ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Serbia shteti më rusofil në Europë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Katër persona të pajetë kanë mbetur në rrugë pas sulmit rus. Foto: Andriy Dubchak / AP . Të dielën, më 6 mars, Perebyinis kuptoi se familja e tij ishte vrarë. Në Twitter, ai pa foto nga Irpin, pak jashtë Kievit.

Nga Dr Sadri Ramabaja

Aderimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara është njëra nga rrugët që mund ta ndalin marshin serb dhe aneksimin e veriut. Rruga tjetër mbetet miratimi i krijimit të Federatës Shqiptare, duke ia kthyer kështu Kosovën trungut, prej nga u nda në vitin 1912.

Qytetetarët serb janë më rusofilët në botë. Ky është fakt notar që nga shekulli tetëmbëdhjetë, kur kishte fillouar ngjizja e ndërgjegjes nacionale në Serbi. Kisha serbe është zgjatim i Kishës ortodokse ruse. Rrjedhimisht në rrafshin kulturor, Serbia është zgjatim i Federatës Ruse në Eurpën Juglindore. E tillë ajo ka mbetur edhe sot.
Në fakt në rrafshin politik, Serbia ka tentuar shpesh të koketoj me Perendimin, ashtu siç po bën edhe sot e kësaj dite presidenti i saj Aleksander Vuçiqi, por thellësisht ajo mbeti filoruse, si në rrafshin kulturor ashtu edhe në atë ushtarak.

Javën që lamë pas, Serbia votoj pro rezolutës së OKB-së që dënon aktin e agresivitetit rus ndaj Ukrainës, por asaj as që i kishte vajtur në mend ideja për aplikimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Si ta bënte atë, kur ekonomia dhe ushtria ruse janë plotësisht të ndërvarura nga Rusia?!

Ky ambiguitet, lojë e ngritur mbi bazamentin e moralit të dyfishtë që ka ndërtuar për më shumë se dy shekuj, është problemi me të cilin aktualisht përballet Serbia, respektivisht presidenti i saj autoritar Aleksander Vuçiqi. Tashti kur pozicionin e neutralitetit nuk e ushtron dot as Zvicra, që ka traditë shekullore, nuk mund ta bëjë dot Serbia, meqë ndërkohë invazini rus mbi Ukrainën ka promovuar përplasjen de fakto të Rusisë me Perendimin. Vuçiqi nuk mund të rrijë tutje ulur në dy karriga.
Është e vërtetë se atë në pushtet e solli Perendimi, madje kancelarja gjermane Angela Merkel e trajtoi si manarin e saj, për aq sa ishte në pushtet. Por, ngjashëm, siç kishte bërë i ashtuquajturi mbret “yni” (Ahmet Zogu), pavarësisht se në pushtet e solli Beogradi, ai pa kaluar kohë të gjatë, ju dorëzua Italisë së Musolinit. Edhe Vuçiqin në krye të Serbisë e solli Perendimi, por më shpejt se Zogu “ynë”, ai fluturoi dhe i ra në prehër Putinit. Vuçiqi tashmë është plotësisht në duart e Putinit. Vetëm presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, mund t’i kalojë për besnikëri ndaj Putinit.

Katapultimi i Aleksandër Vuçiqit dhe Partisë së tij Progresive Serbe (2012) në krye të pushtetit, ishte produkt i çarjes së Partisë Radikale, të cilës i printe çetniku i njohur Vojsllav Shesheli, zëdhënës i të cilit ishte gjatë periudhës së luftës në Bosnjë. Perendimi kishte investuar në këtë rrafsh, natyrisht me idenë për ta tërhequr Serbinë në gjirin e vet. Pas një dekade eksperimentimi me demokracinë liberale dhe kuazipërpjekjeve për integrim euroatlantik e reforma ekonomike liberale, Serbia i kthehet plotësisht mënyrës tradicionale të qeverisjes autoritare, e tok me të edhe idesë për “Botën serbe”. Kjo ide, de fakto është kopje e plotë e asaj që kishin promovuar ideologët rus neofashistë për “Botën ruse”, të cilën ndërkohë po e realizon në praktikë Putini.

Vuçiqi dhe rrethi i tij aktual i bashkëpunëtorëve, që historiani e diplomati i njohur Milan St. Protic i cilësoi së fundmi si “grupimin më primitiv, më retrograd”[1] i drejtusve të Serbisë në historinë e saj, kanë qenë gjithmonë dhe kanë mbetur admirues të flaktë të idesë për Serbin e Madhe. Kjo është zyrtarisht e dukshme edhe sot. Minisri i brendshëm, po edhe kryeparlamentari serb, këtë nuk e fshehin fare. Vuçiqi vet, si e pohuam më lartë, ishte krahu i djathtë i Vojisllav Sheshelit. Vuçiqi është studenti politik i Sheshelit dhe pa dyshim nga më të sukseshmit që ka prodhuar ajo shkollë makabre e mendimit politik serb.

Le të kujtojmë faktin se radikalët fituan zgjedhjet në vitet 2000, por për shkak të qëndrimit të tyre pa kompromis kundër Perëndimit, ata nuk e formonin dot qeverin. Në vitin 2008, Vuçiqi e kuptoi mesazhin që i erdhi nga Perendimi. Ai duhej të bënte një lëshim formal — të krijonte një parti të re dhe të pranonte Bashkimin Evropian, duke hequr kështu pengesën e pakapërcyeshme që e pengoi të vinte në pushtet.[2] Perendimin në esencë, nuk e pengonte fashizmi serb, për atë mjaftonte që Serbia të deklarohej properendimore dhe radikalët të konvertoheshin në konservator të tipit perendimor!

Në verën e vitit të kaluar, Aleksander Vulin ndër të tjera deklaroi: “Detyra e kësaj gjenerate të politikanëve është të krijojë një botë serbe për të mbrojtur serbët. Nëse nuk e krijojmë, kam frikë se nuk do ta mirëpresim gjeneratën e ardhshme të serbëve…” [3]
Për njohësit e mirë të skenës politike serbe, është fare e qartë se pas gjithë frazës “Bota serbe” qëndron Vuçiqi, i cili është një nga planifikuesit dhe ideologët kryesorë të saj.

“Bota serbe” në fakt është një lloj Serbie e Madhe e sofistikuar, që është përshtatur me rrethanat moderne të fillimit të shekullit të 21-të. Ndërkohë këtë përshtatje ata e kanë përpunuar, duke ia mbivendosur përkohësisht idenë e “Ballkanit të hapur”. Qëllimi mbetet i njejtë: zgjerimi maksimal i ndikimit serb dhe shndërrimi i Serbisë në një lokomotivë tërheqëse e rajonit drejt Rusisë. Fillimisht kjo pretendohet të bëhet përmes krijimit të ministrukturave shtetërore në formatin e Asociacionit të komunave kudo ku jeton popullsia serbe në Republikat fqinje. Ata pretendojnë të imponohen kryesisht përmes kulturës, artit, sportit, ekonomisë dhe politikës. Sipas këtij projekti, komunitetet serbe në vendet përreth duhet të ndjekin me bindje politikën e Beogradit dhe të jenë instrumenti i tij. Lista Serbska e krijuar me marrëveshjen e 19 prillit 2013, me akordim të ish kryeministrit të Kosovës atbotë — Hashim Thaçit dhe e përplotësuar me marrëveshjen e korrikut 2015, me akordim të kryeministrit Isa Mustafa, është modeli par ekselancë, të cilin Beogradi pretendon ta shtyjë tutje edhe me mbështetjen e miqëve të tij tradicional mbrenda BE-së.

Rrethanat aktuale, që sipas Beogrdit paraqesin kushtet më të favorshme gjeopolitike, natyrisht në rast se Rusia ia del ta pushtojë shpejt Ukrainën, duke pasur pastaj të garantuar mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, gjykojnë ideologët rus që i imponojnë Vuçiqit çdo gjë, mundësia për shndërrimin e Serbisë në shtetin më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, tashmë është ideale. Ky përfundim i pritshëm, shpjen pashmangshëm, sipas kësaj logjike politike, tek ndryshimi i kufijve në favor të Serbisë ose tek krijimi i entiteteve të reja serbe.

Vulini gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme e solli idenë e botës serbe, duke e promovuar në qarqe të ndryshme europiane, si të dobishme në tri rrafshe qenësore:
1. Si zgjidhje përfundimtare të çështjes kombëtare serbe;
2. Si parandalim i krijimit të Shqipërisë së madhe; dhe
3. Si parandalim i gjenocideve të reja kundër serbëve.

Teza e fundit u aplikua në marshutën ruse drejt Ukrainës si njëra nga “arsyet” që prezantoi Putini pse ndërmori agresionin ndaj Ukrainës.

Teza e dytë, ajo që ka të bëjë me gjoa pamundësimin e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, është një shpifje e lloit të vetë nga propaganda e klerofashistëve serb, meqë asnjë forcë politike shqiptare nuk ka në platformën e saj idenë për Shqipërinë e madhe. Natyrisht se përafrimi dhe bashkëpunimi mes dy republikave shqiptare (Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës), qoftë edhe me krijimin e Federatës Shqiptare, nuk cenon fare kufijtë e Serbisë.

Në planin afatgjatë, politika e Serbisë së Madhe në raport me Kosovën, shikuar edhe në dritën e zhvillimeve aktuale në rrafshin gjeopolitik, ka pësuar fiasko të pariparueshme. Ndërkaq kërcnimet e Ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i kenë lexuar mirë.
“Futja me forcë e Kosovës në paktin e NATO-s nuk është vetëm shkelje e procedurave të anëtarësimit në NATO dhe shkelja e Rezolutës 1244, por edhe një kërcënim i hapur ndaj Serbisë dhe një formë tjetër presioni ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe këtë e dinë edhe vendet që mbrojnë anëtarësimin e Prishtinës në NATO”, paralajmroi ai duke kërcnuar hapur për pasojat e pritshme.
Kjo deklaratë e këtij politikani palaço serb, fatkeqësisht i veshur me shumë pushtet, vije pikërisht në epokën kur në rrafshin global po ndodhë paradigma rreth ndryshimeve të vet rendit dërkombëtar. Ajo nuk guxon të injorohet, sado që ky veprim vetëhipnotizues i çetnikut Vulin, mund t’na rikujtojë anegdodën e bretkosës dhe nallbanit. Anekdota na mëson se si bretkosa i kishte kërkuar nallbanit t’i mbathë patkonjt e kalit, pa i vajtur mendja të gjorës se, këmba e saj ishte aq e vogël dhe s’duron gozhdën!

Brukseli dhe Uashingtoni ndërkohë, sa po vazhdon lufta në Ukrainë, e kanë të qartë se gjeopolitika po imponon ndryshime të shpejta edhe rreth Europës Juglindore. Rrjedhimisht ndërveprimet e dyanshme të Brukselit, qoftë si seli e BE-së, por para së gjithash seli e NATO-s, duhet të jenë në përputhje me urgjencën që impnon momentumi politik.

Pas mbledhjes së Qeverisë Kurti, në të cilën u formua grupi ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO, kryediplomatja tha se, afati i aderimit nuk varet vetëm nga Kosova. Kosova hodhi hapin e parë të rëndësishëm me vendimin e sotëm të qeverisë (9 mars 2022) për formimin e grupit ndërinstitucionl për integrimin e Kosovës në NATO.
“Ne po synojmë që të hyjmë në një mekanizëm ekzistues dhe duhet ditur që mekanizmi ekzistues i ka rregullat e veta, afatet e veta, ne do punojmë që të arrijmë sa më shpejt, por afate nga institucionet e Kosovës nuk besoj që do të kemi, sepse varet edhe nga pala tjetër”,[4] ka thënë Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media që pasoi mbedhjen e qeverisë.

Brukseli dhe Uashingtoni tashmë duhet ta kuptojnë se, Serbia fare lehtë mund ta reprizojë kaosin e viteve ‘90-ta në këtë pjesë të Europës Juglindore. Prandaj Serbia duhet të ndalet tani sa nuk është vonë dhe sa është e mundur. Nëse nuk do të ndalet, përgjegjës do të jetë Perendimi.
Aderimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara është njëra nga rrugët që mund ta ndalin marshin serb. Rruga tjetër mbetet miratimi i përshpejtuar i aktit për krijimin e Federatës Shqiptare, duke ia kthyer Kosovën kështu trungut, prej nga u nda në vitin 1912, me ç’rast ajo automatikisht do të ishte edhe pjesë e NATO-s, ngjashëm siç kishte ndodhur edhe me Republikën Demokratike Gjermane (DDR) pas ribashkimit të saj me Republikën Federale Gjermane — BRD (1989).
Brukseli dhe Uashingtoni tani duhet ta kenë të qartë se, nuk mund të ketë procedura normale për aderim të Kosovës në NATO, meqë rrethanat janë të jashtëzakonshme. Ballkani Perendimor, jo pa të drejtë, po cilësohet nga ekspertët si hapi i dytë i veprimit agresiv rus në dëm të gjeopolitikës së Perendimit, që pretendon ta ndërmarrë përmes Serbisë, këtij shteti më rusofil në Europë.
___________________________

1. Shih:  https://www.youtube.com/watch?v=c-56CloYfUc

2. Matija Šerić: https://www.geopolitika.news/analize/m-seric-projekt-srpski-svijet-zasto-je-vucic-opasniji-od-milosevica/

3. https://www.danas.rs/vesti/politika/vulin-srpski-svet-bi-trebalo-da-bude-jedan-politicki-prostor-jedna-drzava/

4. https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/314893/rruga-e-kosoves-drejt-nato-s/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu