Milazim Maraj, Istog
Servilizmi I Institucioneve tona para kriminelëve
Inspektorati i Punës duhet të veproj.
Zyrat për ndërmjetësim apo ne vet po shkelim ligjet e Kosovës? Nuk është njerëzore të shpërblehen familjet e krimineleve duke shkel ligjet e Kosovës. Ivan Saviq i biri i kriminelit Millan Saviq automekanik punësohet kundërligjshëm referent për kundërvajtje në gjykatën e Istogut. Borell dhe Lajçak në historinë e Kosovës do të mbahen mend si antishqiptarë të tmerrshëm.
Demokracia e një vendi matët me të drejtat e minoriteteve. Kjo është vlerë e vërtet dhe instrument për matjen e vlerave demokratike të një shteti. Këtë Serbia nuk po e bënë në Luginën e Preshevës; BE-ja nuk e matë këtë padrejtësi që ju behët shqiptarëve që jetojnë në tokat e veta të okupuara nga Serbia. Ndërsa diçka e kundërt me këtë është në Kosovë. Këtu ka një servilizëm të tepruar në emër të respektimit e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë, përkundër krimeve që i kanë bërë ndaj fqinjëve të tyre shqiptarë. Por servilizmi nuk është vlerë, përkundër, është shkelje e ligjeve demokratike që do të ndikojnë shumë keq në shpresën dhe motivimin e qytetarëve për funksionin e shtetit demokratik, që është shteti i të drejtës. Shteti duhet të krijoj ligje për barazi të qytetarëve të vet dhe jo në asnjë mënyrë diskriminime duke privilegjuar, minoritetin serb mbi minoritetet tjera dhe shumicën popullore të Kosovës. Në Kosovë u aplikua një formë e diskriminimit të ashtuquajtur pozitiv. Ky diskriminim u përdor që të stimulohen kriminelet dhe në këtë formë i diskriminuan qytetarët që u sollën ndershëm. U diskriminuan edhe qytetarët shqiptarë viktima të këtyre kriminelëve.
Shqiptarët në Kosovë që 24 vite ballafaqohen me pengesa të ndryshme që pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës. Presioni i BE bije mbi shqiptaret dhe shtetin e Kosovës. Këtë presion e bëjnë dy misionaret Borell dhe Lajçak. Duke hartuar projekte të përbashkëta me Serbinë duke dëmtuar funksionin e shtetit të ri Demokratik Republikës së Kosovës. Qeveria e kaluar e Kosovës pranoj që të vesh në uniformën e policisë së Kosovës kriminel serb që kanë bërë krime lufte dhe kundër njerëzimit. Kjo përfundoj jo me një mirëkuptim por me mbrojtje të krimit të organizuar në veri të Mitrovicës dhe fshatrave tjera serbe të quajtura tani Komuna.
Në momentin kur Qeverisë kriminele serbe i konvenoj këta lanë uniformën legale të shtetit të Kosovës dhe u kthyen në formacionet ilegale serbe “Brigada e Veriut “dhe “Mbrojtja civile” të cilat komandohen nga Beogradi dhe qendra e ashtuquajtur “Emergjente” ruse në Nish.
Qeveria e Kosovës siguroj kushte për ngritjen, edukimin dhe trajnimet tjera të duhura për shërbime në polici të Kosovës, këta kërcënohen nga kriminelet e këtyre dy formacioneve paramilitare terroriste serbe të cekura më lartë. Këta polic të ri serb ikin, ndërsa për këtë heshtë shefi i sigurisë së BE Borrel dhe misionari Lajçak, sikur ju pëlqen ky veprim i përzierjes flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Qeveria e Kosovës diskriminon qytetaret e vet duke i shkel edhe ligjet e veta të punësimit për të pranuar në marrëdhënie punë familjarët e kriminelëve të luftës.
Ja një shembull, djali i kriminelit Millan Vasiq nga Osejani pranohet në marrëdhënie pune në gjykatën Komunale në Istog, në vendin e punës administrator për kundërvajtje edhe pse nuk ka kualifikim, ka vetëm një certifikatë nga fabrika e auto pjesëve “Zastava” për automekanik. Ky administrator automekanik quhet Ivan Vasiq.
Asnjë lëshim pe i Kosovës ndaj Serbisë kriminele nuk u pa nga dy misionaret e BE për ndërmjetësim. Asnjë reagim real dhe normal nuk pati nga këta të dy. Tani me të drejt duhet të pyesim: A është ky qëndrimi i BE për Kosovën dhe Shqiptaret? Apo a kanë këta dy misionar qëndrime pro evropiane apo pro ruse? Lajçak shihet çartë që nga fillimi i këtij misioni për simpati pro serbe dhe pro ruse. Ndërsa edhe Borrell vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën. Por, a është ky qëndrimi i BE-së apo i pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
Serbia nuk heqë dorë nga agresioni pasi që kurrë nuk u ndëshkua për agresionet dhe gjenocidin që bëri në zemër të Evropës. Qasja duhet të ndryshohet. Serbia fillimisht duhet të ndëshkohet për atë që beri jo vetëm një herë. Pastaj të fillojnë bisedimet për ndonjë fqinjësi të mirë.
Më 18.9.2023
Mos e kerko te keqen nga serbt, por nga vete shqiptart.