ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Serbia është shoqëri e mbushur me urrejtje dhe finesa depresive

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

(22 tetor 1912 – Armata e Tretë Serbe e gjeneralit Божидар Јанковић (në foto djathtas) me batalionin e kolonelit Милосављевић i ka mposhtur në Luftën e Parë Ballkanike forcat turke dhe e “çliruan” Prishtinën.

(22. октобра 1912. – Трећа српска армија ђенерала Божидара Јанковића (на слици лево) са батаљоном пуковника Милосављевића потукла у Првом балканском рату турске снаге и ослободила Приштину.)

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Para disa muajëve qarqet serbiane të “nëntokës” lansuan programin e radhës (të 38- in me radhë) për mënyrën e re të denacionalizimit (shfarosjës) shqiptarëve, sepse nuk patën sukses ta shfarosin me forcë ushtrako policore. Tani janë prononcuar se do ta “konvertojnë Shqiptarinë” me politikë makiavelsite mesjetare, duke e futur në funksion rreligjionin. Po, edhe më 1989 e patën futur rreligjionin në mitingjet fashiste dhe u doli për hundësh ai homogjenizim. Lidhur me këtë, Vuçiqi nuk provon ta kopjojë Milloshin, por metodat e tij po, sespe nxënsin e tij e ka ortak në pushtetin më belagji në Evropë. Tani, është fjala për homogjenizim, diferencim dhe mobilizim origjinal të popullit fatmjerë serbian. Me këtë, ky nxënës i Sheshelit po provon të avansohet në promoter të homogjenizimit me metoda ruse, duke u kërcnuar se: “sërish do t` i vrasim jo 1432 fëmijë të shipcave, por dyfish më tepër”.  Ja fakti ku del në shesh edhe menjda e mykur e popave me programin e ri.

1.Duhet ta reisalmizojmë Kosovën 

“Këtë mision do ta arrijmë, duke futur në veprim operativistët tanë; duke grumbulluar FONDE nga ambasadat islame në Beograd; duke grumbulluar shuma parash; duke i orientuar në ndertimin e xhamive. Vendet për ndërtime duhet të janë në lokacione të pashme, pranë rrugëve, pranë shkollave, pranë qendrave të qyteteve. Xhamitë nepër katunde të mëdha duhet të dyfishohen.  Kështu xhamitë duhet ndërtuar duke i bërë të rinjët që të interesohen e që t` i japin rëndësi më të madhe rreligjionit se sa çështjes kombëtare. Me këtë, do të arrijmë efekt në vendet arabe dhe sidomos në Iran dhe Turqi.

Këtë mision duhet ta përqëndrojmë në këto rregjione, sidomos në: trevën e Mitrovicës, Vushtrris, Elez Hanit, Kaçanikut, Dragashit dhe Prizrenit. Kontribitin në këtë drejtim do ta japin operativistët tanë shqiptarë nga familjet e njohura për koperim të paguar; kontribut do ta japin njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosna, Sanxhaku, ku romët deh ciganët do të propogadojmë që të rreshtohen në islamizim, sepse do të na lehtësojnë punë në çështjet të sicialës dhe politike, për t` u dukur se po i zbatojmë të drejtat e njeriut.

Bisedimet e përbashkëta me bashkësitë Isalme të: Serbisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës,e që janë nën kontrillin tonë, tani më kanë kontaktuar me njerëz me influencë dhe me disa mese shqiptare nga lëmia e sportit, muzikës, mediave dhe politikës. Në radhët e partive politike shqiptare, tani punët janë në ofenzivë aktive, dhe këta kanë premtuar që islamin do ta përhapin atje ku nuk ka qenë primar kurrë, sidomos në shkolla fillore dhe të mesme e deri në univerzitet. Kështu, duke i islamizuar shqiptarët Evropa do ta vrenë se kujtë po i jep përkrahje, dhe KTHESA do të jetë spektakulare. Po është shumë e veshtirë që ata shqiptarë që kanë emër dhe kanë kulturë kombëtare t` i ngulfatim. Por masa dhe koha e bëjnë dhe e bluajnë edhe gurin, pra edhe këta, do të kapitullojnë para armës sonë të re, sidomos duke i kthyer femrat në kohën mesjetare, me mbulesa, që do të thot se me një potez do ta realizojmë mbi gjysmën e programit të reislamizmit”.

Si duket ky dokuemt, është i përpiluar nga katër qendra kriminale: nga kisha, ushtria, politika dhe akademia serbiane, si mbikqyrëse. Këtë program si duket e kanë nuhatë politikisht edhe qarqet ruse, prandaj përmes militarizmit dhe mercenarisë, po provojnë të shkaktojnë çrregullime sidmos në veriun e Kosovës, ku në çdo moment arma është pranë viktimës, që nuk do të thot se viktima duhet të jetë vetëm shqiptar. Kjo për faktin se Serbisë në politikë neonaziste, gjithëmonë i duhet efekti fillestar, e pastaj edhe nëse humbjen e feston për fitore, nuk ka asnjë rëndësi politike dhe rreligjioze.

2.Po kalojnë dy dekada dhe Serbia është në prag të luftës 

Po mbushën 24 vjetë që Serbia ka nënshkruar kapitullimin ushtarak dhe politik në Kumanovë më 9 qershor 1999. Sot në BE sidomos, me të madhe shtrohet pyetja, cili është armiku i Kosovës, kur me armikun shqiptarët po dialogojnë, në prani të përfaqsuesëve ndërkombëtar.

Serbia politike, ushtrake dhe rreligjioze më 1989 -1999 e kishte bërë homogjenizimin, diferencimin dhe mobilizimin e tërë potencialit saj, për ta shfarosë popullsinë shqiptare në Kosovë, për ta shndërruar këtë trevë dardane në krematorium, po në atë masë si e shfarosi Sanxhakun e Nishit më 1877. Për atë luftë ka pasë bredhje dhe mendime kontradiktore. Po sot, a është mentaliteti popullor në Serbi duke bredhur ende, se i duhet një luftë e tillë. Të gjitha komponentet e shoqërisë së smurë në urrejtje dhe shovinizëm origjinal, tregojnë se shoqëria serbiane është e smurë, jo vetëm mentalishtë. E vërteta, edhe pse prijësi i saj nuk pati ardhur në pushtet me mjete rrevolucionare, bota nuk e vrente se për çka është fjala, sepse shoqëria serbiane i mbulonte qëllimet e veta me metoda “demokratike”, duke caktuar zgjedhje parlamentare, madje duke marrë pjesë në to si vezhgues edhe përfaqsuesit e OSBE-s. Në shiqim të parë, sikur çdo gjë ishte në rregull, por askush nuk e diskutonte se Serbia po militarizohet dhe ishte me të dy këmbët e fshizuar.

Madje edhe shqiptarët, mbanin “zgjedhje” dhe ato cilsoheshin si “demkratike”, në kushte të okupimit. Për çudi, okupatori serbian ishte fare tolerant, sespe e dinte se ato “zgjedhje” ishin një fatamorganë politike, për të nga pas fjalëve, të cilat nuk sillnin asgjë të re, përpos shpresës se do të vijnë çështjet në trenin e duhur, kur mushka të konvertohet në at, me gjithë mbretin.

Vrasjet, gjymitimet, rrahjet publike, bastisjet me egërsi naziste ndodhnin për çdo ditë ndaj shqiptarëve duarthatë, kudo nepër Kosovë. Dhe pati dominuar me kohë një lutje : “ishllla nxenë dielli se u përvluam nga akulli polar”. Dhe toka e Kosovës po mbillej me kufoma gati për çdo ditë, me kufoma të rinisë patriotike shqiptare. Asgjë nuk ishte për respekt, por varri në të shumtën e rasteve dallohej me një valvitje të Flamurit, thua se aty mbaronte historia.

  1. Tash shoqëria serbiane është në sprovën e vetëvrasjeve të “kurdisura”

Tani A. Vuçiqi ka paralajmëruar miting për 26 maj 2023. Në miting ka për qëllim t` i shpalosë dy çështje: të tregojë para BE dhe Perendimit se është më i fuqishëm se opozita politike serbiane, dhe si i tillë t` i forcojë pozicionet për bisedime me Albin Kurtin, duke u kërcnuar se: “Kosovën shtet të pavaruar nuk do ta pranojë kurrë”!

Prandaj shtrohet pyetja: Borrel dhe Llajçak si do të sillën me këtë pozicion të ri serbian, sidomos me programin e reislamizimit dhe me tregimin e muskujve nepër mitingje, gjithnjë duke peshuar ta maskojë tragjedinë e shoqësisë së smurë nga shtëia në shkolla, shoqëri kjo e infektuar në erë baroti dhe vargoj gjaku. Do të sillen  A. Vuçiqi shumë komod, deri aty sa t` ia matin pullsin Eskobarit, i cili si duket nuk do të reagojë me atë pozicionin si jemi mësuar me Hollbrukun dhe Ollbrajtin. Në ndërkohë, dieg-jet e veturave dhe kërcnimet e të maskuarëve në Veri të Kosovës, do të ‘natyralizohen”, sepse reortodoksia për shkak të luftës në Ukrainë, është më pak në ofenzivë ushtrake, se sa që programohej me zgjërim të Tamjanit Vaselenës në Krime, kur alarmin sikur nuk e dëgjoi askush. Tash (2023), një popull është buzë përgjakjës totale, sikurse shqiptarët më 1999.

Në rrafshin e vetëvrasjeve të “kurdisura” serbiane, do të ketë edhe pas 26 majit 2023 mitingje të opozitës, pastaj, flitet në Beogtad dhe qytetet serbiane, se kundërthënjet do të rritën. Dhe shtrohet pyetja: me kend të bisedojë Kosova, e cila ka hy në pazar, pa nevojë, sepse nuk ka kurrfar malli apo territori për tregun politik. Si duket ky vit do të jetë i mitingjeve në Serbi, por mbi të gjitha BE është e interesuar që në këtë shtet të smurë, të ketë siguri, sepse kanë investar miliarda euro e dollarë, dhe duhet t` i ruajnë ato investime.

Në anën tjetër, a ka sot për sot temë më problematike se sa ura mbi Ibër. Ajo urë “historike” mundet ta shpje Ballkanin prap në një luftë të re, prej së cilës serbianët është e sigurtë se do të dalin të mundur, por prap do të krijojnë serbët hapësirë që të llomotinin se: “me luftë do ta çlirojnë Kosovën”. Kështu nazifashizmi serbian do të dëshmohet se nuk ka fund, deri sa të detyrohet Serbia për t` i paguar dëmet e luftës, atyre që u ka siellur dëme. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të mësojë se në çfar treni ishte.

  1. Homogjenizimi i ri mos të përseriet 5 tetori

Kryetari i Serbisë gjatë drejtimeve që ia bëri popullit dy herë, dëshmoi se ka një brengë të pasheruar, e ajo është pushteti. Së dyti, pranë vajtimit gojor të viktimave, nuk lëshoi rastin pa e nxënë në gojë Kosovën. Me këtë sprovë, po lufton që ta kthej trenin në binarët që i kishte Millosheviqi, por mitingjet e këtij janë ende të pa vlera, sepse nuk janë ende të bekuara nga kisha fashiste. Por përgatitja e autobusëve nepër Serbi, që e bartin popullin në Beograd pa pagesë, është në kulmin e aktivitetit vrasës, kudo dhe në çdo skutë. Prap shtrohet pyetja: a do të vritën nxënsit e njomë për herë të dytë-përgjegja është serbiane-Po. E nëse këtij fenomeni i thon homogjenizim, atëherë sociologët duhet ta propozojnë A. Vuçiqin për Çmimin nobel, për krijimin e eopkës re të vrasjes së fëmijëve, sepse nuk paskan vrarë fëmi të shqiptarëve mjaftueshëm.

  1. Diferencimi politik për ta forcuar Gjykatën Speciale kundër shqiptarëve 

Në Hagë po thuej se edhe Kosova është “ambientuar” me hetime dhe gjykime e denime sikurse Serbia, mos edhe më tepër, kur të mirret para sysh numri i popullsisë. E për peshën e krimin, deklaroi piblikisht si specialsit që i hulumtoj krimet serbe ndaj shqiptarëve, se Kosova dhe shqiptarët janë plasuar në Hagë nga mafia Evro-Ruse, vetëm për ekvivalencë. Dhe ia kanë aritur qëllimit dhe po luajnë me fatin e një populli si macja me miun. Skenari i tyre edhe pse i LAGUR me shtëpinë e verdhë, si trillim, megjithë atë ua plotësoi kërkesën për “baras faj”. E vërteta, të gjithë e dijnë se çlirimtarët shqiptarë në Hagë janë të pafajshëm. Por për atë pafajësi duhet të marrin paga të majme tërë ai arsenal njerëzish edhe për disa vjet. Këtu pushon dereqi në verime. Dhe pagesëne bëjnë shqiptarët. Po ec e mos shpërthe, kur agjentura t` i sjellë dokumentet “konfidenciale” para zyrës shtetërore dhe akuzohesh, si përhapës i “informatave” të sajuar me plan dhe prapavi, prej së cilës një ditë do të rurprohet bota, sikrse me Aferën e Drajfusit 1895.

6.Mobilizimi serbian për epërsi mbi opozitën dhe ndërkombëtarët  

Pushteti dhe shoqëria serbiane sot është në hall se nuk po provon për t` i nxierr eshrat e Lazarit sërish nga varri, dhe për t` i shetitur nepër Serbi, sepse nga të katër anët është i rrethuar nga NATO dhe popujt “armiqë”. Prandaj kërkesa që ekspertët nga Norvegjia dhe Los Angjellosi të vijnë në Beograd dhe Mlladenofc e t` i hulumtojnë veset serbiane, në përdorimin e armëve, janë një propogmadë me vlerë të shtuar dhe me sinus të smurë, sepse Beogradit i duhet një trumbetim i tillë, për të treguar në anën tjetër se 15 000 armët e dorëzuara pa leje, janë vetëm një tregim, se treni serbian, jo që është në binarë të rrejshëm, por për ta rrejtë vetën dhe për ta siguruar pushtetin, eksponentët e tij janë në gjendje të vrasin jo vetpëm fëmijë por edhe gra shtatzëna, sepse zanati i kriminelit nuk mund të harrohet kollaj, çoftë edhe me mitingje që arrijnë dhe e tejkalojnë kohën e Milloshit. Vërtetë sikur i janë të numruar muajtë këtij pushteti, kur klyshi i Milloshit dhe zagari i Sheshelit do të mbesin duke vajtuar në Vraçar, sepse nuk iu ndihmon as reislamizimi, as homogjenizimi, as diferencimi e aq më pak mobilizimi i ri që paralajmërohet për 26 maj 2023!

Po, më 25 maj 1945 pati mbaruar Lufta e Dytë Botërore zyrtarisht. Por më 26 maj 2023 nuk fillon epoka e dytë e krimve të Vuçiq-Daçiqit, sepse bota ka mësuar shumë nga historia dhe nuk do të lejon që edhe Borrel dhe Llajçak të tallën me neve shqiptarëve, sikurse deri me tash.

Më 14 maj 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu