Sadri Ramabaja, Prishtinë
_____
Në Samitin e NATO-s në Vilnius, shtetet baltike kanë arritur të zgjerojnë gamën e tyre të sigurisë, sidomos me integrimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Ky model do të duhej të ndiqej edhe me Ballkanin Perendimor, duke filluar me Kosovën.
Si për vendet e Baltikut edhe për ato të Ballkanit Perendimor, kërcënimi rus i sigurisë mbetet tutje prezent. Ndërkaq ai do të ishte shumë i lartë sidomos në rastin e fitores ushtarake të Kievit në luftën në Ukrainë. Por edhe në rast të tejzgjatjes së luftës ruso-ukrainase, rreziku mbetet i hapur, sidomos kur kihen parasysh pozicionimet e Serbisë dhe gjakimi i saj për aneksimin e veriut të Kosovës dhe Republikës Serbe, por edhe impenjimi i thellë i saj në Malin e Zi.
Diplomacia perendimore ndodhet para dilemës: të thyej tabutë ose tabutë do të na thyejnë ne. NATO dhe BE, konkludon në një studim të tij Fondacioni gjerman Fridrich Nauman, duhet ta vendosin “bashkëpunimin në një orbitë të re dhe BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj derisa ata të jenë anëtarë të NATO-s. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Ballkan, ku Serbia është kali trojan lakuriq i Putinit.
Për sa kohë që nuk ka konsensus të brendshëm, si në NATO edhe në BE, për rolin e Serbisë dhe arkitekturën e sigurisë europiane në këtë situatë të komplikuar edhe si rezultat i luftës në Ukrainë, politika e jashtme serbe do të mbetet e ndërvarur nga Rusia.
Beogradi edhe gjatë kësaj periudhe, nga shkurti i vitit 2022 e këtej, ka luajtur me kartën e prgmatizmit politik. Në këtë situatë, përsëri shihet se çështja e zgjerimit të NATO-s, respektivisht aderimit të Kospvës në kuadër të Aleancës, merr funksione konkrete në debatin e brendshëm serb dhe rus për të arritur disa interesa në frontin e brendshëm dhe të jashtëm.
Për sa i përket politikës së brendshme serbe, kemi një shpërfaqje të një lidershipi që kryesisht merr vendime për politikën e jashtme krejtësisht në ndërvartësi me interesat ruse, pa përfillur as interesat strategjike koherente afatgjata të Serbisë. Në krizën aktuale që po kalon Serbia si shtet autoritar, nuk mund të flitet për një strukturë egzistuese qartësisht e hierarkizuar, rrjedhimisht procesi i vendimmarrjes së politikës së jashtme është ad hoc. Politika e jashtme mbetet tutje e përshtatur fort me personalitetin e presidentit dhe për këtë arsye ajo mund të cilësohet krejtësisht si arbitrare. Roli i Kishës dhe Ushtrisë në këtë kuadër vazhdon të jetë vendimtar. Gjatë dy viteve të fundit, botëkuptimi mbizotërues i elitës politike serbe është orjentuar në rrumbullaksimin e projektit nacional të quajtur “Bota Serbe”. Lufta në Ukrainë, gjykon kjo elitë, sidomos fundi i saj i mundshëm që do të përmbyllej me ndarjen e Ukrainës, i shkon për shtati objektivit strategjik serb.
Pavarësisht qëndrimi kryesisht negativ ndaj Perëndimit e sidomos në raport me NATO-n, në qarqet e larta të politikës serbe [qoftë asaj rreth pushtetit dhe në opozitën kryesisht nacionaliste], po fiton gjithnjë e më shumë mirëkupkuptim qëndrimi se bashkëpunimi me Perëndimin, por edhe me NATO-n, është thelbësor për prosperitetin e Serbisë. Përfaqësuesit e kompleksit ushtarako-industrial tok me piramidën e pushtetit, rrjedhimisht luftën në Ukrainë e kanë shfryëtzuar për përfitime të thella jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe për shmangien e presionit qoftë në raport me sanksionet ndaj Rusisë, qofët në dialogun me Kosovën.Në Samitin e NATO-s në Vilnius, shtetet baltike kanë arritur të zgjerojnë gamën e tyre të sigurisë, sidomos me integrimin finlandez dhe suedez në NATO.
Ky model do të duhej të ndiqej edhe me Ballkanin Perendimor, duke filluar me Kosovën.
Si për vendet e Baltikut edhe për ato të Ballkanit Perendimor, kërcënimi rus i sigurisë mbetet tutje prezent. Ndërkaq ai do të ishte shumë i lartë sidomos në rastin e fitores ushtarake të Kievit në luftën në Ukrainë. Por edhe në rast të tejzgjatjes së luftës ruso-ukrainase, rreziku mbetet i hapur, sidomos kur kihen parasysh pozicionimet e Serbisë dhe gjakimi i saj për aneksimin e veriut të Kosovës dhe Republikës Serbe, por edhe impenjimi i thellë i saj në Malin e Zi.
Diplomacia perendimore ndodhet para dilemës: të thyej tabutë ose tabutë do të na thyejnë ne. NATO dhe BE, konkludon në një studim të tij Fondacioni gjerman Fridrich Nauman,
duhet ta vendosin “bashkëpunimin në një orbitë të re dhe BE-ja nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj derisa ata të jenë anëtarë të NATO-s. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Ballkan, ku Serbia është kali trojan lakuriq i Putinit.
Për sa kohë që nuk ka konsensus të brendshëm, si në NATO edhe në BE, për rolin e Serbisë dhe arkitekturën e sigurisë europiane në këtë situatë të komplikuar edhe si rezultat i luftës në Ukrainë, politika e jashtme serbe do të mbetet e ndërvarur nga Rusia.
Beogradi edhe gjatë kësaj periudhe, nga shkurti I vitit 2022 e këtej, ka luajtur me kartën e prgmatizmit politik. Në këtë situatë, përsëri shihet se çështja e zgjerimit të NATO-s, respektivisht aderimit të Kospvës në kuadër të Aleancës, merr funksione konkrete në debatin e brendshëm serb dhe rus për të arritur disa interesa në frontin e brendshëm dhe të jashtëm.
Për sa i përket politikës së brendshme serbe, kemi një shpërfaqje të një lidershipi që kryesisht merr vendime për politikën e jashtme krejtësisht në ndërvartësi me interesat ruse, pa përfillur as interesat strategjike koherente afatgjata të Serbisë. Në krizën aktuale që po kalon Serbia si shtet autoritar, nuk mund të flitet për një strukturë egzistuese qartësisht e hierarkizuar, rrjedhimisht procesi i vendimmarrjes së politikës së jashtme është ad hoc. Politika e jashtme mbetet tutje e përshtatur fort me personalitetin e presidentit dhe për këtë arsye ajo mund të cilësohet krejtësisht si arbitrare. Roli i Kishës dhe Ushtrisë në këtë kuadër vazhdon të jetë vendimtar. Gjatë dy viteve të fundit, botëkuptimi mbizotërues i elitës politike serbe është orjentuar në rrumbullaksimin e projektit nacional të quajtur “Bota Serbe”. Lufta në Ukrainë, gjykon kjo elitë, sidomos fundi i saj i mundshëm që do të përmbyllej me ndarjen e Ukrainës, i shkon për shtati objektivit strategjik serb.
Pavarësisht qëndrimi kryesisht negativ ndaj Perëndimit e sidomos në raport me NATO-n, në qarqet e larta të politikës serbe [qoftë asaj rreth pushtetit dhe në opozitën kryesisht nacionaliste], po fiton gjithnjë e më shumë kuptim se bashkëpunimi me Perëndimin, por edhe me NATO-n, është thelbësor për prosperitetin e Serbisë. Përfaqësuesit e kompleksit ushtarako-industrial tok me piramidën e pushtetit, rrjedhimisht luftën në Ukrainë e kanë shfryëtzuar për përfitime të thella jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe për shmangien e presionit qoftë në raport me sanksionet ndaj Rusisë, qofët në dialogun me Kosovën.
Ngërçi ku dyshja e diplomatëve të BE-së e ka futur dialogun në takimin e 14 shtatorti në Bruksel, është në përputhje të plotë me këtë strategji serbe.
[Fragment i analizës që po vjen…]