Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Në BE Serbisë i japin oferta shumë të mira në mënyrë që t` i refuzojë
Përfaqsuesit e Serbisë në bisedimet me të huaj flasin nga dy herë e nuk thonë asgjë. Me këtë fakt vërtetohet se janë “diplomatë” të autogolave. Kurse shqiptarët flasin edhe nga tri herë dhe mendojnë se kanë folë diçka,e janë edhe politikanë. BE po i rrenë me elgancë dhe enigma diplomatike të dy palët e sidomos politikanët shqiptar sepse politikanët evropian e dijnë se shqiptarët i lexojnë sipas kutit tyre injorantë, informatat vetëm një herë. E lidhur me faktin, se kush e pranoi dhe kush e refuzoi planin Gjermano-Francez për Kosovën, tani dihet hapur se është Beogradi. Në këtë drejtim, me që diplomacia nuk është politikë, në shtetin serbian në anën tjetër të gjithë janë fajtorë, tani për tani, por këtë talent nuk e përfolin publikisht. Prandaj, me këtë kuti Marrëveshjet e Brukselit (2013 dhe 2015) për Serbinë janë të vdekura, sepse qëndrimet e tyre nuk zbulojnë asgjë deri sa Rusia të jetë në luftë me Ukrainën dhe me tërë Perendimin. Bje fjala, të gjithë aleatët e Rusisë janë larguar prej saj. Ndërsa, Serbia është bërë aleate e kurrë nuk ka qenë antare e Paktin Varshavës. Ky fakt në Perendim nuk është analizuar kurrë, sepse para 80 viteve afirmimi i Serbisë ishte nën hien e RSFJ-ës.
Së këndejmi, largimi i ushtrisë ruse nga Hersona që është një siperfaqe përafersisht sa Kroacia, tregon se ushtria tjetër ka fituar, dhe për fat në Serbi ky realitet nuk vrehet sespe e spejgojnë realitetin me “ëndrrën e gomarit, ishlla jamë ëndërr dhe nuk kam cofë”. Tani rusët dihet se e kanë humbur 50% të territorit që e patën okupuar, fakt ky që tregon se Ukraina duhet t` i probojë muskujt, a ta vazhdojë luftën, për Svesatopolin dhe Krimen, apo ta kuptojë se fati i luftës ka ndryshuar duke e kuptuar se Rusia e ka një adutë të fuqishëm në duar që është në esencë vetëvrasje, e ajo është se ka mundësi të përdorë armët nukleare. Në këto rrethana, serbët janë venë në një fokus të DEZINFORMATAVE ruse se: “lufta vetëm sa ka filluar”. Nëse edhe kësaj radhe serbët nuk e kuptojnë situatën dhe momentin, atëherë shqiptarët duhet të përgatitën edhe më tepër për mbrojtje të tërë trevës Kosovës sipas Kushtretutës në fuqi, sespe budallenjët hyjnë në luftë për një pako cigare dhe nuk mund të dalin prej saj me miliarda dëme koletarale .
- Shqiptarët mednojnë vetëm për luftë të drejtë
Sot në Republikën e Kosovës rrallë kujtë i dhimbset jeta që të bëjë luftë të drejtë, për ta mbrojtur vendin. Në luftën e viteve 1998/99 shqiptarët e painformuar: pa radio, pa televizion, pa agjensi informative, në shumë rrethana nuk e dinin pse luftojnë. E kur t` i shtohet edhe fakti se partia më e madhe politike hapur e ka sabotuar luftën. Madje autori i këtyre rreshtave hapur e ka dëgjuar shqiptarin e Partisë.. kah i thot përfaqsuesit Amwerikan-Makllellenit se: “Këta të UÇK-ës janë komunista të Enver Hoxhës”. E unë shpërtheva se: Enver Hoxha ka qenë antifashist dhe ka bërë luftë antifashiste. E nëse është ashtu e është edhe unë jam Enverist. Po ata që sabotuan luftën 1941-1944 dhe këta që sabotojnë luftën çlirimtare sot, në çfarë pozitash janë. Makllelleni mbeti i heshtur dhe dhe kërkoi të bisedoim për çka më kishte ftuar. E më kishte ftuar ta them pak vrazhdë por hapur duke më pyetur terthorazi e do të hyjnë shqiptarët në luftë pas Dejtonit 1995. Përgjegja ime ishte se, PO. Atëherë, intervenimi i NATO-s bëhet dyfish më me vlerë humane, sepse Serbia provoi të na shfarosë, e saboterët nuk e shifnin realitetin me sy. Këtë fakt se sa janë shqiptarët të gatshëm të luftojnë, e kam vërtetuar në shumë raste si këshilltar i UÇK-ës në Zyrën Politike të drejtuar nga Adem Demaçi. Sot, kur Republika e Kosovës ka Parlamentin legal, ka qeverinë legale, ka Kushtetutën legale, është e pranuar nga 117 shtete si shtet, është e njohur se ka politikë të pakthyeshme evroperendimore, është e parnishme në shumicën e kuvendve të Evropës dhe Botës, shqiptari në luftën që do t` i imponohej për të u mbrojtur, nuk ka dilemë, sepse e din se për çka po lufton dhe çka fiton-lirinë dhe ardhmërinë. E vërteta, shqiptari i Kosovës nuk e pati nisë luftën me shpresë se do të na ndihmojë askush, përpos Shqipëria. Shqiptari i Kosovës si protogonist i UÇK-ës, ka bartë armë me gomarë, po edhe në krah, dhe lufta nuk ka pushuar, edhe atëherë kur iu tha se duhet demobilizimi i UÇK-ës ( në qershor dhe shtator 1998) të pasojë, sepse po thonë në Perendim, pa thënë askush, një gjë të tillë. Pra sot informata është në pozitë shumë të mirë dhe mund të depërtojë deri në fshatin më të izoluar, se kah duhet të rreshtohet populli. Atëherë, sot serbëve duhet t` u bëhet e njohur, se popullsia në Republikën e Kosovës është 93% (përqind) shqiptare, dhe për të qenë faktor dominues kjo popullsi është autoktone, dhe nuk ka forcë që do ta kthej në përbuzje të gjakut që ka rriedhë për çlirim më 1998/1999. Por në çfardo varianti, shqiptarët duhet të dihet se nuk do të sillen me serbët sikurse janë siellë ata me neve. Këtu jemi me kokë lartë për çdo epokë historike.
Këto ditë (nëntor 2022), serbët janë në ofenzivë agresive për faktin se SHBA po kërkojnë nga Albin Kurti që të prolongojë për dhjetë muaj çështjën e tabelave të veturave, si dhe ta lejojë asociacionin e komunave me shumicë serbiane, instrument ky që duhet të organizohet në bazë të Marrëveshjës Brukselit më 2013, si dhe në bazë të Rimarrëveshjës së vitit 2015, ashtu si e ka vlerësuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. E popullit shqiptar gati se nuk po i thuhet fare se në Marrëveshjet e Brukselit Kosovë-Serbi, Gjykata Kushtretuese e Kosovës i ka gjetur 23 shkelje të rënda të Kushtetutës. Në këtë drejtim, çarqet politike dhe shtetërore në Serbi janë rreshtuar kah Rusia dhe fare nuk po u intereson se Kosovën e kanë hambur në çdo aspket, sepse në te dhe mbi te kanë bërë gjenocid klasik më 1999. Mbi këto realitete serbët nuk kanë ide se bota perendimore po e kupton se Beogradi po provon që ta tradhtojë njerëzimin esidomos diplomacinë, si më parë.
