ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Serbia dhe politika e saj shfarosëse ndaj Shqiptarëve, nuk na ka konsideruar kurrë si qenie njerëzore, por vtëm si kafshëm për thertore!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Gjeneral Bozhidar Jankoviq, një ndër kasapët e mëdhenj serb të shqiptarëve.
Autor : Lirim Gashi
_______
POLITIKA SERBE NUK NA KA PARË DHE TRAJTUAR KURRË SI QENIE NJERËZORE, POR SI KAFSHË PËR THERTORE
Po të kihet parasysh se popujt e Ballkanit, pas qindra vitesh jetese të përbashkët dhe pranë njëri-tjetrit, shfaqin të njëjtat karakteristika gjenetike, pavarësisht se ne shqiptarët ishim të vetmet dele të bardha ilire në tufën e deleve të zeza sllave, atëherë në mënyrë të pashmangshme duhet të arrijmë në përfundim se çdo gjë e keqe që kemi përjetuar nga serbët sllavë ishte e pakuptimtë, e palogjikshme, e padrejtë, e dhimbshme, e turpshme, e tmerrshme dhe e paarsyeshme.
Por nëse politikës serbe do t’ia zhvishnim dhe analizonim gardërobën klero-fashiste, do ta vërenim se në fakt ajo është e përgjakur më së shumti me gjakun tonë të pafajshëm, e më pas me gjakun e pafajshëm të boshnjakëve dhe kroatëve.
Veç kësaj, do ta kuptonim shumë më mirë se sa kur futemi pa sëpatë në malin politik, ideologjik, filozofik e letrar: “pse ajo mbolli dhe përhapi kaq shumë urrejtje ndaj nesh në popullatën serbe?”.
Në fakt, do ta kuptonim se ajo nuk na ka parë dhe trajtuar kurrë si qenie njerëzore, por si kafshë për thertore.
Edhe më keq se kaq:
Do ta kuptonim se qasja e çmendur, monstruoze, okupuese dhe klerofashiste e politikës serbe ndaj nesh si individë, si komb dhe si shtet, jo vetëm që nuk ka ndryshuar kurrë, por ka përparuar në kuptimin negativ dhe shkatërrues.
Pse?
Çfarë dhimbje fizike, mendore e psikologjike u kemi shkaktuar ne serbëve, që të ngarkojnë kaq shumë urrejtje mëkatare ndaj nesh në mendjet e tyre të sëmura dhe në zemrat e tyre të zeza?
E vetmja përgjigje e drejtë dhe e saktë në këtë pyetje të pashmangshme është kjo:
Ne jo vetëm që nuk u shkaktuan asnjë dhimbje fizike, mendore dhe psikologjike kolonëve serbë nga Karpatet, por ishim gjatë gjithë kohës skllevër dhe shërbëtorë të tyre besnikë, edhe pse ishim të vetmit vendas në gadishullin ilir, ose më saktë, “pikërisht. sepse ishim të vetmit vendas”.
Pra, mëkati ynë i vetëm ishte se jo vetëm që e përjetuam, por edhe e shkruam, krijuam, përcaktuam dhe formësuam historinë në këtë pjesë shumë të rëndësishme të botës përpara se ata të shpërnguleshin nga Karpatet.
Dhe çfarë shpërblimi morëm ne si skllevër dhe shërbëtorë të politikës serbe?
Disa gjenocide të njëpasnjëshme për një shekull e gjysmë.
Pse?
Sepse politika serbe donte të na shfaroste sistematikisht së bashku me trashëgiminë tonë unikale historike, nga e cila e rrëmbeu me dhunë identitetin, kulturën, traditën dhe fenë tonë, me qëllim që të krijonte një gënjeshtër të madhe mitologjike me të cilën do ta ndërtonte dhe ushqente identitetin, imazhin dhe themelin e saj të rremë kombëtar e shtetëror, e pa penguar prej fuqive të mëdha të kohës.
Por përgjigjja më e sinqertë në pyetjen “pse politika serbe nuk tregoi fare respekt, por përbuzje të skajshme për dinjitetin tonë individual dhe kolektiv” është kjo:
Sepse ajo kishte frikë të paparë se ne si individë dhe kolektiv do ta zbuloni në momentin e parë të volitshëm para botës së përparuar fytyrën e saj të shëmtuar gënjeshtare, mëkatare, mashtruese okupuese, shfarosëse, klerikal-fashiste dhe gjenocidale.
Pra, pse përpiqem gjithmonë ta deshifroj atë gënjeshtër të madhe serbe?
Sepse e di që një ditë shkrimet e mia do të shihen dhe trajtohen nga historianët, shkrimtarët, poetët dhe shkencëtarët më të mëdhenj, më të zgjuar, më të guximshëm, më të ndershëm, më profesionistë dhe më të paanshëm të botës, si dëshmitë më të mira, më të logjikshme, më krijuese, më të vlefshme, më të hollësishme dhe më të dobishme për kuptimin e së vërtetës së plotë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu