Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
Vet autori në fund të shkrimit shkruan që fotot i ka nxjerrë nga fcb. Kush i ka postuar ato . Sigurisht që ne , unë, ti, ai. Pra nga ata që e duan të vërtetën historike shqiptare. Jo nga Akademitë, të fjeturit, frikacakët, jo pra !.
Serbët kanë menduar që kemi “vdekur” dhe që nuk guxojmë të flasim , që nuk e dime çka na është fshehur, që ata janë shteti sllav I fundit në Ilirik, në fillim të shekullit 19- të. Por jo ne jemi gjallë, frymojmë dhe do iu çesim në lëndinë të gjitha gënjeshtat e tyre,të gjitha falsifikimet.
Zyrtarisht, në vitin 1840 me ndihmën e Rusisë dhe pajtimin e Perandorisë Otomane, është shpallur shteti dhe “kombi” serb.
Ja se çka shkruajnë:” Në Kosovë e Metohi po nxehet lufta e shqiptarëve për përvetësimin e të gjithë trashëgimisë kulturore dhe historike të serbëve të kësaj ane dhe fshirjen e çdo gjurmë të ekzistencës së tyre në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, me promovimin agresiv. të kuazi-teorisë se në këtë zonë nuk kishte serb deri në “kolonizimin e Kosovës” në periudhat 1912- 1914 dhe 1918-1941. vjet.
përvetësimin e kishave ortodokse serbe dhe trashëgimisë tjetër etno-kulturore, ndër të tjera, përdoren imazhe historike të serbëve me kostume të bardha me fund zile dhe kapele të bardha . Mirëpo, shqiptarët nuk janë aq fajtorë, sepse luftojnë për hapësirën e nevojshme të jetesës dhe në të njëjtën kohë përdorin burime historike relevante shkencore kryesisht, e mbi të gjitha libra kapitale, vepra shkencore dhe botime të autorëve dhe studiuesve serbë. Fatkeqësisht, elita intelektuale serbe për një kohë të gjatë shkruan libra, punime shkencore dhe botime të bazuara në supozime të pasakta (ose të diktuara) shkencore dhe duke i shkaktuar dëme të mëdha korpusit kombëtar serb.”
Pastaj vazhdon “Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo që themi për veten, origjinën dhe historinë tonë? Asgjë. Gjendja e shoqërisë së sotme serbe dhe e shtetit të sotëm serb flet se sa dobi ka pasur nga punimet e shumta të shkencëtarëve serbë dhe elitës intelektuale serbe në përgjithësi. Më shumë për të gjitha këto në një rast tjetër. Këtu do të shikojmë kostumin e vjetër serb të serbëve, abuzimin e tij, qëndrimin e serbëve të sotëm ndaj tij dhe shfaqjen e një modeli të ri kulturor hibrid të shoqërisë serbe. Një kapuç leshi prej pelushi i bardhë, i zi ose i kuq (čelepuš, čulaf, plis ose keče) është kapuç kombëtar serb. Sipas traditës, serbët e zëvendësuan me šajkač në mes të dy luftërave botërore. Në kohët e lashta, veshja e sotme tradicionale shqiptare ishte kostum kombëtar serb. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme se ajo që themi për veten, origjinën dhe historinë tonë? Asgjë.”
Si lindi “plisi Serb” ? ja se si e spjegojnë serb serbët: “ Për shkak të përhapjes së tij te sllavët ballkanikë, konsiderohet se e ka origjinën tek sllavët protoballkanikë – pellazgë, por kjo ka nevojë të hulumtohet më hollësisht. Përfaqësimet e këtyre llojeve të kapakëve mund të gjenden edhe në statujat e lashta greke, vazot apo përshkrimet e filozofëve, artistëve, shpikësve antikë…”
Po si e humbën “traditën e veshjes “ serbët ? Sipas tyre :” Serbët prej kohësh kanë filluar të ndryshojnë modelin kulturor të identitetit të tyre kombëtar dhe me këtë po humbin hapësirën e tyre etnike mijëravjeçare dhe trashëgiminë e pasur historike. Veçanërisht katastrofike për identitetin (dhe integritetin) kombëtar serb ishin “reformat” e shumta në të gjitha fushat e jetës shoqërore në një të tretën e sapoçliruar të trupit të përgjithshëm etnik serb në Ballkan.”
Ç fare mashtrimi ! Po, kur erdhån serbët në Ilirik ? Dihet. në fund të shek. 18-të. A doni fakte , ua dokumentoj.
Në fund, shkruan ai “të gjithë ata serbë që nuk mund të pranojnë se plisi i bardhë (keçe) është pjesë e kostumit të vjetër serb, së paku duhet të pyesin veten se pse plisi (keçe) është shenjë dalluese e fitoreve serbe në luftërat ballkanike dhe ashtu si që, si i vetmi artikull i veshjes mbi figurën e zhveshur atletike mashkullore, i gjetur në kokën e monumentit të Fitimtarit, simboli mitik i qytetit të Beogradit, i ndërtuar në vitin 1928. Ne e dimë se çfarë simbolizon fajkoi dhe shpata në duart e Fitimtarit. Plisi si kapuë duhet të simbolizojë përkatësinë kombëtare të fitimtarëve, kapuç nën të cilin ata u gjakosën dhe vdiqën trimërisht në aksionet komite-çetnike të serbëve në Serbinë jugore dhe në luftërat ballkanike të mëvonshme. Prandaj mund të konstatohet se si zgjidhje ikonografike për personifikimin e triumfit të kombit fitimtar janë marrë motivet simbolike të kapelës kombëtare dhe fizikut atletik (herkulian) të Fituesit”
Tani është e jona, shqiptare si të mbrojmë plisin nga serbët. Kur do e paraqesim në UNESCO
Fahri Xharra, 21.11.22
Gjakovë