Tani kur në Serbi është konstituar qeveria, Ivica Daçiq është kthyer në një artloparlant të Sergej Lavrovit të izoluar. Ky artloparlantizëm po funksionin sepse në Serbi janë kah vepronë jo më pak se 4036 agjentë rus. Të gjithë këta e kanë një porosi për Aleksander Vuçiqin se “çdo gjë që e propozon Bashkimi Evropian ose SHBA, madje edhe Kosova, Beogradi duhet ta refuzojë”. Vetëm në këtë mënyrë pushteti i A. Vuçiqit po ruhet si fnskional po në realitet serbët nuk po e kuptojnë se janë të plagosur shumë rëndë, dhe nuk po e kuptojnë se për ta, nuk ka shpëtim përmes Rusisë. Luftën e kanë humb më 1999 dhe kanë nënshkruar kapitullimin në Kumanovë. Së këndejmi, mund të sulmohet Albin Kurti nga salla e Kuvendit pse është më i ditur dhe më i guximshëm. Por, nuk mund të sulmohet Albin Kurti pse nuk i realizon nënshkrimet në Bruksel më 2013 dhe 2015, kur ato nënshkrime janë kthyer në zero vlerë, sepse Gkykata Kushtetuese i ka gjetë 23 shkelje.
3.Procesi i shkatrrimit të Rusisë dhe Serbisë nuk ka mbaruar
Sot çështja e energjisë është një element strategjik për çdo ekonomi. Lidhur me këtë Serbia sipas informatave është totalisht e varur nga gasi rus. Pra është e varur nga Putini dhe Lavrovi i izoluar po mbi të gjitha është kthyer në një trevë ku Kina dhe Turqia së bashku me BE-n, po investojnë miliarda sepse po shpresohet se çdo gjë do të ndryshojë gjatë dimrit 2022/2023, kuptohet që nga ky dimër Rusia do dali e plagosur, por edhe Ukraina me plotë plagë në orgnaizmin e saj.
Ndarja e ish republikave sovjetike ruse nuk ka qenë një ndermarrje fiktive imperialiste, por në proces do të tregojë se ndarjeve të tyre do të zgjatë edhe një gjysëm shekulli. Ky fenomen në vetën e dytë si okupacion i viseve të huaja i përket edhe Serbisë. Kështu, ndarja e Malit Zi më 2006,ndarja e Kosovës më 2008), ndarja e: Vojvodinës (….), Sanxhakut (…), Luginës Preshevës (…), Negotinit –Vllahisë(…) , do të zberthehet në total deri në vitin 2035. Në këtë drejtim çarqet politike dhe shtetërore serbiane, do të tregojnë në vepër një shovinizëm të TRASH, ndaj cilit do entitet separatist dhe do të reagojë jo vetëm OKB, por edhe BE e NATO si fuqi kolektive. E kotë do të jetë, sepse ashtu si janë okupuar viset e hueja, ashtu edhe do të ndahen, qoftë me luftë qoftë me proces diplomatik.
Në anën tjetër tani V. Putini e pas tij edhe disa rusofil do të provojnë që përmes krizave ekonomike ta gjunjëzojnë Perendimin. Sa do t` ia arrijnë qëllimit, deri në pikën kritike më 2035, do të shihet pas mbarimit të luftës provuese në Ukrainë. Në këtë drejtim edhe në SHBA dhe vende tjera që kanë hapsira milionshe në kilometra katror, do të lajmërohen ashtu si shkojnë proceset ekonomike sot plasaritje të holla, por jo edhe kërkesa separatiste, sepse të gjitha plasaritjet i bashkon ekonomia e tregut dhe pasuria që shtohet vetëm në saje të sigurisë kolektive në konkurencë. Tani vrehet qartë se Rusia po e humbë tregun edhe në fushën e forsimit të luftërave lokale sikurse ishte në Avganistan dhe Çeçeni sidomos. Ajo kohë karakterizohej me shitjën e armëve, sepse si në Avganisatn, si në Siri, ashtu edhe në Ukrainë, Kremlinit po e lëvizë dheu ndër këmbë, për faktin se ende mendohet se është superfqi. E që të kuptohet realiteti në mes BE dhe Rusisë më së miri kuptohet nëse e citojmë ish Presidentin e SHBA Donald Tramp kur pa ekivoke iu drejtua Kancalares Angela Merkel, duke aluduar edhe në BE: “Unë ta mbroj Gjrrmaninë,e Ju ta shfrytëzoni gasin rus. JO, nuk do të ndodhë diçka e tillë!
3.Ku është Ballkani në këtë ndryshim të pozitave gjeostrategjike
I tërë Ballkani nuk ka ekonomi të tregut sa dhetë përqindshi i Gjermanisë. Jo vetëm kaq, por Ballkani në aspektin tekonologjik dhe ushtrak nuk është ndonjë trevë e vlerave licenciale me peshë specifike. Megjithë, kur studiohet çështja në dubiozë, del në shesh se më shumë vlen toka e Ballkanit se sa popullsia dhe dituria e tij për çdo fuqi, që ka interes në te, dhe mbi të.
Ballkani i ka ndryshuar pozicionet gjeostrategjike për faktin se Jugosllavia si hapësirë unike është shkatrruar. Kështu limanet e detit Adriatik, kanë marrë pozicion sekundar, sepse është ngushtura hapësira unike e tyre ajrore dhe toksore. Hekurudha Tivar-Beogard që e lidhë Danibin me Rajnën janë kurriz por me unaza invalide. Në këto rrethana, është hapë perspektiva e hapësirës tokësore dhe ajrore shqiptare. Janë kthyer në skele stratregjike limanet shqiptare në Adriarik. Është ndertuar Rruga e Kombit që është për NATO aortë strategjike e rendi tparë. Por, shqiptarët në asnjë variantë si trsut mendor asesi ta marrin rrolin e barasvlerës me truallin e tyre. Dhe si duket këtë mangësi shqiptarët e kanë pasë epidemi që i ka dëmtuar të mos arrijnë të rreshtohet andej kah krijohet historia gjatë historisë, me përjashtim të kohës së Gjergjë Kastriotit-Skenderbeut.
Kjo dukuri e vlerës së tokës dhe vlerës së trurit, spjegohet me faktin se edhe më 1912 kur dihet çdo gjë, ende kishte shqiptar që: “jepnin selam” dhe lëkundeshin nga vendi kur përmendej Baba Dovletin, të cilin Mustafa Kemali- Ataturku vetëm më 1924 e rreshtoi në mbrapaktheu dhe e stopoi përgjithëmon HALIFATIN. E për këtë fenomen të rrolit të individit në hsitori, ende ka shqiptar, sidomos një pjesë e klerit që kanë nostaligji për kohën e humbur, kur osmanlia ndërtonte gjamia, ndersa popujtë me kulturë moderene ndertonin shtete dhe hapnin shkolla dhe unierzitete po edhe okuponin teritoret e hueja për nevoja ekonomike. Në këtë maje të spekulaconit duhet vëndosur pozitën e shqiptarëve dje, sot dhe nëse nuk mësojmë edhe nesër do të jemi në maje të gjylpërës, mos edhe në maje të thikës. Pra, Ballkani nuk do të jetë në maje të gjylpërës, por do të jetë para “shpatës” dhe forcës që e ngulfatë çdo trust tokësor dhe mendor. Kjo do të thot se duhet punojmë shumë më tepër se sa që e kërkon qoftë edhe teoria e “relativitetit”! Dhe pse mos të jemi shumë më konkret në zbardhjën e së kaluarës, e cila na e spjegon pozitën tonë pse jemi të ndarë. Bje fjala, në kohën e formimit të kombit, shqiptarët e sajuan një zakon të keq, se një vilajet luftonte për liri, vilajti tjetër “flente”. Madje kur nuk e themeluam një shtab dhe një komandë ushtarake e cila do të ishte me urdhëresa dhe luftë obligative për të gjithë. Dhe nuk na kanë thënë rastësisht të huajtë se jemi “popull i fiseve dhe bajraktarëve, rreligjioneve dhe krahinave”. PO edhe më 28 Nëntor 1912 treguam se jemi popull pa miqë dhe pa invencë që të shkëputemi nga e kaluara më me guxim dhe më me dashuri për atdheun dhe ardhmërinë.
