Alexei Grivach, Zëvendës Drejtori i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë Ruse (NESF), dëshmon se Moska nuk nuk e sheh lëvizjen e Brukselit drejt Beogradit me simpati. Ajo e konsideron Serbin sferë të interesit të saj gjeopolitik që duhet ta zotërojë si dikur në epokën sovjetike.
Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre automjeteve ushtarake në Nish, në Brigadën e 3-të të Mekanizuar të Ushtrisë Serbe, morën pjesë zëvendës kryeministri serb, ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç, zëvendësministri rus i mbrojtjes Nikolai Pankov dhe anëtarët e Komandës së Lartë Ushtarake të ushtrisë serbe.
Kjo teknikë ushtarake, e vlefshme për forcat e armatosura serbe, plotëson të gjitha standardet dhe kërkesat moderne dhe do të kontribuojë në përmbushjen e detyrave për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, vuri në dukje Fomin. Natyrisht Fomin nuk potencoi se nga kush cënohet sovraniteti i Serbisë. Tutje, sipas tij, Ministria Ruse e Mbrojtjes do të vazhdojë të zhvillojë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të sigurojë çdo ndihmë për modernizimin e Forcave të Armatosura Serbe.
Banka Evropiane e Investimeve – EIB do të japë ndërkohë 25 milion euro për Serbin për të ndërtuar rrjetin ndërlidhës midis Bullgarisë dhe Serbisë, i cili do të sjellë gaz natyror të lëngshëm nga Greqia (terminali LNG në Alexandroupolis në Greqinë veriore), si dhe gazin Kaspik nga Azerbajxhani përmes Gazit Jugor të Evropës Korridori.
Serbia aktualisht merr gaz vetëm nga tubacioni i gazit turk. Linjën që kalon përmes Bullgarisë dhe Serbisë, të dy vendet e quajnë tubacioni i gazit ballkanik, paralelisht me të cilin do të vendoset një lidhje e re.
Qeveria e Serbisë dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB) kanë nënshkruar një marrëveshje mbi financimin e seksionit serb të interkonjeksionit të gazit Nish-Dimitrovgrad, raporton BGNES. EIB do të sigurojë një hua prej 25 milion euro për palën serbe për një projekt prej 89 milion eurosh. Pothuajse 50 milion euro janë tumirë tashmë si mbështetje e garantuar nga Bashkimi Evropian, me çka përmbyllet kostoja financiare e ndërtimt.
Ndërtimi i interkonektorit të gjatë 62 km në territorin bullgar do të kushtojë 76 milion euro, nga të cilat Brukseli do të paguajë 27 milion euro. Nndërkaq ndërtimi që do të fillojë këtë vit, pritet të zgjasë për dy vjet. Në total, do të ndërtohen më shumë se 160 kilometra tubacione gazi dhe stacione kompresori.
“Ne po ndërtojmë një ndërlidhës, i cili kushton 89 milion euro, midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky është një investim i rëndësishëm për ne, sepse së bashku me interaksionin ballkanik, tubacionin ekzistues të gazit, ai do të mundësojë diversifikimin e mëtejshëm të burimeve të energjisë “, tha të dielën presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me presidentin bullgar Rumen Radev.
Tani për tani, Serbia merr vetëm gazin rus dhe këtë vit kaloi ekskluzivisht në furnizime nga ai turk. Lidhja e planifikuar do të zhvillohet paralelisht me linjën turke dhe do t’ju konkurojë furnizimet ruse.
“Ekziston, natyrisht, një dimension gjeopolitik, janë këto përpjekje për të mbështetur forcat anti-ruse në Serbi dhe për të shtyrë Beogradin në NATO “. Kjo ishte deklarata e Alexei Grivach, Zëvendës Drejtori i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë Ruse (NESF), që dëshmon se Moska nuk e sheh lëvizjen e Brukselit drejt Beogradit me simpati. Ajo e konsideron sferë të interesit të saj gjeopolitik që duhet ta zotërojë si dikur në epokën sovjetike.
* * *
Moska përmes Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnjë po zgjeron ndikimin e saj në shoqëritë e paqëndrueshme të Evropës Juglindore, duke mbështetur aktorë si Aleksandar Vuçiq e Milorad Dodik.
Takimi në Vishegrad të Bosnjës në javën e dytë të prillit 2021 të mbetjeve të mercenarëve rus pjesëmarrës në luftën e Bosnjës (1992-1995) dhe vënja e kurorave mbi varrezat që përkujtonë mbështetjen e drejtpërdrejtë ruse për zgjerimin e Serbisë drejt perendimit, ishte në mesazh sinjifikativ.
Këto defilime publike të ish paramilitarëve dhe më pas edhe ajo e flotës ruse në Serbi, ndodhin pak ditë pasi Dodik doli me një propozim të ri që në esencë, sipas tij, është “shpërbërja paqësore” e Bosnjës. Kjo ide, thuhet nën zë, ishte rimarrë dhe publikuar ditë më parë jo pa konsultime paraprake me Moskën dhe qarqet reaksionare europiane, nga vet kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha. Në një qarkore (“non-peper”) që për autor thuhet se ka Janez Janshën, gjithashtu të akorduar me Moskën, supozohet shpejt të fillohet me ristrukturimin e shteteve të Ballkanit sipas kritereve etnike.
Paralajmrimet edhe me tone qortuese se , projekte të kësaj natyre , po u insistua tutje të realizohen, do të që provokonin konflikte të reja të armatosura që mund t’ jua kalojnë atyre të dekadës së fundit të shek. 20-të.
* * *
Mungesa e strategjisë së Brukselit për ta përfshirë më shpejt Evropën Juglindore (Ballkanin Perendimor, si e ka pagëzuar ndërkohë këtë dimension të gjerë gjeopolitikë), i ka lëshuar terren veprimi Moskës. Promovimi për shumë vjet i “stabilokracisë” përmes “elitës së korruptuar”, duke i trajtuar si aleatë autoritarët si Vuçiqi, Thaçi, Rama, Gjukanoviq… tashmë po dëshmohet e dështuar.
Serbia që nga fundi i luftës në Kosovë, me theks pas arrestimit dhe dërgimit të Sllobodan Milosheviqit në burgun e Hagës, duke improvizuar promovimin e demokracisë (2000), vazhdon të tundet në shilarësin që e shpjen herë drejt Brukselit e herë drejt Moskës.
Negociatat e pranimit filluan zyrtarisht në 2005 dhe Serbia mori statusin e kandidatit në 2012. Deri më tani, nga 35 kapitujt e negociatave të pranimit, vetëm 18 janë hapur dhe vetëm dy janë përmbyllur me sukses.
Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave. Qytetarët kosovarë mbesin tutje të izoluar.
Ndërkaq dialogu me Kosovën ishte shfrytëzuar tej mase nga Beogradi në palanin politik, por edhe në atë ekonomik.
Samiti i parë për Ballkanin Perëndimor (2003) pati bërë publik konkluzionin e njohur: “BE konfirmon se mbështet orientimin Evropian të Ballkanit Perëndimor pa rezerva. E ardhmja e Ballkanit qëndron në Bashkimin Evropian.”
Ky konkluzion i vullnetit politik atëbotë, gjithësesi shumë shpresëdhënës, është koha të rimirret në konsideratë.
Nëse BE ndërmerr veprime shpejt, ka gjasa ende ta fitojë betejën gjeostrategjike për Ballkanin. Ballkani stabil dhe i zhvilluar, me shoqëri të prosperuar edhe në rrafshin demokratik, mund të jetë tejet i dobishëm për BE-në edhe në dimensionin gjeopolitik.