELË Serbin. Nga ky konkluzion del sheshit se BOMBARDIMI i Serbisë (24 mars -9 qershor 1999) disi nuk paska qenë për ta mposhtur nazifashizmin e Serbisë marionetë ruse, por që lufta e UÇK-ës mos të avansohet dhe shndërrohet në MODEL për tërë Evropën, sidomos.
- Lidhur me këtë që u tha më lartë, për t` mos u keqkuptuar vetëm duhet shiquar se çfar CINIZMI ngjau në Minhen më 18-19 shkurt 2023. Të gjithë diplomatët e pranishëm aty silleshin e pshtilleshin rreth Aleksander Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, kur dihet se çfar rroli kanë pasë këta më 1991-1999, e që nuk kanë ndryshuar, për asgjë. Bje fjala në tri takime ata theskuan se: “Asociacioni duhet themelohet në Kosovë me çdo kusht. Se pavarësinë e Kosovës nuk e pranojmë kurrë”. E nderkombëtarët nuk po mendojnë fare se si është e mundur që një shtet (Serbia) mos ta pranon kurrë pavarësinë e Kosovës, e njëherit të kërkojë prej një shteti tjetër (që nuk e parnon), e të kërkojë institucion antikushtetues për 4% të një pakice. Elemnti tjetër, po ta pranonte Serbia realitetin në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ajo nuk do të i zhvillonte katër (4) luftëra shumë të përgjakshme. Në këtë drejtim ta shënojmë edhe një fakt: kurr sllavët-sllovenët, kroatët, maqedonët, boshnjakët dhe malazezët nuk mund të bashkjetojnë me serbianë, atëherë shtrohet pyetja si detyrohen terthorazi shqiptarët të jetojnë në një shtet me serbianët që gjithëmonë e kanë profesion SHOVINIZMIN dhe zanat popullor URREJTJËN.
- Anatomia e dokumenteve ndërkombëtare si u shemb RSF Jugosllavia 1989-1999
- Shembja e Jugsollavisë më së miri do të kuptohet nëse në mënyrë kronologjike rreshtohen Rezolutat e KS OKB-ës nga 25 shtatori 1991 e deri më 9 qershor 1999. Shkojmë me radhë:
- 1.Qysh nga Rezoluta e parë e KS OKB-ës për RSFJ nr. 713 të 25 shtatorit 1991 ishte e ditur se Serbia që provonte të jetë trashëgimatre e Jugoslavisë kishte armatim për një luftë konvencionale 15 vjeqare. E pikërisht KS OKB ia ndalonte Serbisë armatimin e mëtejmë duke pasur droen për një luftë civile, e cila do të shfaqet në formën më tragjike, sidomos në Bosnje Hrcegovinë 1991-1995, që mbaroi me Konferencën e Dejtonit (Ohajo-SHBA) dhe në Kosovë 1997-1999, që mbaroi me nënshkrim të kapitullimit të ushtrisë dhe policisë Serbe në Kumanovë, më 9 qershor 1999 .
- Mjerisht establishmeni politik në Kosovë, atëbotë (1991-1999) e pati ndarë popullsinë shqiptare në shtresë “paqesore” dhe shtresë “ekstremiste”. Këtë ndarje e pelqente Beogradi pa asnjë ndryshim. Dhe mu për këtë dualizëm psikologjik dhe programatiko politik, lufta do të zgjatë më së shumti në Kosovë (1989-1999). Lidhur me këtë edhe Rezoluta nr. 721 e 27 nëntorit 1991 ishte një përpiekje e zbehtë për dergimin e forcave paqesore nderkombëtare në tërë vendin, duke mos e përfshirë Serbinë dhe Kosovën me Maqedoni. Dhe posa e vrejtën këtë fakt serbët duke e njohur forcën e Bullgarisë, do ta hiekin Maqedoninë nga programi për ta sulmuar. Do të mbetet Kosova e nënshtruar një terrori për serbizim duke përjashtuar çdo shqiptar nga puna dhe duke siellur kolonistë serbian nga Lika dhe paramilitarë te të gjitha llojeve nga viset tjera jugosllave dhe jashtë saj.
- Derisa pushteti serbian po e intesifikonte luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve, KS OKB më 15 dhjetor 1991 do të aporvojë rezolutë të re nr. 724, duke kërkuar embargo në lëminë e armatimit për Jugoosllavinë. Lidhur me këtë Millosheviq-Tuxhman po bënin pazare për siellje të serbëve nga Lika në Kosovë, prandaj më 8 janar 1992 KS OKB do të aporvojë rezolutë nr. 727, me të cilën paralajmëronte dërgimin e forcave pararëndëse paqesore në viset ku kishte luftime, pra jo në Koosvë. Po me rrezolutën nr. 740 të 7 shkurtit KS OKB lajmëron se po i fillonte punën e dergimit të forcave paqesore në trevat e luftës në Kroaci dhe Bosnje, forca ato që me 21shkurt 1992 me rezolutë nr. 743 quheshin UNPROFOR. Nga kjo kohë e deri më 7 prill 1992 KS do të përcaktohet se në BH i dergon forcat e UNPROFOR-it, duke dëshmuar me rezolutën nr. 752 të 15 majit se situata në Bosnje Hercegovinë po përkeqsohet, fakt ky që tregon se Milloshi dhe Tuxhmani donin ta ndajnë Bosnjen dhe Hercegovinën, sipas sferave të shtrirjës popullsisë, duke sakrifikuar popullsinë që nuk quhej sllave por boshnjake.
- Pranimi i ish republikave jugosllave në OKB
- Kështu KS OKB më 18 maj 1992 propozoi që Asambleja e OKB-ës ta pranojë Republikën e Kroacisë (rrezoluta nr. 753). Në të njejtën ditë Asambleja e OKB-ës e parnoi Sllovenin (rrezoluta nr. 754). Ndërsa më 20 maj 1992 Asambleja e OKB e parnoi Bosnjen dhe Hercegovinën me rezolutën nr. 745. Në lidhje me shperbërjen e RSFJ më 30 maj 1992 KS OKB me rrezolutën nr. 757 e pranoi Jugosllavinë Federative (Serbi Mali i Zi), por që nuk mund të jenë suksesor të RSFJ-ës.
- Komisioni i Badinterit e shpallë RSFJ inekzistene si shtet
- Deri sa Komisoni i Badinterit doli hapur më 4 korrik 1992 se RSFJ më nuk ekziston, më 12 gusht 1992 KS OKB me rezolutë nr.771 doli hapur që duhet caktuar fajtorët për krime lufte, duke e përkrahë në të njejtën kohë Konferencën e Londrës më 14 shtator 1992, me rezolutë nr. 776, ku me insitim të Serbisë nuk pranohet asnjë përfaqsim i Kosovës në instancat ndërkombëtare.
- Përjashtimi i Republikës Fedrerative nga OKB
- Duke marrë për çdo ditë informata për veprimtarinë kriminale të Ushtrisë Serbo-Malazeze nepër ish Jugosllavi KS OKB me rezolutën nr. 777, më 19 shtator 1992 do ta PERJASHTOJË RFJ-ën (SERBI-MALI I ZI) nga OKB. Në lidhje me këtë KS OKB duke mos rrezikuar me rezolutën nr. 795 të 11 dhjetirit 1992 do të vendosë që UNPROFOR të instalohen edhe në Maqedoni, sepse kishte zëra që Ushtria serbe do të okupojë edhe këtë ish republikë. Prap në lidhje me dhunën e ushtrisë serbe nepër zonat e luftës, KS OKB më 18 dhjetor 1992 aprovoi rezolutën për DHUNIMIN E FEMRAVA nepër Bosnje dhe Hercegovinë.
- Përpiekja e KS OKB për t` i frigësuar kriminelët
- Duke e vrejtur se krimet vetëm sa po ishin më të egra, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, KS OKB me rezolutën nr. 808 më 22 shkurt 1993 duke lajmëruar THEMELIMIN e Gjykatës Nderkombëtare për ndiekje penale ndaj përgjegjësve për vepra të rënda si dhe për shkelje te të drejtës humanitare në ish Jugosllavi.
- Maqedonia pranohet në OKB
- Më 7 prill 1993 KS OKB me rezolutën nr. 817 do të sjellë vendimin që Republika e Maqedonisë të pranohet në OKB, duke e frocuar këtë pozicion edhe me rezloutën nr. 820 të 18 prillit 1993 si përkrahje të Palnit VENS-OVEN.
- Themelim i Gjyqit Nderkombëtar për ish Jugosllavinë
- Duke pasur informata të verifikuara nga tereni KS OKB më 25 maj 1993 do ta themelojë Gjyqin Nderkombëtar për ish Jugosllavinë, që do të thot se krimet do të hetohen në çdo cep të saj. Për të vrejtur se planifikuesit e luftës dhe zbatuesit e krimeve do të hetohen dhe gjykohen, më 20 gusht 1993 KS OKB me rezolutën nr. 857 do t` i përcaktojë gjykatësit e Tribunalit Hagës. Ata Gjykatës ishin nga: Egjipti, Argjentian, Zvicra, Gvinea,Italia, Suedia,Kanda, Peruja, Polonia, Gjermania, Nigeria, Rusia, Franca, Kina, SHBA, Mali, Uganda, Kostarika, Turqia, Siri Lanka, Pakistani, Australia dhe Malezia (shiqo Rezolucije Saveta Bezbednosti OUN …f. 75, ku janë edhe emrat e gjykatësve). Kështu për t` u kompletuar puna e gjykatës, më 21 tetor 1993 KS OKB me rezolutë nr. 877 do ta emrojë PROKURORIN e Gjykatës Nderkombëtare për ish Jugsllavinë zotëri Ramon Eskovar Sallomën. (shiqo: Rezolucije SB za bisu Jugoslaviju…f. 81).