- Sa e duan shqiptarët atdheun tregoi lufta e fundit e UÇK-ës
Sa përqind e shqiptarëve mori pjesë në UÇK në Kosovë është për turp, vështirë se e arrinë 25% (përqindëshin). Madje nga Shqipëria Mëmë erdhën për të luftuar okupatorin vetëm patriotët më sublim. Por, mos të harrojmë se populli i Shqipërisë dha provim të lartë për HUMANIZËM më 1998 dhe 1999. Ai shembull është i papërserishtëshëm që një popull shumë i varfur por me zemër të madhe bujare tregoi hsitori që e mahniti botën. Jo, nuk harrohet edhe heroizimi i Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Buajnofc. Por,si u sistemua diaspora shqiptare në Perendim për UÇK-ën (Evropë dhe Amerikë), është prap për admirim. Po edhe më konkret, sa ishte në këto valë të luftës për liri-për kauzën e çlirimit Kosovës, për kauzën e Adem Demës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e Tahis Sianit, që të çlirohet Kosova nga robëria serbiane : popullsia shqiptare në Turqi (thueht se janë nja 12-15 milionë shqiptarë),në Siri, në Liban,në Egjipt etj. është për turp të turpit. E kush ndikoi në këtë turp, është çështje që duhet shkruar studime të hollësishme. E vërteta ato studime janë shkruar, por mjerisht nuk ka kush t` i botoi, sepse pushtete po merren me politikë.
E vërteta, në luftën e fundit KONTRAPROPOGANDA shqiptare kundër luftës, ishte shumëfish m` e fuqishme se propoganda e luftës për çlirim. Ky fenomen ishte prezent edhe për faktin se aleatët Perendimor kishin opcione të ndryshme për statusin e Kosovës një kohë të gjatë. Madje, lirisht mund të thuhet se në Prendim se për Lindje as që diskutohej, nuk kishin deri më 10 qershor 2007, qëndrim as teorik se: Kosova do të ketë përkrahje të shpallet e pavarur, pra atëherë kur foli Amerika, foli Xhorxh W.BUSH në Tiranë.
Mu për këtë fakt që u tha më lartë, në UÇK nuk mund të thuhet se kanë marrë pjesë më shumë se 35% e shqiptarëve të aftë për luftë, e që janë rezient në Kosovë. Sot, duhet të dihet se kjo përqindje pushon diku në 75 deri në 85% që kanë dije ushtrake dhe duan të luftojnë, për ta mbrojtur Republikën e Kosovës si shtetin e dytë të shqiptarëve dhe pakicave tjera. Vetëm se gjithëmonë duhet të thuhet që: “Shqiptarët nuk guxojnë të sillën ndaj të tjerëve, ashtu si janë siellë serbët dhe malazezët ndaj neve”, siç mësonte Adem Demaçi. E kjo shkollë don kultivim gjithëkombëtar.
Por, një fakt duhet plasuar në këtë shkrim, se në Perendim po vrehen lUHATJE ndaj Republikës Kosovës, në kohën e fundit. E ky fakt e ka kurajuar agjnturën serbo-ruse që të provojë destabilizimin e Republikës Kosovës, përmes largimit “vullnetar” nga puna të serbëve, me kërkesë të Beogradit. E kjo atmosferë PSIKOLOGJIKE është konceptuar te pushtetarët serbian për faktin se BE nuk ua lejon VIZAT shqiptarëve të Kosovës, dhe këtu çështja është nuahtë në shkallë polivalente në Beograd dhe po sillen sikurse nzënës të Millosheviqit.
Këtë fakt të luhatjës po e dëshmon çështja e VIZAVE për qytetarët e Republikës Koosvës, zhagitja e të cilave u shty këto ditë edhe për një vit. Ky fakt tregon qartë se dikush në BE është bërë sikur të jetë PISHMAN, pse na kanë ndihmuar më 1999. E ky pishmanllëk e ka një spjegim nepër shqiptari, se po shpresojnë që neve do të gjunjëzohemi dhe do të kërkojmë “viza srbe”, e ajo kërkesë do të ishte si rrufe për: Borellin (Spanjën), Llajçkaun (Sllovakun), Rumunin, Grekun, Francezin e pse jo edhe ndonjë mercenarë ilegal i Rusisë. E këtyre pozicioneve, shqiptarët u përgjigjen që fare mos të shpresojnë që do të marrim viz serbe. Këtu jemi të prerë. Po, Serbia vetëm mundet ta pranojë Republikpën e Kosovës dhe të dëshmojë se duhet të tregojë ku janë kufmat e miaj shqiptarëve, kush sa ka dhunuar dhe plus duhet për t` i paguar dëmet e luftës (Reparacionet) në përgjithësi nga viti 1878 e deri më 1999. Çmimi i plotë pra është ky.
Serbia e ka edhe një adut politik në duar se po shpreson që Shqipëria do të destabilizohet nga OPOZITA, drejtuesi i së cilës është shpallë “non grata në SHBA”, për faktin se ka bërë politikë me finansat ruse në zgjedhjet parlamentare. E një fakt duhet të dihet, se me këtë largim të serbëve nga pozitat pushtetare në Parlament e komuna, tregaun se “OPEN Ballkani” i tyre u ka vdekur përgjithëmonë, sepse është treguar se Serbia është shtet mafioz, ku procesi i shkatrrimit do të vazhdojë deri sa të ndahet edhe Vojvodina, Sanxhaku dhe Negotini. Pra askush, madje edhe Gjermania dhe Franca me projektin e tyre mos të shpresojnë se shqiptarët për dhjetë vjetë do të pranojnë të federohen me Serbinë neofashiste, plotë kriminelë të çdo lloji.
Unë popullit i besoj!.
Studimi i kushtohet oficerëve famëlartë: Tahir Sinanit, Dilaver Goxhajt, Adem Shehut dhe Shaban Jasharit me familje-Respekt për jetë të jetës!
Prishtinë, më 12 nëntor 2022
Te lumte penda e mendja akademik prof.dr.Hakif Bajrami per kete analize kaq te mire e jaq te qelluar dhe ne kohe te qelluar!Kjo analuze do duhej te ishte ne emer te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves.Pasi qe Akademija eshte truri i popullit,ajo qe sa kohe ka rene ne gjume dimeror,nuk preferon te beje nje plan unik politik per qeverine e Kosoves.Kur tani kemi nje Presidente e nje Kryeminister shume te guximshem e shume te lidhur per mbrojtjen e cdo pllembe te teritorit te shtetit tone te brisht -Kosoves.Dhe t’i haoen syte ooozites qe po duan ti hane per se gjalli keta lidere qe me ne shume se(50%) i ka zgjedhur populli i Kosoves,qe t’i perkrahin e te flasin me nje goje kur jane qashtjet madhore shteterore e jo ti sabotojne.Keta Lidere ,po mundohen ti permiresojne gabimet e marreveshjet e nenshkruara mu nga keto opozita qe tani vjellin veq vrere.Pa bashkim kombetar nuk behet asnje zgjidhje e mire!Respekt per ju prof Bajrami dhe shume respekt per Qeverine Kurti dhe Presidenten Osmani!I paqim te paluhatshem sic jane tani pergjithmone!