Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
- Pse Greqia e ndihmon terthorazi Serbinë në destabilizimin e Kosovës nga 12 qershori 1999 e deri më 2022
Ministri i Punëve të Jashtëme të Grqisë erdhi për vizitë “ilegale” në Republikën e Kosovës më 20 dhejtor 2022. Me rastin e vizitës Ministri grek nuk pranoi të përdorën flamujtë e të dy shteteve, sikur të ishte përfaqsues i Beogradit. Kjo për faktin diplomatik se Greqia nuk i njeh Republikën e Kosovës, gjithnjë për hatër të Beogradit. Lidhur me këtë, dihet se çfar traviatash shtetërore ka pasë Maqdonia deri sa nuk e detyroi për ta ndryshuar edhe emrin zyrtar shetetëror Maqedoni e Veriut.
Dy ditë më vonë, më 22 dhjetor 2022 Kryeministri i Greqisë Myqotakis e vizitoi Himarën, krejtë me qëllim për ta promovuar edhe mëtej zgjatjen e gjendjes së Luftës me Shqipërinë, gjendje ao që Shqipëria as nuk ishte e lirë e as që e kishte organizuar atë luftë. Pra, tjetër kund themb dhambi e tjetër kund kërkohet dhëmbja, sepse Greqia ka padronë të fortë dhe sillet si sillet: ditën është me Anglinë, mdërsa natën është me Rusinë. Ky realitet, ndodhë që Shqipëria mos të kërkojë përmes Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë Krahinën e Çamërisë historikisht shqiptare, me qytetet: Janinë, Micikovë, Artë, Pargë, Sivasta, Gumenica. E lidhur me këtë, dihet shkencorisht se në Himarë nuk ka pasë grekë kurë*(*Shiqo: Actes signes a Lausanne le 30 janvier et le 24 juillet 1923 Imperimerie Natonale, Paris 1923;Turqisht: Lozan Konferansi ve Lozan muahedenamesi, Istambull 1933 në 142 nene; dokumentet posedohën.).Në bazë të dokuemneteve, Greqia nuk do të pranojë kurrë hekjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë, krejtë me qëllim që shteti shqiptar mos të mirret me Konventën e Lozanës në mes Turqisë dhe Greqisë më 24 korrik 1923, e ku gati një gjysmë milioni shqiptar të rreligjionit islam u konvertuan se “kanë origjinë osmane”!!!; Marrëveshja në mes Turqisë dhe Greqisë për KËMBIM TË POPULLSISË, më 25 gusht 1923. Sidomos kush është Çamëria duhet hulumtuar dokumenetin, kur Greqia i drejtohet Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, për ta penguar DËBIMIN e grekëve nga Stambolli dhe për spjegimin e Marrëveshjes paqesore. Duhet konsultuar Paktin Greqi-Turqi (ku rregullohet definitivisht çështja e KËMBIMIT të popullsisë) më 10 qershor 1930, përkatësisht Ratifikimi i Konventës prej 27 X 1930 për pakicat, për tregitinë, për trafikimin, për këmbimin e popullsisë. Duhet të konsultohet Vendimi i Qeverisë Rexhep Mitrovica, ku unanimisht hiqet gjendja e Luftës me Greqinë. Nëse shqipëria më 1940 kur u sulmua nga ushtria fashiste italiane ishte kuisllinge, atëherë edhe Qeveria Rexhep Mitrovica ishte kuisllinge por me proveninecë gjermane. E shtrohet pyetja pse qeveria Greke nuk reflekton?
Në të njejtën kohë edhe Jugosllavia mbretërore do të provojë metoda identike si ato Greko-Turke, gjithnjë me Turqinë për ta DEBUAR me dhunë shtetërore popullsinë shqiptare në Anadolli. Beogradi me që nuk kishte pëlqim në fillim me Stambollin, për pazare si Grqia, do t` i përdorë këto metoda krimianle ndaj një popullsie të pambrijtur shqiptare si: Granatimi i lokaliteteve civile sidomos nepër Kosovë; Aksionet e spastrimit të fshatrave shqiptare; aksioni kinse po e çarmatosim popullsinë; aksioni kinse po i ndikim kaçakët, zakonisht aty ku nuk ishin; Aksioni e deportimit të familjeve të kaçakëve në kampe të përqëndrimit në: Nish, Leskofc, Çaçak dhe Nikshiq; Grabitja e pronave tokësore në komplekse për të ndertuar fshatra sllave; Detyrimi i shqiptarëve për ta punuar tokën e vet në favor të kolonistëve sllavë.
Sot, tërë bota e civilizuar në saje të shkrimeve tona i njeh këto mizori detalisht të dokumentuara. Pra, prapa perdeve po ndodhë një luftë speciale krejtë me qëllim për ta diskredituar Republikën e Kosovës përmes grumbullimit të elementit kriminal serbian që është promovuar nepër tërë ish Jugosllavinë, me gjenocid të paparë. Gati i tërë ai arsenal kriminelësh, që prenë e vranë në Kosovë, gjatë qershorit e korrikut 1999, është stacionuar në Veriun e Kosovës, duke e ndarë me leje të faktorit ndërkombëtar Mitrovicën në dy pjesë, ashtu si u nda Berlini, pas Luftës Dytë Botërore. E nëse Lufta e Dytë Botërore i ka pasë dy anë të “medales”, duke e ndarë Berlinin dhe Gjermaninë në dy pjesë, Bota Perendimore (NATO) pas bombardimeve 78 ditëshe mbi institucionet e Jugosllavisë fashiste të Zhablakut si shtet krimianl, pas mbarimit të Luftës, me rastin e ndarjes së Mitrovicës përmes Lumit Ibër ndodhë i njejti krim me moton se po i mbrojmë serbianët duke i grumbulluar në një hapsirë në tri komuna: Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, sikurse me Berlinin, sikurse veproi Greqia me Korçën, Gjirokastrën dhe Himarën më 1913/1914, sikurse u veprua me Gjermaninë pas Luftës Dytë Botërore. Dhe shtrohet pyetja: kush t` i kompenzojë këto vuajtje të popullit pambrojtur në Veriun e Kosovës: ata që e bërën rregjinë, apo ata që ishin kriminelë e u instaluan aty. Atë kompenzim faktori ndërkombëtar qe 22 vjet po ua FAKTURON shqiptarëve. E serbianët e instaluar aty nuk paguajnë taksa: rrymë, ujë, tatim në pornë, mbeturina etj sepse ua paguajnë shqiptarët e Republikës Kosovës.
Në këto rrethana faktet flasin se shqiptarët prap po mbesin në maje të thikës, sepse ata që i kanë shtëpitë në veri të Ibrit, janë qytetarë që nuk kanë asnjë vlerë, për faktin se pushteti në Prishtinë ka heshtë dhe ka qenë nën trysninë e guvernatorëve të UNMIK-ut e pastaj të EULX-it, dhe gjendja është si është e pasigurtë dhe e dyshimt, në të cilën Beogradi po llogaritë atë atmosferë ta konvertojë në tërë Kosovën. E këtë realitet të qëllimshëm duhet ta mësojnë aleatët si BE dhe SHBA.Prova me eklatante fashiste që ndodhë në Veri të Kosovës është se shqiptarëve nuk u lejohet t` i rindertojnë shtëpitë e tyre ku jetonin den baba den.
PORTOKOLLI I KORFUZIT 10-17 MAJ 1914 dhe “PORTOKOLLI I MITROVICËS” 12 ERSHOR 1999
Ngjajshmëritë dhe domethënja stratetgjike për interesa meskine
Pas Luftës Ballkanike, politika greke synonte për ta okupuar Korçën dhe Gjirokastrën, por edhe 14 fshatra të Himarës që kishin qitë zërin se “i takojnë” Vorio Epirit. Pas shumë peripetishë, ma në fund diplomacia Britanike arrijtë përmes KNK (Komisoni Ndërkombëtar i Kontrollit) për Shqipërinë e 29 korrikut 1913, t` i apstrofojë tri krahina që i synonte Greqia të kanë njëfar “statusi” diskutabil për fillim dhe ku do të zbatohen kto parime “shtetërore”: 1.Administratë gjysëm autonome, 2. Qeveria emron vetëm me leje të KNK nepunësit e lartë, 3. Xhandarmeria të jetë lokale; 4. Ushtria shqiptare nuk ka të drejtë për të hy në krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës me Himarë; 5. Komuniteti Ortodoks është çështje juridike e posaçme; 6. Në shkolla arsimi zbatothet vetëm greqisht; 7. Gjuha shqipe aplikohet në shkolla vetëm në 3 klasët e para; 8. Dy gjuhët në administratë janë në përdorim; 9. Këto 8 pika i grantojnë fuqitë e Madha. (Zbatimi nga: Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Vorio Epirit!).
Portokolli i MItrovicës i 12 qershorit 1999 ka mbetë i shkruar po i panënshkruar sepse guvernatori i Kosovës konsideonte se është e mjaftuar prezenca e Ushtrisë franceze, të cilët edhe gjatë bombardimeve është vërtetuar shkencorisht se kanë sabotuar, duke i hudhë bombat në Detin Adriatik, e jo ku kanë qenë të destinuara! Prandaj shtrohet pyetja: në Kosovën Veriore kush ka mundur në “ilegalitet” ta dinë prapavinë i ndarjes së Mitrovicës më 12 qrshor 1999?
Dihet se Kosova çlirohet më 12 qershor 1999, duke u vëndosë në te ushtria e NATO-s në pesë zona. Zona Britanike me qendër në Prishtinë; Zona Amerikane me qendër në Ferizaj; Zona Gjermane me qendër në Prizren; Zona Franceze me qendër në Mitrovicë; Zona Italiane me qendër në Pejë. Në të gjitha zonat rrolin e adminstrimit në emër të OKB e merr institucioni i quajtur UNMIK. Ndërsa, rrolin e sigurisë dhe mbrojtjes e merr NATO, institucioni i të cilit quhet KFOR. Pas këtij instalimi do të vrehet hapur se Marrëveshja e Rambujesë nuk do të zbatohet me atë përpikëri që mendohej dhe frigohej populli dhe UÇK, për çka kishte bërë luftë frontale çlirimtare. Lidhur me këtë gjendje më 2006, do të fillojë bisedimet në Vjenë, në mes përfaqsuesëve të Kosovës, përfaqsuesëve të Serbisë dhe ndërmjetësve nderkombëtar të kryesuar nga Matri Ahtisari. Si rrezultat i atyre bisedimeve më 17 shkurt 2008 do të shpallet nga Kuvendi i Kosovës pavarësie e Kosovës. Më 11 qershor 2008 miratohet Hymni i Repupblikës Kosovës. Më 13 qershor 2008 Kushtetuta e Ahtisarit hyri në fuqi. Menjëherë fillojnë të shfaqen reagimet në Beograd kundër shpalljës së pavarësisë Kosovës, drejtuar OKB-ës. Në anën tjetër ankesën e Serbisë sekretari i OKB e drejton në Gjykatën Nderkombëtare të Drejtësësë në Hagë. Kurse më 9 shtator 2010 Asambleja e OKB-ës e merr verdiktin PËRFUNDIMTAR të GJND-ës, me çka Kosova, thuhet aty, nuk e cenon të drejtën nekombëtar me rastin e shpalljës së pavarësisë. Pas këtij aktij akti, Grupi i Drejtësisë Nderkombëtar (ISG) shpallë aktin që Deklarata Përfundimtare e Mbikqyrjës për Kosovës më 10 shtator 2012, me çka merr formë të fundit zyrtare pavarësia. Më 1 ërill 2016 në Kosovë nisë punën Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Ndërsa, më 14 dhjetor 2018 Kosova bëhet me Ligjin për themelimin e Ushtrisë dhe Ligjin për pronën mbi Trepçën. Krejtë këto ndryshime e kanë një emrues të përbashkët, e ai ishte se në Kosovë mbahën zgjedhjet parlamentare nën kujdesin e OSBE-s dhe organizatave civile vendore e nderkombëtare, pa snjë problem. Të gjithë nacionalitet përfaqsohën në Kuvendin e Kosovës, pa asnjë ankesë.
Po si erdhi deri te ndarja e Mitrovicës dhe kush e inskenoi?
Qyteti i Mitrovicës e ka një brengë sekrete që rrallë kush që e njeh. Kjo brengë sekrete vjen nga shkaku se serbët e Kosovës nuk mund ta durojnë kurrfar barazie me shqiptarë, janë mësuar të përfitojnë dhe synimi i tyre i vetëm është Trepça dhe pasuria minirale e Zonës nga Gërdeçi në Jug e deri te fundi i Kopaonikut në Veri. Pasuria nëntoksore e asaj zone llogaritet si një nder më të pasurat në Evropë( Raport i Institutit Francez më 1974). Mu për këtë shkak, një pjesë e kolonistëve sllavë anë e mbanë Kosovës, nga nënshkrimi i kapitullimit të Ushtrisë Serbe në Kumanovë më 9 qershor 1999, do të lagrohen nga Kosova, sespe nuk e duron barazinë, sepse është mësuar të jetojë duke dhunuar me ushtri dhe polici fqinjët shqiptar. Në këtë kaos politik, qarqet serbiane që i drejtonte Zoran Angjellkoviq, do të insitojnë që pjesa dërmuese e kolonistëve serbian të stacionohen në Veri të Ibrit, në komunat: Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq. Lidhur me këtë andej urës në qyetin e Mitrovicës do të vëndosen të ashtuquajtuart “Rojet e Urës”, kryesisht nga ata që i kishin duartë e përgjakura. Pas një kohe fare të shkurtër, do të themelohet Mbrojtja Civile, e angazhaur për siguri dhe ambient të kontrolluar. Prej tyre, me iniciativë të Beogradit do të themelohet Brigada e veriut dhe Patrullat Popullore, të cilat kishin për detyrë që të përciellin çdo lëvizje të shqiptarëve në veri dhe ato lëvizje të denohen deri me vrasje mizore, krejtë në mënyrë që ajo pjesë të frymojë çirilicë e jo me dygjuhësi dhe barazi ekonimike dhe sociale (shqip dhe serbisht).
Në fillim, grupet e lartëcekura instruksionet i merrnin në Rashkë, Kushumli dhe Vrajë. Ndërsa, qendra e instruksioneve ishte vëndos në Nish. Kurse, Shtabi Suprem me instruktorë rusë dhe serbian ishte në Beograd deri më 2008. Kështu informojnë dokumentet e UNMIK-ut në atë trevë, në saje të pazareve politike do t` i ndalohet hyrja Turupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe pastaj do të ndalohet edhe Forca e Sigurisë Kosovës-Ushtrisë Kosovës, ndalesë kjo që vlen edhe sot, më 2022. E vërteta, ndalesa ose leja është kompetencë speciale e KFOR-it. Kjo do të thot se në ndarjën e Mitrovicës ka pasë gisht:UNMIK-u (Bernard Kushner), KFOR-i anglezi gjenral Xheksoni dhe një oficer i lartë gjerman. E vërteta Gjermani e kishte bindjen se Kosova po ndahej sikurse Gjermania dhe Berlini në te më 1945. Prandaj, prezenca e tij vinte nga një nostalgji e fatit historik, por mbi të gjitha shprsohej se Serbia do të detyrohej për t` i paguar REPARACIONET e luftës për një kohë të gjatë derisa të diciplihohej si populli gjerman, e mos t` i bje në mend më për luftë kurrë. Nga pala serbe në “pazarin” e shekullit në Mitrovicë, ishte në korrent Zoran Angjelkoviq. Po nga pala shqiptare kush ka mundur të jetë pasi që dokumentet sot e kësaj dite, nuk janë publike. Ka mundur të jenë së pakut tre perosna. Emrat e tyre nuk i dijmë. Por B. Kushner i dinë fillë e për pe. Me këtë realitet sovarniteti në atë pjesë të Kosovës, do të shndërrohet në pronë të askujt, realisht në “pronë” të bandave serbe të plagosura rëndë e që kishin për pasojë mosaftësinë për të kontrilluar çdo kontrabandë, organete shtetërore ordinere të Republikës Kosovës . Me fjalë tjera, ajo zonë është krijuar për të lulzuar kontrabanda e çdo lloji. Pra, krejtë me qëllim që aty të zhvillohet një kontrabandë me mallra dhe një korrupsion enorm, sidomos kur kemi të bëjmë me Zveçanin ku ishte Drejtoria e Trepçës. Kështu “fejesa e krizës”, “kurorëzimi i luftës” dhe “divorci i pasojave”, do t` i mbetet “qytetit fantazmë”-Mitrovicës me 650 shqiptarë të vrarë, me 7000 shtëpi të djegura, ku në fshatin Çabër prej 142 shtëpive vetëm një nuk ishte rrënuar deri në themel.
Si përfundim qyteti i ndarë i Mitrovicës është mbushë me ambicje dhe sherre të çdo lloji, jo pa fajin kryesor të pushtetit ndërkombëtar, që nuk është në nivelin e besuar të drejtësisë dhe demokracisë.
Shkrimi iu kushtohet hronjëve: Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinit, që më 27 nëntor 1997 i treguan botës se Ushtra Çlirimtare e Kosovës do t` i dali zot popullit dhe Kosovës, sa herë që është nevoja. Koha e miteve ka mbauar. Ndërsa rrenave serbe nuk po u shkon më kungulli mbi ujë. UÇK i ndryshoi deveret historike dhe e filloi EPOKËN e NELUFTËS!
Prishtinë, më 25.12.2022
“Këmbana bjen për ata që kan vesh”, e klasa politike e Kosovës nuk ka vesh.