- Pas kësaj rezolute do të kemi një luftë shumë të egër në Bosnje, e cila do të mbyllet në Konferencëne Dejtonit, konferencë kjo që do ta hapë një plagë të pasheruar për tërë historinë dhe jetën e popujve në Bosnje Hercegovinë, për faktin se do të krijohet një faktor politik që kurrë nuk kishte ekzistuar e që quhet Republika Serbe.
- Rezolutat historike të KS OKB-ës për Kosovën
- Dihet se nga viti 1993 në Kosovë vepronin grupe të armatosura guerile, që i sulmonin postblloqet e okupatorit në çdo cep të Kosovës. Lidhur me këtë është e vërtetë historike se grupet e UÇK-ës kurrë nuk kanë sulmuar civilë të pafajshëm serbian. Por është e vërtetë në anën tjetër se okupatori për çdo ditë tregu po rrahte shqiptar pa asnjë shkak. Madje po orgaizonte edhe racione duke i sulmuar familjet e mëdha shqiptare, krejtë me qellim që populli të frigësohet e ta lëshojë Kosovën, për të siellë në trojet e tyre kolonistë nga Kroacia, sipas Marrëveshjes Millosheviq-Tuxhman më 1991.
- Sulmi ndaj një familje emblematike shqiptare
- Në lidhje me këtë që u tha më lartë, rezoluta e parë e KS OKB nr. 1160 e aprovuar UNANIMISHT më 31 mars 1998 për Kosovën ishte paralajmrimi i parë zyrtar se padrejtësitë dhe krimet ndaj shqiptarëve, falë qëndrimit të palëkundur të SHBA, Anglisë, Gjermanisë dhe Austrisë do të hetohen në çdo aspekt. Në lidhje me këtë, opinioni nuk duhet harruar se më 5-7 mars 1998 në Prekaz (lokalitet në Kosovën qendrore-Drenicë, komuna e Skenderajit) një shtet do të hynë në luftë frontale me një familje duke provuar ta shfarosë dhe duke provuar ta frigësojë popullsinë nepër lokalitete tjera, sepse me UÇK-me qeta e saj, okupatori disa herë kishte dalë humbëse në ushtarë e policë, prandaj hakmarrja pasonte ndaj civilëve shqiptar të pambrojtur.
- Kështu duhet konkluduar se lufa na është imponuar si faktor mbrojtës, sepse nuk kishim asnjë infrasturktur ushtarke e politcore, po na mungonte edhe armatimi, çështja e armatimit të UÇK do të bërët detyrë parësore e një shtrese të popullsisë që nuk mund ta duronte okupimin serbian.
- E vërteta, Rezoluta 1160 e 31 marsit 1998 mbështetej nder të tjera edhe në Kaptinën e VII të Kartës së OKB-ës, që do të thot se nëse krimet ndaj popullit të pambrojtur shqiptar eskalojnë KS OKB do të intervenoj me froca ndërkombëtare.
- Pse intervenoi NATO më 24 mars 1999
- Në Kosovë kishte luftë frontale në mes UJ dhe policës serbo-malazeze me një anë dhe UÇK-ës në anën tjetër. Në këtë luftë të pabarabartë falë motivit për çlirim UÇK në çdo betejë do të dali fituese morale, e në disa raste edhe fituese ushtrake sepse luftetarët kishin një perpvojë solide që ta mposhtin armikun.
- Me rezolutën 1169 Kaptina VII e OKB më nuk kishte kuptim asnjë rezolutë. Shkurt populin shqiptar e shpëtonte vetëm një superfqi siq ishte NATO me bombardimet 78 ditëshe me 1018 avinonë supermodern. Por fitorja e NATO-s nuk do të ngjnate po mos të ishte Ushtria Çlirimatre e Kosovës këmbësoria e saj legjitime dhe legale. Me këtë koalicion në botën e civilizuar do të fillojë për t` u shënuar Epoka e NEOLUFTËS, e cila lirisht mund të quhet edhe Epoka e Adem Jasharit me familje.
- Shkrimi i dedikohet Adem Demaçit që sakrifikoi 28 vjet burgje jugosllave dhe 3 vjet luftë politiko-diplomatike për çlirimin e Kosovës.
- Prishtinë, mëë 22 shkurt 2023