ARKIVI:
24 Shkurt 2025

“Serbia është në pozitë të vështirë!”, brengoset për të Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama …!

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Ramadan Veliu, analist
E dëgjuat Kryeministrin shqiptar?
“SERBIA ËSHTË NË POZITË TË VËSHTIRË!” Haaaaj medeeeeeet!!!…
Pse eshte Serbia në pozitë të vështirë?
1. Sepse ka tri lufta gjenocidale prapa, per të cilat ka pasë kohë të gjatë embargo nga OKB.
2. Sepse eshte bombarduar nga Nato per te ndalur shfarosjen e popullsise civile shqiptare.
3. Sepse nuk mund te behet pjese e BE per shkak se nuk e njeh Kosoven.
4. sepse nuk e njeh Kosoven, përshkak se pretendon ta pushtoj serish.
5. Sepse i duhet mbështetja ruse per të mos e njohur OKB Kosoven dhe për ta rikthyer at herdokur.
6. Sepse i duhen armë dhe logjistikë luftarake qe në rast të volitshëm me luftë për ta rrembyer Kosoven.
Sigurisht vargu i sepse-ve eshte shumë më i gjatë, por po mjaftohem me këto.
Edi kërkon mirekuptim për Serbinë nga partneret nderkombetarë, mbase Serbia paska veshtirësi të pozicionohet kunder Rusisë, për shkak të lidhjeve të saj [sic] speciale me Rusi!!!
Nuk ka “VËSHTIRËSI” të Serbisë që nuk lidhet direkt ose indirekt me tendencën për ngulfatjen e Kosovës dhe të shtetësise së saj nga Serbia.
Nuk ka asnje FAVOR të Serbise që perfiton nga lidhja e saj speciale me Rusinë, që nuk e rrezikon jo vetem shtetësinë e Kosoves, por edhe egzistencen fizike te shqiptarëve.
Të gjitha lidhjet speciale historike Rusi-Serbi, për të cilat Edit shpirtin ja këpusin, ato lidhje serbo-ruse janë përkthyer në gjakderdhje të tmerrshme shqiptare, në varreza masive, në pastrime brutale etnike dhe në humbje masive të trojeve shqiptare.
Dhe për të gjitha këto Kryeministri shqiptar (keq)perdor postin dhe vë në funksion tërë elokuencen e mjeshtrine e tij oratorike, për të zgjuar empati tek audienca diplomatike boterore për një shtet i cili gjatë historise ka bërë elsborate të shumta për të na zhdukur. Per këtë qellim edhe ka ndërmarrur 4-5 cikle gjenocidi. I cili prap do te ndermerrte edhe më brutalisht… ndoshta per herë te fundit për të na zhdukur pergjithmonë.
Pra Edi si bari i deleve shqiptare ju bën rixhe gjahtarëve të Natos, të mos e demtojnë dhe të kënë mirëkuptim ndaj Ujkut serb, i cili ja ka dëmtuar kopenë disaherë gjatë historisë, sepse ujku serb paska vështirësi të ndahet nga kopeja e ujqerve të Sibirit, sepse ka lidhje speciale për çeshtje që lidhen me veset dhe natyrën e ujqërve!
Çelu toookë!
Vuçiqin e kemi të tepërt, po na del boll Edi Rama!
Kan være et bilde av 1 person og tekst

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu