ARKIVI:
14 Nëntor 2024

Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Në botën akademike, por as edhe në mileniumin politik perednimor nuk ekziston një pajtim i përgjithshëm ose i plotë për të përcaktuar se si Bashkimi Evropian ka toleruar, ose nuk ka toleruar, çështje të cilat mund të interpretohen si despotizëm humanitar në Lindjen e Mesme, alias në Serbi dhe përgjithësisht në Europën Juglindore. Ky argument edhe më pak mund të qëndrojë si tezë në raportet e BE-së me Europën Juglindore, që padrejtësisht tutje i drejtohemi me emrin pezhorativ turk Ballkan. Tolerimi I serbisë tashmë ëshët fakt notar.
Lindja e Mesme ka qenë e prekur nga shumë konflikte dhe tensione politike dhe të drejtat e njeriut janë bërë shpesh objekt i kritikave ndërkombëtare.
Objekt i këtyre kritikave ndërkombëtare janë bërë edhe sjelljet autoritariste të disa liderëve në Ballkan. Por, Brukseli megjithatë ka vazhduar të koketoj me despotët qoftë të Lindjes së Mesme, qoftë me këta në Europë Juglindore. Shembull ekzemplar është tolerimi i skajshëm i sjelljeve autoritariste deri në përmasat e despotizmit të presidentit serb, Aleksanër Vuçiq.
BE-ja ka përdorur shpesh instrumente të tilla si diplomacia, ndihma ekonomike, dhe përfshirjen në negociata për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut. Megjithatë, është e vështirë të bëhet një përgjithësim i fortë për mënyrën se si BE-ja ka trajtuar çështjet e drejtave të njeriut dhe politikave autoritare në tërësi në Europën Juglindore, pasi këto marrëdhënie dhe politika ndryshojnë nga vendi në vend dhe janë në varësi të zhvillimeve të ndryshme.
Serbia dhe Hamasi ka kohë që financohen edhe nga Bashkimi Europian. Serbia është shtet me popullsi homogjene ortodokse, mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia. Por, që nga kapitullimi në Kumanovë, më 9 qershor 1999, Serbia çuditërisht është marrë në mbrojtje nga ish aleatët e saj tradicional brenda BE-së, ndërkaq në Procesin integrues, duke përfshi edhe Procesin e Berlinit, është përfituesja më e madhe në rrafshin financiar nga të gjitha shtetet e rajonit. Madje në procesin e fundit, vetëm Serbia ka përfituar sa të gjitha pesë shtetet tjera të Ballkanit bsë bashku, që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së.
Hamasi, edhe pse një organizatë sunite, financohet drejtpërdrejt nga Irani shiit ndërkaq më heret e deri më sot,direkt e indirekt nga monarkitë e Gjirit Arab dhe Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian thotë se është donatori më i madh në botë për Autoritetin Palestinez. Sipas Komisionit të BE-së, rreth 1.2 miliardë euro do të rrjedhin nga Evropa në territoret palestineze në periudhën aktuale nga viti 2021 deri në vitin 2024.[4]
Kilder: Slik ble Israel lurt av Hamas før det brutale angrepet – Dagsavisen
Ushtarët e Hamasit, pas sulmit brutal ndaj Izraelit …
Si Serbia edhe Hamasi në themel të strategjisë kanë terrorin. Diferenca mes Serbisë dhe Hamasit në këtë rrafsh është tejet formale.
Madje, nëse venerojmë me kujdesë të bëmat e Serbisë vetëm përgjatë tri dekadave të fundit, atëherë rezulton se Serbia është strukturë që ka organizuar dhe është përgjegjëse për katër luftëra gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, me ç’rast ka shkaktuar gjenocid fillimisht ndaj boshnjakëve e më pas ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ndërkohë ajo, pra Serbia, provokoi rëndë hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë përmes agresionit ushtarak e terrorist më 24 shtator në Kosovë. Shih për këtë, degradimi moral i BE-së është edhe më i madhë, kur financon Serbinë.
Ushtarët e të së ashtuquajturës “Brigada e Veriut” me 24 shtator 2023, që në të vërtetë janë njësi elite të Ushtrisë së Serbisë.
Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kopje e zbehtë e planeve ruse të aplikuara në Krime dhe Donbas para fillimit të pushtimit masiv të Ukrainës që startoi 24 shkurtit 2021. Dështimi i turpshëm i Serbisë do të duhej gjithësesi të shfrytëzohet nga pala shqiptare dhe nga partnerët tanë, konform strategjisë dhe interesit tonë nacional për arritjen e paqes, respektivisht përmbylljes së dialogut të imponuar në dobi të Kosovës.
[Fragment i një analize më të gjerë]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu