ARKIVI:
4 Dhjetor 2024

Serbia, më e fortë se BE…!

Shkrime relevante

Blerim Metaj: Rrëfime nga lufta (2)

Blerim Metaj ___ Pranverë 1999: Për herë të parë pashë ushtarë të UÇK-së...

Gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore

Dr. Nail Draga, Ulqin Me rastin e 110-vjetorit Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke...

John Muzaki: Kronikë e shkurtër mbi pasardhësit e dinastisë sonë Muzaki

Kronika ose kujtimet e Gjon Musaçit (Ital. Giovanni Musachi) përbën tekstin...

Më në fund doli në shesh: Grupi Politik i kryesisë së Degës së LPK-së ka lëshuar komunikatat në emër të UÇK-së

Gjatë tërë periudhës kur kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,...

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Shpërndaj

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë

  • 04 December 2024 – 08:07

Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuciq vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kushti i BE-së për hapjen e Klasterit Tre është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq tha se është e rëndësishme që Serbia të përmbushë kushtet që janë vendosur, por se nuk do të ndryshojë politikën e saj për këtë çështje.

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se ka qenë shumë gjatë në politikë për të ndryshuar bindjet e tij nën presionin e kujtdo.

“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq.

Madje ai shfryëzoi Brukselin për disa deklarata populiste dhe përdhelëse që shkojnë në favor të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai theksoi se nuk e ndjek politikën e tij, të cilën nuk do ta ndryshojë, për shkak të interesave të tij personale, por sepse beson se është interes i Serbisë.

“Deri tani, ne e kemi udhëhequr vendin në një mënyrë shumë të mirë. Shikoni rezultatet, jo nëse dikush i pëlqen apo jo dikujt. Të gjithë këtu e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe të gjithë na përgëzojnë për këtë.” ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online, A.P/ 04 December 2024 – 08:07). 

Gani I. Mehmeti

SERBIA, MË E FORTË SE BE-ja…

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”.

“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq. ((Kosova Sot Online, A.P/ 04 December 2024 – 08:07).

Gjeografkisht, Serbia është në Europë.

Ajo, edhe pse e shpallur agresore në luftërat gjenocidale që i shkaktoi në Ballkan në vitet e 90-ta të shekullit 20, pas luftës në vend se të dënohej për të gjitha ato që i kishte shkaktuar, në një mënyrë, u afrua dhe u përkëdhel nga shtetet europiane, të cilat vrapuan të investojnë sa më shumë në të për përfitimet e veta.

Këtu, duhet veçuar edhe një sjellje joshëse ekonomike të Serbisë për investime sa më të shpejta, më të shumta e me kushte shumë lehtësuese, deri sa ajo tani gjendet në nivelin më të lartë të rritjes së zhvillimit ekonomik në Europë, siç e thotë edhe vetë Vuçiq.

Shih nga të gjitha këto, ajo eci vërtet me hapa të mëdhenj e të shpejtë në zhvillim, sa tani ajo nuk është e interesuar të vë sanksione ndaj Rusisë, nuk është e interesuar të njohë Pavarësinë e Kosovës dhe nuk është e interesuar as për të hyrë në BE, prandaj është e padëgjueshme ndaj Europës, sa edhe i kundërvihet.

Kjo, sot mundet edhe pa BE-në, sepse atë e ka brenda me investimet e thithura prej kohësh, aq sa, nisur edhe me xehen e litiumit e ndoshta edhe të ndonjë tjetre, vetë BE-ja ka rënë sumë poshtë në raport me Serbinë, sa duket sikur  Serbia bën pa BE-në, por BE, nuk bën pa Serbinë! Pra, duket se Serbia është më e fortë sesa BE! Dhe, shikuar realisht, del ashtu. Ajo nuk ia var askujt nga Europa. Nuk dëgjon askë, është mbushur me armatim të llojeve më të sofistikuara, dhe realisht përbën një rrezik jo vetëm për Ballkanin, por ndoshta edhe për Europën, për çka nuk i shkon ndërmend të njohë Pavarësinëe Kosovës me lutjet nga BE. Ajo do të pranojë dialog deri në një fazë kur edhe do ia kthejë shqelmat BE-së, sepse e ka brenda Rusinë dhe Kinën, të cilat për Serbinë janë më shumë se BE-ja.

Vërtet, çka i mungon BE-ja  Serbisë sot? Asgjë nuk i mungon. Ajo del në BE sa herë të dojë, e kufizuar me shtetet që janë në BE, ka vetëm një kufi, edhe në atë askush nuk e pengon.

Shtetet e BE që kanë investuar në Serbi, nuk do të pranojnë të izolohet Serbia as për vënie të sanksioneve Rusisë e as për njohjen e Kosovës, sepse intersei i tyre ekonomik është më i fortë sesa këto të dyja.

Për krejt këto dhe shumë tjera që nuk janë cekur këtu, Serbia mbetet e padëgjueshme ndaj BE-së, sa edhe luan me të si të dojë. Po, sepse siç thotë një fjalë e urtë: Me një gisht e çon e me dhjetë nuk mund ta ulësh! Kështu e ngritën vetë shtetet e BE, duke lëshuar pe përmes Lajçakut e BE-së.

Serbia do të mund të disiplinohej vetëm me izolim total, hermetik, sa edhe kufijt duhet mbyllur me të, me sanksione aq të ashpra sa asgjë të mos i jipet e as t’i blihet. Ndoshta do të duhej aq sanksione, sa të bëhet ndërprerja e qrkullimit të komunikacionit rrugor e ajror. Vetëm atëherë, do të reagonte populli dhe ndoshta do të zbutej e do të pranonte kushtet e BE-së nga Serbia.

Ndryshe, as të mos mendojë dikush se do të pranojë ndryshime në politikën e tij Vuçiqi.

Nga e gjithë kjo që u tha, Serbia është e pavarur nga BE, ndërsa BE është e varur nga Serbia. Ndryshe, nuk do të ishte lutur e përkëdhelur, do i veheshin edhe kësaj sanksione edhe më të ashpra se sa Rusisë.

Mirëpo, këtu nuk pajtojnë të gjitha shtetet e BE-së  për sanksione ndaj Serbisë, dhe, shkak do bëhej Serbia, e do të bie, do të shformohet BE-ja.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu