Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Ngjarjet e djeshme në Cetinë të Malit të Zi, ku Serbia me dhunë e shuguroi “Krye peshkopin” serb në Malin e Zi me qëllime shumë të errta, qëllimi i sëcilës ishte të krijoj gjakderdhje dhe me këte të hapë rrugën e saj për ripushtim të Malit të Zi.
Serbia edhe pse e di që Mali i Zi, që moti i ka thënë asaj lamtumirë dhe se Mali i Zi është shtet i pavarur nën mbrojtjen e NATO-s , por prapë se prapë Kisha Sllave Serbe ideatore e të gjitha tragjedive në ish-Jugosllavi e do një tjetër luftë të përgjakur. Asaj nuk ia ndien për renomenë e saj në botë, sepse Europa dhe Amerika janë duke e përgshelur në mënyrë që ajo të ndërron mendje dhe ti bashkohet Europës; por këto harraojnë se Serbia është shtet vazal i Rusisë dhe që nuk guxon të bëj një hap pa lejen e Rusisë.
Fronëzimi i priftit proserb Joakinije i cili do ta udhëheq Kishën Serbe në Mal të Zi, u dërgua në manastirin e Cetinës me helikopter të ushtrisë, së bashku me Patriarkun e Serbisë Profirije, pasi cetinasit nuk lejonin të fronëzohej duke kaluar nëpër qytetin e tyre.
Të shkojmë më tutje, malazezët nuk janë sllavë, janë dokleat dhe kurrsesi gjaku i tyre nuk përputhet me ate serb, jo që po e them unë por këte publikisht e deklarojnë edhe populli , politika dhe Akademia e Shkencave Malazeze.
Se si erdhi ortodoksia në Malin e Zi me anën e Rusisë këte e dimë ne edhe edhe serbët e edhe malazezët.
Serbia do t`ia mohoj Malit të Zi ortodoksinë e saj me qëllim të futjes në kthetra këte shtet të pavarur dhe sovran.
Të spjegojmë : “Sipas lajmeve nga mediat serbe , në Patrikanen e Pejës qenka shënuar 800 vjetori i Autoqefalisë së Kishës pravosllave serbe ( SPC).
(https://www.kosovo-online.com/vesti/drustvo/u-peckoj-patrijarsiji-obelezeno-osam-vekova-autokefalije-spc-8-10-2019 ). Po, pse në Pejë ? “
( Provokim i rëndë për Kosovën )
Me të vërtetë kjo rrenë serbe më indinjon, kur ata e dinë shumë mirë që Rusia dhe Otomanët në bashkëpunim e krijuan kishen pravosllave serbe. Lere, ata që që rrejnë por edhe duan t`ia imponojnë Malit të Zi.
Pse serbët nuk e kishin Autoqefalinë e tyre deri vonë, dhe kur e morën ? Deri më tani e kanë gënjyer botën dhe neve po ashtu. Por, ortodoksisë serbe (pravosllavisë ) iu dha një grusht i rëndë: rrenave të tyre , e morën grushtin e rëndë kohën e fundit, nga Bartolomeu i Stambollit , fjalët e të cilit po i përcjelli : : Serbëve pra, iu bëri të ditur që Autoqefalia e tyre kishtare pravosllave iu dhe shumë vonë, në vitin 1922,pasi që e blenë duke paguar patriarkun e kohës, jo më pak se një milion e gjysmë milioni franga të Zvicrës? Paramendoni se sa të mëdha ishin ato pare në atë kohë !
Pra, kur Kisha e Stabollit nuk iu njihte Autoqefalinë deri në vitin 1922, ata e dinin se Kisha ortodokse ishte në duar të tjetërkujt ( lexo:shqiptarëve ). Pra Kisha serbe kishte rrejtur mbi 800 vjet
Atëherë sa ka të drejt SPC –ja me një autoqefali të blerë të bëhet patron kishtar i një populli të pavarur ? Por Kisha Serbe nuk ka as moral e as dinjitet kishtar, por është parti e fortë politike mveshur në petkun fetar.
Bota duhet të dijë të vërtëtën serbe , se pse ajo historikisht fund e krye është një imagjinatë ruse, me qëllime të caktuara.
Fjalët e Ptriarkut Bartolomeu, serbëve ishin: “ E keni paguar Autoqefalnë me pra të gatshem sepse një mëvehtësi e pavarësisë së nuk është askund në dokumentat kishtare. Për shkak të rrenëve të herëshme arkiepeshkopi i Ohrit Detemetros Chomatenos i kishte kërcnuar me mallkim dhe përjashtim. Serbët vetëm rrena i mbanë.
Provokim i rëndë për Kosovën; “Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë” Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse serbe në ceremoninë shugurimit në Mal të Zi..
A nuk ishte ky nje provokim i rëndë për Kosovën ?
Edhe në Shqipëri duhet të bëhet kujdes se elementet grekofile munden në çdo kohë ta tensionojnë situatën e sigurisë në të njejtën mënyrë.
Më 06.09.21